Njeriu madhështor

Print

Titulli: Njeriu madhështor (pjesa 1)

Lojërat Olimpike mund të jenë shumë të bukura, dhe atletët mund të jenë shumë mbresëlënës. Por ka një problem të madh: organizatorët olimpikë, kanë lënë jashtë garave atletët më të mirë. Dhe nuk e kam fjalën  vetëm për përdoruesit e steroideve që janë të ndaluara. Asnjë prej atletëve më të mirë të botës nuk ka garuar në lojërat Olimpike. Ka me miliona atletë në këtë planet të cilët mund të vrapojnë më shpejt, të fluturojnë më lart dhe të kërcejnë më mirë se çdo atletet tjetër i lojërave olimpike. Njerëzit që garojnë në lojërat Olimpike, as i nuk afrohen atletëve më të mirë të botës.

Në rast se mendon se vrapuesit e garave olimpike janë më të shpejtët në botë, mendoje edhe njëherë mirë!, si do ta kalonte në vrapim gatopardin Njeriu më i shpejtë në botë? Nëse mendon se notarët Olimpikë janë më të shpejtët në botë, veç në ëndërr mund të jetë e vërtetë. Ata nuk do të kishin asnjë shans për fitore nëse në konkurrim do të lejoheshin edhe delfinët.

Në kërcimin së larti, në rast se një atlet do t’i kalonte tri metra, ai do të lavdërohej si atleti më i mirë i vitit. Por çdo fajkua, apo shqiponjë që përshkon qindra metra lartësi në qiell do t’i shihte ato tri metra si shaka.

Shfaqjet e gjimnastikës në lojërat olimpike, janë shumë të mira për njerëzit, por gomerët mund të hidhen apo të kërcejnë shumë herë më mirë se çdo gjimnast tjetër njerëzor.

Atletët që garojnë në lojërat olimpike janë me fat që në këto gara nuk janë lejuar të marrin pjesë atletët e vërtetë. Shumë prej nesh çmenden pas atletikës apo heronjve të sportit gjatë lojërave olimpike.

Ne si njerëz e ulim hundën kur pranojmë realitetin se sa të dobët jemi si atletë kur e krahasojmë veten me shumë prej kafshëve.

Tani, nëse kufijtë tanë fizikë, janë kaq të dukshëm krahasuar me kafshët atëherë çfarë mund të themi kur krahasojmë veten me universin e madh? A e ka kapërcyer njeri së fundmi Yllin e Veriut? A e kaluar ndonjë vrapues shpejtësinë e dritës? A ka mundur të kalojë nga një galaktikë në tjetrën një vrapues në distancë?

Ndonjëherë ne kemi nevojë të prapsemi nga këto gjëra që duken të mëdha për ne dhe të shikojmë panoramën e madhe. Televizioni në kohë olimpiadash harron gjithë të tjerat dhe përqendrohet te garat dhe, e bën të duket shumë të madhe dhe të rëndësishme atë ngjarje. Por televizioni jep vetëm një pamje të vogël. Në rast se e fik televizorin, del jashtë dhe vështron qiellin, ti fillon të shohësh një pamje më të madhe. Ti fillon të kuptosh se sa i vogël je. Një person që kërcen disa metra lartësi apo që vrapon disa kilometra, nuk është aq i madh, krahasuar me planetin ku jeton, që ka një perimetër rreth 40 000 km. Dhe planeti vetë është i vockël krahasuar me shtrirjen e madhe të universit. Një mizë që gumëzhin nëpër një stadium olimpik, duket shumë më e madhe se një stadium, kur e krahasojmë planetin tokë me universin.

Kush jemi ne?

Duke pasur parasysh faktin se ne jetojmë në një univers më të madh se vetja dhe në një planet të populluar prej miliarda qenieve njerëzore përveç vetes sonë, shumë prej të cilave mund t’i bëjnë disa gjëra më mirë se ne, në çfarë konkluzioni dalim? Çfarë është njeriu? Kush jemi ne?

Ne mund t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje në shumë mënyra. Ne mund ta fillojmë duke pyetur një astronom të famshëm. Karl Segën, kaloi një pjesë të mirë të jetës së tij duke vrojtuar yjet dhe galaktikat dhe duke menduar për qeniet njerëzore. Në dritën e vrojtimeve të tij cili ishte përfundimi që nxori?

