Perëndia siguron përmes lutjes

Print

Titulli: Perëndia siguron përmes lutjes (pjesa 2)

Jezusi nuk qëndron në Kapernaum, në qytetin e suksesit të tij. Jo, Jezusi doli prej bisedës së tij me Perëndinë, dhe këshillimit me Atin, me ide të qarta e të ripërtërira për misionin e Tij.

Ai nuk do të ndalonte për të fituar më shumë popullaritet në atë vend, pavarësisht se sa të etur për Të ishin njerëzit në atë qytet,  apo për më shumë mrekulli madhështore, a predikime më të mira.

Për të nuk kishte rëndësi se ishte aq shumë i kërkuar. Ai u tha dishepujve se ishte koha të largoheshin.

“Le të shkojmë diku tjetër, ndoshta në fshatrat përreth, që të mund të predikoj edhe atje. Unë për këtë kam ardhur.” Ia vlen të theksojmë se Jezusi del në këtë përfundim, pasi ka takuar Atin e tij herët në mëngjes në lutje. “Le të shkojmë, kështu mund të predikoj edhe në vende të tjera. Kjo është arsyeja përse unë kam ardhur.”

Kjo është pika më e rëndësishme. Është thelbi i asaj që po them sot. Nëse tani largohesh prej radios, apo po fik aj- podin tënd, dua që të kujtosh të paktën këtë gjë, pika e fillimit dhe themelore për të përshtatur mësimet e dishepullizimit, në jetën tënde është të kalosh kohë me Atin tënd qiellor.

Inkurajimi dhe nxitja e njëri tjetrit, që t’i ngjajmë më shumë Jezusit, nuk mjafton. Në fakt, me fuqitë tona, ne nuk mund të bëjmë atë që Jezusi bëri për ne. Nuk ia dalim dot. Ose mund tia dalim për një farë kohe, por në fund nuk do të jemi të rraskapitur. Ne kemi nevojë për qëndrueshmëri, durim, dhe fuqi. Ne thjesht nuk mund ta bëjmë këtë pa njohur Atë të Cilin njihte edhe Jezusi.

Jezusi kaloi kohë me Atin e tij. Ai e bënte shpesh këtë dhe e bënte shumë mirë. Dhe kjo ishte pjesa e parë e të qenurit një dishepull veprues- Ti duhet të kesh një lidhje personale me Perëndinë përmes lutjes. Pa lutje nuk mund të shkosh askund dhe nuk ke për të arritur shumë, të mos themi asgjë.

Një prej hobeve të mia është gdhendja në dru, dhe më pëlqen kaq shumë të shkëputem nga gjërat e tjera e të shkoj poshtë në bodrum , herë pas here për të punuar me një projekt, apo për të gdhendur diçka të veçantë për shtëpinë.

Një prej instrumenteve që unë përdor rregullisht, është trapani pa kordon. Ai më ndihmon shumë, sepse është mjaft i fuqishëm për të shpuar edhe betonin, pa e lidhur fare me kordonin e rrymës.

Unë e përdor shumë atë, por bateria nuk mban shumë, është e qartë që duhet të ndal punën në mënyrë që të vë baterinë në karikim. Nuk ka rëndësi se sa problematike është puna, apo sa e emergjente është ajo që po punoj, kur bateria mbaron, ajo duhet mbushur, ndaj duhet ta heq ta vendos te karrikuesi në një “kohë qetësie”, larg punës së lodhshme. Pra bateria duhet të pushojë për pak, duke u lidhur me  prizën e murit dhe të rimbushet. Në fakt nëse unë vazhdoj punën, kur e di se fuqia po i mbaron, me shumë mundësi mund ta dëmtoj atë, dhe pasi të jetë mbushur nuk do të jetë më aq e mirë sa më parë.

E njëjta gjë ndodh edhe kur zemra jonë është e përfshirë në një shërbesë. Ne nuk mund të vazhdojmë shumë gjatë me fuqitë tona, pa pësuar dëme ne vetë, apo të tjerët me të cilët shërbejmë, apo dëme në marrëdhënien tonë me Perëndinë. Koha që kalojmë me Perëndinë duke kërkuar ngushëllimin, drejtimin dhe përtëritjen e Tij është njëlloj si ushqimi i shëndetshëm për një atlet të suksesshëm.

Kjo na jep energji. Dhe nëse leximi i Biblës, në mesazhin tonë është një tregues, atëherë koha me Perëndinë është njëlloj siç janë rregullat e marshimit për një ushtar.

Ne mund të marrim drejtim, dhe qartësim për thirrjen tonë, përmes lutjes dhe dëgjimit të zërit të Zotit. Ki parasysh se si Jezusi u ngrit prej lutjes, atë mëngjes shumë i qartësuar se duhet të shkonte në vende të tjera, tek njerëzit e tjerë që kishin nevojë të dëgjonin mesazhin që Ati i Tij i kishte dhënë për të predikuar.

Jezusi u ngrit nga lutja dhe iu kthye sërish shërbesës.

Misionin e tij e hodhi në veprim. Marku na tregon se Ai shkoi për të takuar një burrë që vuante nga lebra, një sëmundje e tmerrshme në lëkurë, që rezultonte fatale.

Trupi i këtij njeriu ishte mbuluar me plagë të hapura. Për të ishte e dhimbshme, të ecte, të lëvizte, madje edhe thjesht të rrinte zgjuar. Dhimbja që kishte përjetuar dhe dëmtimi i muskujve dhe nervave, kishin bërë që trupi i Tij të mos funksiononte normalisht. Ai ishte fizikisht i gjymtuar.

