A do të pëlqente të jetoje njëqind e pesëdhjetë vjet? Po sikur të jetoje njëmijë e dyqind vjet ose dymijë? Ti edhe unë me siguri do të kemi vdekur para se të jetë bërë ndonjë zbulim shkencor se si njerëzit të jetojnë aq gjatë.
Por shkencëtarët besojnë se në të ardhmen periudha kohore e jetës njerëzore do të zgjatet gjithmonë e më shumë dhe disa studiues parashikojnë një të ardhme kur jeta e një personi do të mund të vazhdojë për disa shekuj madje për disa mijëvjeçarë.
Një gjë është e sigurt: ne njerëzit tashmë po jetojmë më gjatë se më parë. Në njëmijë vitet e kaluara, mosha mesatare e jetëgjatësisë së një personi u rrit me pesëdhjetë vjet. Në shekullin e kaluar mosha mesatare e jetëgjatësisë në Amerikë u rrit me afro tridhjetë vite. Disa ekspertë parashikojnë se brenda pesëdhjetë viteve të ardhshme mosha e jetëgjatësisë mesatare do të jetë diku te njëqind.
Mos duket joreale kjo? Nëse do t’i thoshe dikujt në vitin 1900 (kur jetëgjatësia mesatare ishte 47 vjeç) se vetëm një shekull më vonë njerëzit do të jetonin tridhjetë vite më shumë se mesatarja e mëparshme, shumë pak do ta kishin besuar këtë.
Në 1928, një demograf parashikoi se jetëgjatësia mesatare në Shtetet e Bashkuara nuk do të kalonte asnjëherë moshën 65 vjeç. Por ja që mosha mesatare sot atje është 77.
Një pjesë e madhe e rritjes së jetëgjatësisë mesatare vjen prej uljes drastike të vdekshmërisë foshnjore dhe të epidemive në fëmijëri. Përmirësimi i kushteve sociale dhe ekonomike, por edhe të higjienës dhe ushqyerjes, përdorja i vaksinave dhe antibiotikëve më të mirë dhe përparimet e tjera mjekësore kanë bërë një ndryshim të madh. Po kështu të moshuarit, marrin më shumë përkujdesje dhe jetojnë më gjatë. Jetëgjatësia e njeriut me shumë mundësi do të vazhdojë të rritet pak nga pak teksa zbulojmë kurat për shumë sëmundje dhe mësojmë më tepër për stilet e shëndetshme të të jetuarit.
Personi që jetoi më gjatë në kohën tonë ka qenë francezja Zhan Kalmo (Jeanne Calment), ajo vdiq në vitin nëntëdhjetë e shtatë, në moshën 122 vjeç. Ajo hëngri çokollata dhe piu cigare derisa vendosi ta linte në moshën 1117 vjeç, por mos e merr atë për shembull). Zonja Kalmo vazhdonte t’i jepte biçikletës edhe në moshën njëqind vjeçare, por ajo i kaloi vitet e mbetura në një azil pleqsh, dhe realisht kishte humbur shikimin dhe dëgjimin para se të vdiste. Kjo është kohëzgjatja më e madhe e jetës njerëzore që është dokumentuar në epokën moderne, pra njëqind e njëzetë e dy vjet.
Çdo kërcim i madh në moshën e jetëgjatësisë do të mbështetej në gjetjen e një mënyre për tu përballur me procesin e plakjes. Revolucioni i parë i jetëgjatësisë ka sjellë shumë fitore mbi urinë dhe sëmundjet, duke e zgjatur jetëgjatësinë mesatare me disa dekada.
Revolucioni i dytë i jetëgjatësisë synon të vonojë ardhjen e plakjes tek njeriu. Xhei Olshenski (Jay Olshansky) i Universitetit të Çikagos është autori i librit me titull: “ Kërkimi për pavdekësinë”. Ai thotë: “Shkencëtarët janë në prag të zbulimit të sekreteve më të mëdha të plakjes.” Qëllimi nuk është që të moshuarit të jetojnë pak më gjatë, por që të rinjtë të ruajnë rininë e tyre sa më gjatë të jetë e mundur. Olshenski thotë: “Ne nuk duam që të jetojmë pak më gjatë si pleq, ne duam të jetojmë pak më gjatë si të rinj.”
