Print

Titulli: Pentakosti: dalja në mision

UDHËTIMI I PARË MISIONAR

Veprat 13 dhe 14 na tregojnë se Pali u nis në mision bashkë me Barnaban si edhe një kushëri të barnabas, Gjon Markun.(cf.12:25).  Është mbresëlënës fakti që ata u nisën për mision ndërkojhë që qyteti i Antikoisë ishte shumë i madh, kisha kishte pak vite që ishte themeluar dhe ndoshta ende do të duhej ndihma e tyre. (13:1). Në Antioki kishte 500 mijë njerëz që nuk dinin ende asgjë për Jezusin, megjithatë ata u nisën për të përhapur lajmin në botë. Me sa duket edhe ne nuk duhet të pengohemi asnjëherë prej nevojave të komunitetit tonë pë të të shkuar në mision, qoftë edhe sikur të ishte në skajin e dheut.

Pali dhe Barnaba kaluan nga Antikoia në Qipro.

Dhe Pali dhe shokët e vet hipën në anije nga Pafo dhe arritën nëpër det në Pergë të Panfilisë; por Gjoni u nda prej tyre dhe u kthye në Jeruzalem.

  • Por ata, duke vazhduar rrugën nga Perga, arritën në Antioki të Pisidisë
  1. 13-14a

Vini  re raportimin në këtë pasazh. Gjithçka idealizohet sikur veprimet e kishës së hershme të ishin heroike, apo anëtarët të ishin të përsosur, dhe drejtuesit të pathyshëm. Por e vërteta nuk ishte kështu.

Këtë na e tregon luka që nuk harron të përshkruaj gënjeshtrat dhe mashtrimet e Ananias dhe Safirës(kapitulli. 5). Ndërsa këtu në kapitullin  13 Luka na tregon se Gjon Marku e humbi durimin dhe e braktisi punën e tij misionare (v. 13). Më vonë Luka përshkruan se si kjo do të nxiste edhe ndarjen mes Palit dhe  Barnabas në misionin e tyre si skuadër(15:36-41). Misioni i krishterë nuk ndryshon shumë nga aktivitet e tjera njerëzore. Misionarët dhe pastorët mundohen të ecin përpara me punën e tyre pavarsisht të metave, dështimeve, tensioneve dhe konflikteve, pra njëlloj siç bëjnë gjithë njerëzit e tjerë.

NJË SHËRBESË MISIONARE

Në fillim ata vizituan shtëpinë  Barnabas në Qipro, më pas udhëtuan drejt Azisë së Vogël. Pasi Gjon Marku i braktisi, ata të dy hynë më në brendësi të territorit , në një tjetër qytet që quhej Antioki,  por këtë rradhë në rajonin e Pisidisë.

Mendoj se e kanë zgjedhur këtë qytet për arsyet shëndetsore të Palit. (ai ishte i swmurw) Këtë ai e përmend vetë tek Galatasve. 4:15-17).

Cilado qoftë arsyeja ata u gjendën në një qytet të panjohur, dhe si gjitmomë pali do të vizitonte sinagogën e vendit ditën e Shtunë:

Por ata, duke vazhduar rrugën nga Perga, arritën në Antioki të Pisidisë; dhe, mbasi hynë në sinagogë ditën e shtunë, u ulën.

15  Mbas leximit të ligjit dhe të profetëve, krerët e sinagogës dërguan atyre për t’u thënë: “Vëllezër, në qoftë se keni ndonjë fjalë këshilluese për popullin, ia thoni”.

16  Atëherë Pali u ngrit dhe, mbasi bëri shenjë me dorë, tha: “Izraelitë dhe ju që druani Perëndinë, dëgjoni!

” Vëllezër, bij të pasardhësve të Abrahamit, dhe ata prej jush që druajnë Perëndinë, juve ju është dërguar fjala e këtij shpëtimi.

  • Sepse banorët e Jeruzalemit dhe krerët e tyre, duke mos e njohur Këtëjezus, duke e dënuar, kanë përmbushur fjalët e profetëve që lexohen çdo të shtunë.

. . . Dhe mbasi u kryen të gjitha gjërat që janë shkruar për të, atë e zbritën nga druri dhe e vunë në varr.

30  Por Perëndia e ringjalli prej të vdekurve;

31  dhe ai u pa për shumë ditë nga ata që ishin ngjitur me të nga Galilea në Jeruzalem, të cilët tani janë dëshmitarë të tij para popullit.

” Le ta dini, pra, o vëllezër, se nëpërmjet tij ju është shpallur falja e mëkateve. . .

