Pjetri sfidues

Print

Titulli: Pjetri sfidues (pjesa 1)

Pjetri kishte bërë gabime më parë në jetën e tij: ai tha dhe bëri disa gjëra dhe, kur Jezusi u arrestua, Pjetri ra aq poshtë sa mohoi tre herë se e njihte Zotin. Por ky ishte Pjetri i vjetër! Pasi Jezusi u ngrit prej së vdekurish dhe derdhi frymën e tij mbi dishepujt, Pjetri u bë një predikues shumë i fuqishëm dhe i aftë, një drejtues i cili ndihmoi në drejtimin e kishën ashtu siç donte Krishti.

Pjetri i vjetër mund të ketë qenë plot me gabime, por Pjetri i ri, ishte një drejtues i mençur dhe trim, një shtyllë e kishës, një person i besueshëm për mësimet që jepte dhe dëshminë e perëndishme. Si mund të kundërshtonte dikush një vendim që Pjetri tashmë e kishte miratuar? Nëse Pjetri besonte diçka, edhe ti do ta besoje; nëse Pjetri e bënte diçka, mund ta bëje edhe ti, është kështu apo jo? Jo detyrimisht.

Ndonëse Pjetri ishte transformuar thellësisht, ndonëse ai ishte kryesori mes apostujve të tjerë, ndonëse ishte mbushur me Frymën e Krishtit, ndonëse kishte drejtuar me mijëra njerëz që të besonin te Jezusi, Pjetri nuk ishte i përsosur. Ai ishte bërë një i krishterë i madh, por nuk mund të themi se ai ishte i pagabueshëm dhe ky mendim do të ishte i rrezikshëm. Pjetri nuk kishte gjithmonë të drejtë. Në fakt kishte një kohë në shërbesën e Pjetrit kur ai kreu një gabim shumë të madh, gabim i cili do ta kishte shkatërruar krejt kishën, nëse nuk do të dilte dikush që ta sfidonte atë. Bibla tregon për këtë në librin e Galatasve, kapitulli 2.

Atje apostulli Pal shkruan: “Por kur erdhi Pjetri në Antioki, unë e kundërshtova në sy, sepse ishte për t’u qortuar.” (Galatasve 2:11)

Si mund të thoshte Pali diçka të tillë? Duke parë pozitën e Pjetrit në kishë, si mund të guxonte dikush, qoftë ky edhe Pali, si mund të kundërshtonte Pjetrin e madh dhe të thoshte: “dukej qartë se ai e kishte gabim”. Por Pali, e bëri atë. Nuk ka rëndësi se sa arritje kishte bërë Pjetri, nuk ka rëndësi se sa i rëndësishëm ishte pozicioni i tij, ai mund të gabonte gjithsesi.

Gabimet e Pjetrit

Ku gaboi Pjetri? Mos e beso po deshe por, Pjetri filloi të vepronte si hipokrit. Ai filloi të largohej prej së vërtetës së ungjillit: të vërtetës se Jezusi shpëton njerëzit nga çdo komb, apo kulturë vetëm duke besuar në Të. Shpëtimi varet plotësisht te hiri i Perëndisë që na është dhënë falas me anë të vdekjes dhe ringjalljes së Jezusit dhe pranisë së Tij të vazhdueshme në jetën tonë dhe në asgjë tjetër. Ndonëse Pjetri e dinte këtë, ai rrëshqiti dhe filloi të vepronte sikur ungjilli të mos ishte i vërtetë.

Ja se çfarë ndodhi. Pjetri kishte qenë drejtues i kishës në Jeruzalem e cila kryesisht dominohej prej judenjve. Më pas ai vendosi të vizitojë kishën në Antioki, një qytet në veri të Izraelit. Ndryshe nga kisha në Jeruzalem, që ishte pothuajse veç me judenj, kisha në Antioki kishte shumë grekë dhe johebrenj.

Këta johebrenj  e njohën Jezusin përmes të krishterëve judenj që kishin lëvizur në Antioki dhe për pasojë, kisha e Antiokut, kishte një përzierje të judenjve dhe johebrenjëve. Mes mësuesve kryesorë në Antioki ishin Barnaba dhe Pali, të krishterë judenj që shërbenin atje si misionarë, që respektoheshin shumë prej të krishterëve judenj si edhe johebrenj.

Kur Pjetri erdhi në Antioki, të krishterët e mirëpritën me krahë hapur. Çfarë gëzimi ishte për ta që të takonin apostullin e madh prej kishës së madhe të Jeruzalemit! Ishte gëzim edhe për Pjetrin…

Pjetri ishte jude, ai ishte i lumtur që do të takonte këta judenj dhe të shikonte gëzimin e Jezusit në sytë e tyre. Pjetri i inkurajoi ata në marrëdhënien e tyre me Jezusin dhe hëngri disa vakte bashkë me ta.

