Diçka E RE POR E VJETËR
Ndoshta fjalët që sapo dëgjove, mund të duken shumë tërheqëse! Në fakt, nëse je tërhequr nga lëvizja Epoka e Re, sot ti praktikon përsiatjen transhendentale. Ti ke vendosur se kjo qasje e re për spiritualitetin është tejet shpirtërore, më shumë se çdo gjë tjetër që ofron besimi i krishterë. Nëse është kështu, do të doja të mendonim së bashku për dy gjëra.
Para së gjithash, dua ta dish se ky lëvizja Epoka e Re nuk është aspak e re. Nuk është e vërtetë se lëvizja Epoka e Re është një formë e re spiritualiteti.
Jo. Lëvizja Epoka e Re, realisht ka filluar qysh prej “Epokës së vjetër.” E vërteta është se, ky lloj të menduari, ka ekzistuar prej një kohe shumë të gjatë.
Ti duhet të dish së pari se lëvizja Epoka e Re ofron ide të ricikluara nga shekujt e mëparshëm.
Në fakt, kisha e hershme, e gjeti veten në një hap me këtë botëkuptim të shpëtimit gjatë ditëve të para të historisë së saj.
Sigurisht, që pothuajse 2000 vjet më parë, lëvizja Epoka e Re kishte tjetër emër.
Në ato kohë, njihej si gnosticizëm. Por mësimet e gnosticizmit ishin njëlloj si këto të Epokës së Re. Fjala gnosticizëm vjen nga greqishtja dhe do të thotë: njohuri. Gnostikët mësonin se ne jemi shkëputur nga njohuria e vërtetë për veten. Natyra jonë themelore është ajo e shpirtit. Të mbërthyer në botën fizike, neve na duhet njohuria dhe përvoja e duhur për tu larguar nga kjo botë e varfër dhe të ngrihemi në botën frymërore. Të duket e njohur kjo?
Ç’ është e vërteta lëvizja Epoka e Re, më mirë të quhej lëvizja Epoka e Vjetër.
PËRBALLJA ME TRAGJEDINË
Së dyti, nëse të tërheq mendimi i lëvizjes Epoka e Re,duhet t’i bësh vetes pyetjen: a i trajton me sinqeritet lëvizja Epoka e Re tragjeditë që përjetojmë?
Teksa e shoh botën sot, nuk i shoh problemet tona thjesht sikur i përkasin vetëm personave që kanë një imazh të ulët për veten e tyre
Unë nuk mendoj se problemet tona mund të zgjidhen duke u ndier më mirë për veten apo për identitetin tonë- ose po të dinim më shumë për veten.
Jo unë shoh në botën tonë, diçka shumë të thyer dhe të ndërthurur.
Jo unë shoh një lloj thyerje dhe në jetën time. Dhe unë dyshoj se nëse e shikon me kujdes jetën tënde, do të gjesh edhe aty një farë thyerje.
Apostulli Pal, kur i shkruan një letër kishës së Romës, flet për sfidat e udhëtimit të tij shpirtëror. Ai nuk e përshkruan problemin e tij vetëm në termat e konfuzionit, në lidhje me identitetin e tij. Në vend të kësaj Pali flet ndershmërisht në lidhje me sfidën morale, për të bërë një jetë të mirë dhe të drejtë.“…sepse, ndonëse e kam dëshirën për të bërë të mirën, nuk ia gjej mënyrën. Në fakt të mirën që unë e dua nuk e bëj; por të keqen që s’dua, atë bëj.” Unë e kuptoj betejën e Palit. Dhe unë besoj, se edhe ti e kupton. Edhe ne kemi brenda vetes, mendime që po të dilnin në pah do të na turpëronin ne.
Ne bëjmë gjëra që janë shumë egoiste dhe shkatërruese për fqinjët tanë. Por kjo nuk mund të justifikohet me faktin se nuk e njohim mirë veten tonë të vërtetë. Kjo nuk mund të reduktohet në një problem të amnezisë shpirtërore. Jo, ne jemi shumë më tepër se injorantë. Ne jemi të thyer. Ne jemi të rënë. Brenda vetes ne jemi mësuar të mendojmë mendime të gabuara dhe të bëjmë gjëra të gabuara.
