Perëndia vjen dhe zgjeron të menduarit tonë

Print

Titulli: Perëndia vjen dhe zgjeron të menduarit tonë (pjesa 1) Krishtlindje

Dëshiroj sot të ndaj një histori shumë të vecantë për të cilën kemi folur më parë, por sot dua ta lidh me adventin.

Jam shumë i intriguar nga i riu Jona. Jona më ngjan pak mua…është një njeri i zakonshëm i Perëndisë që u thirr për të qenë profet. Jam i sigurt se ai e quajtur privilegj të ishte profet. Shumë njerëz do ta quanin kështu. Por kur Perëndia i erdhi me këtë thirrje, duket se u shqetësuar më shumë se sa kishte menduar në fillim.

Duhet ta përmendim se në kohën kur ai jetoi njerëzit nuk kishte përvoja shumë të këndshme kombëtare dhe frymore.

Pra dua te them se marrëdhëinet midis kombeve ishin shumë të tendosura. Lufta për pushtet ishte tema e ditës. Luftrat dhe pushtimet, ishin dicka e zakonshme. Ana shpritërore e kombeve nuk ishte më e mirë. Shumë njerëz e kishin humbur besimin tek Perëndia dhe e kishin marrë të mirëqenë përkujdesjen e tij.

Prandja Perëndia po e humbiste durimin me këta njerëz dhe ndaj do të sillte gjykim mbi ta.

Pra kur Jona ra dakord që të bëhej profet, ma merr mendja se ai mendoi që kjo mundësi do të sillte shpresë, ngushëllim dhe mbase një ringjallje për popullin e tij.

Ndoshta ai përfytyroi Perëndinë si një Bari, apo Mbret, apo Mbrojtës i cili do ta ndihmonte në ditë si këto. Dhe më pas ai do të dënonte armiqtë e tyre që i kishin kërcënuar.

Në vend të kësaj, filloi ta mendonte Perëndinë si një Shqetësues. Pikërisht, SHqetësues. Kjo është një histori me të vërtetë e çuditshme.

Profetët, sic ishte Jona, presin që të marrin detyra dhe thirrje nga Zoti. Por kjo thirrje nuk ishte ashtu sic e kishte menduar ai.

Dakord, ai mori një thirrje nga Zoti, që thoshte shko prediko, prediko në një qytet të madh.

Por qyteti ku duhej ta bënte këtë ishte Ninive, mirëpo Jonës ky qytet nuk i pëlqente aspak. Ai nuk donte të shkonte në atë qytet.

Dhe kështu, në vend që të shkonte atje, u arratis.

Një përshkrim gjeografik do të na bënte punë këtu. Jona po jeton në Palestinë. Ndërsa Ninive është një qytet i madh qindra kilometra në lindje, në verilindje. Faktikisht ndodhet në territorin që tani quhet Irak. Pra Jonës i thuhet që të shkojë në verilindje për të predikuar. Në vend të kësaj ai drejtohet në perëndim, drejtimi i kundërt, niset me anije në Tarshish.

Për të shkuar aty përshkon gjithë Detin Mesdhe. Por nëse e vini re, thuhet se ai “u arratis nga Perëndia”

Pra ai jop vetëm që donte të largohej nga Ninive, por dëshironte të largohej nga Perndia që e kishte thirrur të shkonte atje.

Biseda mes tyre duhet të ketë shkuar kështu:

“Jona, dua që të shkosh dhe të predikosh në Ninive. Është një qytet i madh, por duhet të predikosh atje. E di që kjo të befason. E di që ata janë armiqtë e tu. Por aty është vendi ku duhet të predikosh, Jona.”

“në asnjë ,mënyrë, Perëndi”! puna si predikues nuk është e keqe, por jo atje. Në asnjë mënyrë! Në cdo vend tjetër do të shkoja por atje jo! Nuk do të shkoj! Nuk mundem dhe, nuk do ta bëj.”

Kështu Jona shkoi në Jopa, zbriti në port, bleu një biletë, hypi në anije dhe kur më në fund anija po largohej nga porti ai zuri vend dhe filloi të qeshë. Uauuu ia dola! Jam i sigurt më në fund!

Ndoshta ti e di fundin e historisë. Perëndia ndërhyn dhe ia bën të qartë Jonës se kështu nuk ka për tia hedhur dot.

