Nëntë lebrozët

Print

Titulli: Nëntë lebrozët (pjesa 1)

Dhe ndodhi që duke udhëtuar për në Jeruzalem, ai kaloi nëpër Samari dhe Galile.

12  Dhe, kur po hynte në një fshat, i dolën para dhjetë lebrozë, të cilët ndaluan larg,

13  dhe duke ngritur zërin, thanë: “Mjeshtër, Jezus, ki mëshirë për ne”.

14  Dhe ai, si i pa, u tha atyre: “Shkoni e paraqituni te priftërinjtë”. Dhe ndodhi që, ndërsa ata po shkonin, u pastruan.

15  Dhe një nga ata, si e pa se u shërua, u kthye mbrapa dhe përlëvdonte Perëndinë me zë të lartë.

16  Dhe ra përmbys me fytyrë përtokë te këmbët e Jezusit, duke e falënderuar. Ky ishte Samaritan.

17  Jezusi atëherë filloi të thotë: “A nuk u shëruan që të dhjetë? Ku janë nëntë të tjerët?

18  A nuk gjet asnjë që të kthehet për të dhënë lavdi Perëndisë, përveç këtij të huaji?”.

19  Dhe i tha atij: “Çohu dhe shko; besimi yt të shëroi”

Para disa vitesh kam parë një program televiziv në një stacion të huaj , që titullohej “Nënta.” Unë dyshoj se ideatorët e këtij programi kanë pasur në mendje këtë histori biblike, por në të gjejmë disa paralelizma interesante. Me sa duket, të dyja këto histori kanë përdorur numrin 9. Të dy këto histori janë për njerëz jeta e të cilëve ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore. Në këtë spektakël televiziv, nëntë njerëz kapen peng gjatë vjedhjes së një banke, dhe kjo përvojë e ndryshon jetën e tyre përgjithmonë. Në historinë që lexuam, Jezusi takohet me dhjetë njerëz të cilët përjetojnë një ndryshim të thellë në jetën e tyre.

Por ne nuk e dimë se si ndryshuan jetët e nëntë personave të tjerë, sepse ata u larguan, pa e kthyer vështrimin pas. Por ne dimë, se një prej lebrozëve u kthye për ta falenderuar. Jeta e tij është ndryshuar përgjithmonë, ndërsa nëntë tjerët e humbasin bekimin.

Sot dua të fokusohem te nëntë të tjerët, të cilët nuk falënderuan, sepse edhe në këtë histori dekurajuese Perëndia ka diçka shumë inkurajuese për ne.

Fjalët hyrëse, të historisë sonë, duken të thjeshta por nuk janë ashtu.

Dhe ndodhi që duke udhëtuar për në Jeruzalem, ai kaloi nëpër Samari dhe Galile.”

Në këto fjalë ka shumë më tepër se sa emra gjeografikë. Këto fjalë tregojnë jo vetëm vendin se ku jetonin këta njerëz, por edhe gjendjen e tyre sociale,  psikologjike dhe shpirtërore. Ata jetonin në kufi, pra në kufirin mes dy kulturave, mes samaritanëve dhe judenjve.

Në veri, ishin judenjtë me gjak të vërtetë jude, ndërsa në jug ishin samaritanët me gjak të përzier, ndërsa në kufi ishin ata me gjak të keq. Nëse jeni studiues të historisë së Biblës mund t’ju rikujtoj se samaritanët erdhën në ekzistencë shekuj para se asirianët të kërkonin fundin e popullit jude, e ta dërgonin atë në mërgim, ndërsa ajo çka mbeti ndër ta shkoi në tokën e premtuar.

Fëmijët e këtij unioni të detyruar, ishin përçmuar prej judenjve që i rrethonin.

Këta dhjetë burra, të cilët i kërkuan ndihmë Jezusit jetonin mes këtyre dy kulturave, pra nuk ishin pjesë e asnjërës prej tyre sepse ishin njerëz të përjashtuar.

I quaj të përjashtuar sepse ata kishin lebër. Ata ishin mbuluar me plagë, dhe mbartnin me vete shenjën e prishjes dhe kalbëzimit, në disa raste u mungonte ndonjë gisht i dorës apo i këmbës, ndoshta nuk kishin duar dhe këmbë, fytyrat i kishin të rrudhura, ndërsa zërin të ashpër dhe të fortë për shkak të sëmundjes.

