Pjetri filloi tu shpjegonte atyre gjithçka dhe në mënyrë shumë koncize,
” Por Pjetri, duke nisur nga fillimi, u shpjegoi atyre me radhë ngjarjet duke thënë:
5 “Unë po lutesha në qytetin e Jopës, dhe pashë në ekstazë një vegim: një enë, si një çarçaf i madh të kapur në të katër cepat, u zbrit nga qielli dhe erdhi deri tek unë.
6 Duke ngulur sytë, vura re dhe pashë katërkëmbëshit e tokës, bishat dhe zvarranikët dhe shpendët e qiellit.
7 Dhe dëgjova një zë që më thoshte: “Pjetër, ngrihu, ther dhe ha!”.
8 Por unë thashë: “Kurrsesi, o Zot, sepse nuk më ka hyrë kurrë në gojë asgjë e papastër ose e ndyrë “.
9 Por zëri m’u përgjigj për të dytën herë nga qielli: “Gjërat që Perëndia i ka pastruar, ti mos i quaj të ndrya!”.
10 Dhe kjo ndodhi tri herë; pastaj gjithçka u tërhoq përsëri në qiell.
11 Në po atë moment tre njerëz, që i pata dërguar në Cezarea, u paraqitën në shtëpinë ku ndodhesha unë.
12 Dhe Fryma më tha të shkoj me ta, pa pasur kurrfarë ngurrimi. Me mua erdhën edhe këta gjashtë vëllezër, dhe kështu hymë në shtëpinë e atij njeriu.
13 Ai na tregoi se si kishte parë një engjëll që u paraqit në shtëpinë e tij dhe i tha: “Dërgo burra në Jopë dhe thirre Simonin, të mbiquajtur Pjetër.
14 Ai do të të thotë fjalët, me anë të të cilave do të shpëtohesh ti dhe gjithë shtëpia jote”.
15 Sapo kisha filluar të flas, kur Fryma e Shenjtë zbriti mbi ta, sikurse kishte zbritur në fillim mbi ne.
16 Atëherë m’u kujtua fjala e Zotit që thoshte: “Gjoni pagëzoi me ujë, por ju do të pagëzoheni me Frymën e Shenjtë”.
17 Në qoftë se Perëndia, pra, u dha atyre të njëjtën dhuratë që kemi marrë ne, që besuam në Zotin Jezu Krisht, kush isha unë që të mund t’i kundërvihesha Perëndisë?”.
18 Si i dëgjuan këto fjalë, ata u qetësuan dhe përlëvdonin Perëndinë, duke thënë: “Perëndia, pra, edhe johebrenjve u dha pendesën për t’u dhënë jetën.” prat 11:4-18, NIV
Një prej paragjykimeve më të njohura njerëzore është mospëlqimi i të panjohurve. Çdokush që është ndryshe, i panjohur apo “që nuk është si ne” me shumë mundësi nga shumë njerëz nuk do të pranohet.
Ndonjëherë qëndrimi ynë karshi njerëzve është i lig. Paragjykimi vjen si rezultat i krenarisë dhe egoizmit. Grekët e lashtë përdornin një fjalë për paragjykimin; ata e quanin ksenofobia, që do të thotë “frikë dhe urrejtje karshi të panjohurve.” Ata jo vetëm i emërtuan por edhe treguan shembuj nga vetja. Fjala në greqisht e përdorur për një person jashtë rrethit dhe kulturës greke quhej barbar. Arsyeja përse quheshin kështu ishte sepse gjuha që flisnin këta njerëz sipas grekëve ngjante me zhurmën kafshëve (bar- bar- bar)
Pra në greqisht folja që përdoret kur flet një gjuhë të huaja është barbaridzo, prej nga rrjedh edhe fjala barbar. Mendoj se grekët nuk e kanë konsideruar faktin se edhe njerëzit e tjerë mund ti kenë parë ata me të njëjtin përçmim.
KUNDËRSHTITË NË KISHË
Ndoshta është e trishtueshme të themi se kisha ende sot vazhdon të mbjaë të njëjtin qëndrim ndaj të huajve dhe të panjohurve që janë ndryshe nga ata. Të krishterët duhet të luftojnë nga fillimi në fund për të kapërcyer çdo paragjykim ndaj të panjohurve apo të huajve dhe ti trajtojë njëlloj me të tjerët. Për shekuj me radhë judenjtë mendonin se ishin unikë. Për shekuj me radhë Judenjtë kishin marrë mësime se ata ishin një popull i veçantë. Sfida më e madhe në Dhjatën e Vjetër ishte që të njerëzit të qëndronin të pastër, të qëndronin të ndarë mënjanë dhe të mos përfshiheshin në idhujtari apo imoralitet me vendet fqinje.