Por sa vite më gjatë? Të gjithë këtë duan të dinë. Olshenski nuk mendon se ndonjëri do të arrijë të bëhet 150 vjec e të gëzojë shëndet të mirë. Gregori Stok (Gregory Stock) i shkollës mjekësore “UCLA” thotë: “Ne do të dyfishojmë hapësirën kohore të jetës njerëzore.” Të tjerët mendojnë se limiti mund të shkojë shumë më lart, apo se mund të mos ketë limit fare. Biologu kalifornian Majkwll Roz (Michael Rose) deklaron, “Plakja nuk është aspak një tipar i biokimisë së qelizave. Është diçka që mund ta ndryshosh dhe kontrollosh.” Kur e pyetën: “A ka kufi të hapësirës kohore njerëzore?” ai përgjigjet “Jo. Nuk ka. Kufiri i jetës njerëzore është kufiri i teknologjisë njerëzore”. Doktor Roz thotë se nëse mund tu shtonim të moshuarve shëndetin e atyre që janë dhjetë deri pesëmbëdhjetë vjeç, shumë njerëz do të kishin jetëgjatësinë mesatare deri në njëmijë e dyqind vjeç, madje disa do të jetojnë deri dymijë vjeç. Ndoshta nuk mund të jetë as ky kufiri. Doktor Roz thotë për studimin e tij: “Unë jam duke punuar tani për pavdekësinë”.
Njerëzit më të moshuar
Pavdekësia nuk është arritur ende prej shkencëtarëve, por para se të heqim nga mendja se njerëzit mund të jetojnë deri në njëqind e pesëdhjetë vjeç apo edhe të jetojnë afro njëmijë vjet, duhet të theksojmë se kjo tashmë ka ndodhur para shumë vitesh.
Nëse kthehemi pas në kohë, do të zbulojmë disa njerëz kanë jetuar me të vërtetë aq gjatë. Mojsiu, drejtuesi i madh i Izraelit, jetoi deri në njëqind e njëzetë vite.
Trupi i tij mbeti i fortë dhe vështrimi i qartë deri ditën që ai vdiq. Mojsiu nuk u plak shumë, ai thjesht vdiq kur i erdhi koha. Nëse kthehemi pas në histori , gjejmë Abrahamin, Isakun dhe Jakobin, paraardhës të Izraelitëve. Të gjithë këta jetuan shumë më gjatë se sa jetojmë ne sot. Abrahami jetoi deri 175, Isaku jetoi deri 180 vjeç, ndërsa Jakobi deri 147 vjeç kur ai vdiq.
Edhe Abrahami, Isaku dhe Jakobi jetuan shumë më pak, krahasuar me disa të tjerë që kishin jetuar para tyre. Sipas Biblës, njeriu i parë, Adami, jetoi 930 vite, dhe në ato kohë ishte normale të jetoje mbi 900 vite. Methuselahu, njeriu më i moshuar që ka jetuar ndonjëherë, vdiq kur ishte 969 vjeç.
A të duket e pamundur kjo? Kur Bibla flet për njerëzit e së kaluarës që jetuan kaq gjatë, disa njerëz mendojnë se është thjesht një mit. Por kur një shkencëtar parashikon se njerëzit e ardhshëm mund të jetojnë deri njëmijë vjet, një ditë, papritur shumë njerëz fillojnë ta besojnë se kjo mund të jetë e mundur. Nëse Perëndia thotë diçka në Bibël, është e vështirë ta besosh, por nëse një shkencëtar e thotë këtë në një gazetë, bëhet ungjill ( quhet e mbaruar).
Njerëzit e parë që Perëndia krijoi mund të jetonin deri në nëntëqind vite. Por nuk na kufi për njerëzit e ribërë nga shkenca. A është zgjuarsi ta marrim veten më shumë seriozisht se sa e marrim Perëndinë?
Fakti është se nuk e dimë gjithçka që duhet ditur për plakjen. Ne nuk e dimë se sa të shëndetshëm dhe të fortë duhet të kenë qenë njerëzit e hershëm, apo se si trupat e tyre dhe shkalla e plakjes të ketë qenë ndryshe nga e jona. Perëndia i projektoi trupat e parë njerëzorë që të jetonin përgjithmonë. Pasi Adami dhe Eva u rebeluan kundër Perëndisë, trupat e tyre iu nënshtruan plakjes, sëmundjes dhe vdekjes, por trupat e tyre ishin ende shumë herë më të shëndetshëm dhe të rezistueshëm se sa trupat tanë sot.
Po kështu, këta njerëz me jetë kaq të gjata, ishin në tokë para përmbytjes, katastrofës që ndryshoi gjithçka.
Ne nuk e dimë se si ka ndryshuar bota e atëhershme dhe është bërë bota që kemi sot. Ne nuk e dimë se si pasojat e këtij gjykimi të Perëndisë ndryshuan trupat njerëzorë dhe procesin e plakjes. Ne e dimë se çfarë thotë Bibla për ne: shumë patriarkë të kohës para përmbytjes jetuan mbi nëntëqind vjet, dhe pas përmbytjes, koha e jetëgjatësisë u shkurtua gjithmonë e më shumë. Në vend që të dyshojmë Biblën dhe të sfidojmë si Adami dhe Methuselahu mundën të jetonin kaq gjatë, pse të mos pyesim më mirë veten se: “Pse jetojmë kaq pak ne sot?”.