Perëndia vjen dhe zgjeron të menduarit tonë

Print

Titulli: Perëndia vjen dhe zgjeron të menduarit tonë (pjesa 2) Krishtlindje

Herën e kaluar e lamë bisedën tonë tek Jona që ishte zemëruar me Perëndinë. Zoti ndërhyn me një përballje gojore: “A ke të drejtë të jesh i zemëruar?” pyeti ai? Dhe më pas ai sjell një hije të mirë(ndoshta për ta qetësuar paksa) dhe më pas ndërhyn me një krimb për ta shkatërruar atë, dhe sërish i thotë fjalët:(“a ke të drejtë të jesh i zemëruar?”) dhe pak më vonë me një qortim edhe më ashpër i thotë këtë në vargjet e fundit të librit. (A ke të drejtë të jesh i mërzitur? Ti as nuk e krijove atë hardhi. Atëherë, unë krijova Niniven; unë kam të drejtë të shqetësohem për njerëzit e atij qyteti.”)

Kjo sigurisht që nuk është një histori e këndshme e Perëndisë dhe e këtij predikuesi.

Kjo më kujton një histori tjetër… atë që Jezusi tregoi në Dhjatën e Re, atij që ne e quajmë historia e Djalit Plangprishës. Pjesa më e mirë e historisë është se biri vjen në vete dhe kthehet në shtëpi për të kërkuar falje…dhe babai vjen për ta përqafuar, i vesh një rrobë, i ve një unazë dhe kërkon të bëhet një festë.

Por edhe kjo histori ka një fund të çuditshëm. Ne e gjejmë atin dhe djalin më të madh, në verandë duke bërë një debat të nxehtë, për faktin se përse babai mirëpriti djalin e keq, e më të vogël, në shtëpi.

Kjo histori mbyllet me një kthesë zhgënjyese. Ky vëlla nuk dëshiron të merret aspak me të vëllanë që babai e mirëpret në shtëpi!

Disa gjëra që duhen mësuar

Pra le ti kthehemi edhe njëherë historisë dhe të pyesim veten: cfaër po ndodh këtu? Përse këtij predikuesi i duket shqetësues Perëndia?

Ose përse, Perëndisë i duket e nevojshme ta shqetësojë atë kështu? Nëse do të zhveshim disa prej shtresave, jo vetëm do të kuptojmë se çfarë po ndodh këtu, por do të kuptojmë se për çfarë duhet të jemi të përgatitur teksa kujtojmë Lindjen e Krishtit.

Së pari unë kuptoj se Perëndia i dha Jonës një thirrje që nuk e donte.

Po, i dukej sikur ai ishte i gatshëm të bëhej predikues i Zotit. Por ai kishte planet e veta se ku do të predikonte dhe kujt do ti predikonte; dhe për këtë arsye ai kishte idetë e veta për mbretërinë e Perëndisë, po kështu kishte në mendje se kush nuk duhet të ishte atje.

Dhe sigurisht predikimi në Ninive nuk ishte pjesë e atij plani. Ai kishte ngecur në arsyetimin që thotë: “unë do të zgjedh vetë njerëzit që do të hyjnë në mbretërinë e Perëndisë”; çka do të thotë, “Në kishën time dëshiroj vetëm njerëzit e mi”. Dhe ai pato disa ide goxha të qarta, për persona që ai nuk dëshironte në kishën e vet. Kisha dhe mbretëria janë për judenjtë. Vetëm për judenjtë. Po, mund të lejojmë disa të tjerë që të hyjnë, por sigurisht jo ata të Ninives. Ai kishte listën e vet me personat që nuk e meritonin të ishin atje, dhe Ninive ishte pjesë e asaj liste.

E dini, problemi me këtë arsyetim është se bie ndesh me atë që Bibla thotë se kur Jezus Krishti të vijë, si Mesia, ai do të sjellë shpëtim për të gjithë njerëzit e tokës. Ai nuk do të vendosë kufijtë se kush është brenda e kush është jashtë.

Në historinë e hershme, Abrahamit iu tha se përmes tij dhe farës së tij “ do të bekohen të gjitha kombet”.

