KORRIK 2015

Print

Titulli: Pas vdekjes (pjesa 1)

Po të dëgjoje dikë që thotë:” Më mirë të vdes, se të rroj”, çfarë do të mendoje? Ndoshta do të zbuloje se ishte i depresionuar, në gjendje të mjerë, gati për vetëvrasje. Përndryshe pse do t’i thoshte këto fjalë?

Them se ai person e urren aq shumë jetën sa që mendon se nuk ia vlen të jetojë.

Por çfarë mund të themi nëse ekziston një tjetër mundësi? Po sikur një person ta donte jetën dhe ta shikonte çdo ditë me vlerë për të jetuar, por prapëseprapë të donte më mirë të vdiste se të vazhdonte me jetën ashtu siç është? Mund të të tregoj për dikë që u ndie në atë mënyrë. Ky person e vlerësonte jetën dhe punën e tij, por ai tha: “të vdesësh është fitim.” Për të,  vdekja do të ishte më mirë se sa jeta që po kalonte.

Personi për të cilin e kam fjalën është apostulli Pal dhe ai i tha këto gjëra në disa prej shkrimeve të tij që janë tani pjesë e Biblës. Qendra e jetës së Palit ishte marrëdhënia e tij me Zotin Jezus Krisht. Pali donte të punonte për Jezusin si mësues dhe misionar.

Atij i pëlqente t’i ndihmonte të tjerët të ndiqnin Jezusin. Por aq sa donte të punonte për Jezusin, dëshironte edhe të ishte me Jezusin në qiell. Pali tha “Sepse për mua të jetuarit është Krishti dhe të vdekurit fitim.” (Filipianëve1:21)

Është marrëzi që një person të jetë kaq i ekzaltuar për fenë saqë mendon se do të ishte më mirë i vdekur.

Jo, dëshira e Palit nuk ishte aspak e sëmurë. Kjo nuk kishte asgjë të përbashkët me depresionin e njerëzve që ndihen të mjerë apo të pavlerë dhe e urrejnë jetën. Nuk kishte asgjë të përbashkët me magjepsjen që kanë disa njerëz për vdekjen, një nxitje e frikshme për të zbuluar se çfarë do të  thotë të vdesësh dhe të hysh në të panjohurën. Pali e vlerëson jetën dhe e konsideronte vdekjen një armik. Ai nuk ishte i etur të linte punën e jetës së tij dhe, nuk i pëlqente mendimi që shpirti i tij të merrej prej trupit të tij. Megjithatë, pavarësisht anës së errët të vdekjes, Pali tha se më mirë të vdiste, nëse kjo do ta çonte në praninë të Perëndisë në qiell. Po ti a mund të bashkohesh me fjalët e tij? A je i lumtur që je gjallë por pret me padurim të shohësh se çfarë të pret pas vdekjes?

Çfarë ndodh pasi vdes? Në vdekje shpirti ndahet prej trupit. Shpirtit përfaqëson pjesën tënde jo fizike: mendjen tënde, personalitetin, veten tënde të brendshme. Trup dhe shpirt ishin krijuar për të qenë së bashku, por vdekja thyen atë unitet dhe shpirti e lë trupin. Ne e dimë se çfarë i ndodh trupit në atë pikë: zemra ndalon së rrahuri, mushkëritë ndalojnë frymëmarrjen, truri ndalon së punuari, kalbja fillon të ndodhë dhe trupi varroset ose digjet. Kjo i ndodh trupit. Por çfarë i ndodh shpirtit?

Eskorta e shpirtit

Në rast se i përket Perëndisë, gjëja e parë që ndodh pasi vdes është që ti takohesh me një skuadron engjëjsh. Ata vijnë të mirëpresin dhe inkurajojnë ty si dhe që të shoqërojnë shpirtin tënd në shtëpinë e re. Bibla thotë se engjëjt janë “frymëra shërbenjës, që dërgohen për të shërbyer për të mirën e atyre që kanë për të trashëguar shpëtimin!” (Hebrenjve 1:14) dhe një mënyrë se si engjëjt të shërbejnë, sipas Jezusit është duke e çuar shpirtin tënd në shtëpinë e popullit të Perëndisë pasi ti vdes. (Luka 16:22) Sa gëzim të takosh një komitet mirëpritës kaq verbues! Sa ngushëlluese të kesh një mbrojtje kaq të madhe në udhëtimin e shpirtit tënd!

