TA MARRËSH JETËN SERIOZISHT
Përgjatë viteve unë kam zbuluar se shumë prej nesh kanë një pikëpamje mekanike për jetën. Kjo do të thotë se e shohim jetën si një makineri kafeje në zyrën tonë. Mjafton të futësh monedhat aty, të shtypësh butonat, e të marrësh kafenë tënde.
Por nëse ndodh që merr kafe në vend të kapuçinos, mjafton të shtypësh në vend të B4 (Bë katrës), B14 (Bë katërmbëdhjetën) për të marrë kapuçino.
Kështu e shohim edhe jetën ndonjëherë. Veri fre gjuhës, paguaj faturat, bëj gjërat e duhura, dhe do të marrësh rezultatin e dëshiruar në çdo kohë.
Perëndia është në qiejt, dhe kjo do të thotë se jeta është e parashikueshme. Nëse nuk ke arritur rezultatet që prisje nëse nuk ke bërë hapat e duhur, nëse nuk ndoqe udhëzimet e jetës, nëse e ke ngatërruar recetën, tani je duke paguar çmimin.
Por diku përgjatë rrugës, gjërat e pa parashikueshme të jetës do të përplasen me përqasjen tënde në jetë.
Ti je ushtruar fizikisht, ke ngrënë ushqime të shëndetshme, ke marrë mjekime për kolesterolin, e prapëseprapë ti kalove një atak zemre në moshën 55 vjeçare.
Ti ke marrë këshillim martesor, disa herë, i ke dhuruar gruas lule në çdo ngjarje të rëndësishme, e prapëseprapë martesa jote përfundoi në divorc.
Ti mund t’i quash këtë çaste të jetës “Çastet e Jobit.”
Të kujtohet Jobi? Ai ishte një njeri i mirë, ishte një baba shumë i mirë, një bashkëshort besnik, e prapëseprapë humbi shëndetin, pasurinë dhe familjen!
Sa herë që kalojmë nëpër “çastet e Jobit”, pikëpamja jonë mekanike për jetën shkatërrohet, dhe ne reagojmë në mënyrat më tipike. Fillimisht protestojmë dhe pastaj bëjmë pyetje.
PROTESTA
Protesta që bëjmë është e thjeshtë: “Kjo është e padrejtë!” Dhe me shumë mundësi kemi të drejtë.
Po, nuk është e drejtë që bashkëshorti yt vdiq në një moshë të re, ndërkohë që bashkëshortja e dikujt tjetër rron ende dhe është 90 vjeç.
Po, nuk është e drejtë që fëmija yt ka çrregullime te mëdha të të nxënit dhe vuan se nuk merr nota të mira, ndërsa fëmija i fqinjit di përmendesh të gjithë luftërat që janë zhvilluar, me data e me emra, pa ia hedhur sytë fare librit.
Po, nuk është e drejtë që ti ha si një miushe dhe shton si arushe, ndërkohë që kolegia jote në punë ha një mal me ushqime e prapëseprapë ka linjat sikur të ishte gjimnaziste.
Po, kjo është e padrejtë. Nuk është e drejtë që gjërat e këqija u ndodhin njerëzve të mirë, ndërsa gjërat e mira u ndodhin atyre që i meritojnë më pak këto. Kjo është e padrejtë.
PYETJA
Por pas protestës vjen pyetja: “PËRSE? Perëndi përse…?”
E dini përse e bëjmë atë pyetje, sepse ne e dimë se Perëndia ka kontrollin mbi këtë botë, për të vendosur drejtësi.
Ne mendojmë se ai e ka këtë post për të siguruar se gjërat e mira do ti ndodhin njerëzve të mirë, ndërsa gjërat e këqija do tu ndodhin njerëzve të liq. Dhe atëherë kur nuk funksionin si duhet të funksiononte, ne pyesim: PËRSE?
Ti edhe unë, si njerëz që mbartin imazhin e Perëndisë, kemi një dëshirë të madhe brenda vetes për të analizuar të gjitha gjërat e jetës. Ne jemi të vendosur për zgjidhjen e enigmës. Ne dëshirojmë që të gjejmë gjithë pjesët që mungojnë për të plotësuar misterin.
