Përse lindin dyshimet?

Print

Titulli: Përse lindin dyshimet? (pjesa 2)

Ne jemi krijuar që të jemi të përulur me veten, por jo me të vërtetën që na ka zbuluar Perëndia. Në vend të kësaj, një pjesë e mirë e njerëzve në kishë mendojnë se janë në gjendje për të gjykuar të vërtetën, por në fakt janë mbushur me dyshime për të vërtetën. Pra në këtë klimë kulturore, dyshimi bëhet një virtyt dhe rruga drejt së vërtetës. Të krishterët dikur i thanë Shën Agustinit,”Credo ut intelligam” në latinisht do të thotë:

“unë besoj prandaj mund të kuptoj.” Tani të krishterët kanë huazuar përqasjen e Dekartit për të kuptuarit. ” Kogito ergo sum Cogito, ergo sum” Latinisht do të thotë: “unë mendoj prandaj ekzistoj.” Prej kësaj ka dalë edhe:”Unë dyshoj, prandaj di.”

E di që e gjitha kjo na çon shumë larg Biblës vetë, prandaj le ti kthehemi tekstit tonë tek Luka.

A të duket sikur Jezusi po na nxit dyshimin këtu si një formë e shëndetshme, si një hap i nevojshëm, drejt rrugës së zbulimit të së vërtetës së madhe rreth Perëndisë? Atëherë përse Jezusi do të bënte gjithçka për të ndalur dyshimin e dishepujve e të besonin pa frikë?

Misteri i Perëndisë mund ti ketë bërë ata të dyshojnë, por Jezusi nuk e dëshironte këtë. Dyshimet mund të lindin në mendjen tonë sepse nuk i kuptojmë rrugët e mistershme të të Perëndisë, por kjo nuk është ajo që do Perëndia.

A do ai përulësi? Po. Admirim? Po. Pyetje? Bibla është plot me pyetje. Po dyshime a ka?

Dëgjoni se çfarë thotë Jezusi. ” `Pse jeni shqetësuar Dhe pse në zemrat tuaja po lindin dyshime?

39  Shikoni duart e mia dhe këmbët e mia, sepse unë jam. Më prekni dhe shikoni….”

Dhe dëgjoni se çfarë bën ai: ” Ai u tregoi duart dhe këmbët…pastaj mori edhe ai një pjesë peshku dhe e hëngri para e tyre.” E gjitha kjo për të larguar dyshimin e tyre.

Dishepujt e Jezusit dyshuan kur e panë atë pas ringjalljes. A nuk u kishte premtuar vallë ai këtë më parë?

Atëherë çfarë mund të themi, a vjen kjo nga djalli i cili i përdor situatat tona në lidhje me misterin e Perëndisë dhe i kthen ato në dyshim? Disa njerëz janë të sigurt për këtë, por në fakt Bibla nuk e thotë asnjëherë specifikisht se Djalli fshihet pas çdo dyshimi. Jezusi e kishte shumë të qartë realitetin e Djallit, por këtu tek Luka 24 nuk gjejmë asnjë të dhënë për këtë.

Megjithatë Është e vërtetë, se historia e rënies te Zanafilla 3 tregon se Djalli punon për të krijuar dyshime në mendjen tonë.

Tek Zanafilla 3:1 të parën gjë që gjarpri djallëzor i tha Evës ishte: “A tha me të vërtetë Perëndia se nuk duhet të hash nga asnjë pemë…?” duke u munduar që të mbillte farën e dyshimit. Mëkati i parë erdhi prej dyshimit.

Kështu që Djalli do të njihet gjithmonë si Ati i gënjeshtrave, i gatshëm të bëjë gjithçka për të kundërshtuar të vërtetën dhe të shkatërrojë besimin e njeriut tek Perëndia. Dhe ky pasazh tek Jakobi 1, që të kërkojmë njohuri pa dyshuar, pasohet me një pjesë rreth tundimit. Dhe Jakobi thotë shumë qartë se tundimi vjen nga Djalli,

Prandaj Jakobi duket sikur sugjeron se ka një lidhje mes punës së Djallit në tundim dhe pranisë së dyshimit në mendjet tona.

Prandaj ka kuptim kur themi se dyshimi i përket djallit, ndaj edhe shumë të krishterë e thoin atë shpesh

Dhe meqenëse dyshimi vjen nga djalli, fjalët e Jakobit 4:6&7 janë çelësi për të luftuar dyshimin. ” Perëndia u kundërvihet mendjemëdhenjve dhe u jep hir të përulurve”.Nënshtrojuni, pra, Perëndisë, kundërshtoni djallin dhe ai do të arratiset prej jush!”

Kjo është gjithmonë këshillë e mirë, por jo gjithmonë përshtatet për dyshimin. Në fakt është shumë e lehtë të fajësosh Djallin për dyshimin, madje ndonjëherë kjo është e dëmshme, sepse shpërfill plotësisht gjendjen njerëzore.

Nuk ka dyshim se disa dyshime nuk vijnë kur takohemi me misterin e Perëndisë apo prej veprave djallëzore të të ligut, por thjesht nga unë dhe ti, nga natyra njerëzore.

Pra dua të them se ka dy anë.

Disa dyshime vijnë nga fakti se jemi mëkatarë, dhe nga ana tjetër vijnë se ne jemi njerëz të kufizuar. Le ta mendojmë pak këtë. Disa dyshime vijnë prej mëkatit.

Në kopshtin e Edenit, tundimi i djallit u pasua me një zgjedhje njerëzore.

Nuk e bëri Djalli Adamin dhe Evën që të mëkatonin: ata donin vetë të mëkatonin. Qysh atëherë, njerëzit kanë pasur këtë prirje të rebelohen kundër Perëndisë.

