Për hir të emrit të Tij

Print

Titulli: Për hir të emrit të tij (Pjesa e 2)

Emri dhe fama e Perëndisë

Pyetja që më vjen natyrshëm është: pse ndodhën gjithë këto plagë në Egjipt? Pse e bëri Perëndia këtë për faraonin?

Arsyeja kryesore është se ai dëshiron ti flasë Faraonit me anë të Mojsiut.

Sepse këtë herë do t’i dërgoj tërë plagët e mia pikërisht mbi ty, mbi shërbëtorët e tu dhe mbi popullin tënd, që të mësosh se nuk ka asnjë të ngjashëm me mua në gjithë dheun.

15  Në fakt, në qoftë se tani unë do ta kisha shtrirë dorën dhe do të kisha goditur me murtajë ty dhe popullin tënd, ti do të ishe fshirë nga faqja e dheut.

16  Por, pikërisht për këtë arsye, të kam falur, për të të treguar fuqinë time dhe që emri im të shpallet në gjithë dheun. Eksodi 9:14-16, niv

Qëllimi i Perëndisë në gjithë këtë situatë është të rrisë famën e Tij në gjithë botën. Në këtë mënyrë të gjithë do të dëgjojnë për të dhe do të dinë se çfarë është në gjendje të bëjë Perëndia.

Emri në njëfarë mënyre përfaqëson reputacionin tënd.

Për shumicën e njerëzve emri është i njohur jo më larg se familja apo rrethi i miqësisë. Por ka të tjerë për të cilët thuhet se kanë bërë një emër”.

Për këtë lloj emri e kam fjalën. Këtu tek Eksodi Perëndia po në emër për veten. Ai do ti çlirojë njerëzit prej skllavërisë.

Ja dëgjoni këtë lutje që të Davidit teksa i flet Zotit.

Dhe kush është si populli yt, si Izraeli, i vetmi komb mbi dhe që Perëndia erdhi ta shpengojë për vete si popullin e tij për të bërë emër dhe për të kryer për ty vepra të mëdha dhe të tmerrshme për tokën tënde përpara popullit tënd, të cilin e ke shpenguar për vete nga Egjipti, nga kombet e perëndive të tyre?

Dhe ti ke vendosur për vete që populli yt i Izaelit, të jetë populli yt për gjithnjë; dhe ti, o Zot, je bërë Perëndia i tij.

Dhe tani, o Zot, o Perëndi, fjalën që ke thënë lidhur me shërbëtorin tënd dhe me shtëpinë e tij mbaje të qëndrueshme për gjithnjë dhe vepro ashtu si ke thënë, me qëllim që emri yt të lavdërohet përjetë dhe të thuhet: “Zoti i ushtrive është Perëndia i Izraelit”.

2 Samueli 7: 23-26a

Pra ja se çfarë është duke bërë Perëndia. Me anë të shpëtimit të njerëzve të tij ai do të bëjë të madh emrin e tij, reputacionin e tij si Perëndi që mund të bëjë gjithçka. Sërish nga libri i Isaias, Perëndia bëri që dora e tij e fuqishme të marshonte në krah të djathë të Mojsiut, i cili  ndau ujërat para tyre.

Aty ndodhi Eksodi, përse e bëri Perëndia këtë?

. . . për të bërë një emër të përjetshëm…. Kështu Ti e udhëhoqe popullin Tënd për të bërë një emër të lavdishëm. Isaia 63:12-14,

Përse dëshiron Perëndia të “bëjë një emër” për veten?

Tani ka ardhur çasti që të ndalojmë dhe të pyesim, “A është e mirë kjo?” a është e denjë kjo përpjekje e Perëndisë për të bërë një emër për veten?

A është marrëzi nga ana e Perëndisë të dojë që emri i tij të përhapet kudo në botë dhe të lartësohet përmbi çdo emër tjetër?

Ai i ngjan Perëndia një politikani, a ylli kinemaje që dëshiron të bëhet i famshëm, apo si disa njerëz që thonë “ Nuk më njeh se kush jam unë?

A mund të jetë kështu Perëndia? Nuk mendoj se ka njerëz që e besojnë se është kështu!

Disa arsye që dua t’iu sugjeroj se përse Perëndia dëshironte që emri dhe fama e tij të përhapeshin kudo në botë. Mendimi i parë është se  shqetësimi i perëndisë për emrin e tij është tërësisht i bazuar në faktin themelor që Perëndia të njihet dhe të pranohet si Perëndi.

Diçka që mund të jetë egoiste për ne për të është thjesht reagimi i duhur. Emri i Perëndisë meriton të ngrihet lart, sepse ai është plotësisht i denjë.