Atëherë PËRSE, duhet të pyesim? Përse ka padrejtësi? Përse ka dhimbja? Përse ka anësi? A ka përgjigje për këto pyetje?
Mark Tuejn (Mark Tëain) humoristi i njohur amerikan, por aspak mik i krishterimit, ka shkruar dikur një ese me titullin:
“Pse miza?”(Ëhy the Fly). Këtu ai shpreh mendimet e tij përse Perëndia duhej që të krijonte një krijesë që shkaktonte kaq mjerim për racën njerëzore.
Përse do ta krijonte Perëndia një krijesë që sjell sëmundje dhe ulet në sytë e fëmijëve që ngordhin urie, e janë aq të dobët sa nuk e përzënë dot? Pse? Pse?
Tuejn vendos se përgjigja më e thjeshtë është thjesht të lenë Perëndinë jashtë kësaj çështjeje. Kështu bëjnë edhe të tjerët.
Methju Arnold (Mattheë Arnold), në poezinë e tij të famshme:“Bregu Duvër”, shkruan se dikur deti i besimit ishte plot e përplot, si një oqean që rrethon shoqërinë.
Por tani besimi dalëngadalë po pakësohet. Besimi po shkon drejt mbarimit, dhe zhurmën e tij të shurdhët e dëgjojmë nga larg. Perëndia është larguar nga skena, dhe pse- të tona nuk kanë më rëndësi.
Ata që e kanë dëgjuar më parë këtë poezi ndoshta nuk u pëlqen mesazhi i saj. Por ne e dimë se shumë njerëz kështu veprojnë. Ata kanë vendosur ta lenë Perëndinë jashtë kësaj pamjeje. Po ty a të kënaq kjo pamje?
PYETJA BEFASUESE
Unë do të propozoj sot se e vetmja arsye pse pyesim, për çështjet e jetës është që ti afrohemi “pse-së” më të madhe të jetës dhe “pse- se” së historisë njerëzore.
Sigurisht që e kam fjalën për pse-të që vetë Jezusi bëri kur ishte në kryq.
Kjo ishte pse- ja që Jezusi pati guximin ta bënte, dhe ta përmblidhte në formën më të zymtë: Perëndia im, Perëndia im, përse më ke braktisur?”
Çfarë pyetje! Ai ishte vetëm disa ditë para kryqëzimit të tij. Kujt do ti shkonte në mendje se do të bëhej kjo pyetje. Me të vërtetë e diela para vdekjes së Krishtit, dukje sikur Jezusi mbante botën në një fije peri. Ai kishte hyrë në Jeruzalem mbi një gomar dhe ishte pritur gëzueshëm prej brohoritjeve të turmave.
Valëvitja e degëve të palmave dëshmonte se turmat e lidhnin Jezusin me një hero nga e kaluara e popullit hebre.
Ata e nderonin Jezusin ashtu siç kishin nderuar mbretin David, si birin e fundit të Davidit, dhe trashëgimtarin e fronit të Jeruzalemit.
Ata besonin se ai një ditë do të sundonte mbretërinë dhe do të zotëronte kozmosin.
Pa dyshim se mëngjesi i së dielës së palmave, ishte çasti i fundit nën diell për Jezusin.
Mateu madje na tregon se ndikimi i Jezusit në Jeruzalem, ishte kaq i madh sa që i “gjithë qyteti u lëkund.”
Fjala që Mateu ka përdorur, këtu, u lëkund, është e njëjta fjalë që ne përdorim kur përshkruajmë një lëkundje tërmeti. Kështu ishte edhe pas vdekjes së Jezusit.
Teksa Jezusi kalon nëpër rrugët e qytetit, njerëzit janë emocionalisht dhe shpirtërisht të gëzuar.
Ata e ndiejnë se diçka e madhe ka për të ndodhur. Por se çfarë është kjo gjë e madhe, këtë ata nuk e kanë kuptuar ende shumë qartë!
