Përtej fajit në falje

Print

Titulli: Përtej fajit në falje (pjesa 1)

“UNË KAM FAJ”

Unë nuk të njoh ty personalisht. Por gjithsesi mendoj se mund të të tregoj diçka për veten. Them shpesh “unë kam faj” Me shumë mundësi pikërisht tani ti ndjehesh fajtor për diçka në jetën tënde. Një prej filmave vizatimorë më të preferuar është: “historia e lodrave (Toy Story)

Shpresoj ta kesh parë atë. Udi dhe Bazi në fillim janë armiq por më pas bëhen miq. Por as njëri as tjetri nuk është personazhi im i preferuar në film.

Sepse personazhi im i preferuar është Reksi, dinozauri i gjelbër.

Më pëlqen Reksi sepse më kujton veten time. Reksi është paksa nevrik.  I prirur për telashe. Dhe kur bën ai telashe, ai shpall me zërin e tij energjik: “Tani e kam fajin vetë!” Ndërsa unë gjithmonë qesh me këtë. Më pëlqen sinqeriteti i Reksit. Ai është shumë i sinqertë.

Ai e shpreh me fjalë atë që shumë prej nesh nuk janë në gjendje ta pranojnë para të tjerëve!

“Tani e kemi ne fajin.” Njerëzit e kanë thënë këtë ose e kanë menduar mijëra vite më parë e vazhdojnë ta thonë edhe sot.

Nëse i kthehesh shkrimeve të hershme, do të gjesh disa personazhe të njohur të cilët e kanë pohuar me buzët e tyre, se kanë pasur faj. Davidi mund të shpallë tek psalmet, ” Paudhësitë e mia e kalojnë në fakt kohën time, janë si një barrë e madhe, shumë e rëndë për mua.” Ndërsa Apostulli Pal flet nga eksperienca e vet: ” Kush do të më çlirojë nga ky trup i vdekjes?”

A ËSHTË KY FAJI QË MERITOJMË?

Por a janë të nevojshme të gjitha këto ndjenja faji? A është real faji ynë? A duhet ta pranojmë ne atë?

E dini se shumë psikologë shpesh flasin për fajin nervor. Pra është një faj i shpikur prej imagjinatës…a kanë të drejtë ata? A ekziston realisht diçka e tillë si faji nervor?

Po ekziston. Unë si pastor kam parë shumë raste të tilla. Faji nervor, lind si rrjedhojë e të mos jetuarit sipas pritjeve joreale të të tjerëve. Një student merr notën 9. Ky është një vlerësim bazuar në aftësinë e tij. Por pasi ai shkon në shtëpi përballet me prindërit të cilët prisnin notën 10. Atëherë çfarë ndodh? Rezultati i kësaj është faji.

Një lojtar basketbolli është pjesëtar kyç i skuadrës. Prindërit e tij mendojnë se ai duhet të ishte një vrapues, ndoshta një yll i atletikës. Ndaj sa herë që kthehet në shtëpi pas një loje, ai nuk ndihet i suksesshëm. Ai ndihet fajtor.

Por ky faj nervor nuk mbaron në fëmijëri. Shumë prej nesh e mbartim këtë faj edhe kur rritemi, madje për disa dekada.

Ne nuk përputhemi me pritjet e të tjerëve.

Një grua ndihet fajtore sepse nuk mund ta mbajë shtëpinë shumë pastër sipas standardit të përsosur të burrit të saj.

Një burrë ndihet fajtor, edhe pse punon shumë, për arsye se gruaja e tij nuk kënaqet me paratë që ai sjell në shtëpi, ajo kërkon një stile jetese të elitës.

Hej po kush është ai që do të jetojë me këtë lloj faji brenda vetes? Ne fajësojmë veten, por e kush ka faj për këtë!

Një ekzekutiv biznesi ndihet fajtor sepse nuk ka arritur asnjëherë ata statusin e VIP-it apo personit shumë të rëndësishëm, qe ka dashur gjithmonë.

