Pse duhet të besojë një njeri që njeh faktet shkencore, atë që besimi i krishterë thotë për Perëndinë?
Çdo degë e rëndësishme e kishës së krishterë, qoftë kjo kisha katolike, ortodokse, apo ungjillore besojnë te Triniteti. Të krishterët besojnë se tri persona përbëjnë një Perëndi. Megjithatë ka vetëm një Perëndi, Ai është trinitet dhe mund ta shpjegojmë këtë kështu: “Ati është Perëndi, Biri është Perëndi, Fryma e Shenjtë është Perëndi. Megjithatë nuk janë tre perëndi, por është vetëm një Perëndi.”
A është kjo një teologji e mirë, apo është thjesht një aritmetikë e gabuar? Që kur je i vogël, mëson se një plus një bëjnë dy dhe se dy plus një bëjnë tre. Por duket se nëse dëshiron të jesh i krishterë dhe të besosh te Triniteti, ti duhet të besosh se një, plus një, plus një, baras me një. Kjo duket pa kuptim. Pse dikush që beson në tri personat hyjnore vazhdon të ngulmojë se ka vetëm një Perëndi?
Arsyeja pse të krishterët besojnë në Trininë, është se kështu e ka zbuluar Perëndia veten në Bibël. Shkrimet mësojnë se Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë, secili prej tyre është Perëndi, dhe në të njëjtën kohë Shkrimet theksojnë se ka vetëm një Perëndi.
Ka vetëm një Perëndi! Ky është mësimi që përshkon tërë Biblën, duke filluar me Dhjatën e Vjetër. Ligji i Përtërirë 6:4 thotë , “Dëgjo, Izrael, Zoti, Perëndia ynë, është një i vetëm.” Te Isaia 46:9 Zoti thotë, “Unë jam Perëndia dhe nuk ka asnjë tjetër.” Dhjata e Re ngulmon se ja vetëm një Perëndi. 1 Korintasve 8:4 shpall, “Ne e dimë se idhulli nuk është asgjë në botë dhe se nuk ka Perëndi tjetër, veç një. ”
Në të njëjtën kohë, që Bibla zbulon se Perëndia është një ajo zbulon se janë tre Persona të ndryshëm në një.
Jezusi urdhëroi ndjekësit e tij që të pagëzoheshin, jo thjesht në emrin e Perëndisë, por “duke i pagëzuar në emër të Atit e të Birit e të Frymës së Shenjtë,” (Mateu 28:19) Bibla jep një bekim të cilin kishat e krishtera e jehojnë ende sot: ” Hiri i Zotit Jezu Krisht, dashuria e Perëndisë dhe bashkësia e Frymës së Shenjtë qofshin me ju të gjithë.” (2 Korintasve 13:14) përgjatë shekujve, të krishterët, janë pagëzuar dhe bekuar në këto tre emra, duke besuar se Atë, Bir dhe Frymë e Shenjtë janë Perëndi, të barabartë në fuqi, madhështi dhe përsosmëri.
Çdo njeri që beson një Perëndi, nuk do ta ketë më problem të pranojë se Ati i padukshëm dhe i përjetshëm është Perëndia. Por disa mund të venë në dyshim hyjninë e Jezusit dhe të Frymës së Shenjtë. Ata mund të thotë se Jezusi është as më shumë dhe as më pak se sa Perëndi ose se Fryma e Shenjtë është vetëm fuqia e Perëndisë, dhe jo një person hyjnor, dhe se Ati është pra i vetmi që mund të quhet me të vërtetë Perëndi. Por Bibla mëson qartë se si Jezusi ashtu dhe Fryma e Shenjtë janë personalë, së bashku me Perëndinë Atin.
Duke iu referuar Jezusit si “Fjala,” Gjoni 1:1 thotë, “Fjala ishte me Perëndinë dhe Fjala ishte Perëndi.” Jezusi veproi si të ishte i barabartë me Perëndinë kur ushtroi autoritetin për të falur mëkatet, ashtu dhe kur urdhëroi forcat e natyrës përmes mrekullive të ndryshme. Teksa i fliste Atit në qiell, Jezusi tha “Tani, pra, më përlëvdo, o Atë, pranë teje, me lavdinë që unë e kisha pranë teje para se të bëhej bota.” (Gjoni 17:5) Jezusi i tha disa drejtuesve fetarë.”