Në çastin që fëmijët e Perëndisë vdesin, ata takohen me engjëjt që Jezusi ka dërguar për ta dhe, zbulojnë se vdekja nuk ishte aspak për tu pasur frikë. Xhonatan Eduards, një i krishterë i një epoke më të hershme, tha kështu në një prej predikimeve të tij më të mëdha: “Vdekja ishte dikur një armik i tmerrshëm, por tani është dobësuar. Ai e përdori tërë forcën që kishte kundër Krishtit: kur vrau atë, vrau veten; [vdekja] u mposht atje dhe tani nuk ka më fuqi të lëndojë ndjekësit e Jezusit.” Në fakt vdekja nuk e meriton të quhet më vdekje. Jezusi tha:” ai që beson në mua, edhe sikur të duhej të vdesë do të jetojë. Dhe ai që jeton e beson në mua, nuk do të vdesë kurrë përjetë”” (Gjoni 11:25-26)

Pse disa të krishterë e kanë ende frikë vdekjen? Sepse vdekja mund të na lëndojë dhe ne jemi ende të dobët dhe të papjekur. Fëmijët e vegjël shpesh kanë frikë prej errësirës, edhe atëherë kur nuk ka asnjë rrezik të vërtetë. Kur ishte hera e fundit që errësira i bëri keq dikujt? Errësira mund të duket e tmerrshme, por nuk mund të bëjë asgjë të keqe. Kur Zoti është bariu yt, ti nuk mund të dridhesh në luginën e hijes së vdekjes, ose edhe sikur  ta kesh frikë errësirën, ajo nuk mund të bëjë ty asgjë të keqe.

Situata është krejt ndryshe nëse nuk e ke vendosur besimin tënd në Jezusin. Ti ke çdo arsye për të pasur frikë vdekjen. Kur shpirti yt e lë trupin, ti nuk do të mirëpritesh prej engjëjve por do të kapesh prej demonëve. Ti nuk do të shoqërohesh në qiell, por do të hidhesh në zjarrin e ferrit. Të vdesësh pa Jezusin është e tmerrshme, kështu që nëse nuk e njeh Krishtin, vdekja duhet të të tmerrojë ty.

Por në rast se Zoti është bariu yt, ti nuk duhet të kesh frikë nga asnjë e keqe, sepse Ai është me ty dhe ai dërgon engjëjt e Tij që ta marrin shpirtin tënd e ta çojnë pranë Tij.

Pala mikpritëse

Çfarë mikpritje do të jetë! Shpirti yt do të hyjë në portat e qiellit, shoqëruar prej engjëjve të cilët të sollën ty.

Portat do të jenë të hapura dhe ti do të mirëpritesh prej shpirtrave të popullit të Perëndisë të cilët kanë kaluar atje para teje, prej ushtrisë së engjëjve dhe prej Zotit vetë.

Do të jetë një festim si asnjë tjetër më parë. Bibla thotë se ka gëzim në qiell sa herë që një mëkatar pendohet dhe e njeh Jezusin përmes besimit. Dhe, nëse ka aq shumë gëzim në qiell, kur ti fillon udhëtimin tënd me Jezusin, thjesht imagjino gëzimin që do të jetë në qiell kur të përfundosh udhëtimin dhe të mbërrish në destinacionin tënd përfundimtar, i lirë prej mëkatit dhe i përsosur në pastërti dhe dashuri.

Shpirtrat e tjerë në qiell do të përqafojnë ty. Mbërritja jote do tu sjellë atyre gëzim dhe, mikpritja e tyre e ngrohtë do të sjellë ty gëzim. Mund të ketë pastorë apo prindër, a miq të krishterë të cilët Zoti i përdori në mënyrë të veçantë për të ndërtuar besimin tënd. Ata do të kenë një gëzim të veçantë kur të takohen me ty dhe ti do të kënaqësh kur të bashkohesh me ta dhe, do ti falënderosh për ndihmën që të kanë dhënë për të pasur një të ardhme kaq të shkëlqyer.

Ti mund të takosh po ashtu shpirtrat e njerëzve të cilët Perëndia  të dha privilegjin t’i ndihmoje. Ata do të mirëpresin ty dhe do të tregojnë sa shumë të duan. Në Bibël, Jezusi thotë:” Bëjini miqtë me pasuri të padrejta sepse, kur këto do t’ju mungojnë, t’ju pranojnë në banesat e përjetshme.” (Luka 16:9) Me vdekjen ti do të lesh gjithçka pas, në këtë botë, por në rast se i ke përdorur burimet e tua njerëzore në shërbim të të tjerëve, në emër të Jezusit, njerëzit do të bëjnë një pritje të madhe në qiell.

Së bashku me njerëzit e tjerë që kanë qenë të rëndësishëm për jetën tënde, do të takosh shpirtrat e njerëzve që nuk i ke njohur më parë. Disa do të jenë njerëz të famshëm të Biblës dhe historisë, të cilët do të kesh kënaqësinë t’i takosh për herë të parë. Të tjerët do të jenë heronj të fshehtë të cilët nuk kanë bërë asnjëherë ndonjë kryeartikull, por kanë qëndruar të vërtetë ndaj besimit në kohë të vështira dhe ia kanë kaluar ungjillin brezave të mëvonshëm.

Të gjithë shpirtrat në qiell kanë një gjë të përbashkët: ata janë atje sepse Jezusi i bleu ata me gjakun e Tij dhe i fitoi zemrat e tyre përmes Frymës së Tij të shenjtë. Ata janë atje sepse Jezusi i bleu ata me gjakun e tij dhe fitoi zemrat e tyre përmes Frymës së Shenjtë.