Prandaj Perëndia bëri një sërë gjërash. Së pari, ai solli një stuhi të madhe që e ndaloi udhëtimin e tij. Së dyti, një plan i organizuar nga detarët në anije për ta hedhur në det, të bindur se ishte ai shkaku i asaj stuhie; dhe më pas Perëndia solli një peshk të madh që e gëlltitdhe e mbron atë pasi e kishin hedhur Jonën në det.

Dhe më në fund, peshku e la Jonën në tokë të thatë, e nxorri në një plazh, shëndoshë e mirë, por pak të frikësuar.

Në këto ngjarje, jona e njohu Perëndinë si”Perëndia që trazon”

Po Perëndia mund të bëhet një trazues , sidomos për ata që dëshirojnë të largohen prej Tij.

Pra ja se cfarë ndodh. Ndonjëherë ne ngesim në zakonet tona, bëhemi shumë mendje ngushtë, përqëndrohemi shumë tek vetja, dhe ia heqim Perëndisë kontrollin e gjërave dhe mendojmë se mund ta gjejmë vetë shtegun që do marrim.

Dhe ne bëhemi nëjsh me këto mendime sa që nuk dëshirojmë ti shqyrtojmë ato. Ne thjesht jemi mësuar me to. Kjo është rruga jonë dhe kështu duam të vazhdojmë!

Por kjo nuk i pëlqen Perëndisë, ndaj Atij i duhet të na nxjerrë nga zona jonë e rehatisë duke na trazuar.

Kështu ai bëhet “Perëndia që trazon”

Kjo më kujton historinë e shkrimtarit Si Es Lljuis, “Luani, magjistari dhe gardëroba”(Lion, the Witch and the Wardrobe), një histori ku fëmojët prezantohen me një luan, dhe kjo bëhet e qartë më vonë se ai është Krishti, Luani i fisit të Judës. Dhe njëra nga vazjat pyet,”A është i sigurt?” dhe përgjigja është,”i Sigurt? Oh jo, jo. Por është i mirë!”

Disa nga shokët e Jonës e kishin zbuluar se Perëndina mund të ishte ” i mirë por jo i sigurt.”

Ata zbuluan se ai mund të ishte një trazues. Isaia kishte detyrën që të shkonte tek populli i Perëndisë dhe tu tregonte atyre, se Zoti nuk do të dëgjonte më adhurimin e tyre sepse jetët e tyre ishin plot ligësi.

Dhe kohë më vonë Hagai u tregoi atyre se kur Mesia të vijë ai do të “tundë qiejt dhe tokën dhe detin dhe tokën e thatë.” “unë do të shkund kombet” tha ai. (Haggai 2:6, 7)

Në faqet mbyllëse të dhjatës së vjetër,profeti Malakia u shpjegoi se kur Mesia do të vinte, ata nuk do ti bëjnë dot ballë ardhjes së tij, sepse, tha ai,

“Ai është si zjarri i shkrirësit, si soda e larësve.” “Ai do të ulet si ai që shkrin dhe pastron argjendin..”

(Malakia 3:2, 3). Kjo është shumë shqetësuese, si thua?!

A të vijnë ndër mend kohra kur atij i është dashur ta bëjë këtë me ty? A të kujtohen? Kohrat kur ke ngecur në rrugën tënde, dhe ne nxjerrim mijëra arsye përse është kështu, por Perëndia nk ka pasur këtë në mendje. Prandaj ai na trazoi ne dhe idetë tona të tjeshta dhe të vogla.

Historia vazhdon

Pra le ti kthehemi edhe njëherë historisë së Jonës. Ai mori një thirrje nga Perëndia; u munduar të largohej; Perëndia e ndaloi me një stuhi; ai kaloi në procesin e hetimit të shpirtit; dhe në fund Perëndia e ktheu ata në breg me anë të një peshku të madh.

Biseda e dytë mes Perëndisë dhe Jonës në breg të detit, duhet të ketë qenë një takim i vërtetë. Ato pak ditë nën ujë, padyshim që ishin përvojë e frikshme dhe rrënqethëse për Jonën.

Ja ku është kthyer tani në tokë të thatë, ndoshta shumë i çuditur që ëshët ende gjallë, por shumë i përulur, dhe jam i sigurt se është zënë pak ngushtë.