” dhe se, me anë të tij, ai që beson është shfajësuar nga të gjitha gjërat, që nuk mund të shfajsohej me anë të ligjit të Moisiut.

Veprat 4b-16; 26-27, 29-33a; 38, 39, niv

Kjo është përmbledhja e predikimit të Palit, në Antioki të Pisidisë.

Pasi e kishte njohur mirë audiencën ai filloi tu flasë atyre. Pali nuk dëshironte thjesht ti tregonte një histori, apo të recitonte disa emra apo data. Dy ishin dhe mbeten gjërat kryesore në gjithë historinë e predikimit të tij.

Pikënisja e tij ishte  fakti se historia është nën drejtimin e Perëndisë.

Në çdo fjali që Pali flet tregon se kreu i gjithëçkaje është Perëndia.

Historia nuk është vetëm një rregjishtrim ngjarjesh, apo veprimtari tw fatit, apo një llogari e nevojave dhe arritjeve njerëzore. Historia e tij ishte shpëtimi – dhe në veçanti shpëtimi që arrihet me anë të Perëndisë sipas mënyrës, mjetit dhe kohës që ai zgjedh.

Së dyti Pali u ndal tek historia e Dhjatës së re që është përqënduar tek Krishti. Të gjitha premtimet e Perëndisë të dhëna me anë të profetëve, plotësohen në Krishtin.

ATËHERË?

Atëherë çfarë ndryshimi sjell në jetën e njeriut historia e Jezusit? Fundja fare unë çfarë fitoj?

Fjalët që Pali tha për vdekjen dhe ringjalljen e Jezusit nuk i merr era, ato na shërbejnë edhe neve sot.

Krishti erdhi në botë. Dhe shpëtimi që ai dhuron vlen edhe për ne.

Imgajino pak, breza të tëra kanë pritur të shohin të përmbushur shpëtimin me anë të Krishtit Mesia, ndërsa ne mund të përjetojmë këtë shpëtim tani nëse besojmë në të.

Në predikimi ne tij Pali ndalet në dy pika kryesore, së pari vdekja dhe më pas ringjallja e Jezusit.

Ai tregon se si Jezusi dënohet pa të drejtë prej autortiteteve dhe popullit(v. 27 ) dhe më pas ekzekutohet padrejtësisht.(v. 28).

Palin nuk e anashkalon kryqëzimin edhe pse asokohe ai lloj dënimi quhej mallkim. Por ai ndalet pikërisht aty sepse është zemra e ungjillit. Ai vazhdon duke cituar profecinë e Isaias 53,

Ne të gjithë ishim larguar por Perwndia mori paudhësitë e të gjithëve ne.

Pas kësaj ai ndalet në faktin e dytë për të tërhequr vëmendjen e dëgjuesve, që ishte Ringjallja e Jezusit.

“E shtrinë në një varr” thotë Pali “Por Perëndia e ngriti prej së vdekurish.” “Ju ishit të vdekur në mëkate dhe paudhësi,”  shkruan në një vend tjetër ai“por . . .Perëndia . . . na dha jetë në Krishtin” (Ef. 2:1; 4-5). Duket një cast i nderë…Jezusi u vendos në varr.. a thua gjithçka mbaroi? Po të ishte për ne, kështu do të mendonim. “Por perëndia” ndryshon gjithçka.

Apostulli Pal ky predikues i madh i referohet gjithmonë shkrimeve në predikimin e tij. Ai pohon se Jezusi u ringjall dhe më pas tregon dëshminë e dëhmitarëve okularë.

Për arsye se Jezusi u ringjall në kryq ne mund të marrim falje dhe të kemi jetë të përjetshme me anë të tij. Dëgjoni sërish palin: Le ta dini, pra, o vëllezër, se nëpërmjet tij ju është shpallur falja e mëkateve, (Veprat 13:38)

Sikurse apostulli pal dymijë vjet më parë doli për të përhapur ungjillin edhe ne jemi thirrur të bëjmë të njëjtën gjë.  Arsyeja përse ne si staf i programit  Fjlaët e shpresës po transmetojmë ungjillin është se dëshirojmë që ti të dish se Perëndia të do dhe interesohet për ty. Aq shumë të deshi sa dha birin e tij të vdiste në kryq e të ringjallej sërish në mënyrë që ti të bëhesh i drejtë me anë të tij. Kjo është e rëndësishme për ty sot të besosh në Jezsuin si shpëtimtari yt. Pse të mos e bësh sot. Nesër nuk i dihet!