Përgjigja përfundimtare e Perëndisë

Print

Titulli: Përgjigja përfundimtare e Perëndisë (pjesa 1)

Sot do të flasim për përgjigjen përfundimtare që Perëndia i jep Habakukut. Nëse na ke ndjekur në programet e kaluara, me siguri e di tashmë bisedën mes Perëndisë dhe profetit të tij, po kështu di edhe pyetjet që e mundonin Habakukun në lidhje me vuajtjen dhe padrejtësinë.

Habakuku kishte parë përparimin e të pabesëve dhe mundimin e të drejtëve. Ndaj ai i drejtohet Perëndisë me lutjen:”përse?” Përse e lejon që të ndodhë kjo? Përse nuk bën diçka për këtë?

“Zot edhe sa duhet të presim që të ndreqësh këtë rrëmujë ku jemi?”

Dhe Perëndia iu përgjigj Habakukut. Ai tha: “Sepse ja, unë do t’i nxis Kaldeasit, komb mizor dhe i furishëm, që përshkon dheun në gjerësinë e tij për të shtënë në dorë banesa jo të vetat këtë do të përdor për të ndëshkuar popullin kokëfortë të Judës.”

Kur Habakuku proteston Perëndinë duke i thënë se kjo është e padrejtë, perëndia i përgjigjet kështu: “dhe pastaj do të bëj copë e thërrime, do të shkatërrojë të pabesët e Babilonisë. Me fjalë të tjera do të ketë drejtësi, po drejtësi absolute për të gjithë. Atë që do të mbjellë njeriu edhe do të korrë.”

Unë nuk e di për ty, por përgjigjet e Zotit më duken shumë ngushëlluese dhe shumë ndihmuese. Gjithsesi, ato nuk më kanë qenë shumë të kënaqshme. Përgjigjet e Perëndisë, për Habakukun lenë hapësirë për diskutim.

Për shembull ne themi okej, në fund do të vihet drejtësia në vend, por ndërkohë çfarë të bëjmë?

Po tani cfarë do të bëjmë. Kur të drejtët vazhdojnë të vuajnë, përse,

nuk bën dicka Perënia për ta ndaluar? Ai mund ta bënte. Por përse nuk e bëri? Përse lejon perëndia që të ndodhin gjëra që na bjënë të pyesim “përse?” ndërkohë që ai mund ta ndalte këtë gjë para se të ndodhte?

Edhe sa kohë duhet që Perëndia të realizojë Premtimin që më ka dhënë?

Nëse nuk je një nga ata persona që shqetësohen për pyetje të rëndësishme, përgjithësisht filozofike, atëherë në një moment të caktuar,qoftë tani a më vonë, me siguri do të kesh pyetje personale.

Të llojit: “Përse mua Zot, përse të më ndodhë kjo?”

Ndoshta ka qenë më e dhimshme për ty, të thuash “përse kjo dhimbjë?” përse kjo sëmundje? Përse kjo tragjedi?” në programet e kalura të kësaj serie, unë përmënda komshiu tim pesëvjecar, Andin, ju kujtohet që ai i ksihte shumë qejf lojrat figurëformuese.

Në fakt ai dëshiron shumë gjëra nga jeta, dhe e do shumë jetën. Por ai ka dicka, vitin e kaluar ka qenë shumë sëmurë dhe jeta për të nuk ishte shumë e lehtë. Gjithmonë do të shfaqej dicka e re, sapo kalonte të ftohurën, e zinte gripi, sapo kalonte gripin fillonte infesinoni në vesh. Pas kësaj shfaqej kolla e thatë, pastaj Pneumonia, dhe sërish një valë gripi.

Sa herë që luteshim për dicka shfaqej dicka tjetër. Ishte e pamundur të kuptonim arsyet. Ndaj një moment ndërsa unë dhe gruaja po luteshim për shërimin e tij i thamë Perëndisë.

“Zot të lutemi ndale këtë gjë! Mjaft më. Ai është vetëm një kalama.

Përse duhet të vuajë kaq shumë!” për ne ky fëmijë është bërë shumë i afërt dhe na dhembte në zemër sa herë që e shikonim të sëmurë. Nuk e kuptonim çfarë po ndodhte. Sa çështje të pazgjidhura!

Këtu te Habakuku 3, profeti, i sjell çështjet e pazgjidhura para Perëndisë dhe  i le atij përgjigjen përfundimtare.

Përgjigja shprehet në formën e një lutje por edhe një kënge për lavdinë dhe furinë e Zotit.  Dëgjoni përgjigjen përfundimtare, Ajo fillon me një rrëfim personal. Habakuku thotë: “Kam dëgjuar për famën tënde”-kjo është në të kaluarën “dhe tani qëndroj i mahnitur para veprave të tua.”