Gjërat nuk janë ende ashtu siç duken. Trupat ushtarake që turmat po prisnin me padurim, nuk po vijnë.
Jezusi fillon të qajë për Jeruzalemin sepse kjo turmë e gëzuar njerëzish humbi qëllimin e misionit të tij. Jezusi kishte arsye përse të qante.
Çështje ditësh ishte që njerëzit ta harronin. Po kështu edhe dishepujt do ta harronin. Në Kopsht, natën para se të vdiste, një prej rrethit të brendshëm të dishepujve e tradhtoi atë dhe ia dorëzoi policisë së tempullit.
BRAKTISJA E FUNDIT
Duket sikur Jezusi ishte i përgatitur për këtë braktisje të turmës. Madje Ai e priste edhe braktisjen e dishepujve të vet.
Jezusi duket sikur e kuptonte plotësisht se çfarë e priste përpara.
Për shkak të asaj që do të ndodhte në Kalvar, do të dëgjonin prej vetë buzëve të tij pyetjen: “Pse?”
E dini, Jezusi foli shtatë fjalë nga kryqi i tij. Fjala që ne shohim sot është e katërta, pra fjala që qëndron në mes të mesazhit, aty ku gjendet edhe kuptimi i vërtetë i kryqit.
Nuk mendoj se kjo ndodh rastësisht, sepse kjo është fjala ku e merr kuptimin edhe vetë kryqi.
Në fakt, tek të dy ungjijtë tek Mateu dhe Marku, Jezusi flet vetëm dy herë. Dhe tek të dyja herët ai shqipton pikërisht këtë fjalë, fjalën e katërt.
Sfondi i fjalës së katërt ndryshon shumë prej sfondit të tre fjalëve të para. Tre fjalët e para janë folur nën dritën e mëngjesit. Ka pasur një fjalë për faljen, një fjalë ku kërkohet ndjese, një fjalë që krijon një komunitet përreth kryqit.
Por në mesditë, ndodh diçka e tmerrshme në Goglota, çka e bën edhe fjalimin të duket i tepërt.
” Që prej orës gjashtë deri në orën nëntë errësira e mbuloi gjithë vendin. . .” Nga mesdita deri në orën tre pasdite ishte plotësisht errësirë.
Si e shpjegon ti këtë? Mos ishte një eklips? Jo nuk besoj sepse ishte një tjetër lloj errësire. Bëhet fjalë për errësirën që profeti Joel paratha:
“ Dielli do të shndërrohet në terr dhe hëna në gjak, para se të vijë dita e madhe dhe e tmerrshme e Zotit . . .“
Ajo ditë ka mbërritur. Dita e zemëratës së Perëndisë.
Dita kur llahtarë që Perëndia do të hedhë mbi tokë do të bëhet aq e madhe sa që praktikisht Perëndia do ta fshehë gjithë atë që ndodh për sytë njerëzorë.
Errësira e kohëve të fundit zbret mbi Golgotën atë të premte pasdite. Errësira e zemërimit të Perëndisë që bie mbi të mëkatin dhe të ligësinë. Bëhet fjalë për errësirën e ferrit.
Dhe në fund të atyre tre orëve, kur dëgjohej vetëm frymëmarrja e të kryqëzuarit, teksa përpiqeshin t’ia merrnin frymën e fundit, në orët e fundit të errësirës së tmerrshme kur duket sikur zbulohet Kalvari si një re mbytëse, pikërisht atëherë dëgjohet një thirrje.
Kjo i ngjan më shumë një ulërime se sa një thirrje. Kjo vjen me fjalët e zakonshme të një njeriu: Eli, Eli, lama sabbathani –Perëndia im, Perëndia im, PSE më ke braktisur?
Miqtë e mi këtu dëshiroj t’ju përshëndes dhe t’ju lë takim herën e ardhshme me shpjegimin me të detajuar të kësaj lutje nga kryqi. A e kishte braktisur vërtetë Ati Perëndi Jezusin?