Pse? Sepse sa herë që i afroheshin njerëzve të shëndetshëm, duhej të bërtisnin fort: “I papastër, i papastër.” Kjo gjë i mbante larg njerëzit, prej një sëmundjeje që sot do ta krahasonim me SIDËN.

Ata ishin të detyruar të jetonin jashtë qytetit, larg familjes dhe miqve, larg tregut dhe miqve, larg jetës.

Atje në kufi ata qëndronin si “kufoma të gjalla.”

Por Jezusi i afrohet atyre, duke kaluar në këtë kufi, për të kaluar nga Samaria në Galile, por edhe në vendin midis njeriut dhe Perëndisë, midis qiellit dhe ferrit, teksa drejtohej për në Jeruzalem.

Fytyra, e Tij tregon vendosmëri dhe zemra e Tij është plot me dashuri për të humburit, për të cilët Ai do të vdesë që t’i shpëtojë.

Këta “njerëz të vdekur” në thonjëza kishin dëgjuar për Të, atje në kufi ku jetonin, se ky ishte një njeri që kishte bërë shumë mrekulli.

Pra ata e ngritën në korr zërin e tyre të ashpër, por kësaj here jo për të thirrur: “I papastër, I papastër,” por “Jezus, Zot, ki mëshirë për ne.”

Por kur ai i pa ata që po qëndronin larg, bëri ashtu si i kërkuan, Ai thjesht i shëroi. Dhe më pas i tha: “ Shkoni e paraqituni te priftërinjtë.”

Pse e tha Ai këtë? Pse nuk tha vetëm: “Ju jeni të shëruar!”

Ndoshta ia tha sepse lebrozët nuk mund të shëroheshin. Të gjithë e dinin këtë.

Pra nëse ata pohonin se ishin shëruar, duhej dikush që ta verifikonte se shërimi kishte ndodhur vërtetë.

Asokohe, nuk ka ekzistuar Qendra Kombëtare për Sëmundjet Infektive, ndaj Perëndia në përkujdesjen e tij të pakufishme për popullin e Tij, i kishte caktuar priftërinjtë përgjegjës për përcaktimin e njerëzve që ishin apo nuk ishin lebrozë.

Me këtë urdhërim, Jezusi thotë, në fakt: “Jeni shëruar,” ndonëse ata nuk ishin shëruar ende plotësisht.

Ata nuk ishin shëruar ende plotësisht, por për shkak se këtë fjalë e kishte thënë Jezusi, ata shkuan.

Historia thotë se “ndërsa ata po shkonin, u pastruan.” Ata nuk do të thërrasin më: “I papastër, I papastër.” Tani ata do të thërrasin: “Lavdi Zotit” gjithë jetën e tyre. Me përjashtim të nëntë burrave. Vetëm një lavdëron Zotin.

Njëri prej tyre, pasi kthehet nga kontrolli që i bëjnë priftërinjtë, bie para këmbëve të Jezusit, dhe fillon të lavdërojë Perëndinë me zë të lartë, në shenjë mirënjohje dhe falënderimi.

Nëntë burrat e tjerë nuk e falënderuan Perëndinë. Ata u larguan pa thënë asnjë fjalë falënderimi, pa i hedhur  qoftë edhe një vështrim të thjeshtë.

Kjo është e paimagjinueshme. Pse nuk u kthyen ta falënderonin njeriun, i Cili u ndryshoi jetën atyre?

Nuk na thuhet asgjë në lidhje me këtë, por kur e mendoj këtë histori dhe e lidh me jetën tonë, mendoj se e gjejmë lehtë përgjigjen.

Teksa i hedh sytë nga e kaluara jote, apo para pak vitesh, a të kujtohet ndonjë situatë ku mëshira e Zotit e ndryshoi atë, apo jetën tënde, sikurse bëri me nëntë burrat? A të kujtohet ndonjë rast kur ke jetuar në kufi dhe dukej sikur nuk kishte asnjë shpresë për ty?