Pastorët ndihen fajtorë sepse nuk kanë sjellë me anë të një mrekullie delet e humbura në tufën e Perëndisë.

Një anëtar i kishës ndihet fajtor se refuzoi ofertën për të shërbyer në një pozicion në kishë, për të cilin nuk kishte as kohën dhe as aftësinë e duhur për t’i përmbushur.

Prindërit e ndëshkojnë veten sepse mendojnë se duhet të kishin bërë diçka për të parandaluar gabimet e fëmijëve të tyre.

Refreni që luhet vazhdimisht në kokën e tyre është:

“Duhet të kisha thënë diçka me patjetër. Duhet të kisha bërë diçka me patjetër. Kështu gjithçka do të vihej në vend.”

KUSH ËSHTË GJYKATËSI YT?

Bibla thotë diçka në lidhje me fajin e rremë.

Ti zbulon tek 1Korintasve 4:3 ku Pali thotë:

” Sa për mua, më intereson fort pak që të gjykohem prej jush ose prej një gjykate njerëzore.”

Pali po flet këtu për pritjet jorealiste që të tjerët vendosin mbi ne.

Pritjet jorealiste që ne mund të vendosim tek vetja. Dhe ai thotë: unë nuk do të lejoj që ato pritje të dominojnë jetën time.

Ato pritje nuk do të më mbërthejnë mua përmes fajit.

Pali na fton tu themi të tjerëve, por edhe vetes sonë: “Nuk do të lejoj pritjet jorealiste të përcaktojnë mënyrën se si unë ndihem për veten time.”

Tek novela, greku Zorba  (Zorba the Greek), Zorba dhe miku i tij po diskutojnë për natyrën e miqve. Zorba thekson: “. . . e njëjta gjë që po të ndodh ty i ka ndodhur edhe korbit.”
“çfarë i ndodhi korbit, Zorba?”

“po ja, ai e kishte zakon të respektohej dhe të nderohej si një korb. Por një ditë iu fiksua me mendje që të provonte të ecte si një pëllumb.

Dhe që prej asaj kohe, korbi i gjorë nuk mund të kujtonte si jetonte më parë. Korbi ishte bërë shumë konfuz. Besoj se e kuptoni arsyen përse? Sepse ecte çalë- çalë.”

A nuk ndihemi edhe ne shpesh fajtorë sepse na pëlqen të krekosemi si pëllumbi dhe aspak të ecim çalë -çalë si korbi?

Një rabi dikur është shprehur kështu në shtratin e tij të vdekjes: “Në botën e re që do të vijë, nuk do të më pyesin, ‘ përse nuk ishe Mojsiu?’ por do të më pyesin, ‘Përse nuk ishte vetvetja?’ ”

Ky është edhe problemi i vërtetë, apo jo?

Perëndia na ka bërë të gjithëve unikë, me një sërë aftësish dhe talentesh.

Çështja nuk është të jesh dikush tjetër në jetë, por të jesh vetvetja.

Çështja nuk është të jetosh sipas pritjeve jorealiste të të tjerëve por të jetosh sipas pritjeve të tua dhe sipas pritjeve që Perëndia vetë ka për ty, sepse ai të njeh më mirë se kushdo tjetër.

Disa prej nesh duhet të fillojnë të përballen me ndjenjat e fajit duke i dhënë fund atij problemi që nuk mendohej të zinte vendin kryesor në jetën tonë.

PROBLEMI I VËRTETË

Por tani është koha të merremi me pjesën tjetër të këtij problemi.

Nëse një pjesë e fajit tonë është nervor, nuk mund të themi se i gjithë faji është kështu.  Dhe kjo do të thotë se ne po ecim kundër rrymës përsa i përket opinioneve që ka kultura jonë sot.

Uejn Dajër (Ëayne Dyer), autori i shumë librave best seller, tregon për një njeri që erdhi tek ai  i shqetësuar për një lidhje jashtëmartesore.

