Përtej lumturisë në Vitin e Ri

Print

Titulli: Përtej lumturisë në Vitin e Ri (pjesa 1)

URIMET E VITIT TË RI

Gëzuar, gëzuar edhe nga ana ime.

Urimi ynë për njerëzit që njohim është: “Gëzuar Vitin e Ri!”. Por le të jemi të sinqertë. Lumturia është një komedi iluzive në botën tonë. Shumë njerëz mendojnë se lumturia ka të bëjë me të ardhurat, me pasurinë apo pozitën financiare. Është koha ta mendojmë mirë këtë. Ju mund t’i keni të gjitha. Pamjen e mirë, xhepin plot me para apo një reputacion të mirë. Një miku im kishte gjithçka; gjithçka veç lumturisë. Duket sikur për të, suksesi dhe lumturia nuk kanë lidhje bashkë sikurse mendojnë shumica e njerëzve.

Tek ungjilli i Gjonit, kapitulli 16, Jezusi u flet ndjekësve të Tij për misionin e Tij të ardhshëm. Jezusi hap derën drejt të ardhmes dhe i le dishepujt të shohin një grimcë të asaj që kanë përpara. Dhe ajo çka shohin nuk është e ardhmja që kishin parashikuar. “Pas pak nuk do të më shihni më. ..” dhe sikur të mos mjaftonte kjo ai shton fjalët: ” ju do të qani dhe do të mbani zi dhe bota do të gëzohet. . .” Dishepujt i marrin këto fjalë si gjëegjëza të fshehta. Por në këndvështrimin tonë historik, e dimë se Jezusi po fliste për kryqëzimin e tij të ardhshëm.

Ndonëse po përgatiste dishepujt për vdekjen e tij, ai ka guximin të flasë për gëzimin. Dishepujt e tij do ta shohin sërish. Pikëllimi do të kthehet në gëzim. Përtej kryqit ekziston varri bosh që dëshmon fitoren e Krishtit mbi vdekjen dhe të keqen. Jezusi e përmbledh mesazhin e tij duke thënë: “Në botë do të keni mundime, por merrni zemër, unë e munda botën!”.

SHQETËSIMET

Dhe më kujtohet mirë se nw vitin 2000 u shfaq njw problem i madh që u quajt Y2K apo problemi i vitit 2000. (Sh. i. p problemi konsistonte në arkivimin e të dhënave dixhitale si edhe jo dixhitale, problem që lindi si pasojë e shkurtimit të shkrimit të vitit kalendarik nga katër shifra në dy shifra. Për shembull ishte viti 98, 99 më pas 2000-ja u shkruajt 00 ne menyre dixhitale dhe kjo shkaktoi konfuzion në dokumentacionin e disa bankave, te paktën kështu thoshin gazetat asokohe). Kjo u bë ngjarja më e madhe që nuk ndodhi kurrë. Unë nuk u besoj shumë asaj që thonë revistat apo gazetat. Shpresoj që t’i nuk i pranon të gjitha ato që thonë gazetat.

KRISHTI FITIMTARI

Por si e mundi botën Krishti? Historia është mbushur plot me emrat e njerëzve që kanë tentuar ta bëjnë këtë. Çuditërisht këto emra lidhen me disa prej kapitujve më të këqij të së kaluarës. Kur të tjerët kanë provuar të mundin botën, e kanë bërë këtë me forcën e tyre. Maniaku më i madh i shekullit të fundit që i vuri vetës qëllimin të fitonte dominimin e botës ishte Adolf Hitleri. Disa historianë na tregojnë se me varka në formë U-je që përshkuan Atlantikun, raketa që ranë mbi Londër, dhe një stil beteje që ai e quajti blitzkrieg, ai pothuajse ia doli mbanë. Mposhtja e botës për Hitlerin do të thoshte shkatërrim i saj.

Harold Urej (Harold Urey), laureat i çmimit Nobel, dhe një prej shpikësve të bombës atomike, shkroi para disa vitesh: “Unë shkruaj që t’ju fus frikën juve. Unë vetë jam një njeri që ka frikë. Të gjithë njerëzit e ditur që njoh janë frikacakë.” Urej po thotë se çdo njeri që e di dhe e kupton se çfarë bote kemi krijuar me shkencën dhe teknologjinë tonë, do të tmerrohet nga frika.

MERR zemër!

