Do t’ju flas sot për një mikun tim, Andrea. E njoh atë prej kohësh dhe kemi qenë bashkë edhe në shkollë teologjike. Për një farë kohe kemi shkuar të dy bashkë në kishë.
Doja të thoja se jemi rritur të dy bashkë dhe kemi mësuar bashkë si të shkruajmë dhe lexojmë. Kemi bërë bashkë detyrat e matematikës. Të dy ne kemi pasur të njëjtin formim kulturor.
Por sot unë jam predikues i Fjalës së Perëndisë ndërsa ai është një dyshues i fjalës së Perëndisë.
Të them të drejtën më mirë dyshues se sa kundërshtues i ashpër i Fjalës së Perëndisë. Eh, në fakt kështu ka qenë dikur, por tani ka ndryshuar, ai kaloi nga kundërshtues në një dyshues i thjeshtë.
Nga njëra anë interesohem shumë për Andrean, por nga ana tjetër nuk arrij ta kuptoj qëndrimin e tij. Si ka mundësi që është një dyshues, pasi ka marrë gjithë ato njohuri mbi Biblën?
Ku e kanë burimin këto dyshime? Përse lindin dyshime në mendjen e tij? Nëse ti e njeh ndonjë Andrea ashtu si unë, atëherë e kupton shumë mirë shqetësimin tim.
Ky shqetësim është shumë real dhe praktik sepse nëse njeh burimin e shkaktarit, mund ta trajtosh më mirë atë.
Unë kam një mik në Amerikë i cili drejton një institut të madh shkencor, në Miçigan.
Doktorët dhe shkencëtarët në këtë institut, janë shumë të përkushtuar në gjetjen e shkaktarëve të kancerit dhe sëmundjeve neurologjike, sepse ata mendojnë se nëse e gjejnë shkakun do të jetë më e lehtë të punojnë për kurimin e tij.
Nuk po them se dyshimi është një sëmundje: ky do të ishte një gjykim shumë i thjeshtë dhe negative për diçka kaq komplekse sa dyshimi.
Por ky lloj dyshimi godet shumë njerëz dhe shkakton probleme të mëdha në jetë.
Tani që po mendoj rreth Andreas, besoj se jeta e tij do të ishte shumë i lumtur nëse do të kalonte prej dyshimit tek besimi i i thjeshtë tek Jezus Krishti. Dua të ndalemi për disa çaste tek burimi i dyshimeve. Kështu do të keni një ide më të qartë se çfarë duhet të bëjmë me të.
Dhe, ndërsa ata po bisedonin për këto gjëra, vetë Jezusi u shfaq në mes tyre dhe u tha atyre: “Paqja me ju!”.
37 Por ata, të tmerruar dhe gjithë frikë, mendonin se po shihnin një frymë.
38 Atëherë ai u tha atyre: “Pse jeni shqetësuar Dhe pse në zemrat tuaja po lindin dyshime?
39 Shikoni duart e mia dhe këmbët e mia, sepse unë jam. Më prekni dhe shikoni, sepse një frymë nuk ka mish e eshtra, si po shihni se unë kam!”.
40 Dhe, si i tha këtë, u tregoj atyre duart dhe këmbët.
41 Por, duke qenë se ende nuk besonin prej gëzimit dhe ishin të çuditur, ai u tha atyre: “A keni këtu diçka për të ngrënë?”.
42 Dhe ata i dhanë një pjesë peshku të pjekur dhe një huall mjalti.
43 Dhe ai i mori dhe hëngri para tyre.
44 Pastaj u tha atyre: “Këto janë fjalët që unë ju thoja kur isha ende me ju: se duhet të përmbushen të gjitha gjërat që janë shkruar lidhur me mua në ligjin e Moisiut, në profetët dhe në psalmet”.
45 Atëherë ua hapi mendjen, që të kuptonin Shkrimet,
Teksa vështrojmë, tekstin tonë tek Luka 24, habitemi se si Jezusi bën këtë pyetje këtë. Dhe mendoj se kjo është një çështje zhgënjyese gjithashtu.
“Përse lindin dyshime në mendjen tuaj?”
Për shekuj me radhë njerëzit kanë debatuar me Zotin, si Jobi, për shembull, që debatoi për mungesën e pranisë së Zotit, për misteret e Perëndisë, për heshtjen e Perëndisë, për mos reagimin e tij. Pra ai i ka thënë shumë “pse?” Perëndisë”
Deri kur o Perëndi. Ku je ti. Kur do të kthehesh ti?” Tani Perëndia ka ardhur në mish, në personin e Jezus Krishtit, dhe këta dishepuj e kanë rrëfyer atë si Krishtin, Birin e Perëndisë së gjallë.
Sigurisht, kur ai u vra, besimi i tyre u cenua rëndë. Ndoshta ai humbi plotësisht.
Por tani Krishti i ringjallur qëndron para tyre, si një provë e gjallë se Jezusi është Perëndia, dhe ai interesohet për ne, dhe Perëndia solli Jezusin që të shpëtonte popullin e tij.
Kjo kohë e besimit është si shkëmb i patundur.
Përkundrazi, Krishti i ringjallur përballet me dyshimet. Prandaj ai bën pyetjen: “përse?
Përse lindin dyshime në mendjen tuaj?”
Ai nuk e bën këtë pyetje nga padituria, por sepse ai dëshiron që dishepujt e vet dyshues të përballen me dyshimin e vet, të mendojnë dyshimet e tyre, të dyshojnë dyshimin e tyre.
Pra le të mundohemi ti japim një përgjigje pyetjes së Jezusit sot. Përse lindin dyshime në mendjen tonë?