Ja dhe këshillat që i dha Dajeri: së pari, problemi nuk është tek lidhjet e tua. Problemi është tek martesa jote e sëmurë.

Së dyti, faji që ndien për lidhjet jashtë martesore tregon se

ti ke një sistem etik demode. Ti duhet të përmirësohesh. Zgjeroje etikën tënde seksuale dhe nuk do të kesh më probleme.

Po me fajin çfarë të bësh?

Dajer thotë, harroje fajin. Por si mund ta harroj, thua ti? Poeti i njohur dhe i krishterë, Ti. Es Elljot (T.S. Eliot,) shkroi një poezi me titull: “Mbrëmja e koktejlit”(The Cocktail Party). Në atë poezi takojmë Seljan, e cila flet me një psikiatër, Doktor Rejlli, (Dr. Reilly).

Ata po diskutojnë bashkë fjalën ‘mëkat’. Rejlli e pyet: “Çfarë pikëpamje ka familja jote për mëkatin?” Selja thotë se e kanë mësuar të mos e besojë mëkatin, sepse kjo sjellje e keqe nuk ishte gjë tjetër veç një ‘formë e keqe.’

Sipas saj, ishe njeri i çuditshëm, nëse merakoseshe se ‘kishte mëkatuar’.

Por ajo, pranon para Doktor Rejllit se ‘gabimet’ e saj e bënin të ndihej, ‘mëkatare.’

Ajo thotë:”[Kam]. . . një ndjenjë… zbrazëtie, sikur kam dështuar karshi dikujt apo diçkaje jashtë vetes sime.

Nuk e di nëse është kjo fjala e duhur, thotë ajo, por më duket sikur duhet të shlyej fajin. A mund të trajtosh një pacient me këtë gjendje mendore?”

Shumë prej nesh e gjejnë veten në situatën e Seljas.

Ne nuk dëshirojmë të pranojmë plotësisht se faji është real, por ja që nuk e heqim dot nga mendja dhe zemra, ndjenjën se kemi ofenduar dikë apo diçka me atë që kemi bërë.

Në nuk e shkulim dot mendimin se kemi bërë gjëra për të cilën duhet të ‘shlyhemi’.

Mbreti David, te Psalmi 32,  na tregon për një periudhë të jetës së tij kur ai e ndrydhte fajin e arsyeshëm brenda tij:

Ndërsa po heshtja, kockat e mia treteshin midis rënkimeve që kisha tërë ditën.

Sepse ditë e natë dora jote rëndonte mbi mua, fuqia ime i përngjante thatësisë së verës.”

Faji i ndrydhur, thotë Davidi jo vetëm që e shkatërroi gjendjen time shpirtërore, por e copëzoi jetën time emocionale.

Kjo gjë ndikoi edhe shëndetin tim fizik! Sepse ti e di se faji i vërtetë nuk duhet shpërfillur. Sepse ai vjedh paqen dhe mirëqenien tonë.

Ne kemi brenda nesh një bindje të pamohueshme se kemi shkelur kodin moral që nuk e shpikëm vetë por na është dhënë.

Bëhet fjalë për atë kod moral që është vulosur në shpirtin tonë.

Ne kemi këtë bindje se kemi shkelur identitetin tonë, kemi gabuar me fqinjët tanë, kemi ofenduar Perëndinë e Shenjtë.

Ne ndihemi sikur fjalët dhe veprat tona kanë larguar paqen shalom, atë paqe që Perëndia dëshiron ta ketë e gjithë bota.

Ne e dimë se këto fjalë që po themi nuk janë veç një problem i arritjes së standardeve të paarsyeshme.

Ndonjëherë ne kemi bërë pikërisht ato gjëra që nuk duhet ti kishim bërë. Ndërsa ato që duhet ti kishim bërë ne i kemi shpërfillur, dhe nuk i kemi bërë. Ndaj ndihemi fajtorë!