Njëherë kur e pyetën autorin e njohur Mark Tuejn se çfarë vendimi kishte marrë për Vitin e Ri që po afrohej ai u përgjigj: “Unë do të jetoj brenda të ardhurave të mia këtë vit, edhe sikur të më duhet të marr para borxh për ta arritur këtë.”

Mos ndoshta edhe disa prej nesh do të marrin para borxh për të ekuilibruar faturat e familjes në vitin 2012? Kam frikë se po. Tuejn na ndihmon të kuptojmë se ndonëse ndonjëherë kemi qëllime të mira për Vitin e Ri, ne dalim nga planet, pra nuk i përmbushim dot ato. Edhe ne kemi qëllime të mira, apo jo? Sapo kemi hyrë në këtë Vit të Ri duke shpresuar se në 2012 gjërat do të jenë shumë më mirë se në vitin që lamë pas. Ne duam të shmangim zhgënjimet dhe frustrimet  e dymbëdhjetë muajve të kaluar. Ne u mblodhëm me miqtë në natën e fundvitit për të pritur Vitin e Ri. I kishim sytë tek ora derisa ajo shënoi dymbëdhjetë e mesnatës dhe më pas filluam të uronim njëri tjetrin me gota shampanje në duar, apo me përqafime. Pse e bëmë këtë? Sepse duam që diçka e re, vërtetë e re të ndodhë në 2012.

Që ky vit të mos i ngjajë aspak atij të mëparshmit. Ne duam të besojmë se ky vit do të jetë një vit plot me sukses dhe arritje kuptimplota. “Kalofshi një vit sa më të gëzuar”, u themi ne miqve dhe familjes. Dhe duam dëshpërimisht të besojmë se ky urim do të realizohet vërtetë.” Së fundmi ka dalë një libër i një profesori psikologjie i cili ka shkruar disa studime mbi lumturinë.

Ai dëshironte që t’i përgjigjej kësaj pyetjeje të thjeshtë. Çfarë është ajo gjë që mund të sjellë mirëqenien dhe lumturinë? Ai u befasua prej asaj që zbuloi. Përderisa ke nevojat bazë të jetës, mjaftueshëm ushqim në tryezën tënde dhe një çati ku të fusësh kokën, pra kur nevojat e tua themelore janë plotësuar atëherë, të pasurit e sa më shumë gjërave nuk e shton lumturinë.

Familjet që jetojnë në një lagje të pasur të Tiranës nuk ka gjasa të jenë më të lumtur se sa familjet që jetojnë në lagjet e varfra të periferisë.

Një djalë që i jep një makine Ferrari nuk është aspak më i lumtur sesa dikush prapa tij që ka një makinë dhjetë herë më të lirë se ai.

Dhe kjo e komplikon disi urimin e thjeshtë të Vitit të Ri apo jo? Por çfarë po kërkojmë ne? A ka një mënyrë për të garantuar se ky do të jetë një vit i lumtur për ty dhe për mua? Një vit, gjatë të cilit do të jemi me të vërtetë të kënaqur? Një vit gjatë të cilit do të gjejmë gëzim të madh dhe të vazhdueshëm? A ka ndonjë mënyrë që ta bëjmë urimin tonë për Vitin e Ri shumë më tepër se një ëndërr në diell? Unë besoj se ka. Jezusi na tregon mënyrën.

Pas muzikës do të kthehemi sërish për të zbuluar domethënien e fjalëve të tij.

Me këto fjalë Jezusi na paralajmëron për dy fakte që duhet të mendojmë teksa hyjmë në këtë Vit të Ri.

Së pari do të shohim disa të vërteta për vitin në vijim. “Në këtë botë do të keni shqetësime.” Unë kam vënë re se shqetësimet shesin. Ose të paktën kështu duket nga kopertinat e revistave. Revistat, prej kohësh kanë parashikuar shqetësimet që do të pushtojnë jetën tonë në vitin 2012. Unë nuk ia ve veshin atyre parashikimeve. Nëse kthehemi disa vite mbrapa më kujtohet titulli kryesor i gazetave për tmerrin që na priste në mileniumin e ri.

Por unë e di se pritja e përgjithshme në kohë të vështira është goxha realiste. Unë nuk mendoj se përparimet e teknologjisë do të zgjidhin problemet tona me energjinë.

Unë nuk e besoj idenë se një zhvillim i madh politik, në marrëdhëniet globale do të nxisë paqen në botë.

Unë nuk e pranoj idenë se një filozofi e re do të sjellë një botë utopike. Unë nuk e besoj këtë sepse Jezusi vetë na shkund dhe na zgjon nga ëndrrat tona me sy hapur.