Me qëllim që të hante bashkë me johebrenjtë, Pjetri duhet të shpërfillte ndarjen e gjatë mes judenjve dhe paganëve dhe ai duhet të shpërfillte ligjet që kishte për zakon t’i ruante përsa i përket ushqimit të pastër apo të papastër. Por Pjetri kishte dëgjuar Jezusin duke shpallur se të gjitha ushqimet janë të pastra. (Marku 7:10), dhe Fryma e Shenjtë i kishte mësuar Pjetrit se: ” Perëndia nuk tregohet i anshëm; por, në çfarëdo kombi, ai që ka frikë prej tij dhe që vepron drejtësisht, është i pranuar nga ” dhe i fal mëkatet e gjithë atyre që besojnë në Jezusin. (Veprat 10). Pjetri e konsideroi besimin në Krishtin shumë herë më të rëndësishëm se sa dallimi racor apo ligjet e së drejtës që dikur dukeshin kaq të rëndësishme dhe kështu që ai u ul me të krishterët johebrenj dhe hëngri çdo lloj ushqimi që ata hanin. Këto festa dashurie shprehnin një unitet të mrekullueshëm mes besimtarëve të rinj dhe të krishterëve që kishin kohë në besim, mes të krishterëve judenj dhe të krishterëve të kombeve të tjera, duke festuar shpëtimin që kishin marrë falas përmes Krishtit.

Por më pas ndodhi diçka. Një grup i ri njerëzish erdhi prej Jeruzalemit në Antioki. Ata besonin se judenjtë dhe johebrenjtë duhet të qëndronin të ndarë. Këta të sapo ardhur ishin të devotshëm për ruajtjen e ritualeve dhe praktikave judease dhe ata e quanin të pavlerë këdo që nuk sillej në të njëjtën mënyrë.

Ata nuk e kuptuan se ruajtja e ligjeve të Mojsiut i kishte drejtuar drejt një Shpëtimtari dhe se këto gjëra ishin të detyruara deri në ardhjen e Mesias. Ata nuk kuptuan se me ardhjen e Jezusit, ritualet e vjetra mbetën pas për një marrëdhënie më direkte dhe më personale me Perëndinë përmes besimit në Jezusin.

Ndonëse ata e panë Jezusin si Mesian e premtuar, ata nuk besonin se mjaftonte vetëm besimi te Jezusi për të shpëtuar. Ata mendonin se shpëtimi ndodhte duke besuar në Jezusin, plus rrethprerjen, ruajtjen strikte të ligjeve për ushqimin dhe pijet, e shumë rituale dhe rregulla të tjera nga ligji i Mojsiut. Kështu që ata këmbëngulën se para se johebrenjtë të shpëtoheshin apo të pranoheshin në miqësinë e të krishterëve judenj, ata duhet të rrethpriteshin dhe të bëheshin judenj. Kështu që ata këmbëngulnin se para se johebrenjtë të shpëtoheshin apo të përfshiheshin në miqësi me judenjtë e krishterë ata duhet të rrethpriteshin ashtu si judenjtë.

Ky është qëndrimi që mbajnë njerëzit që vijnë në Antioki prej Jeruzalemit: “ne nuk kemi të bëjmë fare me të parrethprerët.” Këta njerëz të njohur si pala e rrethprerë kishin lidhje me Jakobin, një vëlla të Jezusit dhe drejtues në kishën e Jeruzalemit.

Bibla nuk thotë se Jakobi u ndje kështu, por fakti se këta burra mund të pohonin se kishin lidhje me Jakobin, e bënin gjithçka akoma më tërheqëse për tu bashkuar me ta.

Dhe ja se çfarë bëri Pjetri: ai shkoi bashkë me ta. Pjetri nuk dëshironte që ti mërziste këta njerëz elitarë. Në vend të kësaj, ai u tërhoq prej miqësisë me judenjtë e krishterë dhe u ngrit nga tavolina e tyre sikur të mos ishin fare vëllezërit e tij. Te Galatasve 2, apostulli Pal thotë:

“Por kur erdhi Pjetri në Antioki, unë e kundërshtova në sy, sepse ishte për t’u qortuar.”

Në fakt, para se të vinin disa njerëz nga ana e Jakobit, ai hante me johebrenjtë; po, kur erdhën ata, ai u tërhoq dhe u nda, duke u druajtur atyre të rrethprerjes. Edhe Judenjtë e tjerë shtireshin bashkë me të, aq sa edhe Barnaba u tërhoq nga hipokrizia e tyre.”

Kur një njeri i falshëm gabon, ndikohen edhe njerëzit e tjerë. Problemet e Pjetrit, nuk e ndikonin vetëm atë. Ai si drejtues që ishte, kishte ndikim të madh me veprimet që bënte. Judenjtë e tjerë të krishterë në Antioki, mendonin kaq mirë për Pjetrin sa që e ndoqën kudo që ai i drejtonte. Madje edhe Barnaba, një tjetër misionar dhe mësues i madh, një mik i vjetër dhe inkurajues i judenjve në kishën e Antiokisë, mendoi se duhet të vepronte si Pjetri dhe kështu ia ktheu shpinën miqve të tij johebrenj duke hedhur poshtë ungjillin.

Por a duhet të përballet dikush me Pjetrin për hir të së vërtetës. Po Pali e qorton Pjetrin. Çfarë ndodh në ballafaqimin e këtyre të dyve?