Për hir të emrit të Tij

Print

Titulli: Për hir të emrit të Tij (pjesa 1)

Dhjata e vjetër me thënë të drejtën është shumë e drejtpërdrejtë në disa çështje sikurse është dënimi i perëndisë për mëkatin. Pamja që ajo jep për Perëndinë i ngjan një perëndie që ne nuk e konceptojmë dot, për të vetmen arsye se përshkruhet i drejtë, i prerë, i ashpër dhe kjo na çudit. Por në fakt a duhet të çuditemi, apo duhet të kemi drojë ndaj emrit të tij. Le të dëgjojmë këtë pjesë nga Eksodi:

Pastaj Zoti u tha Moisiut dhe Aaronit: “Merrni ca grushte hi furre, dhe Moisiu ta shpërndajë atë drejt qiellit në sytë e Faraonit.

9  Ai do të bëhet një pluhur i imët në të gjithë vendin e Egjiptit, dhe do të shkaktojë ulcera që do të përftojnë puçrra me qelb te njerëzit dhe te kafshët në të gjithë vendin e Egjiptit”.

10  Atëherë ata morën hi furre dhe u paraqitën para Faraonit; dhe Moisiu e shpërndau drejt qiellit, dhe ai shkaktoi ulcera që përftuan puçrra te njerëzit dhe te kafshët.

11  Dhe magjistarët nuk mundën të qëndronin para Moisiut për shkak të ulcerave, sepse magjistarët dhe tërë Egjiptasit ishin prekur nga ulcerat.

12  Por Zoti e ngurtësoi zemrën e Faraonit, dhe ky nuk i dëgjoi ata, ashtu siç i kishte thënë Zoti Moisiut.

13  Pas kësaj Zoti i tha Moisiut: “Çohu herët në mëngjes, paraqitu para Faraonit dhe thuaji: “Kështu thotë Zoti, Perëndia i Hebrenjve: Lëre popullin tim të shkojë, që të ketë mundësi të më shërbejë.

14  Sepse këtë herë do t’i dërgoj tërë plagët e mia pikërisht mbi ty, mbi shërbëtorët e tu dhe mbi popullin tënd, që të mësosh se nuk ka asnjë të ngjashëm me mua në gjithë dheun.

15  Në fakt, në qoftë se tani unë do ta kisha shtrirë dorën dhe do të kisha goditur me murtajë ty dhe popullin tënd, ti do të ishe fshirë nga faqja e dheut.

16  Por, pikërisht për këtë arsye, të kam falur, për të të treguar fuqinë time dhe që emri im të shpallet në gjithë dheun. Eksodi 9:8-16, niv.

Librat historikë të Dhjatës së vjetër në njëfarë mënyre janë të vështirë për tu kuptuar. Problemi ka të bëjë me pamjen e perëndinë që ato paraqesin, çka tregon  si vepron ai, çfarë thotë Ai apo çfarë bën Ai.

Perëndia i Dhjatës së Vjetër është Perëndia që të cudit paksa, është shumë i prerë, nuk është i butë por bindës. Kjo është një pamje e perëndisë që kuptohet me vështirësi prej disave.

Sipas kësaj pamjeje, shohim një Perëndi që bën disa gjëra që na shtangin dhe bëjnë që të themi, “po prit pak. Kjo nuk përputhet me Perëndinë që zbulon Dhjata e re, me Jezus Krishtin?” Perëndia mund të bëjë shumë përshtypje me madhështinë e tij por njëkohësisht mund të bëhet edhe shumë u llahtarshëm. Ai mund të na mbushë me admirim por edhe me frikë për atë që është në gjendje të bëjë. Është e lehtë të kuptojmë arsyen përse pjesë të caktuara të Dhjatës së Vjetër shmangen kaq shumë prej shumë të krishterëve sot. Po kështu është e lehtë të kuptojmë se përse shkruesit e Dhjatës së Vjetër folën kaq shumë për frikën e Zotit. Perëndia që ne shohim këtu zbulohet si një perëndi i frikshëm.