Një përkthim tjetër thotë: “Veprës tënde, O Zot, unë i druhem.” Perëndia sapo i kishte treguar atij se cfarë do ti bënte Babilonasve. Në detaje grafike, ai kishte skicuar formën që do të kishte drejtëisa.

Megjithëse vendosja e drejtësisë në vend me Babilonasit, do të thoshte një farë kënaqësie për judenjtë, Habakuku thotë: “O Zot, unë dëgjova të folurën tënde dhe kam frikë.”

Kohë më parë, kam lexuar një material në lidhje me shpërthimin nuklear në Hiroshima, gjatë luftës së Dytë Botërore.

Më çuditi në mënyrë të veçantë përshkrimi i avionit që mendohet se ka hedhur bombën.

Historia tregon se kur ekuipazhi i avionit ktheu kokën dhe pa renë e zezë si kërpudhë që po ngrihej lart, u çudit prej pushtetit të bombës së parë atomike, gjithë avionin e kaptoi heshtja.

Pikërisht këtë po thoshte edhe Habakuku. Ai thotë, “Zot, unë tani shoh se çfarë do të bësh, dhe kjo më fut frikën por edhe më mahnit.”

Megjithatë ai vazhdon lutjen. Ai  bën dy kërkesa të thjeshta në lutjen e tij, vargu 2. ” bëj që të ringjallet vepra jote gjatë viteve, bëje të njohur gjatë viteve.”

E kam lexuar këtë dhe kam menduar për reklamën e firmës Najk “Xhast du it”( Thjesht bëje). Ai është duke thënë: “Zot, kjo më frikëson, por bëje. Dhe bëje tani. Bëje këto ditë, këtë kohë.” Duket sikur ai po thotë: “U bëftë vullneti yt, tani!” Dhe më pas ai lutet: ” Në zemërim e sipër, kujtoje mëshirën. Kujto besnikët e tu që janë mbajtur fort në ty dhe nuk janë lodhur së bëri vullnetin tënd. Kur të ti të derdhësh zemërimin tënd, kur të bësh vullnetin tënd, trego mëshirë, Ji i mëshirshëm me popullin tënd.”

Nëse mund të kujtosh fillimin e studimit tonë, duhet të dish se kanë ndodhur ndryshime tek Habakuku.

Ai kishte kaluar prej agonisë së pyetjes “përse” dhe mundimit “deri kur Zot” tek nënshtrimi i tij “u bëftë vullneti yt.”

Tani e vetmja gjë që kërkon është mëshirë për popullin e Perëndisë. Si mund të shkojë një njeri aq larg? Si e ndal ankimin dhe i thua Perëndisë “Perëndi, gjithçka që dua është ajo që do ti.” Së fundmi një miku im me kaloi nëpër një betejë të ashpër me kancerin. Ai më tha se burimi më i madh i forcës së tij në këtë sprovë ishte lutja e madhe e dorëzimit nga:

Çarls de Fuko ( Charles de Foucauld). Atë, e lë veten time në duart e Tua: Bëj me mua çfarë të duash,

Çfarëdo që të bësh, Të falënderoj. Unë jam gati për gjithçka, I pranoj të gjitha Vetëm bëje vullnetin Tënd tek unë dhe në gjithë krijesat e Tua.

Nuk dëshiroj gjë tjetër, O Zot Veç në duart e Tua Të dorëzoj shpirtin tim; Ta ofroj Ty, Me gjithë dashurinë e zemrës sime Se të dua, Zot, prandaj e  lë veten time, dorëzohem krejt, pa kursim, në duart e Tua,dhe me siguri të plotë, se Ti je Ati im.

Me pak fjalë, kjo është kryesisht ajo çka po thotë edhe Habakuku Perëndisë. Si mund të vijë një qenie njerëzore në këtë besim nënshtrues, ndërkohë që jeta është plot me padrejtësi dhe me vuajtje?

Do të gjesh përgjigjen tek vargu 3 nëpërmjet dy fjalëve: “Perëndia erdhi.” “Perëndia erdhi” deri në këtë pikë Perëndia ka qenë duke folur, duke dhënë shpjegime se si ka vepruar ai me jetët njerëzore. Por këtu ai është duke folur së largu prej përvojës së qenieve njerëzore, ndërkohë që ne jemi të zhytur në gropë ndërsa ai është lart në fronin e tij. “Perëndia erdhi,” ai iu shfaq Habakukut në lavdinë e tij, në pushtetin dhe furinë e tij.