Para Abrahamit, unë JAM!” (Gjoni 8:58) Ai që kishte ekzistuar që prej përjetësisë si Perëndia, Biri, para se të kishte lindur Abrahami. Në të vërtetë arsyeja pse drejtuesit fetarë e dhanë Jezusin për kryqëzim, ishte se Ai deklaroi të ishte i barabartë me Perëndinë. Dhe Jezusi provoi se ishte Biri i Perëndisë në pushtet kur u ngrit prej së vdekurish. Pas ringjalljes së Jezusit, Thomai i tha atij: “Zoti dhe Perëndia im!” (Gjoni 20:28) Pra, atëherë, Bibla mëson qartë se Jezusi është Perëndia.
Bibla po ashtu tregon se Fryma e Shenjtë është Perëndi. Formulat e Biblës për pagëzimin dhe bekimin përfshijnë Frymën e Shenjtë së bashku me Atin dhe Birin. Si mund të ishte kështu, po qe se Fryma e Shenjtë nuk do të ishte edhe Perëndi? Bibla shpesh i referohet Frymës së Shenjtë “si Fryma e Perëndisë.” Disa që mohojnë Trinitetin, mund të sigurojnë se Fryma nuk është person por është thjesht një forcë, fuqia e papërcaktuar e Perëndisë. Por Jezusi vazhdimisht foli për Frymën e Shenjtë si një Person, një Ngushëllues apo Avokat (Gjoni 14:16,26; 15:2; 16:7). Apostulli Pjetër tha se të gënjesh Frymën e Shenjtë është njëlloj si të gënjesh Perëndinë. (Veprat 5:3-4) Në një vend tjetër Bibla na paralajmëron: ” Dhe mos e trishtoni Frymën e Shenjtë të Perëndisë.” (Efesianëve 4:30) Ti nuk mund t’i gënjesh një force, por mund të gënjesh një person. Ti nuk mund ta hidhërosh një fuqi; ti mund të hidhërosh vetëm një person. Fryma e Shenjtë nuk është vetëm një forcë. Ai është një person dhe ai është Perëndia.
Ja ku e keni: Ati është Perëndi, Biri është Perëndi, Fryma e Shenjtë është Perëndi. Ka tre persona hyjnorë, megjithatë ata janë disi të bashkuar si një Perëndi. Kjo është ajo që të krishterët besojnë sepse kështu e ka zbuluar veten Perëndia. Kur të krishterët flasin për Trinitetin e shenjtë, kjo nuk do të thotë se ne nuk dimë aritmetikë. Por kjo do të thotë se Perëndia i Cili ka ekzistuar qysh prej përjetësisë në përjetësi, është shumë më i madh se çdo nocion tjetër për të, që të mund të dalim me të më vete, dhe ai e ka zbuluar veten se është një Perëndi në tre persona.
Të gjithë të krishterët besojnë se është një Perëndi në tre persona. Të gjithë janë dakord se Perëndia është në tre persona, në njëfarë kuptimi, por në anën tjetër Ai është një. Por çfarë do të thotë kjo? Dhe çfarë rëndësie ka?
Të mundohesh të kuptosh
Një prej zgjidhjeve më të lehta është të thuash se ka vetëm një person, i Cili është Perëndia, dhe se “Ati,” “Biri,” dhe “Fryma e Shenjtë” janë tri tituj të ndryshëm për tri mënyra të ndryshme në të cilat vepron Perëndia.
Për shembull, Unë jam një person me role dhe tituj të ndryshëm. Unë jam “Berti” për miqtë e mi, “babi” për fëmijët e mi, dhe”pastor” për shumë njerëz të tjerë. Është e thjeshtë të kuptosh se ndonëse “Berti” është Albert Dosti, “babi” është Albert Dosti, dhe “pastor” është po ashtu Albert Dosti, nuk ka tri Albert Dosti, por një. Ato tri tituj, i referohen thjesht një njeriu, mua, dhe unë kam tri role si mik, baba dhe pastor.
A është kështu edhe Triniteti? A janë Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë thjesht tri role të luajtura prej të njëjtit person hyjnor, i Cili është thirrur Atë, në veprën e tij krijuese dhe në përkujdesjen për njerëzit; është quajtur Bir, ose Jezus, kur ai është duke siguruar falje për mëkatin dhe fitore mbi vdekjen; dhe është quajtur Frymë e Shenjtë se jeton mes besimtarëve duke i bërë ata gjithmonë e më të shenjtë? Jo, Triniteti është thjesht një Person me tri role të ndryshme. Perëndia ka më shumë se tri role dhe tituj, por Perëndia është ekzaktësisht në tri persona: Atë, Bir dhe Frymë e Shenjtë. Por Perëndia është një. Për më tepër rreth kësaj do të flasim herën e ardhshme në të njëjtën orë. Deri atëherë kalofshi sa më mirë.