Print

Titulli: Perëndia nuk ka anësi

helbi i planit të Perëndisë për të pajtuar njerëzit është që të gjithë të vijnë tek ai përmes Birit të tij Jezus Krishtit.

Pra mësimi i parë që u mësoi Jezusi të krishterëve ishte të pranonin të tjerët.

KORNELIUSI NJERIU QË I DRUHEJ PERËNDISË

Korneliusi ishte një shembull i mirë i personit që mund të takoje në botën e shekullit të parë. Ai ishte një njeri që i “druhej Perëndisë” edhe pse nuk ishte jude dhe kishte nje prejardhje pagane, ushtar romak, ai ishte një njeri shumë shpirtëror.

Ai e kërkonte Perëndinë. Nuk mjaftohej me kënaqësitë e kësaj bote  si bëjnë shumë nga ne.

Duket sikur në çdo moshë njerëzit e jetojnë jetën në sipërfaqe, pa menduar asnjëherë për pyetjet e rëndësishme në jetë.

Por Korneliusi nuk ishte kështu. ai nuk mjaftohej me të pasurin e një karriere të mirë, një shtëpie të rehatshme,  të bukur  dhe një familje të lumtur. Ai ishte i interesuar në çështjet rreth së vërtetës, kuptimit të jetës apo natyrës së realitetit të vërtetë.

Çuditërisht ai ishte vendosur në Cezarea, kryeqyteti romak i Palestinës, por pas kërkkimit të tij ai gjeti Perëndinë, Perëndinë e gjallë dhe të vërtetë. Si korneliusi duhet të ketë pasur shumë njerwz në botën antike , burra dhe gra që nuk ishin të kënaqur me adhurimin e idhujve dhe përhapjen e imoralitetit në kulturën e tyre.

Sapo ranë në kontakt me judenjtë e panumërt përreth Mesdheut u tërhoqën shumë prej urtësisë së Biblës, madhështisë dhe shenjtërisë së Perëndisë së Izraelit.

Pothuajse në çdo vend ku mund të gjeje sinagoga judease kishte edhe njerëz që i druheshin Perëndisë.

Teksa këta grekë dhe romakë dëgjuan mësimet e biblës hebrease dhe morën pjesë në lutjet dhe liturgjinë e adhurimit jude dhe aty ata zbuluan Perëndinë e vërtetë. Besimi pagan sipas të cilit ishin rritur ata, së bashku me turmën e perëndive dhe perëndeshave mitike, nuk po i kënaqte më këta kërkues të së vërtetës.

Judaizmi ishte një besim etnik. Ligjet dhe ceremonitë ishin një pengesë për çdo johebre që dëshironte të bëhej pjesë. Një johebre mund të konvertohej në Judaizëm duke u bërë prozelit .

Kjo nënkuptonte pranimin e ligjit Jude (përfshi këtu edhe rrethprerjen e meshkujve),duke iu dorëzuar një identiteti etnik dhe duke birësuar një identitet të ri jude.

Ky ishte një vendim shumë i vështirë. Por derisa ai apo ajo të konvertohej në Judaizëm, mbetej i papastër në sytë e judenjve, pavarësisht se sa fetar dhe i moralshëm ishte.

Ndaj shumë njerëz rrinin në pritje në anët e sinagogës, duke parë dhe duke dëgjuar, në pritje se diçka do të ndodhte që ata të bëheshin pjesë mbretërisë së tij.

Shumë nga këta johebrenj që i druheshin Perëndisë u bënë të krishterë menjëherë sapo dëgjuan se Jezus Krishti kishte ardhur për të gjithë pavarësisht racës apo kombësisë.

