Fjala e Zotit iu drejtua Jonës për herë të dytë, duke thënë:
2 “Çohu, shko në Ninive, qyteti i madh, dhe shpalli atij mesazhin që po të urdhëroj”.
3 Kështu Jona u ngrit dhe shkoi në Ninive, sipas fjalës të Zotit. Ninive ishte një qytet shumë i madh përpara Perëndisë, që donte tri ditë rrugë për ta përshkuar.
4 Jona nisi të futet në qytet në një ditë rrugë dhe duke predikuar tha: “Edhe dyzet ditë dhe Ninive do të shkatërrohet”.
5 Atëherë Niniveasit i besuan Perëndisë, shpallën një agjërim dhe u veshën me thes, nga më i madhi deri te më i vogli nga ata.
6 Kur lajmi i vajti mbretit të Ninives, ai u ngrit nga froni, hoqi mantelin e tij, u mbulua me thes dhe u ul mbi hi.
7 Me dekret të mbretit dhe të të mëdhenjve të tij, shpalli dhe përhapi pastaj në Ninive një urdhër që thoshte: “Njerëzit dhe kafshët, kopetë dhe tufat të mos kërkojnë asgjë, të mos hanë ushqim dhe të mos pinë ujë;
8 por njerëzit dhe kafshët të mbulohen me thes dhe t’i thërresin me forcë Perëndisë; secili të kthehet nga rruga e tij e keqe dhe nga dhuna që është në duart e tij.
9 Ku ta dish në ktheftë Perëndia, në u pendoftë dhe lëntë mënjanë zemërimin e tij të zjarrtë, dhe kështu ne nuk vdesim”.
10 Kur Perëndia pa atë që bënin, domethënë që po ktheheshin nga rruga e tyre e keqe, Perëndia u pendua për të keqen që kishte thënë se do t’u bënte dhe nuk e bëri.
Jona 3,
Ideja e thirrjes përshkon gjithë historinë e Jonës. Thirrja për të shkruar në Ninive, por Jona nuk bindet. Hidhet në det dhe një peshk i përgatitur posaçërisht për këtë rast e gëlltiti Jonën dhe ai qëndroi atje për tre ditë e tri net i paprekur
Kapitulli 3 tregon se Jonës i jepet një mundësi e dytë për të shkuar në Ninive. Këtë herë Jona u bind. Pra sot do të flasim për thirrjen e Perëndisë për botën e përcjellë përmes Jonës.
QËLLIMI I THRRJES SË PERËNDISË
“Shko në Ninive dhe shpallim lajmi që do të jap unë”. Kështu i tha Perëndia Jonës. Ninive asokohe ishte qytet shumë i famshëm, pranë Lindjes. Ngjarjet kanë ndodhur rreth mesit të shekullit të tetë para Krishtit. Shkruesit antikë e quajnë një qetet me përmasa të mëdha dhe me shumë tempuj dhe pallate gjigantë. Këtë e kuptojmë më mirë kur vet perëndia e thërret Jonën për të shkuar në një “qytet të madh”. Shiko Jona 3:2.” Nëse e ka quajtur edhe Perëndia kështu atëherë ky qytet duhet të ketë qenë mbresëlënës me të vërtetë! Perëndia është i interesua për këtë qytet. Perëndia interesohet për çdo qytetar të botës. Ai nuk i flet vetëm kishës, njerëzve që i kushtojmë vëmendje atij , që mblidhen dhe e adhurojnë, por ai i flet edhe Ninives, njerëzve që nuk duan të dëgjojnë.
Ai është i interesuar ti flasë Tiranës, Durrësit, Korçës, Gjirokastrës, Sarandës, Shkodrës, Gjakovës, Prizrenit, Prishtinës dhe çdo skaji tjetër të botës nga veriu në jug, nga lindja në Perëndim.
Ideja është që Perëndia nuk është i interesuar të shpëtojë vetëm jetën e njerëzve në mënyrë individuale, por interesohet edhe për qytetet.
Është absolutisht e vërtetë se Perëndia na njeh ne të gjithëve në mënyrë personale, ai di emrin tënd, emrin tim. Po kaq e vërtetë është se gjëja më e rëndësishme në jetën tënde do të ishte shpëtimi nëse ti beson sot tek Krishti.
Kjo është e vërtetë, dhe është biblike, por në programin e vet Perëndia ka planifikuar edhe diçka tjetër. Ai është perëndi personal, por është edhe Perëndia i gjithë botës.
Nuk interesohet vetëm për individët por edhe për shtetet, kombet dhe popujt të tërë. Perëndia është Perëndi i gjithçkaje. Për çdo centimetër toke Perëndia thotë, “kjo është e imja.”