Por tani kjo kishte ndryshuar. Qëllimi i Perëndisë për Izraelin si një etni e ndarë ishte që të ata të transformoheshin në Krishtin. Ajo etni judease dikur e dallueshme, tani do te shndërrohej në një komunitet, multi-racor, multi-Kulturor që do të përbënte kishën e re.
Duhet të ketë qenë e vështirë për kishën ta mësonte dhe ta pranonte këtë! Duhet të ketë qenë e vështirë të ata të hiqnin dorë prej veçantisë së tyre si fis i zgjedhur i Perëndisë, të harronin privilegjet e tyre, të riinterpretonin mësimet e paraardhësve të tij dhe këto ndryshime nuk do të ndodhnin menjëherë.
Pjetri vetë e tregon shumë mirë këtë. Sa e vështirë duhet të ketë qenë të pranonte mësimet e reja! Thjesht ideja se mund te hante çdo lloj ushqimi e acaroi shumë Pjetrin. Por Perëndia kishte thënë se mund ta bënte dhe kjo vlente për Pjetrin dhe për të gjithë njerëzit e tjerë. Pjetri nuk kishte ngrënë asnjëherë ushqimin e palejuar dhe as nuk kishte hyrë ndonjëherë në shtëpinë e johebrenjve.
Për ta johebrenjtë ishin të papastër po aq sa mishi i derrit apo gocën e detit apo krijesat e detit pa luspa.
Duhej një zbulesë prej Perëndisë që Zoti i dha Pjetrit për shtëpinë e ushtarit romak, Korneliusit, një njeri i përkushtuar që kërkonte me gjithë zemër të njihte Perëndinë e vërtetë.
Më në fund i bindur për ti folur Korneliusit, Pjetri udhëtoi për në çezare. Ai u predikoi ungjillin johebrenjëve për konvertimin e tij të mrekullueshëm. Perëndia tregoi në mënyrë të pagabueshme qëllimet që kishte për kishën përsa i përket pranimit të johebrenjëve.
Ai derdhi frymën e shenjtë mbi shtëpinë e Kornelit, teksa vendosën të besojnë tek Jezusi, që i ngjante pak ditës së pentakostit. Johebrenjtë kishin të njëjtin qëndrim me judenjtë brenda kishës. Nuk do të bëhej më fjalë për “qytetarë të nivelit të dytë” mes të krishterëve duke u bazuar në racën, klasën apo statusin e tyre. Por sikurse Pjetri e pati të vështirë këtë në fillim edhe kisha e pati të vështirë ta pranonte.
Lajmi i ngjarjes së konvertimit të Korneliusit arriti edhe në kishë dhe aty pati një kundërshtim të madh.
Ndërkaq apostujt dhe vëllezërit që ishin në Jude morën vesh se edhe johebrenjtë kishin pranuar fjalën e Perëndisë.
Dhe, kur Pjetri u ngjit në Jeruzalem, ata që ishin rrethprerë haheshin me të,
duke thënë: “Ti hyre në shtëpi të njerëzve të parrethprerë dhe hëngre me ta!”
Veprat 11:1-3, NIrV
PALA E RRETHPRERJES
Pra kush ishin këta kritikë judenj që u ankuan për sjelljen e Pjetrit? Luka i quan ata”besimtarët e rrethprerë ” (v. 2). Kjo është pamja e parë e palës kundërshtare që kundërshtoi Palin përgjatë shërbesës së tij.
Ata ishin të krishterë sepse pranonin Jezusin si Mesian e tyre. Por vazhdoni ende të ngulmonin në ruajtjen e ligjeve judease që nga ritualet e deri tek dietat ushqimore.
Në një farë mënyre johebrenjtë që konvertoheshin në krishterim duhet të konvertoheshin plotësisht edhe në Judaizëm. Rrethprerja ishte hapi i parë dhe më i dukshëm në atë proces. Meqënëse këta njerëz nuk i nënshtroheshin rrethprerjes sipas ligjit konsideroheshin ende të papastër.