Por për më tepër, sëmundja e tij bëri që të ishte një i dëbuar nga jeta sociale. Ligjet e lashta të shenjtërisë dhe pastërtisë, që gjendeshin në Dhjatën e Vjetër, kërkonin që ai dhe të tjerët si puna e tij ti rrinin larg pjesës tjetër të komunitetit.

Ai nuk mund të kishte marrëdhënie normale me njerëzit e familjes dhe miqtë. Pra ai jetonte i vetëm në periferi të qytetit, duke lypur ushqim dhe mbështetje.

Të qenët një i njeri i dëbuar, do të thoshte të mos shkoje me popullin e Perëndisë në adhurim. Ai nuk mund të shkonte në tempull, për të ofruar sakrifica, nuk mund të ishte pjesë e adhurimit publik, as të merrte pjesë në ndonjë festival të përvitshëm, që ishte pjesë e jetës fetare të komunitetit. Ai ishte njëkohësisht një i dëbuar shpirtëror.

Kështu ai vjen tek Jezusi, afrohet më shumë se sa i lejohej dhe ulet në gjunjë dhe i lutet. “Po të duash ti Zot mund të më bësh të pastër.” Nga zëri i mekur, nuk duket shumë i sigurt në vetvete. Ai nuk kishte dyshime se Jezusi ishte në gjendje ta shëronte atë. Reputacioni i Zotit ishte përhapur, dhe ky njeri me lebër kishte dëgjuar dhe kishte për zemër shërbesën e Jezusit. Por ai ishte lënduar prej rregullave fetare, dhe ishte lënë jashtë. A do t’i afrohej Jezusi një njeriu të dëbuar si ai? Ai nuk e njihte zemrën e Jezusit!

Në këmbim të kërkesës së tij, Jezusi tregoi dhembshuri, sepse kishte qenë në prani të Atit të Tij.

Jezusi e dinte, se çfarë duhet të bënte, Ai e dinte misionin e Tij në këtë botë. Ai kishte marrë energjinë dhe drejtimin e duhur në kohën e tij të rregullt të lutjes, për të bërë gjërat që Ati dëshironte për të.

Jezusi e restauroi atë plotësisht. Ai e prek atë njeri me lebër, që dukej asokohe një veprim skandaloz.

Në sytë e atyre që shikonin, Jezusi rrezikoi veten. Të prekje një njeri të papastër do të thoshte se edhe ti bëheshe i papastër. Dhe ne e dimë nga përshkrimet e tjera rreth shërbesës shëruese të Jezusit, se nuk kishte aspak nevojë të prekje atë njeri.

Shumë herë, Jezusi i shëroi njerëzit nga sëmundjet, madje edhe ngriti të vdekurit nga varri , pa i prekur fare dhe pa i takuar njerëzit që kishin nevojë për ndihmën e Tij.

E vetmja  gjë që duhej ishte një fjalë prej Tij dhe gatishmëria e Tij. Por në këtë rast, Jezusi vendosi të shkonte përtej shërimit , dhe ta prekte lebrozin. Ndoshta kjo ishte prekja e parë njerëzore ndër vite.

Pra Jezusi e shëroi lebrozin nga ana fizike. Plagët e tij u larguan, dhe lëkura u restaurua. Por Jezusi e dërgon specifikisht atë të dalë përpara priftit.

Ai ishte dërguar që të mund të merrte restaurim shpirtëror, ai do të bashkohej shumë shpejt në adhurim me njerëzit e tjerë të komunitetit. Kjo do të sillte gjithashtu restaurim social, ai shumë shpejt do të bashkohej me njerëzit e tjerë, do të ishte sërish pjesë e familjes së Tij dhe e rrethit të ngushtë të miqve.

Jezusi e shëroi dhe e restauroi, plotësisht atë si person, dhe këtë gjë e bëri shpesh teksa merrte drejtim prej Atit të tij.

Dhe në shërbesën e Jezusit, kuptojmë më mirë se çfarë do të thotë për ne ta ndjekim Atë, të jemi dishepujt e Tij.

Nëse ne jemi dishepuj atëherë, misioni i tij është misioni ynë: ne duhet t’i sjellim shpresë dhe shërim të sëmurëve, të vetmuarve, dhe njerëzve të veçuar nga shoqëria.

Ne duhet të arrijmë të gjithë ata që janë të lënduar, të gjithë ata që janë larguar prej Perëndisë.

Jezusi e bëri këtë gjatë gjithë kohës. Dhe ne duhet të jetojmë ashtu siç jetoi Jezusi.

Unë lutem që Fryma e Shenjtë të hapë sytë e tu, për të parë në rrethin e influencës ata njerëz që kanë nevojë për një inkurajim që vetëm ti mund tua japësh. Unë lutem që gjatë kësaj jave ti do të ndërmarrësh një hap për të bërë diçka për Jezusin që nuk e ke bërë më parë.

Por teksa hyjmë në këtë shërbesë të re, ne duhet të kemi parasysh pikën themelore për fillimin dhe vazhdimin e një misioni: marrëdhënia personale me Perëndinë, e cila ushqehet përmes lutjes. Pikërisht për këtë pati nevojë Jezusi dhe kërkoi gjatë kohës së shërbesës së tij në tokë.

Qoftë për ne, kjo lloj marrëdhënieje, një burim udhërrëfimi, në misionin tonë, po kështu një burimi i mirë energjie, ngazëllimi dhe entuziazmi në atë thirrje.