RRËFIMI I DY KONVERTIMEVE

Dua të theksoj se vitet e para kisha e krishterë  ishte krejtësisht judease. Çdo i krishterë ishte thjesht një jude i cili kishte pranuar Jezusin si Mesia. Në fakt edhe nëse i quaja “të krishterë”, termi nuk përkon me kohën sepse ai u përdor për herë të parë kur ungjilli mbërriti në Antioki në Siri, siç përshkruhet tek veprat 11. para kësaj, ndjekësit e Jezusit njiheshin vetëm për këtë: ndjekësit e Jezusit

Gjatë ditëve të para të krishterimit, Pjetri ishte drejtuesi i tyre kryesor. Ai kishte qenë një dishepull i Jezusit dhe një predikues i guximshëm i besimit në Krishtin, por ai kishte mbetur ende një jude që e praktikonte besimin e tij. Pjetri ruante Sabatin, dhe të gjitha rregullat përsa i takon ngrënies së ushqimit.

Nëse një jude do të hante në shtëpinë e një johebreu ai ishte duke shkelur traditën judeas, por edhe një tabu të kulturore. Si mund të pranoheshin johbrenjtë në lëvizjen e re të Krishtërimit.

Si mund të pranoheshin ata në kishë, përderisa të krishterët judeas kishin një paragjykim të madh ndaj tyre?

Përgjigjen e kësaj e gjejmë tek historia e Pjetrit dhe Korneliusit. Takimi i tyre i papritur i theu të gjitha tabutë dhe përgatiti rrugën për heqjen e pengesave që i mbanin judenjtë larg johebrenjëve.

Por për ta bërë këtë Perëndia duhet ti ndryshonte të dy këta burra. Historia e takimit të Korneliusit me Pjetrin është në fakt rrëfimi i dy konvertimeve. Duhet të ndryshonte mendimi i të dy njerëzve. Të dy duhet të formonin qëndrime të reja, një mënyrë të re për ti parë njerëzit. Korneliusi u konvertua dhe pranoi Krishtin. Ndërsa Pjetri u konvertua duke pranuar Korneliusin.

Luka na i tregon këtë histori tek veprat 10. Një ditë Korneliusi ishte duke u lutur në shtëpinë e tij, Zoti i dërgoi një engjëll që iu shfaq atij në një vizion dhe i tregoi për një njeri që quhej Pjetër. Atëherë, lajmëtarët e Korneliusit po i afroheshin vendit ku qëndronte Korneliusi.

Të nesërmen, ndërsa ata po udhëtonin dhe po i afroheshin qytetit, Pjetri u ngjit në tarracë, rreth orës së gjashtë për t’u lutur.

10  E mori uria dhe donte të hante; dhe, ndërsa ata të shtëpisë po i përgatitnin ushqimin, u rrëmbye në ekstazë;

11  dhe pa qiellin e hapur dhe një send që i përngjante një çarçafi të madh që po zbriste drejt tij; ishte lidhur në të katër cepat dhe kishte zbritur në tokë,

12  dhe brenda tij ishin të gjitha llojet e katërkëmbësheve, bisha, zvarranikë të tokës dhe shpendë qielli.

13  Dhe një zë i tha: “Pjetër, çohu, ther dhe ha!”.

14  Por Pjetri u përgjigj: “Kurrsesi, o Zot, sepse unë nuk kam ngrënë kurrë asgjë të papastër ose të ndotur!”.

15  Dhe zëri i tha për të dytën herë: “Gjërat që Perëndia i ka pastruar, ti mos i bëj të papastra”.

16  Kjo ndodhi tri herë; pastaj ai send u ngrit sërish në qiell. Veprat 10:9-16, niv

Mesazhi i vizionit ishte i qartë dhe u bë akoma më i qartë me kalimin e kohës. Ky vizion në të vërtetë nuk ishte për ushqimin por për njerëzit.

Zoti i kujtoi Pjetrit se nuk duhet të quante të papastër atë që Perëndia e kishte bërë të pastër. Dhe në atë moment erdhi një mesazh prej Korneliusit që e ftoi të shkonte me ta.

