Përballja me shqetësimin

Print

Titulli: Përballja me shqetësimin (pjesa 2)

Më kujtohet koha kur isha student. Java e parë e semestrit ishte gjithmonë java më e vështirë. Çdo fillim semestri isha gati të dorëzohesha. Kjo ndodhte sepse javën e parë merrja të gjitha detyrat, në të gjitha kurset, për gjithë semestrin. Dhe duket sikur rrëzohesha prej tyre.

Unë nuk do t’ia dal kurrë, thoja me vete, janë shumë!  Por harroja se kisha gjithë semestrin për ta bërë këtë, nga pak çdo ditë.

Jezusi thotë, unë të krijova ty. Dhe unë të kam krijuar që mos ta mendosh gjithë jetën në një ditë; unë të kam krijuar që të përballesh me problemet e jetës çdo ditë nga pak.

Askujt nuk i pëlqen që të vuajë, por një prej dhuratave të mrekullueshme që vuajtja sjell është se përmes saj zbulon se jeta duhet jetuar ditë pas dite.

I alkoolizuari mundohet të rrijë esëll çdo ditë nga pak; pacienti me kancer i merr ilaçet çdo ditë nga pak; po kështu vejusha e mbart peshën e hidhërimit të saj çdo ditë nga pak. Vuajtësit e dinë atë që di edhe Jezusi. Çdo ditë ka shqetësimin që i mjafton ditës së vet. Ne duhet të jetojmë ditët një e nga një.

Këto këshilla për të mos u shqetësuar, janë këshilla të arsyeshme për këdo, qofshin këta të krishterë apo jo të krishterë. Por Jezusi jep një arsye të tretë, e cila shkon më thellë se sa këshillat e zakonshme; ajo prek zemrën e Perëndisë.

Mos u shqetëso sepse Perëndia të vlerëson ty dhe ai e di se për çfarë ke nevojë.

Jezusi thotë te Mateu 6 vargu 26: “Vini re zogjtë e qiellit: ata nuk mbjellin, nuk korrin dhe nuk mbledhin në hambarë; megjithatë Ati juaj qiellor i ushqen. A nuk vleni ju shumë më tepër se sa ata?”

Dhe më vonë në vargun 28 ai thotë: “Vini re si rriten zambakët e fushës.”

Ato janë shumë të bukura, më të bukura se Solomoni në gjithë shkëlqimin e tij.

Tani nëse Perëndia e vesh kështu barin e fushës, që sot është dhe nesër hidhet në furrë, vallë nuk do t’ju veshë shumë më tepër ju, njerëz besimpakë?

Jezusi thotë se ti nuk je një zambak, as zog; ti je një qenie njerëzore, që mbart imazhin e Perëndisë, je bir i Perëndisë.

A nuk je ti më i çmuar se një zog, apo se zambakët në fushë? Për më tepër, Perëndia e di ekzaktësisht se për çfarë ke nevojë. (Vini re se ai thotë se Jezusi e di se për çfarë keni nevojë dhe jo se çfarë dëshironi.  Satani është i prerë për të zbehur kufirin ndarës mes këtyre të dyjave.) Jezusi thotë Perëndia, e di se për çfarë keni nevojë. Perëndia të do ty. Ai të vlerëson. Prandaj mos u shqetëso. Shqetësimi nuk të bën aspak mirë. Por bie në kundërshti me mënyrën se si Perëndia na ka bërë të jetojmë:  çdo ditë një e nga një. Dhe kjo e shmang faktin se Perëndia është Ati ynë-ai na do, ai na vlerëson, një dashuri, e cila është provuar njëherë e përgjithmonë në dhuratën e Birit të tij Jezus Krishtit.

Së fundi, Jezusi në këtë pasazh jo vetëm që na jep tre arsye për të mos u shqetësuar; por na jep edhe një urdhërim pozitiv, që nëse i bindemi, kemi bërë shumë më tepër se këto tre gjëra për të larguar shqetësimin tonë:  ” Por para së gjithash kërkoni mbretërinë e Perëndisë dhe drejtësinë e tij dhe të gjitha këto gjëra do t’ju shtohen.”

Jezusi thotë se ti nuk mund të largosh shqetësimin nga jeta jote pa e zëvendësuar atë me diçka tjetër. Të mundohesh që të mos shqetësohesh, pa bërë diçka tjetër ndërkohë, do të thotë ta lesh veten bosh, në vakuum.

Por natyra e kundërshton vakuumin. Shqetësimi do të kthehet sërish nëse ti nuk e mbush atë vakuum me diçka tjetër.

Ekziston vetëm një mënyrë për të fituar mbi shqetësimin tonë, dhe kjo do të thotë ta zëvendësosh atë me këtë pasion pozitiv:  të kërkosh mbretërinë e Perëndisë. Derdhe veten në kauzën e Perëndisë.

Uri dhe etje, pas drejtësisë. Jetoje jetën tënde për dikë tjetër. Për diçka më të madhe se sa vetja jote.

Jezusi thotë se kur të bësh këtë, të gjitha gjërat e tjera do të funksionojnë. “Ato do të jepen edhe ty.” Zgjedhja përfundimtare për shqetësimin është kjo: Ndrysho gjithë orientimin e jetës tënde nga mbijetesë në shërbim, lëre veten të lirë në diçka shumë herë më të madhe, më të madhe se sa shqetësimet e jetës. Të shqetësohemi, a të mos shqetësohemi është një vendim që e marrim vetë.

Shqetësimi nuk është diçka që është kryer me detyrim ndaj nesh, prej rrethanave të jetës sonë.

Jemi ne ata që vendosim nëse do të fokusojmë mendjen, zemrën, energjitë tona në Të. Jezusi thotë: më kërkoni mua. Kërkoni mbretërinë time. Jetoni për diçka që nuk do të vdesë kurrë.

Dhe kujtoni gjithmonë, zogjtë e qiellit, zambakët e fushës. Kujtoni se sa i çmuar je ti për Perëndinë. Kujto se Ai të do ty më shumë se çdo gjë tjetër.

Unë nuk e di se me çfarë je duke u përballur në këtë ditë. Por di këtë, se Jezusi kujdeset për ty.

Dhe Jezusi të thotë të sot, ” Unë po ju lë paqen, po ju jap paqen time: unë po jua jap, po jo si e jep bota; zemra juaj mos u trondittë dhe mos u frikësoftë.”