Print

Titulli: Një Perëndi, tre persona (pjesa 2)

Një tjetër variant për të parë Perëndinë si një person në tri mënyra të ndryshme, merret me fazat e jetës së Perëndisë, nëse e quajmë kështu. Në këtë këndvështrim, t’i flasësh Perëndisë Atë, Perëndisë Bir dhe Perëndisë Frymë, do të ishte njësoj sikur t’i drejtoheshe Arnold Zhvarcenegerit, njëherë si mundës, pastaj si aktor dhe pastaj si guvernator. Nuk ka pasur tri persona të ndryshëm, por veç një, jeta e të cilit përfshin tri faza të ndryshme të karrierës së tij.

Disa njerëz gabimisht kanë menduar për Trinitetin në të njëjtën mënyrë, duke e parë Perëndinë si një person hyjnor që ka ekzistuar në tri faza madhore.

Fillimisht, ai ishte Ati i plotfuqishëm dhe i padukshëm. Atëherë, më shumë se dy mijë vjet më parë, Ai doli nga ajo fazë që të bëhej një qenie njerëzore, në personin e Jezusit derisa u ringjall dhe u ngrit në qiell. Më pas në Pentakost, Perëndia hyri në një fazë të re kur erdhi mbi kishën me anë të Frymës së Shenjtë. Por a mëson vetëm këtë Bibla kur thotë se Atë, Bir dhe Frymë e Shenjtë janë një Perëndi. Jo, Atë, Bir dhe Frymë e Shenjtë janë tri persona hyjnorë, dhe jo një Person në faza të ndryshme.

Të tri këto persona kanë ekzistuar së bashku prej gjithë  përjetësisë.

Biri i Perëndisë hyri në barkun e Marisë dhe, u lind në një stallë, por Ai nuk filloi të ekzistonte në atë çast, apo të bëhej Biri i Atit për herë të parë në atë çast. Kjo është koha kur Perëndia mori trajtë njerëzore, por para se të vinte në botë si një foshnjë, Perëndia Bir ekzistonte me Perëndinë Atë, prej tërë përjetësisë. Kështu që, Fryma e Perëndisë nuk filloi të ekzistonte në ditën e Pentakostit. Vërtet Ai erdhi tek ndjekësit e tij me fuqi të madhe dhe i mbushi me jetën e Perëndisë, por Fryma e Shenjtë ka kaluar nga uniteti i Atit ,Birit dhe Frymës. Fryma është prej përjetësisë personi i Tretë në qenien e Perëndisë.

Atë, Bir dhe Frymë e Shenjtë nuk janë i njëjti person. Pasi Jezusi u pagëzua, thotë Bibla, ” Dhe Jezusi, sapo u pagëzua, doli nga uji; dhe ja, qiejt iu hapën, dhe ai pa Frymën e Perëndisë duke zbritur si një pëllumb e duke ardhur mbi të; dhe ja një zë nga qielli që tha: “Ky është Biri im i dashur, në të cilin jam kënaqur.'” (Mateu3:16-17) Zëri prej qiellit ishte Ati Perëndi që i fliste të Birit; nuk ishte Jezusi që po sillej si një njeri që flet me impostim (duke shkaktuar që një zë nga qielli të flasë për veten. Po ashtu, Fryma që zbriti te Jezusi nuk është i njëjti person si Jezusi. Bibla mëson qartë se Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë janë Persona të dallueshëm dhe, secili prej këtyre personave është plotësisht hyjnor.

Një Perëndi, jo shumë

Atëherë nëse jemi në një mendje se Atë, Bir dhe Frymë e Shenjtë, tre persona të dallueshëm, janë Perëndi, atëherë pse të mos pohojmë e të themi se ka tre Perëndi, ashtu si grekët që kishin perënditë e tyre: Zeusin, Apollon, dhe Hermesin. Të gjithë këta ishin Perëndi, ata nuk pretendonin se këto ishin disi një Perëndi. Atëherë si mund të themi se Atë, Bir dhe Frymë janë një Perëndi. Pra si mund të jenë Ati, Biri dhe Fryma një Perëndi, ndryshe nga perënditë e miteve të lashta?

Për fillestarët, Bibla mëson për barazinë e tre personave në një Perëndi të vetëm.

Në legjenda, një perëndi ishte hyjnia kryesor. Për grekët, ishte Zeusi i cili kishte fuqinë më të madhe; për Romakët, ishte Jupiteri; për Vikingët, ishte Odini. Në kontrast me këtë, asnjë person në Trinitet, nuk i mungon ndonjë prej atributeve të të tjerëve as nuk është inferior. Brenda qenies të Perëndisë, Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë, janë njësoj të pafundmë në fuqi, shkëlqim, urtësi dashuri dhe shenjtëri.