“NE JEMI DËSHMITARË”

Dhe ai u tha atyre: “Ju e dini se nuk është e ligjshme që një Jude të shoqërohet me një të huaj ose të hyjë në shtëpinë e tij; por Perëndia më dëftoi që të mos e quaj asnjë njeri të papastër a të ndotur. 10:28, niv

Pjetri e mësoi mësimin. Zemra e tij u hap ndaj racave dhe kulturave të tjera. Tani ai kishte ndryshuar, dhe ishte radha e Korneliusit të ndryshonte.

Pjetri shkoi për ti rrëfyer familjes së tij për Zotin Jezus. “Ne jemi dëshmitarë për gjithçka që Zoti Jezus bëri,” deklaroi Pjetri (v. 39). Ai i lidhi faktet e Jetës së Jezusit me rikujtimin e ngjarjes së Jezusit, pra asaj që ai bëri me vdekjen dhe ringjalljen e tij. “Jezus Krishti është Zot mbi të gjithë,” deklaroi Pjetri. ” Tani ai na urdhëroi t’i predikojmë popullit dhe të dëshmojmë se ai është ai që Perëndia e ka caktuar si gjykatës të tw gjallëve dhe të të vdekurve. ” (Veprat 10:42). ” Kushdo që beson në të merr faljen e mëkateve me anë të emrit të tij ” (v. 43).

Ndoshta mund të thoni se përse Pjetri, i tha të gjitha këto, pse duhet ta dëgjonte Kornelius dhe familja e tij , pse ishte i rëndësishëm ky takim.

Fundja fare a nuk ishte Korneliusi tashmë një njeri i përkushtuar? Ai ishte i shumë besimtar dhe i fisshëm. Të gjithë e admironin atë dhe ai e kërkonte Zotin me zemër të sinqertë. Madje Perëndia i dërgoi një mesazh të veçantë. Çfarë kërkonte ai më shumë?

Ai duhet të njihte Jezus Krishtin. Korneliusi ishte fetar dhe feja nuk mjaftonte. Korneliusi ishte i admriueshëm, por të qenurit një njeri i përmbajtur nuk mjaftonte

Perëndia iu përgjigj lutjes së Korneliusit për të mësuar të vërtetën, shpëtimin dhe njohjen duke dërguar Pjetrin për ti shpjeguar atij se shpëtimi vjen më anë të Krishtit. Pjetri i ndau ungjillin gjithë familjes dhe ata besuan.

JEZUSI ËSHTË GJALLË!

Kjo e dallon Krishterimin e vërtetë. Sepse ai është shumë më tepër se një sërë doktrinash dhe besimesh, apo praktikimi i veprave të mira. Në zemër të Krishterimit është marrëdhënia me Perëndinë e gjallë, Jezus Krishti, që na bashkon me atë dhe të gjithë njerëzit e tjerë që besojnë në të.

Ky jmi i mirë i ungjillit vlen për të gjithë! të gjithë duhet të pendohen de të besojnë në Jezusin në mënyrë që të shpëtohen. Të gjithë janë  të mirëpritur pavarësisht racës apo kombësisë së tyre. “Perëndia nuk ka anësi!” perëndia i pranon të gjithë njerëzit ashtu siç janë

Të gjithë kanë hyrje të lirë para Perëndisë duke besuar në Krishtin.

Po ti për cilin lloj konvertimi ke nevojë?

Nëse nuk je ende i krishterë të ftoj të pranosh Jezusin si zot që të marrësh falje për mëkatet.

Ndërsa ftesa tjetër vjen për ata që tashmë janë të krishterë. A i fton të vijnë në kishë të tjerët që nuk janë si ti, por të një race, kombësie apo kulture tjetër? Në mënyrë që edhe ata të gjejnë shpëtimin. Nëse e ke bërë shumë mirë, nëse jo sot mendo për dikë që mund të ftosh në takimin e së dielës. Perëndia të bekoftë në këtë sipërmarrje.