Përtej fajit në falje

Print

Titulli: Përtej fajit në falje (pjesa 2)

PËRBALLJA ME FAJIN

Folëm pak herën e kaluar për fajin që ndiente Selja, personazhi i poezisë sonë. Tani, si do të përballet ajo me fajin? Selja thotë, “Unë ndiej se duhet të ’shlyej fajin’ për ato që kam bërë.” Shumë njerëz, ndihen në të njëjtën mënyrë për telashet ku e kanë futur veten. Në Nju Meksiko, ekziston një vend i quajtur “Ferma e shpirtrave”, ku mblidhen anëtarët e sektit të asaj komune  të cilët praktikojnë vetë ndëshkimin për mëkatet e tyre.

Njerëzit më të guximshëm të atij sekti e ndëshkojnë veten me fshikullime apo duke u lidhur pas një kryqi, si një formë shpagimi për fajet e tyre.

Unë personalisht nuk kam takuar asnjë person që ka kaluar në kaq ekstreme.

Por kam takuar njerëz që e fshikullohen në mendjen e tyre se kanë hyrë në telashe.

Në fakt, ndonjëherë ne jemi personat më të ashpër të vetes. Shumë prej nesh kanë bërë një sërë ujdish me Perëndinë: “Zot më lejo të të tregoj se çfarë do të bëj në të ardhmen për të ndrequr fajin e së kaluarës.”

Problemi është se kjo lloj zgjidhje me fajin nuk funksion.

Disa prej nesh e kanë luajtur këtë lojë me Perëndinë, për dekada me radhë dhe nuk e larguar aspak fajin.

Përkundrazi, ujditë tona të dështuara vetëm sa e kanë përkeqësuar fajin tonë para Perëndisë.

Pra si merresh ti me fajin, e kam fjalën për fajin e arsyeshëm dhe jo atë nervor që diskutuam herën e kaluar.

Shpresoj të kesh menduar për këtë, gjithsesi më lejo të të sugjeroj tre hapa:

SA MË SHPEJT DHE JO MË VONË

Së pari, merru me ndjenjën e fajit sapo ajo të shfaqet.

Faji është për shpirtin sikurse është dhimbja për trupin. Dhimbja fizike, tregon se diçka nuk po shkon si duhet në trupin tim, dhe sa më parë të vizitohem aq më mirë do të jetë.

Faji është një dhimbje shpirtërore që na tregon se brenda shpirtit tonë ka diçka serioze me të cilën duhet të merremi menjëherë.

Gjëja më e keqe që mund të bësh është mbyllja e fajit në një sirtar të jetës tënde, ku shpreson që të mos e verë re askush dhe të vazhdosh jetën.

Apostulli Pal thotë: “Mos lër që dielli të perëndojë mbi zemërimin tënd.” Kjo është një këshillë e mirë, vlen edhe për fajin. Psalmisti thotë: ” Ndërsa po heshtja, kockat e mia treteshin …

Sepse ditë e natë dora jote rëndonte mbi mua…”

Mos përballja me fajin e lejon gangrenën të qëndrojë në zemrën tënde.

Prandaj mos e grumbullo fajin. Përballu me të sapo ta dallosh në jetën tënde.

DHIMBJA E RRËFIMIT

Së dyti, rrëfeje fajin tënd. Para teje pranova mëkatin tim, nuk e fsheha paudhësinë time. Thotë Davidi. Do ti rrëfej shkeljet e mia Zotit”. . .”

Kur një rezervuar është mbushur plot, portat e tij hapen me qëllim që të evitojnë presionin e ujit të tepërt.

Përndryshe struktura e kufizimit të rezervuarit do të shpërthenin.

Kështu është edhe me rrëfimin, ai hap dyert e zemrës.

Rrëfimi e largon presionin që faji ushtron në zemrën tonë.

Kjo e çliron presionin duke e lejuar fajin tonë të rrjedhë tek Perëndia.

Nuk është dhe aq e vështirë të rrëfehemi tek Perëndia për gjërat në përgjithësi. Është e lehtë të themi se ne të gjithë jemi mëkatarë, përfshi këtu edhe veten time.

Por për të kaluar në gjëra specifike, jo vetëm tek faji i përgjithshëm, por tek mëkatet tona, kjo po është shumë e vështirë!

Sepse në njëfarë pike, ne duhet të heqim maskat që mbajmë.

Do të vijë çasti kur nuk mund të fshehim më njeriun tonë të vërtetë.

Oh, ne asnjëherë nuk do të jemi në gjendje të fshihemi prej Perëndisë.

Ndoshta mendojmë se mund ta bëjmë, por në të vërtetë nuk po bëjmë asgjë më shumë se sa po fshihemi prej vetvetes.