Dhe Simoni foli qartë në tempull kur mirëpriti Krishtin fëmijë duke pohuar se ai do të jetë “një dritë zbulese për johebrenjtë”. Pra, kur njerëzit vendosin kufij të ngushtë për të përjashtuar grupe dhe klasa të caktuara, atëherë Perëndia duhet të zgjerojë të menduarit tonë, dhe sigurisht që kjo bëhet trazuese për ta.

Ndoshta ti je në dijeni se e njëjta gjë po ndodh edhe sot. A ka njerëz që ti nuk do ti dëshiroje kurrë në kishën tënde? A ka njerëz të një klase të caktuar që ti mendon se nuk janë të përshtatshëm për mbretërinë e Perëndisë?

Nëse ti je më kufizues se Perëndia, atëherë kur Mesia të vijë atëherë mund të duket pak shqetësues për kufijtë e tu të ngushtë.

Faktori i dytë që e ndërlikoi situatën e Jonës është se ai mori një reagim që nuk e dëshironte.

Ai ishte i gatshëm të thoshte:”Dakord, do të shkoj në Ninive, meqë ngul këmbë, por kur të shkoj atje dot predikoj gjykim. ‘edhe dyzetë ditë dhe Ninive do të shkatërrohet’, këtë do të predikoj! Gjykim! Dhe Perëndi, unë pres që ti të sjellësh gjykimin mbi ta. Ata janë persona të huaj, dhe meritojnë të shkatërrohen”. Në ato rrethana ai mund të shkonte me atë mesazh. Por gjykimi nuk erdhi. Njerëzit u penduan, të rinj dhe të moshuar, njerëzit në rrugë dhe në fron.

Ata u kthyen tek Perëndia, vendosën një thes në kokë, dhe i treguan atij se u vinte keq për ligësitë e tyre. E gjitha kjo nuk pritej nga ata!

Mund të imagjinosh krizën që kalon një njeri si Jona, i cili dëshiron që këta persona të mbeten të huaj, të marrin gjykimin e Perëndisë. Në fillim ai nuk dëshiron të shkojë tek ata, pastaj dëshiron vetëm që Perëndia të sjellë gjykimin dhe, në fund ata pendohen. Faktikisht ata kthehen tek Perëndia.

Pastaj ajo që keqëson punët për Jonën është gjëja e tretë që ndodh, ju e dini se ]farë bëri Perëndia, ai i fali ata! Ai shkoi dhe i shpëtoi ata. Ai tregoi se është i dhembshur, i hirshëm, i mëshirshëm. Ai u ktheu mendje, largoi gjykimin që i kishte kërcënuar ata dhe i mirëpriti në mbretërinë e tij.

Sa për Jonën, kjo ishte gjëja më e keqe që mund të bënte Perëndia! Ai nuk dëshironte aspak që Perëndia ta bënte këtë.

Dhe fjalia e fundit në gjithë këtë histori është se Jona thjesht nuk mund të donte ata që donte Perëndia. Ky ishte problemi në zemrën e tij.

Ky ishte një problem zemre! Perëndia i deshi ata Ninivitë, edhe pse ishin të huaj, edhe pse Jona nuk i donte. Perëndia kishte dhembshuri, Jona nuk kishte.

Për Perëndinë, ata ishin krijesat e tij, që kishin shumë nevojë për hirin e tij; për Jonën ata ishin persona të huaj që duheshin mbajtur jashtë.

Jona, ishte e zënë duke ngritur gardhe, për ti mbajtur njerëzit jashtë; Perëndia ishte po merrej me ndryshimin e zemrave të njerëzve që edhe ata të hynin brenda.

Dhe kështu historia përfundon. Faktikisht nuk mbyllet këtu, ajo thjesht ndalon atje. Ajo është një histori e papërfunduar.

Kjo histori duket se nuk ka mbyllje, nuk ka zgjidhje.

Dhe pyes veten a ka një mesazh këtu… se shpesh kur Perëndia mundohet të zgjerojë të menduarin tonë, kjo na shqetëson dhe nuk na pëlqen aq shumë…ka diçka pezull dhe të pazgjidhur?

Pyetjet e Adventit

Pra teksa përgatitim zemrat tona për këtë stinë Adventi, a mund të pyes se a mendon se në këtë histori ndonjë mësim urgjent për ne dhe për kishën sot?

A duhet të ndeshemi ne të gjithë me faktin se Perëndia ka plane më të mëdha se sa ato që mendojmë zakonisht.