A mjaftonte vetëm besimi në Jezusin për të arritur këtë, apo duhej më shumë? E thënë ndryshe, nëse kritikët e Pjetrit kishin të drejtë atëherë nuk do të kishte kishë të krishterë. Krishterimi do të bëhej thjesht një ndarje në Judaizëm. Por ku do të na linte kjo ne? Jo vetëm që kisha do të shkatërrohej prej qëndrimit legalist pra qëndrimit sipas veprave por shpëtimi vetë do të humbiste.
Por jo nuk mund ta lejonte Perëndia këtë, thjesht me anë të besimit , pa veprat e mira Perëndia siguroi shpëtimin. Gjithkush mund të shpëtohet pavarësisht prejardhjes apo racës.
Dashuria e Perëndisë nuk i kualifikon njerëzit në bazë të racës apo etnisë.
Të gjithë janë të mirëpritur të vijnë tek Perëndia duke besuar tek Krishti.
DEBATI I PJETRIT
Ky ishte mësimi i konvertimit të Pjetrit teksa përpiqej të argumentonte me kritikuesit e tij për të vërtetën. Ai argumenton me shumë kujdes duke arsyetuar. Pjetri filloi duke përshkruar thjesht atë që i kisthe ndodhur në Jopa, një qytet aty pranë. Ai tregoi për vizionin e kafshëve të pastra dhe të papastra.
Dhe pas kësaj thotë se ai është gjykatësi i asaj që është e pranueshme.(v. 9). Konvertimi i familjes së Korneliusit tregonte se kjo është e mundur për këdo që beson në Krishtin. Qoftë i rethprerë ose jo.
Ndaj Pjetri doli në përfundimin se, “kush jam unë që të dal kundër Zotit?” (v. 17).
MËSIMET QË NXJERRIM NE
Para se të largohemi prej kësaj historie të shkrimeve dëshiroj të ndalem tek mësimet e rëndësishme që mësojmë këtu. Perëndia nuk përfshin vetëm një kategori të caktuar njerëzish në shpëtimin e tij si edhe në kishën e tij.
Sigurisht që ka disa kritere para se të bëhesh i krishterë. Siç është dëgjimi i fjalës së Zotit(cf. v. 14). Njerëzit duhet të dëgjojnë lajmin e shpëtimit: se Jezusi vdiq dhe u ringjall në kryq dhe siguroi falje për mëkatet e të gjithëve ne duke na dhënë jetë të përjetshme thjesht duke besuar në të. Ata që e dëgjojnë këtë mesazh duhet të besojnë dhe ta pranojnë duke u larguar prej mënyrës së vjetër të të jetuarit. Kur dishepujt në Jeruzalem dëgjuan për Pjetrin dhe se si Fryma e Shenjtë kishte zbritur në familjen e Korneliusit dhe në shtëpinë e tij, e më pas ata kishin lavdëruar Perëndinë që u kishte dhuruar johebrenjëve “pendimin dhe një jetë të re.”
(v. 18). Pendimi është shumë i nevojshëm për të marrë jetën e përjetshme.
Mësimi tjetër që nxjerrim është se paragjykimi mohon në mënyrë kategorike ungjillin e Jezus Krishtit. Perëndia nuk ka anësi (Veprat 10:34). Perëndia nuk bën dallime bazuar në racën, seksin apo statusin. Për të ka rëndësi lindja e re përmes Fjalës së Krishtit.
Fakti është se nëse ungjilli nuk është i vlefshëm për të gjithë atëherë nuk vlen për asnjë. Ungjilli është universal. Nuk mund të jetë i vërtetë në një vend dhe i rremë diku tjetër.
Nëse ungjilli është për të gjithë atëherë edhe kisha duhet të jetë për të gjithë pavarësisht statusit të tyre. Kisha është vendi ku gjithë historia e urrejtjes njerëzore ndryshohet dhe zëvendësohet me dashurinë dhe pajtimin.
A ka vend në kishën tënde për të gjithë njerëzit? Nëse nuk pranohen të gjithë atëherë ka një problem.
Lutu Zotit bashkë me mua dhe bekoje kishën ku ti shkon që të bëhet familja jote e madhe që dhuron dashuri për të gjithë. Lutu edhe për kishat e tjera qe Zoti të ndihmojë udhëheqësinë ne vendimet e duhura, e qe paqja te mbretëroje ne zemrat e besimtareve.