Rendi i gjërave, natyra e vërtetë e tyre kërkon që ai të bëhet i njohur dhe të lavdërohet kudo.

Le të jemi të qartë. Perëndia nuk ka nevojë për famën se sa ka nevojë për adhurimin.

Nuk duhet të bëjmë këtë gabim të mendojmë se Perëndia  kapet pas diçkaje apo dikujt për të mbushur boshllëkun në jetën e tij, në atë mënyrë që ne njerëzit kapemi pas famës sepse përbrenda ndjehemi të pasigurt ose bosh. Perëndia nuk ka nevojë për diçka jashtë vetes së tij.

Perëndia ka gjithë kënaqësinë e nevojshme dhe dashurinë e përsosur në përbashkësi me natyrën e tij prej tri personash.

Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë janë të plotë dhe të përmbushur në unitetin e Zotit. Pra Perëndia nuk dëshiron ta bëjë të njohur emrin e tij sepse kërkon famë.

Arsyeja tjetër përse Perëndia e bën të njohur emrin e tij është që ti zbulojë botës karakterin e tij.

Ai po tregon se kush është ai në të vërtetë. Teksa lexojmë plagët tek Eksodi duhet të mendojmë se Perëndia është dikush që dëshiron të trembë frikësojë  njerëzit me ato që bën.  Mos harroni se arsyeja për se Perëndia i dërgon plagët në Egjipt është për ta çliruar popullin e tij nga skllavëria.

Për më tepër ai dëshiron të zbulojë karakterin e tij, duke na treguar lavdinë e natyrës dhe qenies së tij. Gjithashtu Ai po na jep një dritare me anë të së cilës të shohim plotësisht lavdinë e tij.

Lavdia e Perëndisë nuk është vetëm verbuese, spektakolare dhe e ndritshme.

Drejt fundit të librit të Eksodit në kapitullin 33 Mojsiu i lutet Perëndisë, “Të lutem më trego lavdinë tënde” Dua të shikoj fytyrën tënde.”

Dhe Perëndia thotë, “Unë nuk mund ta bëj këtë, por unë do të bëj që emri dhe lavdia ime të kalojnë para teje.” unë do të të vë në një të çarë të shkëmbit dhe do të të mbuloj me dorën time, deri sa të kem kaluar;

pastaj do ta tërheq dorën dhe ti do të më shikosh nga kurrizi; por fytyra ime nuk mund të shihet”. “Emri im është Zoti. Do të fal që të që do të fal dhe do të mishëroj atë që do të mishëroj. Kjo është me të vërtetë lavdia e madhe e Perëndisë: hiri i tij dhe dhembshuria për mëkatarët.

Pra kur ai e bën të njohur emrin e tij nuk e bën vetëm për emrin e tij.

Ai e bën edhe për hatrin tonë.

Arsyeja përse ai dëshiron që njerëzit të dëgjojnë për të dhe ta njohin është se ai dëshiron që të dinë se ai është shpëtimtari i vetëm.

Kjo na sjell në konkluzionin tonë. Detyra jonë është shpallim emrin  dhe famën e tij kudo në botë.

Nuk ka asgjë më të madhe dhe më të lartë se sa kjo. Ne jemi agjentë reklamues të Perëndisë.

Kjo është thirrja jonë. Ne duhet të shpallim emrin e madh të Zotit tonë, i Cili është i denjë të na shpëtojë. Por kjo do të thotë se mënyra si e jetojmë jetën tonë, si individë dhe si pjesë e komunitetit të krishterë.

Mendoni këtë, ne e mbartim me vete emrin e Jezusit kudo ku shkojmë. Kjo do të thotë se mund ta diskreditojmë famën e tij me anë të sjelljes sonë.

Nuk ka asgjë më të rëndësishme që mund të rrisë reputacionin e Perëndisë se sa aftësia jonë për ta treguar me jetën tonë se si ai na ka ndryshuar. Kjo është një thirrje për të gjithë ne. Ne kemi një detyrë misionare për ta jetuar jetën tonë në atë mënyrë që njerëzit të thonë se, “Zoti është në jetën tënde.” A është venitur pasioni yt për të shpallur famën e Jezusit? A mendon se kemi nevojë për diçka më domethënëse se kjo?

Asgjë nuk ka më shumë kuptim se sa kjo. Është përgjegjësia jonë më e madhe dhe urgjente njëkohësisht që ti japim gjithë lavdinë Perëndisë!

Lutje: Zot, të japim ty nderin, lavdinë që i përket emrit tënd. Me anë të Jezus Krishtit. Amen