Ne kemi nevojë për dikë që të çlirojë prangat që nga mbajnë lidhur me skllavërinë shpirtërore. Problemi ynë, është sinqerisht ajo fjalë e vjetër, që nuk duhet nxjerrë prej fjalorit tonë. Problemi ynë është mëkati. Problemi ynë është faji që i ndan njerëzit mëkatarë prej Perëndisë të pa mëkat.
Por Perëndia e di problemin tonë të vërtetë dhe të thellë. Pali na mëson në kapitullin e tij të pestë, të letrës drejtuar romakëve: ku thotë se faji nuk na ndan më prej Perëndisë! Atje Pali përmbledh shumë fuqishëm mesazhin e shpengimit: Ai shkruan: Sepse, ndërsa ishin akoma pa forcë, Krishti vdiq në kohën e tij për të paudhët.
7 Vështirë në fakt se vdes dikush për një të drejtë; mbase ndonjë do të guxonte të vdiste për një njeri të mirë.
8 Por Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne.
Ky është thelbi i besimit të krishterë. Problemi ynë nuk është injoranca. Problemi ynë është dobësia e tmerrshme. Ne jemi të pafuqishëm, shkruan Pali. Ne jemi të pashpresë dhe të pafuqishëm. Dhe Perëndia erdhi përmes Jezus Krishtit në këtë botë dobësish.
Ai nuk erdhi, vetëm për të ndriçuar mendimet tona, apo për të hapur mendjet tona për realitetin shpirtëror. Ai e dinte se ne kemi shkuar shumë larg, në kërkim të një udhërrëfyesi shpirtëror. Krishti erdhi në botë, që të vdiste për të pa perëndishmit.
Ai erdhi që të shndërronte instrumentin e ekzekutimit në mjetin që do të sillte jetë, jetë të vërtetë, jetë të përjetshme! Ky është Lajmi i Mirë i kryqit: “Dhe bashkë me të Perëndia ju dha jetë ju, që kishit vdekur në mëkate dhe në pa rrethprerjen e mishit, duke jua falur të gjitha mëkatet.
14 Ai e zhvlerësoi dokumentin e urdhërimeve, që ishte kundër nesh dhe ishte kundërshtar, dhe e hoqi nga mesi duke e mbërthyer në kryq; “ (Kol 2:13,14)
Ky është ungjilli. Ne kemi nevojë për shumë më tepër se sa ndriçimin e mendjes. Ne kemi nevojë për JETËN, atë lloj jete që vjen përmes hirit të Perëndisë në Jezus Krishtin, dhe jepet falas, pra si një dhuratë. Kjo jetë vjen te të gjithë atë që besojnë në Jezus Krishtin dhe kthehen te Ai. Krishti ka marrë mbi vete dënimin për mëkatet tona, që ne të mos i përballim ato. Dhe ai ka dërguar Frymën e Tij në jetën tonë, që varësia jonë ndaj mëkatit, të mund të thyhet, dhe ne me të vërtetë të jetojmë një jetë që sjell bekime.
Perëndia banon mes nesh nëpërmjet Jezus Krishtit.
Dhe ai është mes nesh jo vetëm si një mësues i shenjtë, jo vetëm si një udhëheqës shpirtëror mistik. Ai është mes nesh si Shpëtimtar dhe Mik. Ai është mes nesh për tu përballur me peshën e tmerrshme të mëkatit, që na ul poshtë. Ai është me ne, për ta marrë atë mëkat mbi vete në kryq. Ai është me ne për të na paraqitur para Atit, si njerëz të rilindur prej frymës së Tij, të falur, deri në thelb të qenies së tyre, bërë krijesa të reja në Të.
Pikërisht këtë lloj marrëdhënieje, dëshiron edhe Krishti Jezus me ty. Ndoshta ti e ke tashmë këtë lloj marrëdhënieje, prej vitesh. Ose je në atë pikë të jetës tënde, ku dëshiron fort ta kesh këtë marrëdhënies por diçka të pengon që t’i përgjigjesh thirrjes së Perëndisë.
