Teksa lexoj pjesën tek ungjilli i Gjonit, më krijohet përshtypja se koha fillojë të bëhet e rëndë mbi duar e tyre teksa prisnin që Jezusi të vinte. Ndërkohë që po rrinin vendosën të pastronin rrjetat, i mblodhën ato dhe i vendosën tutje. Pjetri vështroi varkën, u mendua pak dhe pastaj kërceu jashtë saj duke thënë. “Unë po iki” . Dhe të tjerët i shkuan nga pas.
Ata u lodhën shumë gjithë natën, i hodhën rrjetat gjithandej por nuk doli gjë. Nuk kapën asnjë peshk. Dishepujt ishin të lodhur dhe vendosën të shkonin në shtëpi.
“Kapët gjë?” “jo,”u përgjigj shkurt njëri prej tyre duke treguar se ishte mërzitur. “Provoni edhe njëherë në krahun e djathtë” ja ktheu zëri.
Për një moment dishepujt u ulën në heshtjen e agimit, nën tingullin e vetmuar të ujit që përplasej me varkën. Pastaj ata u kthyen tek varka dhe filluan të hedhin rrjetat dhe për habi të tyre ajo kapi peshq, po peshq shumë të mëdhenj dhe në të vërtetë ishin 153 peshq (shiko ungjillin sipas Gjonit.)
Shumë vite më pas Gjoni si burrë plak i kujton detajet e atij mëngjesi të mrekullueshëm sikur të kishte ndodhur dje.
Pasi mbaruan së ngrëni, Jezusi i foli Pjetrit. Nga kjo kuptojmë se Jezusi e kishte falur Pjetrin për faktin që e kishte mohuar.
Pali dhe Luka tregojnë për një shfaqje personale të Jezusit para Pjetrit në ne një orë të caktuar të pashkës, megjithëse nuk ka shumë detaje dhe duhet të ketë qenë një përvojë e dhimbshme për Pjetrin krenar.
Por tani Jezusi dëshiron ta restaurojë Pjetrin publikisht dhe e thërret atë në shërbesë në prani të atyre që duhet të drejtojë.
NJË PYETJE
Mbasi kishin ngrënë, Jezusi i tha Simon Pjetrit: “Simon nga Jona, a më do ti mua më shumë se këta?”. Iu përgjigj: “Po, Zot, ti e di se unë të dua”. Jezusi i tha: “Kulloti qengjat e mi!”.
16 Përsëri e pyeti për të dytën herë: “Simon nga Jona, a më do ti mua?”. Iu përgjigj: “Po, Zot, ti e di se unë të dua”. Jezusi i tha: “Ki kujdes për delet e mia”.
17 E pyeti për të tretën herë: “Simon nga Jona, a më do ti mua?”. Pjetri u trishtua pse e pyeti për të tretën herë: “A më do ti mua?”, dhe iu përgjigj: “Zot, ti di çdo gjë, ti di se unë të dua”. Jezusi i tha: “Kulloti delet e mia.
18 Në të vërtetë, në të vërtetë po të them se, kur ti ishe i ri, e ngjeshje vetveten dhe shkoje ku të doje; po kur të jesh plak, do t’i shtrish duart dhe dikush tjetër do të të ngjeshë e do të të çojë atje ku ti nuk do të doje”.
19 I tha këto fjalë për të bërë të ditur se me ç’vdekje ai do ta përlëvdonte Perëndinë. Dhe, si i tha këto, i tha: “Ndiqmë”. Gjoni 21:15-19, NIV
Zoti e fillon me një pyetje shumë të thjeshtë bisedën e tij me Pjetrin: “A më do ti mua?” Pjetri thotë, “po të dua. Dhe Jezusi vazhdon ti bëjë këtë pyetje sërish.
Pyetja e trefishtë e Jezusit me siguri i kujtoi Pjetrit mohimin e trefishtë që ai i kishte bërë Zotit.
Prandaj Jezusi e pyet tre herë: “A më do ti mua? A më do më shumë se të tjerët?”. Pjetri kishte qenë shumë i sigurt për veten, se ishte më i guximshmi dhe më i përkushtuari ndër ndjekësit e Jezusit.
E dini se cila është ana e mirë e dështimit të Pjetrit? Ai prodhoi përulësi të vërtetë.
Pra Pjetri i përgjigjet pyetjes së Pjetrit me përulësi, tre herë me radhë duke treguar bindje: “Zot ti e di se unë të dua.”
Mendo për mundësitë e shumta që kishte Perëndia për ta poshtëruar Pjetrin dhe për ta ndëshkuar për mohimin që i kishte bërë. Jezusi mund tia kishte ndrequr mirë qefin Pjetrit.
Ndoshta ai mund ta kishte sfiduar Pjetrin: “po tani si e ke mendjen do më jesh besnik apo jo?”Apo mund të ishte treguar sarkastik: “Më thuaj, Pjetër, a mendon se mund të më pranosh, apo do të më mohosh vetëm se vajzë të del përpara dhe ndjehesh në siklet për mua? Në vend të këtyre pyetjeve ai zgjedh një pyetje të thjeshtë: “Pjetër, a më do ti mua?”
