Një marrëdhënie e përditshme

Print

Titulli: Një marrëdhënie e përditshme (pjesa 3)

Një pastor Afrikan thotë se miliona njerëz në vendin e tij konsiderohen si të krishterë. Por ky njeri i Perëndisë thotë se Perëndia në këtë vend jo vetëm që njihet nga shifrat e të konvertuarve por edhe nga pesha që ata si të krishterë kanë. Perëndia ka peshë në atë vend. Fatkeqësisht ai thotë se ka edhe të krishterë të cilët e njohin pak Fjalën e Perëndisë dhe nuk jetojnë jetë të shenjta. Sa përqind e këtij problemi vjen si rezultat i mungesës së adhurimit të përditshëm në shtëpi?

Në Britani dhe në Evropën Perëndimore, kishat dikur mbusheshin plotë me njerëz, por sot ato janë pothuajse bosh. Disa prej ndërtesave të kishave më luksoze janë kthyer në muze. Të tjera janë shkatërruar. Ndërkohë, në Kanada dhe në Shtetet e Bashkuara, shumë kisha janë ende të begata dhe me një pjesëmarrje të mirë, ashtu si kishat e Evropës dikur. Por nëse do të peshonim njerëzit që shkojnë në kishë, në Amerikën e Veriut, në vend që thjesht t’i numëronim, e t’i peshonim, cili do të ishte rezultati?

Një mikja ime nga Evropa, më tha se ndonjëherë pyet veten nëse kishat e Amerikës së Veriut janë më të përkushtuara në Perëndinë se sa kishat boshe të Evropës. Nëse këto kisha të mbipopulluara dhe të suksesshme, të Amerikës së Veriut, nuk do të ofronin grupe muzikore të mira, klube bouling, grupe dietash, programe aerobike dhe një numër të pafund aktivitetesh të tjera për konsumatorët besimtarë, më tha mikja ime, pra nëse do të afronin vetëm Fjalën e Perëndisë dhe adhurimin e Perëndisë pa shumë marifete ekstra për të tërhequr turmën, këto kisha mund të ishin po aq boshe sa ato të Evropës.

Unë nuk e di nëse ajo ka të drejtë për këtë, por gjithsesi më ka futur në mendime. Nëse do të mund të peshonim anëtarësinë e kishës dhe jo thjesht ta peshonim atë, çfarë do të zbulonim? A nuk janë kishat e mëdha, që gëlojnë nga njerëzit më pak të shëndetshme se sa duken? A e gjejnë njerëzit Perëndinë në këto kisha apo gjejnë thjesht një jastëk kundër Perëndisë së gjallë? A e adhurojnë Perëndinë në Frymë dhe të vërtetë, apo thjesht marrin pjesë në një shfaqje zbavitëse dhe frymëzuese? Sa kisha janë të suksesshme nga ana e jashtme por brenda janë të falimentuara? Çfarë ka në thelb të tyre? Nëse thelbi mungon, mund të jetë thjesht çështje kohe, para se edhe shifrat të bien. Nëse shumë prej kishave të Evropës kanë qenë kaq plot para jo shumë kohësh, por tani janë bosh, a do të ndodhë kështu edhe me kishat në vendet e tjera? Për shembull në Amerikë, Japoni, Kishë apo Shqipëri? Sa kohë do ti mbajë njerëzit në kishë zakoni, zbavitja dhe aktivitetet e ndryshme, nëse këta nuk janë duke kërkuar Perëndinë dhe as nuk po e gjejnë Atë atje?

Në një kishë të shëndetshme, takimi i përjavshëm, është një kohë për ata njerëz që tashmë kanë ecur me Perëndinë në adhurim të përditshëm, për tu bashkuar më pas me të tjerët për të adhuruar Perëndinë së bashku. Këta adhurues, nuk zgjedhin marifetet, që zëvendësojnë adhurimin e vërtetë në Frymë. Ata nuk do toleronin predikuesit të cilët ofrojnë një aftësi bindjeje të cekët, në vend që të shpallin të vërtetën e Perëndisë. Bibla përshkruan njerëzit fisnikë në karakter që e dëgjojnë me vëmendje predikuesin por njëkohësisht shqyrtojnë Shkrimet, çdo ditë për tu siguruar për të vërtetën. (Veprat 17:11) por nëse adhurimi i përditshëm nuk është diçka që jetohet në shtëpinë e tyre nga vetë besimtarët, atëherë adhurimi javor, (kur besimtarët mblidhen bashkë,) shumë shpejt do të ndryshojë apo do të vihet në rrezik.

Fillo në shtëpi

Çfarë mund të themi për ty? A je ti ai lloj adhuruesi që Ati kërkon? A ke ti një marrëdhënie të përditshme me Zotin? Apo je thjesht një vizitor në kishë që i shtohet numrit të përgjithshëm të pjesëmarrësve por nuk ke një peshë reale? Ndoshta ti nuk shkon fare në kishë. Kjo ndodh kur nuk adhuroni Perëndinë në shtëpinë tuaj. Faktikisht adhurimi në kishë, zhduket fare. Edhe sikur të vazhdosh të shkosh në kishë ti vetë, fëmijët apo nipërit dhe mbesat e tua do të  ndalojnë së shkuari, sepse do ta shohin shkuarjen në kishë si diçka e cekët, si diçka që bëhet një herë në javë dhe jo përditë, aspak si një realitet ku Perëndia adhurohet në Frymë dhe në të vërtetë.