Disa dyshime vijnë prej kësaj gatishmërie prej mospranimit për të jetuar nën Perëndinë në bindje të zbulesës dhe vullnetit të tij.

Më lejo të të jap dy shembuj të kohës sonë.

Disa njerëz dyshojnë të vërtetën e historisë së ringjalljes që po shohim sot, sepse frikësohen prej pluralizmit fetar.

Krishterimi është vetëm një besim ndër shumë të tjerëve në botë, prandaj thonë ata si mund të jemi të sigurt se kjo është e Vërteta?

Prandaj ata dyshojnë. Bibla thotë tek Romakëve kapitulli 1 se ekzistenca e shumë besimeve është shprehje e rebelimit kokëfortë të njeriut kundër Perëndisë.

” Sepse, megjithëse e njohën Perëndinë, nuk e përlëvduan as e falënderuan si Perëndi, përkundrazi u bënë të pamend në arsyetimet e tyre dhe zemra e tyre pa gjykim u errësua. dhe e shndërruan lavdinë e Perëndisë së pa kalbshëm në një shëmbëllim të ngjashëm me atë të një njeriu të kalbshëm, të shpendëve, të kafshëve katërkëmbëshe dhe të rrëshqanorëve.” (Rom. 1:21-23)

Pluralizmi duhet të na motivojë të bëjmë dishepuj nga të gjitha kombet, duke i mësuar atë rreth Jezusit. Në vend të kësaj shumë njerëz që shkojnë në kishë dyshojnë të vërtetën e historisë së Jezusit, për shkak vullnetit njerëzor mëkatare por të sinqertë.

Ky është dyshimi që buron prej mëkatit.

Dhe së dyti, disa njerëz dyshojnë të vërtetën e ungjillit për Krishtin’ e ringjallur, për arsye të krenarisë intelektuale.

Pra ata nuk kanë argumente bindëse kundër Ungjillit.

Por për më tepër ata e duan shumë intelektin e tyre dhe mburren me faktin se janë një apo dy shkallë mbi njerëzit e përulur që besojnë pa dyshuar.

Këtu e kam fjalën për disa shkencëtarë ateistë të ashpër, që refuzojnë besimin e krishterë, aspak për faktin se është provuar si i rremë prej shkencës, por sepse duket si një supersticion i marrë që njerëzit e sofistikuar nuk do ta besonin asnjëherë.

Pra nuk i shtyn shkenca të dyshojnë rreth besimit të krishterë, por është krenaria e tyre intelektuale që nuk i lejon të shikojnë përtej asaj që shkenca nuk mund ta provojë apo mos miratojë.

Nuk ka asgjë të gabuar tek intelekti; kjo është një dhuratë e madhe. Nuk ka asgjë të gabuar te dituria, te pyetjet apo tek besimi që dëshiron të kuptojë. Por ka diçka tmerrësisht të gabuar, te intelektin që nuk na lejon të përulemi para Krishtit të ringjallur dhe të themi: “Zoti im dhe Perëndia im.” Disa dyshime vijnë prej krenarisë intelektuale që çojnë në mëkat.

Por dyshime të tjera vijnë prej faktit se ne jemi thjesht njerëz.

Me njohurinë tonë të kufizuar për misterin e Perëndisë, ne nuk i dimë të gjitha përgjigjet. Pak ditë para skenës në dhomën e sipërme, Jezusi kishte qenë i fshehur me dishepujt e tij në kopshtin e Gjetsemanisë. Ai u kishte kërkuar atyre të qëndronin me të për disa orë në lutje teksa ai i afrohej destinacionit të tij.

Kur i zuri gjumi, ai tha:” Fryma është gati por mishi është i dobët.”

Ata dishepuj mirëdashës nuk ishin mëkatarë kur i zuri gjumi. Ata ishin të lodhur, të copëtuar dhe të trishtuar.

Ndonjëherë dyshimet vijnë vetëm se mendjet tona janë thjesht të lodhura. Ngjarjet e jetës sonë dhe rrjedha e historisë na ka rrëzuar dhe jemi mbushur me ankth dhe depresion. Teksa mendjet tona vijnë vërdallë, është e vështirë ti mbajmë ato të fokusuara tek Jezusi. Prandaj ne dyshojmë.

Kjo na kujton kurën përfundimtare për dyshimin. Do të flas më gjatë rreth strategjive dhe metodave për përballjen e dyshimit herën tjetër, por tani dua që ta shohësh besimin dhe dyshimin tënd në sfondin e vargjeve që folëm sot, tek Luka 24.

Shkaqet e dyshimit mund të gjenden tek takimi ynë me Perëndinë apo te betejat tona me djallin, apo te vetë natyra jonë mëkatare. Por kjo pjesë te Luka na tregon se ka vetëm një kurë për çdo lloj dyshimi.

Dëgjoni edhe një herë këto fjalë të Jezusit:

” Atëherë ai u tha atyre: “Pse jeni shqetësuar Dhe pse në zemrat tuaja po lindin dyshime? Jam unë! Dhe ai ua hapi mendjet që të mund të kuptonin Shkrimet.”

Në bisedën time me Andrean dyshues, unë duhet të përsëris  vazhdimisht se Jezus Krishti vetë është siguria e besimit. Po kështu studimi i kujdesshëm i shkrimeve është e vetmja mënyrë për ta njohur atë.

Atëherë kur ne dyshojmë, Jezusi ofron veten e tij. Jezusi është çelësi që zgjidh çdo mister të Perëndisë.

Jezusi ka marrë fitoren mbi djallin. Jezusi është shpëtimtari prej mëkateve dhe forca jonë në dobësi. Jezusi është kuptimi i gjithë Biblës. Pavarësisht se nga vjen dyshimi, ti e di se ku mund të gjesh kurën për shërim.