Dëgjoni, thotë Jezusi: “Në këtë botë do të keni shqetësime.” Dhe kur Jezusi foli kështu, Ai e kishte fjalën jo vetëm për shekullin e parë por edhe për shekullin e njëzetë e një.

Siç e shihni Jezusi është i sinqertë me ne. Dhe ndonjëherë të krishterët nuk janë aq të sinqertë sa Shpëtimtari, të Cilin shpallin se e ndjekin. Unë kam dëgjuar disa besimtarë me qëllime të mira që thonë se kur bëhesh një dishepull i Jezusit, të gjitha problemet e tua zhduken. Dhe unë kam takuar njerëz që i besojnë kësaj gënjeshtre e më pas janë larguar të zhgënjyer prej Krishtit. Ata u lutën dhe kanceri i tyre nuk u zhduk në mënyrë të mrekullueshme. Ata besuan, por financat e tyre vazhduan të boshatiseshin. Unë kam njohur njerëz të cilët janë larguar prej Krishtit sepse Jezusi nuk ishte sipas përcaktimit të tyre për lumturinë.

Ndoshta ti je zhgënjyer prej fesë. Ti më thua: “Më prezanto me dikë që do të më sheshojë problemet në jetë. Dikë që nuk do të tallet me mua.”

Nëse është kështu, ka ardhur koha që bashkë me mua të dëgjojmë se çfarë ka për të thënë Krishti.

Jezusi hyn drejt e në temë.”Dëgjoni”, thotë Ai, “në këtë botë do të keni shqetësime.” Jezusi dëshiron që të dimë se fakti që e ndjekim atë nuk do të thotë se ai na jep një shkop magjik me të cilin i zhdukim të gjitha problemet dhe kohët e vështira.

Tani ju lutem më kuptoni. Ju duhet ta dini se pa një marrëdhënie kuptimplotë me Jezus Krishtin, si Zotin dhe Shpëtimtarin tuaj, qëllimi i jetës tënde do të shmangë ty. Nuk ka asgjë më të rëndësishme dhe domethënëse se sa të njohësh Krishtin dhe fuqinë e Kryqit të tij dhe të ringjalljes. Nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa kjo, të lesh preokupimet e tua për gjërat e kota dhe t’i përgjigjesh ftesës së Krishtit që thotë: “Ndiqmë”. Nuk ka asgjë më shpërblyese, më të këndshme dhe më të bukur se kjo: të ndjekësh Jezusin.

Por teksa ndjekim thirrjen e Tij duhet të dëgjojmë edhe vlerësimin e Tij të sinqertë për jetën: “Në këtë botë do të keni shqetësime”. Jezusi e dinte se çfarë do të bënin dishepujt. Ai e dinte se çfarë i priste përpara. Miqësia që kishin me Të nuk do t’i mbronte prej lëndimit. Punë orësh ishte derisa ata të shpërndaheshin si dele në kodrat e Palestinës. Në kopshtin e Gjetsemani, besimi tyre do të binte si një gjethe vjeshte. Dhe kur u mblodhën sërish bashkë pas ringjalljes së Jezusit, shërbesa e tyre do të haste vështirësi, kundërshtime dhe dhimbje.

Ndonëse kanë kaluar dymijë vjet, të krishterët po përballen me të njëjtat sfida si të krishterët e dikurshëm. Në vitin 2012 ti mund të presësh të njëjtat probleme. Dhe jo vetëm problemet e jetës së përditshme si: sëmundje, kriza ekonomike, papunësi e një listë të gjatë me probleme si këto. Këto janë problemet që lindin pothuajse kudo.

Por nëse je një ndjekës i Jezusit, ka disa probleme në jetë që dalin kryesisht prej përkushtimit tënd në Krishtin.

Jezusi nuk e ka fjalën këtu vetëm për dhimbjet e thjeshta të kokës. Ai tregohet i sinqertë dhe thotë se mund të presësh probleme PËR SHKAK SE JE I KRISHTERË! Ti mund të presësh tallje, përqeshje dhe shkurajime. Ti mund të presësh shqetësime prej vetë faktit se ke marrë kryqin e dishepullit dhe dëshiron ta ndjekësh Atë.

Por Jezusi thotë: Merrni zemër unë e munda botën. Çfarë donte të thoshte Ai me këto fjalë? Për më tepër na ndiqni në programin e radhës.