Kjo është nevoja më e madhe, e vetmja nevojë. Kriteri i parë i një dishepulli është të dojë Zotin Jezus. Edhe fëmija më i vogël mund ta kuptojë këtë kërkesë, megjithatë kjo vë në provë të krishterët më të matur.
Nëse ti e do me të vërtetë Krishtin atëherë gjithçka është në rregull, edhe gabimet doktrinore apo fajet për arsye të mëkatit mund të rregullohen.
Dhjata e Re tregon se dashuria është çelësi i dishepullizimin. Apostulli Pal e shpreh atë kështu: “Nëse ndokush nuk e do Zotin Jezu Krisht, qoftë mallkuar! Maranatha” (1 Korintasve 16:22).
Mendoj se dashuria është çelësi i restaurimit të Pjetrit. Pavarësisht a asaj që kishte bërë, ai e donte Zotin.
Kjo e dallon Pjetrin nga Juda Iskarioti. Nuk e di nëse e ke menduar ndonjëherë, por pak a shumë ata bënë të njëjtën gjë.
Juda e tradhtoi Jezusin për para, ndërsa Pjetri e mohoi atë prej krenarisë dhe frikës se mos turpërohej nëse do ta merrnin vesh se ai i besonte Zotit.
Por pse i pari u var nga dëshpërimi ndërsa tjetri u kthye tek Zoti në pendim. Besoj se ndryshimi mes tyre ishte se çfarë ndjenin ata për Jezusin.
Sinqeriteti dhe dashuria ishte arsyeja përse Pjetri u restaurua, ndërsa mungesa e dashurisë për Zotin, e shtyu Judën të bënte atë që bëri.
Ndoshta edhe ne duhet të ndalemi për një çast dhe të shqyrtojmë zemrat tona. Ti edhe unë kemi nevojë të shohim se çfarë ndjenjash dhe dashurish ndodhen aty brenda. Me siguri do të ketë dashuri për familjen dhe miqtë, , kjo është normale. Ndoshta ti je hobe dhe kënaqësi të caktuara. Shumë mirë, për të gjitha këto, po për Zotin çfarë ndjen? A ke dashuri për të?
Nuk ka rëndësi se me çfarë mendimesh e zë mendjen, nuk ka rëndësi se sa di rreth krishterimit. Rëndësi ka marrëdhënia jote personale me të.
Po ti a ke dashuri në zemër për Zotin Jezus Krisht? Ju kujtohen fjalët e Palit, nëse dikush nuk e do Zotin, mallkuar qoftë!”
Një thirrje
Pasi e pyet tre herë Pjetrin, Zoti i ngarkon tre herë të njëjtën detyrë. “kulloti qengjat e mi,” thotë ai “kujdesu për delet e mia” Gjuha mund të ndryshojë por thirrja është e njëjtë. Jezusi po i jep Pjetrit një detyrë: të jetë pastor. Delet në këtë kuptim janë trupi i Krishtit.
Ai duhet të kujdeset njëlloj për të mëdhenjtë e të vegjlit.
Ushqyerja e deleve është një metaforë që nënkupton sigurimi i ushqimit frymëror për ta.
Kjo bëhet me anë të predikimit të fjalës. Shërbesa nuk do të ketë efekt nëse bëhet me detyrim. Vetëm dashuria mund ti prekë zemrat e njerëzve.
Ne nuk duhet vetëm të flasim për të. Nuk mund të këndojmë “ O Jezus sa të duam” nëse me të vërtetë nuk e tregojmë këtë dashuri në shërbim ndaj të tjerëve. Pa dashuri për Krishtin, shërbesa ndaj të tjerëve do të jetë manipuluese, që kërkon të lartësojë veten dhe do mbetet thjesht sentimentalizëm i pakuptimtë.
Një urdhërim
Jezusi i beson Pjetrit një thirrje apostolike të fjalës. Me sa duket një ditë Pjetri do ta vulosë përkushtimin e tij ndaj Jezusit me jetën e tij , sepse do të vdesë si një martir duke lartësuar Perëndinë.
Në fund, Jezusi i jep Pjetrit një urdhër të fundit: “Më ndiq!” ndoshta ju kujtohet se kjo është thirrja e parë që Jezusi i bën Pjetrit në detin e Galilesë, ditën kur ai e ftoi të bëhej dishepull i tij. Pra cikli u mbyll, thirrja e parë është edhe thirrja e fundit.
Edhe kësaj here, dashuria është çelësi. Dashuria për Krishtin e bën atë që ti shërbejë dhe mbi të gjitha ta ndjekë. Dashuria na lidh me Jezusin dhe bën që të dëshirojmë praninë e tij. Kjo bën që të dëshirojmë të shkojmë atje ku ai shkon dhe të bëjmë atë që ai bën. Pjetri do të bëhej një udhëheqës i madh, por ai nuk mund të drejtonte nëse më parë nuk do të ndiqte . E vetmja udhëheqësi e denjë që mund të quhet e krishterë është ajo që e ndjek Krishtin dhe i fton edhe të tjerët ta ndjekin.