Mos lejo, krenarinë tënde të hyjë mes teje dhe asaj që Perëndia ka në plan për ty. Besoji Jezus Krishtit, si Shpëtimtari që të shpëton nga gjithë mëkatet e tua.
Besoji atij, se do të drejtojë në një jetë të mbushur me dashuri dhe me bindje.
PËRSIATJA NË TË VËRTETËN!
Dhe më pas, më lejoni t’ju ftoj që të forcoheni në ecjen tuaj të besimit. Nëse je i themeluar në besimin e krishterë, apo në rast se sapo ke hyrë në një marrëdhënie me Krishtin, ka një mënyrë se si mund të vazhdosh rritjen tënde shpirtërore. Vetëm duke përsiatur në një mënyrë që e nderon Zotin dhe të rrit ty më shumë në anën shpirtërore.
Të gjithë ata që kanë një marrëdhënie me Jezusin kanë diçka rreth së cilës mund të përsiatin, apo jo? Dëgjoni se çfarë ka për të thënë psalmisti në lidhje me përsiatjen.
Psalmi 48:9 ” Në tempullin tënd, o Perëndi, ne kemi rënë në mendime mbi mirësinë tënde.”
Psalmi 77:12 ” Do të mendohem thellë për gjithë veprat e tua dhe do të kem parasysh bëmat e tua.”
Psalmi 119:148 ” Sytë e mi paraprijnë natën për të menduar thellë fjalën tënde.”
Është mëse e qartë se të krishterët THIRREN të përsiasin. Në fakt, problemi është se nuk përsiaten mjaftueshëm ose fare! Të krishterët përsiasin kaq pak, sa që nuk mund tu tregojnë anëtarëve të lëvizjes Epoka e re se cili është ndryshimi mes përsiatjes dhe përsiatjes që sjell realisht bekim.
Tani dua të tregoj ndryshimin mes përsiatjes të krishterë dhe përsiatjes të lëvizjes Epoka e Re. Ndjekësit e Jezusit, nuk i zhveshin mendjet e tyre nga mendimet kur mendojnë. Ata nuk e kryqëzojnë procesin e tyre të mendimeve. Sepse të krishterët meditojnë për dashurinë e palëkundur të Perëndisë. Ata meditojnë për veprat e mëdha të Perëndisë.
Ata meditojnë për premtimet e mëdha të Perëndisë. Meditimi i krishterë, fokusohet tek mendimet tona për të vërtetat, që janë të mëdha dhe të guximshme, dhe të mbushura me mirësi dhe hir hyjnor. Dhe në këtë lloj të medituari, thellohet besimi ynë në Jezus Krishtin. Siguria jonë rritet. Dhe dashuria jonë për Perëndinë ushqehet.
Unë lutem që ti të jesh në një marrëdhënie besimi dhe dashurie me Jezus Krishtin. Nëse je, atëherë ke shumë gjëra për të cilat mund të përsiatësh. E vërteta është se djalli tallet me këto gjëra shpirtërore. Prandaj ai na fton që të meditojmë sipas stilit të Epokës së Re! Ai dëshiron që të zbrazim mendjen tonë prej veprave të mëdha dhe hirit shpëtues të Perëndisë. Ai dëshiron që të harrojmë Perëndinë që u shfaq në skenën e historisë dhe në Kalvar e shkundi ferrin për të fituar lirimin tënd prej fajit. Ai dëshiron që të harrojmë hirin që Jezus Krishti shpalos për ne në kryq. Ai dëshiron të largojë nga mendja jote fitoren e ringjalljes së Krishtit. Ai dëshiron që t’i harrosh të gjitha këto dhe, në vend të saj të mendosh se mund të shpengosh veten.
Mos i beso këto! Shpëtimi nuk gjendet duke kërkuar tek vetja, por duke kërkuar jashtë vetes shpëtimin te Biri i Perëndisë. Kur ne e bëjmë këtë, zbulojmë se e ardhmja jonë nuk është tek misticizmi i lëvizjes Epoka e Re. Por gjendet në disa themele më solide. Shpëtimi ynë gjendet në themelet e dashurisë dhe hirit të pafund të Perëndisë.