Mendoj se kështu ka qenë gjithmonë. Perëndia gjithmonë ka synuar më shumë gjëra, më të mëdha, të shkojë më tej, të arrijë më thellë, të përfshijë më shumë njerëz se sa kemi ëndërruar ndonjëherë. Planet e tij janë më të mëdha se planet tona.

Qysh prej fillimit, Perëndia ka folur kështu për Birin e tij.

Mesia do të jetë drita e johebrenjëve, e gjithë popujve të tokës, por Izraeli e humbi këtë.

Dhe kur arrijmë tek libri i Zbulesës, na thuhet se turma që po hyn në Jerusalemin e Ri është nga,”çdo komb, fis dhe gjuhë.” (Zbulesa 7:9) prandaj ki kujdes që të mos kesh një mendje të vogël si ajo e Jonës. Krishtlindja është për planet e mëdha të Perëndisë.

Prandaj ne duhet të jemi gati që Perëndia të zgjerojë të menduarin tonë që puna e tij të vazhdojë. Ai e bëri këtë me Jonën, e bëri me Pjetrin dhe me shumë të tjerë.

Ai gjithmonë vepron për të na zgjeruar, dhe kjo është e vështirë, dhe shumë shqetësuese për ne.

Mendo se sa shpesh e bëri ai këtë, gjatë shërbesës së Jezusit; ndërsa judenjtë dhe farisenjtë e tyre ishin të zënë, duke bërë komplimente vetes se ata personat e brendshëm që e meritoni të ishin aty, teksa Jezusi kishte dalë për të ngrënë darkë me portierët dhe mëkatarët.

Ndërsa judenjtë mblidheshin bashkë, Jezusi shëronte johebrenjtë.

Më e rëndësishmja është kjo. Puna e Perëndisë dhe plani i Perëndisë është parësor. Ai duhet të vazhdojë, edhe pse ne duhet të zgjerohemi pak që kjo të ndodhë. Unë e di se zgjerimi nuk është aq i lehtë. Dalja jashtë nga zona e rehatisë, sjell shumë ankth. Por vepra e Jezus Krishtit, që të sjellë njerëz në mbretërinë e Perëndisë, pavarësisht nga vijnë ata, është diçka më e rëndësishme se zona jonë e rehatisë.

Dhe kjo histori na përgatit në fakt për disa surpriza të mëdha në fund. Sepse me siguri kështu ishte për Jonën.

E dini çfarë, ai gjeti Ninivitët në të njëjtën kishë ku shkonte ai vetë. Edhe ne do të kemi surpriza. Kur të shkojmë në Jerusalemin e Ri, do të zbulojmë se ne nuk jemi të vetmit, por aty ka edhe njerëz nga cdo gjuhë, komb, ngjyrë dhe kulturë.

Dhe shumë prej tyre nuk janë si ne, nuk janë nga i njëjti nivel i shoqërisë.

Prandaj teksa stina e Adventit kalon dhe Krishtlindja afrohet gjithmonë e më shumë, kam dy pyetje për të gjithë ne: së pari, a e njeh ti personalisht dhembshurinë e Perëndisë përmes Jezus Krishtit? A je penduar për mëkatet e tua?

Nëse një qytet i keq si Ninive, që jetonte nën kërcënimin e gjykimit të Perëndisë, gjeti dhembshuri dhe mëshirë, mendoj se mund ta gjesh mëshirë edhe ti. Tek e fundit, kjo është arsyeja përse Jezus Krishti, erdhi këtu si Mesia, për të sjellë mëshirën dhe dhembshurinë e Perëndisë për gjithë mëkatarët e penduar. Zemra e tij është e hapur për ty. Ai të mirëpret me dashuri. Pavarësisht se kush je!

Dhe së dyti a je gati që dashuria jote të bëhet aq e madhe sa dashuria e Perëndisë? A është rrethi yt aq i madh sa rrethi i perëndisë? Apo po vendos kufij, duke thënë se do të duash disa njerëz, ndoshta këta, por jo ata? Nëse është kështu atëherë, ki kujdes. Kur Jona e bëri këtë, zbuloi se Perëndia u bë shqetësuesi i tij. Ai zbuloi se Perëndia ishte i vendosur ta zgjeronte atë.