Bibla nuk e shpreh me të njëjtat fjalë siç mund ta mendojmë ne Perëndinë. Nuk mund ta kuptojmë atë. Rrugët e tij ia kalojnë të kuptuarit tonë.  Veprat e tij, që ne me te drejtë i pohojmë si vepra të drejta dhe të vërteta, ndonjëherë na lenë të hutuar dhe të çuditur.

Plagët

Le të marrim historinë e Eksodit, plagët e Egjiptit, perëndia e ngurtësoi zemrën e Faraonit, dhe kështu me radhë. ne të gjithë kemi kruajtur kokën për këtë, apo jo?  Dua të them se Perëndia nëpërmjet këtyre plagëve po dërgon fatkeqësitë njëra pas tjetrës. Ai e shkatërron tokën dhe të mbjellat. Ai helmon lumenjtë dhe burimet dhe ujërat në tërësi. Ai vret gjithë bagëtitë. Ai mundon njerëzit me anë të dhimbjes dhe gjendjes së vështirë. Këtë bën edhe me kafshët. Në fakt vret shumë egjipatas, që sipas pikëpamjes sonë janë thjesht spektatorë, jaë fëmijë, foshnja, banorë të Egjiptit dhe skllevër që nuk kishin faj se si drejtohej vendin i tyre.

Dhe ndërkohë që e gjitha kjo po ndodhte, Perëndia po e ngurtësonte zemrën e Faraonit, duke përforcuar kokëfortësinë e tij, me qëllim që të zgjaste procesin edhe më tepër. Perëndia nuk mjaftohet me një apo dy plagë që dërgoi por vazhdoj t’i shtojë ato.

Prandaj ai sigurohet që Faraoni të mos lëshohet derisa të ketë dërguar plagën e fundit mbi popullin e Egjiptit. Prandaj teksa e dëgjoj këtë histori pyes veten. Përse e bën Perëndia të gjithë këtë? Teksa vazhdoj më tej leximin e historisë kuptoj më shumë dhe jam në gjendje ti përgjigjem kësaj pyetjeje. Në Fakt di shumë përgjigje.

Pasi Perëndia i flet Mosjiut, ai e udhëzon se çfarë duhet të bëjë, dhe pas kësaj jep komente shpjeguese. Ai shumë thjeshtë thotë, “kjo është arsyeja përse po e bëj këtë. Ja përse dëshiroj që ta bësh këtë, me qëllim që unë të mund të tregoj këto shenjat e mia në mes tyre dhe me qëllim që ti të mundësh t’u tregosh bijve të tu dhe bijve të bijve të tu gjërat e mëdha që kam bërë, që të dini se unë jam Zoti.”

Pra ai e di se ne habitemi me këto ngjarje dhe ai dëshiron të kuptojmë se çfarë po ndodh. Jo vetëm për faktin se ai është duke i cliruar njerëzit e tij nga skllavëria e egjiptit, që është synimi përfundimtar por edhe arsye të tjera që tregojnë si do të kryhej clirimi.

Një inkurajim për besimin

Dua të ndalem tani tek disa prej arsyeve pse Perëndia solli plagët në Egjipt. Para së gjithash, ai e bëri këtë për të inkurajuar besimin e popullit të tij. Shikoni vargjet hyrëse tek Eksodi 10. Perëndia i thotë Mojsiut:

Pastaj Zoti i tha Moisiut: “Shko te Faraoni; sepse e kam fortësuar zemrën e tij dhe zemrën e shërbëtorëve të tij, me qëllim që unë të mund të tregoj këto shenjat e mia në mes tyre,

dhe me qëllim që ti të mundësh t’u tregosh bijve të tu dhe bijve të bijve të tu gjërat e mëdha që kam bërë, duke vënë në lojë Egjiptasit, dhe shenjat e mia që kam bërë midis tyre, që të dini se unë jam Zoti”.