SUBJEKTI I THIRRJES SË PERËNDISË
Pasi hyri në Ninive Jona filloi të shpallte publikisht mesazhin për të cilin e kishte dërguar perëndia. Ai tha: “Edhe dyzetë ditë dhe Ninive do të shkatërrohet.” (rsv). Ky ishte mesazhi i zemërimit dhe gjykimit të Perëndisë, që shpallte shkatërrimin që shumë shpejt do të ndodhte mbi qytet dhe banorët e tij. Ky nuk ishte një reagim arbitrar nga ana e Perëndisë.
Në urdhrin fillestar, Zoti i tha Jonës të predikonte në Ninive, sepse “Ligësia e tyre kishte arritur para tij.” (1:2).
Cila ishte kjo ligësi? Në vargun tetë, ai i nxit njerëzit të heqin dorë nga rrugët e këqija dhe nga dhuna. ” (v. 8). Mëkati i këtij kombi ishte mizoria dhe për këtë Perëndia po i kërkonte llogari.
Katalogu i mëkateve të Ninives në formën më moderne do të shprehej kështu: sulm kundër shteteve më të dobëta, krime lufte dhe tortura, shtypje ekonomike e të pasurit kundër të varfrit, korruptim i drejtësisë dhe marrje ryshfetesh, vrasje dhe persekutim i minoriteteve, gjenocid, pastrim etnik etj. Perëndia e ka krijuar njeriun sipas imazhit të vet dhe ai ofendohet sa herë që një krijesë e tij keqtrajtohet apo trajtohet me ashpërsi,
Perëndia nuk interesohet për fenë. Shumë njerëz mendojnë se Perëndia interesohet për aktivitet fetare, himnet, lutjet, liturgjitë, sakrificat, apo takimet e ndryshme, ndërsa për politikën, ekonominë, biznesin, mjekësinë, artin, muzikën, argëtimin, nuk interesohet.
Njerëzit mendojnë se Perëndia është i pranishëm vetëm në kishë por jo në një zyrë, apo në shkollë, në fabrikë apo dyqan, jo në arenat sportive a në sallonet koncertore a teatrot, jo në parlament a në kryeministri.
Por nuk është kështu. Perëndia është kudo. Ai interesohet për gjithçka.
Ai i quan përgjegjës individët dhe shoqërinë për gjithçka që bëjnë.
A nuk është e habitshme që ai shpall gjykimin mbi Ninive vetëm për arsye të mëkateve sociale dhe jo fetare?
Ai me shumë mundësi ia fali idhujtarinë sepse nuk kishin dëgjuar për Zotin, por faktin që po shtypnin të varfrin e të dobëtin dhe po tregoheshin mizorë në shoqëri, ishte e pajustifikueshme.
Kjo gjë vlen edhe sot. Perëndia është kudo dhe sheh gjithçka. Ai di gjithçka dhe do të gjykojë gjithçka. Një ditë njerëzit dhe shoqëria do ta kuptojë këtë sepse do të japin llogari para Zotit për çdo fjalë a vepër, dhe ajo që do të ketë rëndësi është: a e kanë kënaqur apo fyer këto Perëndinë?
REGAIMI NDAJ THIRRJES SË PERËNDISË
Jona u shpalli njerëzve në Ninive lajmin e keq dhe jo lajmin e mirë. Sepse ishte lajmi i gjykimit të shpejtë. Duket se paralajmërimi ishte një mundësi për ta që të shmangnin shkatërrimin.
Dhe njerëzit në Ninive e shfrytëzuan atë mundësi. Ata u përgjigjën menjëherë dhe bibla thotë se “ata besuan tek Perëndia”
Pendimi në Bibël ka një kuptim të veçantë. Nuk do të thotë vetëm të të vijë keq për atë që ke bërë, por edhe të ndryshosh mendje, të kthehesh dhe të besosh tek Perëndia, pra të ndryshosh jetën tënde.
Do të thotë të marrësh një drejtim të ri, ti kthesh kurrizin padrejtësisë, ligësisë, mizorisë dhe të bësh të mirën duke u drejtuar për tek Perëndia.
Populli i Ninives e bëri këtë dhe më pas zbuloi se sa i mirë është Perëndia.
Perëndia pati dhembshuri për ta dhe i kurseu, nuk i shkatërroi siç kishte deklaruar.
A e kupton ti këtë? Nëse jeta jote e ofendon Perëndinë atëherë nuk mund të vazhdosh kështu. Perëndia do ti gjykojë këto gjëra dhe ato do të shkatërrojnë ty. Por në të njëjtën kohë, asnjëherë nuk është vonë të kthehesh nga vdekja në jetë, nga mëkati tek Zoti i dashurisë. Nëse do ta bësh këtë ose jo varet nga fakti: A beson tek Perëndia?