Ai tha: “Që prej krijimit të tij njeriu ka kërkuar vendin e tij në kozmos. Ku jemi ne? Kush jemi ne? Ne zbulojmë se jetojmë në një planet të parëndësishme me yje të vegjël dhe të humbur në galaktikën të fshehur apo të harruar diku në një cep të universit, në të cilin ka më shumë galaktika se sa njerëz.”

A nuk të duket shpërfillëse kjo? Segën përdori fjalë si “i parëndësishëm,” ” i papërfillshëm”, “i harruar.” Këto fjalë nuk janë tamam inspiruese apo inkurajuese. Nuk janë as plotësisht të vërteta. Segën kishte të drejtë se ne jemi të vegjël, kjo është e vërtetë, por a do të thotë kjo se jemi të parëndësishëm? Ne jemi të kufizuar, por a na bën kjo ne njerëzit, të papërfillshëm? Sipas përmasave të madhësisë, ne jemi një grimcë në tërë universin, por a do të thotë kjo se jemi të harruar? Madhësia nuk është gjithçka. Një kosh plehrash është më i madh se një diamant, por kush ka më shumë vlerë, diamanti apo koshi i plehrave?

Ne jemi të gjithë qenie njerëzore në një kozmos të madh. Ne jemi shumë të vegjël, por njëkohësisht madhështorë. Unë nuk po e them këtë që të ndihemi më mirë me veten. E them sepse kështu thotë Perëndia.

Ti, unë dhe atletët olimpikë mund të mos jemi dhe aq të zotë, krahasuar me disa kafshë, ndoshta nuk mund të jemi të mëdhenj krahasuar me galaktikat, por madhështia jonë nuk mund të krahasohet prej përmasave apo zotësive tona. Ajo bazohet në faktin se kush është Perëndia dhe se çfarë bën Ai me ne.

Përgjigja ndaj pyetjes “çfarë është njeriu?” mbështet në pohimet me të cilat fillojmë arsyetimin tonë. Njerëz si Karl Segën fillojnë duke pohuar që kozmosi është ai që ishte dhe që do të jetë.

Këto pohime thonë se ne jemi shumë të vegjël krahasuar me kozmosin ku, gjithçka matet me vite dritë, ku gjuha e shifrave janë miliardat dhe triliardat. Kështu ata dalin në përfundimin se në historinë e gjatë dhe madhështinë e kozmosit, ne nuk llogaritemi fare.

Ata pretenduan se njeriu është thjesht një produkt i vogël dhe rastësor i evolucionit të rëndomtë. Sikurse e tha edhe profesor Xhorxh Gejlord Simsan(George Gaylord Simpson): “Njeriu është rezultat i një procesi natyror të paqëllimshëm që nuk ishte planifikuar të ishte pjesë e tij.”

Sidoqoftë Bibla, fillon me një pohim ndryshe, nuk thotë se kozmosi është ai që është apo që do të jetë gjithmonë, por se ka një Perëndi të pakufishëm i Cili ekziston mbi kozmosin, përtej tij dhe para krijimit të tij.

Bibla thotë se në fillim, Perëndia krijoi qiejt dhe tokën.  (Zanafilla1:1) Bibla mëson se njeriu nuk është një produkt i paplanifikuar i një procesi të rëndomtë, por që Perëndia krijoi njerëzimin, mashkull dhe femër sipas imazhit të tij. (Zanafillla1:27)

Madhështia e krijimit të Perëndisë dhe larmia e krijesave të Tij na tregon sa të vegjël dhe të dobët jemi, por ato njëkohësisht na tregojnë madhështinë e Atij, i cili krijoi të  gjitha këto gjëra. Dhe sapo kuptojmë sa i madh është Perëndia, ne fillojmë të kuptojmë se sa të mëdhenj jemi ne. Ne nuk jemi të mëdhenj apo të fuqishëm në veten tonë, por Krijuesi na ka bërë sipas imazhit të Tij dhe ndonëse jemi të vegjël, Ai na ka kurorëzuar me lavdi dhe nder.