Përgjigja do të na ndihmojë të vendosim se çfarë do të bëjmë me dyshimet tona. Nëse mëson shkaktarin do të gjesh kurën. Për t’ju ndihmuar pjesëmarrjen tuja në këtë diskutim kompleks do të doja ti referohesha një përgjigje që njerëzit kanë dhënë për këtë pyetje ndër vite. Ajo përgjigje përfshin tre fjalë: Perëndia, Satani dhe ti.
Dyshimet lindin prej takimit tonë me Perëndinë, prej mekanizmave të Djallit, dhe prej vetë vetes sonë.
Kjo histori na tregon se disa dyshime lindin prej vetë misterit të Perëndisë. Ato nuk vijnë prej Perëndisë por dalin kur ne hasim një mister që është Perëndia.
Dyshimet e dishepujve të Jezusit lindin si pasojë e diçkaje të papritur apo të pa përjetuar më parë. Siç ishte pushtimi i vdekjes nga ana e Jezusit.
Perëndia kishte bërë diçka që nuk mund të bëhej. Vdekja është fundi dhe të gjithë e dinë këtë, por këtu shohim se Jezusi është gjallë dhe është mirë.
Biri i Perëndisë së gjallë qëndron në këmbë përpara tyre dhe natyrisht që kjo i trondit ata dhe besimin e tyre, sepse është një përvojë e re dhe misterioze, e pa parë e padëgjuar ndonjëherë.
Për mua ka kuptim kjo, por dyshoj se ky dyshim që i adresohet Perëndisë zakonisht ka lidhje me përvojën e kundërt të misterit të Perëndisë.
a-Ne nuk dyshojmë aspak për faktin se na çudit prania e perëndisë në Jezusin, por sepse jemi rrëzuar kur mungon prania e Perëndisë në jetën tonë.
b- Ne dyshojmë, jo sepse Perëndia na ka folur në një mënyrë të drejtpërdrejtë, por sepse ai ka qenë i heshtur pavarësisht lutjeve tona të sinqerta për një fjalë prej Perëndisë.
c-ne dyshojmë jo sepse na habisin mrekullitë që ai ka bërë në jetën tonë, por sepse shkurajohemi prej asaj që mund të duket si pasiviteti hyjnor që lejon vuajtjen tonë të pashpjegueshme.
Ne e dëgjojmë Jobin këtu që flet për misterin e mospranisë dhe heshtjes së Perëndisë tek Jobi 23:8 dhe 9. ” Ja, po shkoj në lindje, por aty nuk është; në perëndim, por nuk e shoh;vepron në veri, por nuk e shoh; kthehet nga jugu, por nuk arrij ta shikoj.”
Sikurse e thashë edhe më parë, unë nuk jam i sigurt nëse Jobi realisht dyshoi ose jo. Por disa mendojnë se po.
Rrugët e Perëndisë për ne ndonjëherë janë shumë misterioze saqë në mendjen tonë lindin dyshime rreth mirësisë dhe mëshirës së Perëndisë.
Pra, disa njerëz, thonë se dyshimi është një reagimi thjesht normal, përballë misterit të perëndisë
Në fakt disa thonë se, dyshimi është një virtyt, diçka e mirë, një pjesë e rëndësishme e jetës së besimit, reagimi i nevojshëm i njerëzve që kanë caqe dhe Perëndisë së përjetshëm që nuk ka caqe.
Frederik Bushner (Frederic Buechner) e quan dyshimin “si guri në këpucë për besimin,” diçka që na nxit të bëjmë të mirën.
Në librin me titull: “mbrojtja e dyshimit” (In Defense of Doubt,) Val Ueb (Val Webb) thotë se dyshimi nuk është negativ, por pozitiv; nuk është shenjë dobësie, por shenjë force; nuk është një forcë e të ligut që largon prej Perëndisë, por një karrotë munduese që na josh në territoret e së vërtetës.
Fleneri O’konor (Flannery O’Connor) ka thënë se agonia e dyshimit ka vlerë. “E di që dyshimi është një torturë e vërtetë, por unë vetëm mund ta shoh si një proces përmes të cilit thellohet besimi. Besimi që vetëm pranon është besimi i një fëmije, dhe kjo është diçka e mirë, por në të vërtetë ti duhet të rritesh në anën e besimtarit.
Këto ndjenja janë shumë të njohura në epokën postmoderne, ku toleranca është një virtyt kryesor dhe çdo e vërtetë vihet në dyshim. Në mendësinë bashkëkohore , dyshimi shihet si përulësi e thjeshtë.
Mendimtarët kryesorë thonë se është krenari të pohosh sigurinë, të jesh i sigurt për atë që beson. Unë kam dëgjuar shumë të krishterë që flasin kështu. Një person me të vërtetë i hapur dhe vizionar duhet të ketë dyshime, thonë ata. Vetëm njerëzit arrogantë dhe të papjekur janë të sigurt.
Habitem se sa shumë njerëz besojnë se misteri i Perëndisë duhet të na çojë tek dyshimi, jo tek besimi.
Kujtoni pra se çfarë ka thënë Xhi, Kei. Cestërton( G.K. Chesterton) tek libri i tij Orotdoksia( Orthodoxy) rreth konfuzionit dominues të asaj epoke.
Duhet të dëgjosh me shumë kujdes sepse jo vetëm që është e vështirë por absolutisht në kundërshti me mënyrën se si mendojnë njerëzit sot. “ajo që ne vuajmë më shumë sot, është përulësia në vendin e gabuar. [ajo] ka lëvizur prej organit të ambicies,[dhe] është vendosur mbi organin e bindjes, aty ku nuk ishte planifikuar të ishte”
Njeriu ishte projektuar të dyshonte për veten, që të mos dyshonte të vërtetën; por kjo është përmbysur krejt.”