Dhe tani Perëndia vjen sërish me thirrjen e tij, herën e dytë. Por është e njëjta thirrje, i njëjti qytet, pa asnjë ndryshim fare. “Shko në qytetin e madh të Ninives dhe shpall mesazhin që të kam dhënë.”

Jona me të vërtetë ka shumë zgjedhje kësaj here. Ai i dinte se duhet të shkonte në Ninive për të predikuar. Prandaj ai shkoi. Dhe predikoi aty. Ai predikoi ekzaktëisht atë që perëndia i kishte thënë. Ai shkoi anembanë nëpër qytet duke thënë:”Edhe dyzetë ditë dhe Ninive do të shkatërrohet!”

Dhe pastaj ndodhi dicka befasuese. Njerëzit reaguan! Ata u penduan! U penduan me të vërtetë! Të gjithë, nga më i riu tek më i moshuari, nga njerëzit e rrugës tek mbretërit në fron! Nuk ka asnjë mënyrë për ta përshkruar atë konvertimit masiv në Ninive.

Dhe Perëndia i fali ata! Thuhet se ai “pati dhembshuri dhe i nuk i solli mbi ta shkatërrimin që u kishte thënë.” Cfarë historie! Perëndia po i fal njerëzit mëkatarë të Ninives, pikërisht ata njerës që kishin qenë armiqtë e Izraelit!

Mendoje pak këtë! Armiqtë tani janë në mbretërinë e Perëndisë! Cfarë hiri nga ana e Perëndisë! Nëse historia do të mbyllet këtu, atëherë do të jetë një histori e kaq e madhe.

Kjo është nga ato histori për të cilat njerëzit shkrujanë libra.

Përballja e ashpër

Por libri ka një kapitull të katërt, që nuk është dhe aq i këndshëm. c’është e vërteta, mendoj se është pak i athët. Ose më keq akoma! Oh, është mirë që Perëndia i fali ata, po kjo ishte në kapitullin 3. Do të shohësh dicka shumë ndryshe kur hyn në kapitullin katër.

Kapitulli katër nuk është për predikimin e Jonës, as për pendimin e Ninivitëve. Nuk është as për faljen e Perëndisë. Por për inatin e Jonës, përballë faljes që Perëndia u afroi këtyre njerëzve.

Dhe pas kësaj vjen një diskutim i ashpër mes Perëndisë dhe Jonës.

Sic e kuptoni, Jona nuk ishte shumë i kënaqur me këtë, ishte i inatosur, dhe nxjerr pa dashje disa fjala të ashpra kundër Perëndisë: “Perëndi, unë të paralajmërova se kjo do të ndodhte, ti je gjithmonë gati ti falësh njerëzit dhe, tani shiko në çfarë telash jemi futur- Ninivitët në mbretëriën e Perëndisë, armiqtë tanë kanë hyrë në kishë… lojë e bukur, Perëndi! Atëherë po të them këtë….po heq dorë dhe meqë ra fjala, do tw isha i lumtur po tw vdisja!” këto fjalë tha ai.

Prandaj ai dhe Perëndia patën një bisedë shumë trazuese.

Ndërkohë Jona zbulon se Perëndia shkatërron një hardhi të tërë, që të paktën siguronte pak hije për Jonën. Dhe në fund biseda e tyre bëhet më e prerë. Duket sikur Perëndia e ulet dhe bisedon me Jonën sic flet një plak i mençur. Duket sikur ai po thotë: “dëgjo djalosh, ulu këtu një minutë, dhe më dëgjo. Do të them dy tre gjëra që ti dish … ti u mërzite për atë hardhi që as e kishe krijuar, dhe as e kishe mbjellë; po unë si duhet të ndihem për ata 120 000 fëmijë që nuk dinë të dallojnë të mirën nga e keqja, të mos llogarisim pastaj prindërit dhe gjyshërit e tyre. I krijova unë ata! Nuk e kupton këtë!? Nuk mendon se edhe unë kam të drejtë të shqetësohem për ta??!!”

Dhe ndalet aty, pikërisht aty! Nuk ka më kapituj në këtë libër.

farë po ndodhte atje? A e vë re se si Perëndia ndërhyn? Ai thjesht nuk do ta lejonte të largohej Jonën. Ai ndërhyri në jetën e tij, për ta shpëtuar nga peshku, e thirri për herë të dytë, por nuk e la me kaq.