Qëllimi i Perëndisë është të përdorë këto veprime për ti tërhequr izraelitët tek vetja duke ndikuar në mënyrë të vecantë te ata. Ai dëshiron që ata të dinë se ai është Zoti. Dëshiron që populli i tij të ketë një histori për ti treguar brezave, një histori që nuk harrohet kollaj.

Populli i Zotit nuk do të harronte se Perëndia i ka çliruar ata prej skllavërisë me anë të pushtetit dhe veprave të tij të mrekullueshme. Qëllimi i Perëndisë është që të përforcojë besimin e tyre: se ai do të bëjë atë që ka premtuar. Psalmisti thotë se fjala e Zotit vihet në provë, Ajo ka kaluar provën e zjarrit dhe është e besueshme, ne mund të mbështetemi në të. Perëndia e bën atë që thotë.

Frederiku i Madh i kërkoi kapelanit të tij t’i vërtetonte ezksitencën e Perëndisë. Kapelani iu përgjigj,  mund ta vërtetoj këtë me një fjalë të vetme- Izrael.”

Nga erdhi ky popull unik? Si i bënë ballë kohës? Vetëm me anë të fuqisë së Perëndisë.

Dëshiroj tia bëj këtë pyetje vetes. Si e di unë se Perëndia ekziston?” Edhe unë me një fjalë të vetme do të përgjigjesha, Jezusi. Ai erdhi në botë përmes një mrekullie, jetoi një jetë të pamëkatë, dhe vdiq në kryqin sakrifikues, ai u ngrit me pushtet dhe lavdi, tani mbretëron mbi gjithë universin.

Këto vepra të fuqishme të Perëndisë në personin e Jezus Krishtit, janë të vetmet që kemi për të besuar në të dhe për të pasur siguri në të.

Pra të gjitha këto vepra të fuqishme ai i bëri që ne të kemi se cfarë ti tregojmë nipërve dhe mbesave në brezat që do të vijnë. Ti themi se Zoti na ka cliruar në mënyrë që ne “të dimë se ai është Zoti”

Kush është Perëndia?

Së dyti ky pasazh na tregon se Perëndia zgjodhi të clirojë popullin e tij me anë të plagëve me qëllim që të tregonte se ai ishte në drejtim të gjithçkaje në botë. Pra me fjalë të tjera dëshironte ti përcillte këtë mesazh jo vetëm Faraonit, por edhe Izraleit dhe çdokujt që do ta dëgjonte këtë histori më vonë.

Shikoni Eksodi 9:29. Faraoni kishte mbledhur Mojsiun dhe Aronin, dhe para tyre ai rrëfen mëkatet e tyre (megjithëse nuk e bën sinqerisht)

Dhe meqë ra fjala, fjalët që përdoren për fortësimin e zemrës së Faraonit duhet të balancohen me atë që teksti thotë në lidhje me forcimin e zemrës së vet. Ai është një prej kundërstharëve të hapur për realizimin e planit të perëndisë. Faraoni nuk është një marionet. Bibla thotë se Perëndia fortësoi zemrën e Faraonit, por kjo nuk do të thotë se  Faraoni nuk kishte zgjidhje tjetër në këtë mes.

Ky është një përshkrim biblik që e lidh me Zotin gjithçka që ndodh.

Por kjo nuk pengon të vërtetën se ne duhet të jemi të përgjegjshëm për veprimet tona, edhe pse mund të na duket e vështirë, ti lidhim dy faktet bashkë.

Pra Faraoni i flet Mojsiut dhe Aaronit: (Eksodi 9:29)

Këtu shohim pohimin e një tjetër qëllimi, për dramën e gjatë të shpengimit përmes akteve shkallëzuese të fuqisë hyjnore.