Një miku im pastor, Henri Rejenga (Henry Reyenga), e krahason adhurimin me bejsbollin. Pjesëmarrja në ligën e madhe të bejsbollit, ishte loja e preferuar për amerikanët dikur, por sot gjithmonë e më pak fëmijë, janë më pak të etur të ndjekin një lojë bejsbolli. Pse? Sepse ata vetë nuk e luajnë atë lojë. Më shumë fëmijë luajnë futboll apo ndonjë sport tjetër. Ata kanë më pak interes në bejsboll, se sa kanë pasur prindërit e tyre. Sapo fëmijët ndalojnë së luajturi lojën vetë në baza të përditshme, është vetëm çështje kohe që një numër gjithmonë e më i vogël i tyre të shfaqet në stadiume. Kësisoj, teksa më pak njerëz e adhurojnë Perëndinë në shtëpinë e tyre apo në baza të përditshme, është vetëm çështje kohe, derisa ata apo fëmijët e tyre të humbin interesin për takimet e mëdha në publik, si ai i së dielës.

Tani nëse, fëmijët nuk luajnë bejsboll dhe bie pjesëmarrja në stadiume,  nuk është një tragjedi e madhe. Por nëse bie adhurimi i përditshëm  dhe shërbesa  merr tatëpjetën atëherë, kjo është një tragjedi e madhe. Ne e privojmë veten prej marrëdhënies së ngushtë me Perëndinë, madje i privojmë Perëndisë adhurimin që Ai meriton.

Disa prindër dhe kisha janë të alarmuar prej faktit se  fëmijët e tyre mund të humbasin interesin për kishën. Si mund të parandalojmë këtë, cili është roli i prindërve dhe i kishës? Pas muzikës kthehemi sërish në studio.

Kishat mund të përgjigjen duke organizuar shumë mirë takimin e fëmijëve, duke punësuar një pastor për të rinjtë, dhe duke projektuar sërish shërbesat e adhurimit, për të tërhequr brezin e ri. Por në shumicën e rasteve, kjo është e destinuar të dështojë. Nëse këta të rinj, nuk përfshihen në adhurimin e përditshëm në shtëpi, ata thjesht nuk kanë një ecje kuptimplotë dhe të përditshme me Krishtin. Besimi i tyre do të jetë i cekët, ose në fund fare do të largohen prej kishës, pavarësisht se çfarë bën kisha për t’i mbajtur pranë. Por nëse prindërit dhe kisha e tyre, u mëson praktikat e adhurimit të përditshëm, këta të rinj do të fokusohen në Perëndinë e gjallë, jo vetëm në gjetjen e ngjarjeve të kishës, që ushqejnë shijet e adoleshentëve.

Por kur kishat filluan të bënin takimin e fëmijëve, qëllimi ishte që këto takime të zhvilloheshin vetëm për fëmijët e prindërve jo të krishterë. Por pas një farë kohe, edhe prindërit që shkonin në kishë filluan të mbështeteshin në takimin e fëmijëve, të ditës së diel, duke menduar se ishte detyrë e kishës  dhe jo e prindërve, që tu mësonte atyre rrugën e Zotit.

Në vend që prindërit të kalonin kohë me fëmijët e tyre në shtëpi duke u mësuar fjalën e Zotit, këta fëmijë merrnin një dozë të parapërgatitur në takimin e tyre të dielën, sa për të gjithë javën. A thua mjaftonte kjo? Kështu që nuk është çudi që këta fëmijë nuk do të mund të ruanin interesin e tyre për Jezusin e të bëheshin më shumë të ngjashëm me Jezusin!

Mos u mbështet te shërbesat e kishës apo programet e të rinjve për të mbushur boshllëkun shpirtëror në jetën tënde personale apo familjare. Nëse dëshiron që ti vetë apo fëmijët e tu ta njihni Perëndinë më mirë, atëherë filloje që në shtëpi. Fillo të kesh një marrëdhënie me Të çdo ditë, ti vetë ose si familje. Nëse ke nevojë për një shtytje për t’ia filluar, ne me shumë kënaqësi do t’ju dërgojmë një kopje të librit tonë të meditimeve, Fjalët e Shpresës, falas. Vetëm pas pak çastesh do të dëgjoni adresën se si mund të na kontaktoni.

Kur Jezusi i ftoi dishepujt e tij të parë ai tha thjesht fjalët: “Më ndiqni.” Ai i ftoi që ta njihnin Atë më nga afër, duke kaluar kohë me Të, duke i folur apo duke e dëgjuar. Pikërisht këtë po të kërkon Jezusi që të bësh pikërisht tani. Ndiqe Atë. Ec me Të. Kalo kohë me Të çdo ditë. Bëje Zotin prioritetin numër një, në axhendën tënde. Asgjë nuk mund të krahasohet me impaktin e një ecje të përditshme me Krishtin dhe, asgjë nuk ka më tepër vlerë se ndërtimi i një marrëdhënie me Të dhe nderimi i Tij. Pra filloje qysh sot!