Atëherë kur ne i rrëfejmë mëkatet tona para Perëndisë, jo vetëm që i tregojmë atij si jemi realisht, por ia tregojmë edhe vetes.

Pikërisht në këto momente del në sipërfaqe egoizmi dhe mendje ngushtësia jonë.

Jo, nuk mund të themi se rrëfimi i vërtetë para Perëndisë është diçka e lehtë, përmes të cilës tregohemi transparentë me veten.

Kjo gjë është e vështirë jo vetëm sepse kërkon prej nesh sinqeritet të pazakontë, por për vetë faktin se krijon një rrezik të tmerrshëm!

Po sikur të jemi të sinqertë me Perëndinë e ti tregojmë se si jemi në të vërtetë? Po sikur Perëndia të pirgjet njëlloj si disa njerëz mos falës që thonë:

(Pastor këtu shprehe me zemërim) “Merre atë rrëfimin tënd dhe mu hiq sysh…nuk merrem unë me njerëz si puna jote. ..

le ta pranojmë se thellë brenda vetes na vjen keq për veten, aq sa mendojmë se kushdo do të kishte thënë të njëjtën gjë për ne. Veçanërisht Perëndia.

GËZIMI I FALJES

Ja përse është shumë e rëndësishme të bësh tëndin premtimin e faljes.

Dëgjo se çfarë thotë psalmisti:“do ja rrëfej paudhësitë e mia Zotit. . . dhe ti i fale të gjitha paudhësitë e mia. . .” ti i fale. Lum ai të cilit i kanë falur shkeljen, ai të cilit i kanë mbuluar mëkatin. . . Lum ai njeri të cilin Zoti nuk e padit për paudhësi…”

A mund ta besosh këtë? A mund ta besosh se je falur me të vërtetë? Ti e di që shumë njerëz nuk e besojnë këtë. Shumë prej nesh kanë  kaluar nëpër këto hapa dhe kanë rrëfyer mëkatin e tyre, por ai mëkat vazhdon të na ndjekë nga pas.

Sipas fjalëve të Pol Tilliç (Paul Tillich), ne e kemi dëgjuar ungjillin gjithë jetën tonë e megjithatë nuk “jemi në gjendje të pranojmë faktin se jemi pranuar.”

Drejtori i një burgu ka treguar dikur për një njeri që ishte dënuar me burgim afatgjatë.

Ky burrë tashmë ishte tek të shtatëdhjetat. Kishte ardhur koha e lirimit të tij. Gjatë gjithë jetës së tij, kishte dëshiruar fort lirinë, por kur erdhi çasti të lirohej, ai nuk e perceptonte dot mendimin se jashtë mureve të burgut do të ishte pronar i vetvetes. Ai kishte arritur deri këtu sepse e lidhte identitetin e tij me atë të institucionit. Ndaj ju lut shumë rojeve që të qëndronte aty, sepse nuk kishte ku të shkonte, nuk kishte familje.

Kështu që ata e lejuan të qëndronte në një qeli të hapur dhe mund të lëvizte ku të donte brenda burgut.

Një ditë drejtori i burgut e ftoi atë për të bërë një shëtitje jashtë e për ti treguar se sa shumë kishin ndryshuar gjërat nga koha kur ai kishte qenë jashtë.

Ai e refuzoi ftesën nga frika se drejtori do ta linte diku dhe nuk do ta lejonte më të kthehej në burg.

Besoj e dini se çfarë do të thotë kjo, sepse shumë prej nesh e kanë përjetuar këtë. Ne e kemi rrëfyer mëkatin tonë dhe më pas Perëndia na ka falur. Por ne dëshirojmë të qëndrojmë ende në burgun e fajit tonë.

Ne jemi kaq të vendosur të qëndrojmë në kontroll të jetës sonë sa që nuk mund të pranojmë dhuratën hirit të Perëndisë. Mirë pra është koha të dalësh prej derës së burgut tënd, e për çudi të zbulosh se dera ka qenë e hapur.

Çfarë mund të na japë neve kurajën për të hyrë në lirinë tonë? Për të hyrë në gëzimin e faljes? Guximi vjen nga Krishti. Falja jote është e vërtetë sepse Perëndia jo vetëm që e ka shpërfillur mëkatin tënd, Por Perëndia zgjodhi të gozhdonte fajin tënd në kryqin e Kalvarit.

Falja jote është e vërtetë sepse Jezusi e ka marrë mbi supet e tij fajin tënd.

Dënimi yt para fronit të gjykimit nuk është më.

Ai është hedhur në thellësitë e detit të madh të faljes së Perëndisë.

Është koha ti japësh fund festave të keqardhjes. Është koha ti japësh fund paradave të fajit. Është koha të fokusohemi tek i vetmi person që ofron falje.

Është koha të besojmë se ungjilli është një Lajm i Mirë, jo vetëm për fqinjin tim por edhe për mua!