Janë të gjithë njëlloj të përjetshëm, ata nuk janë të krijuar, nuk kanë fillim as fund. Kjo është e vërtetë sepse të tri këta persona ndajnë të njëjtën natyrë hyjnore.

Një tjetër ndryshim i dukshëm mes Perëndisë Trini dhe perëndive të rreme, është se në Trinia ka një vullnet të përbashkët, pra një unitetit qëllimesh, një harmoni të përsosur. Atë, Bir dhe Frymë nuk bien ndesh me njëri tjetrin as nuk zihen. Kjo është një thirrje e largët, prej perëndive mitikë, të cilët ishin vazhdimisht duke u grindur dhe duke ia punuar tjetrit pas shpine. Duke qenë se  vullneti në trinitet është një, Biri asnjëherë nuk e kundërshton vullnetin e Atit. Asnjëherë nuk ndodh që Ati të dojë diçka, Biri diçka tjetër dhe Fryma diçka tjetër. Jezusi, Biri, erdhi për të bërë vullnetin e Atit. Kështu që, Fryma e Shenjtë gjithmonë bën punën e Tij në bashkëpunim të përsosur me qëllimin e Atit dhe të Birit. Atë, Bir dhe Frymë e Shenjtë janë një në vullnet dhe në qëllim.

Fakti që Perëndia është një, na ndihmon të kuptojmë se nuk ka ndarje në autoritetin e tij, pra që çdo person hyjnor të kontrollojë një aspekt të veçantë të jetës. Në besëtytnitë e lashta, një perëndi do të ishte perëndi i luftës, një tjetër perëndia i seksit dhe pjellorisë, një tjetër do të ishte Perëndia i urtësisë e kështu me radhë.

Pra në varësi të asaj që të duhej në atë kohë, do të doje të pranoje anën e mirë të atij perëndie të veçantë që kontrollonte atë pjesë të jetës. E vërteta e madhe se Perëndia është një, do të thotë se Ai është Zot mbi çdo pjesë të jetës, dhe jo vetëm të një pjese të veçantë. Ai është krijuesi dhe Zotëria i gjithçkaje.

Meqenëse Perëndia është një, ti nuk mund të dalësh prej territorit të tij, të hysh në një territor të ri të një perëndie që mbase është ndryshe. Atë, Bir dhe Frymë e Shenjtë, nuk sundojnë pjesë të ndryshme të Universit.

Triniteti sundon si një Perëndi pa ndarje territori. Bibla na tregon për një kohë kur Zoti i ndihmoi njerëzit e tij të fitonin një betejë mbi forcat më të mëdha. Megjithatë njerëzit që po i kundërshtonin ata nuk ishin gati të hiqnin dorë. Ata zbuluan se kishin humbur betejën e parë vetëm se kishin qenë duke luguar në male. Komandantët e mbretit e kishin këshilluar atë “Perëndia i tyre është Perëndia i maleve; prandaj ata qenë më të fortë se ne; por në rast se ndeshemi në fushë, ne do të jemi me siguri më të fortë. (1 Mbretërve 20:23)

Ata panë një Perëndi i cili kontrollonte se çfarë ndodhte në male, dhe menduan se Ai mund të mos ishte aq i fuqishëm në fusha, kështu që ata e bënë betejën  tjetër në fusha, dhe pësuan një humbje më të madhe se më parë. Ata mësuan me pahir se ka vetëm një Perëndi i Cili ka në kontroll si malet ashtu edhe fushat.

Fjala e Perëndisë thjesht nuk na lejon të flasim për tri perëndi, edhe pse janë tri Persona hyjnorë. Atë, Bir dhe Frymë e Shenjtë bashkohen në një hyjni të plotë dhe të barabartë; ata janë të bashkuar në një vullnet dhe një qëllim; ata janë të bashkuar në një mbretërim të përbashkët mbi gjithçka. Dhe uniteti i Trinitetit përshkon edhe këto aspekte të unitetit. Ka unitet mes Trinitetit i Cili nënvizon këto gjëra dhe i Cili është më i thellë, më i fuqishëm dhe akoma më misterioz.  Për më shumë rreth kësaj do të flasim herën e ardhshme.  Mos harroni të na ndiqni në të njëjtën orë. Nga unë Berti, kalofshi sa më mirë.