E thënë thjesht, kjo tregon se kush është shefi. Kujt i përket toka? Kush është Perëndia i vërtetë? Qëllimi i plagëzve nuk është vetëm ti mësojë Izraelit madhështinë dhe fuqinë e Perëndisë. Ata po i mësojnë nëj mësim të mirë armiqve të perëndisë.

Studiuesit e misiologjisë (shkencës së misioneve) shpesh flasinëër “takime të fuqisë” mes Perëndisë së Biblës dhe hyjnive të tjerë, frymërave dhe pushteteve të një vendi të caktuar. Kjo është diçka e panjohur dhe shumë e huaj për ne, në botën e civilizuar. Por është dicka reale në vende të tjera, vecanërisht në zonat e pashkelura nga ungjilli. Eksodi 8-10 përshkruan një takim të ngjashëm mes perëndisë dhe perëndive të egjiptit.

Iu kujtohet që në një takim mes Mojsiut dhe Faraonit, Mojsiu hedh shkopin në tokë dhe ai kthehet në gjarpër. Faraoni i thirri magjistarët e tij dhe ata bënë të njëjtën gjë. Dhe pas dy plagëve (gjaku në Nil dhe mizëria e bretkosave) arritën të imitohen prej fuqive të magjistarëve të Egjiptit.

Pra beteja vazhdon sa në njërën anë  në tjetërn, dhe rreziqet po bëhen edhe më të mëdha derisa vjen një moment kur magjistarët nuk janë më në gjendje të imitojnë.

Plaga e tretë është një re cloud of gnats that go out and bother everybody throughout the land. And Pharaoh’s magicians come to him ëith a ëarning – “Ky është gishti i Zotit.” (8:19). Ata po mundohen ti thonë Faraonit që të lerë këtë konkurs, se pse nuk del dot kundër Zotit, por Faraoni nuk do të dëgjojë.

Pra piketat ngrihen sërish dhe vjen plaaga e radhës: plaga e plague of boils. Mendoj se në mes të gjithë kësaj historie ka pak komizëm. Mojsiut dhe Araonit i thuhet që të hedhin dia grushte hi furre në ajër, të cilat shakatar ulcera në gjithë qytetin.

Dhe magjistarët nuk mundën të qëndronin para Moisiut për shkak të ulcerave, sepse magjistarët dhe tërë Egjiptasit ishin prekur nga ulcerat. (Eksodi. 9:11).

Mendoj se këto detaje janë dhënë që të qeshim pak. Perëndia i Izraelit jo vetëm që i mundi magjistarët e Egjiptit por edhe i poshtëroi ata!

Pra këto plagë përpiqen ti pëgjigje pyetjes: kush është Perëndia i vërtetë? Mos janë fuqitë e liga të Egjiptit, dhe përfaqësuesit e tij? A e kanë ata në dorë drejtimin e Egjiptit? Apo e ka Perëndia i Izraelit që thotë, “Leri njerëzit e mi të shkojnë!”

Po sot, nëse e bëj këtë pyetje, si do të përgjigjeshe ti? Kush është Perëndia i vërtetë i kësaj bote? Kush e ka pushtetin mbi gjithçka. Kush është Perëndia i vërtete?

A janë perëditë humanistë të shekullarizimit dhe tekonlogjisë, parajë dhe pushteti politik, shpikja dhe zbulimet njerëzore? A janë këto pushteti më i lartë? Bibla thotë “jo”. Në fakt është perëndia i Izraelit, Perëndia i Atit tonë Jezus Krisht. Ai është Zoti, dhe ne do ta njohim sepse ai i cliron njerëzit e ij me pushtet të madh.

Novelisti i njohur Fredrik Byhne (Fredrick Buechne) citon kështu, “Një perëndi që arrin ti bëjë këto gjëra nuk është thjesht një perëndi por një perëndi e gjysëm.” Ky pra ëshë Perëndia i Biblës. Dhe e gjithë bota duhet ta njohë. Po ti e njeh?