Politika për fillestarët

Print

Titulli: Politika për fillestarët (pjesa 2)

Mungesë Respekti

Pse pati kaq mungesë respekti për Roboamin? Sepse ai vetë nuk tregoi respekt. Ai nuk tregoi respekt për historinë, as për babanë e tij, as për ekspertët me përvojë. Nuk tregoi respekt për postin e lartë që do të zinte, nuk tregoi respekt për popullin që do të qeveriste as për Perëndinë. Në vend që të respektonte historinë, ai veproi sikur nuk kishte ndodhur asgjë e rëndësishme, para se ai dhe pleqësia e tij e re të kishte lindur. Në vend që të respektonte babanë e tij, gjeniun më të madh të kombit, Roboami mendoi se ishte më i madh se Salomoni. Në vend që të respektonte urtësinë e pleqësisë me përvojë, ai mendoi se ai dhe njerëzit e tij dinin më shumë. Në vend që të respektonte pozitën e mbretit si një thirrje të lartë, ai e pa atë si një mundësi për të ushtruar pushtet. Në vend që të respektonte njerëzit dhe të qeveriste për mirëqenien e tij, ai donte t’i shfrytëzonte ata. Në vend që të respektonte Perëndinë dhe të mbështetej tek Ai, ai vepronte sikur ai vetë ishte Perëndia. Roboami nuk tregoi respekt për askënd dhe asgjë tjetër dhe për pasojë njerëzit nuk e respektuan atë dhe, nuk do ta pranonin atë si mbretin e tyre.

Roboami ishte si disa atletë poterexhinj të ditëve tona. Besoj e dini si janë këto punë. Këta djem mund të jenë fillestarë, por nëse bëjnë një ndeshje të qenë, ata mburren sikur i përkasin sallonit të famës. Në rast se ata arrijnë të fitojnë një lojë, pavarësisht sa e parëndësishme është ajo, ata mburren sikur kanë fituar trofeun e një kampionati të mirëfilltë. Atletët që janë vërtetë të mirë nuk kanë nevojë të mburren. Arritjet e tyre flasin për veten. Por fillestarët mburravecë nuk respektojnë lojën apo arritjet e së kaluarës dhe ata përfundojnë duke mos shfaqur respekt.

Roboami ishte një fillestar që lartësonte veten, një poterexhi me vetëbesim të tepruar. Ai llafe kishte shumë por punë hiç. Ai mendoi se mund të zëvendësonte lehtësisht drejtuesin më të mirë që kishte qenë deri atëherë. Qëndrimi i Rehoboamit ishte krejt ndryshe nga qëndrimi i babait dhe gjyshit të tij.

Gjyshi i tij, Davidi, ishte një hero dhe sundues i madh, por edhe pas shumë vitesh si mbret, Davidi ishte i përulur para Perëndisë. Davidi gjithmonë ndihej sikur të qenurit mbret ishte një privilegj i pamerituar dhe një përgjegjësi e mrekullueshme. Davidi tha: “Kush jam unë, o Zot, o Zot, dhe çfarë është shtëpia ime që më bëri të vij deri këtu?” (2 Samueli 7:18)

Tani, o Zot, Perëndia im, ti ke bërë të mbretërojë shërbëtori yt në vend të Davidit, atit tim, por unë jam veçse një fëmijë dhe nuk di si të sillem.

8  Përveç kësaj shërbëtori yt është në mes të popullit që ti ke zgjedhur, një popull i madh, tepër i shumtë për t’u numëruar dhe llogaritur.

9  Jepi, pra, shërbëtorit tënd një zemër të zgjuar, në mënyrë që të administrojë drejtësinë për popullin tënd dhe të dallojë të mirën nga e keqja. Kush në fakt mund të administrojë drejtësinë për popullin tënd kaq të madh?”.

(1 Mbretërve 3:7-9)

Kur Salomoni zuri vendin e Davidit, Salomoni u ndje si një njeri i vogël që mundohet të veshë një palë këpucë të mëdha dhe të drejtojë një popull të madh. Por kur Rehoboam zuri vendin e Salomonit, Roboami u ndje si një njeri i madh që po vishte një palë këpucë të vogla dhe po bënte shefin para disa njerëzve që nuk kishin dhe aq rëndësi për të. Salomoni u ndje i vogël dhe u bë i madh; Roboami u ndje i rëndësishëm dhe humbi pjesën më të madhe të mbretërisë së tij.

Drejtuesit më të mirë nuk janë ata që ndihen të mëdhenj në detyrën e tyre, të cilët e duan fuqinë e pushtetit dhe, mburren me shkëlqimin e vet. Drejtuesit më të mirë janë ata që e dinë se nuk kanë atë që ju duhet për të drejtuar një komb të madh, të cilët mbështeten te Perëndia për ndihmë dhe drejtim.

Prapa kuintave

Nga ato që dëgjuam deri tani, duket sikur Salomoni ishte i shkëlqyer, Roboami ishte budalla, ndërsa Jeroboami ishte një drejtues i mençur i cili besonte në një qeverisje të kufizuar. Pas vdekjes së Salomonit, kur dhjetë fiset refuzuan Rehoboamin dhe zgjodhën Jeroboamin si mbret, ata zgjodhën njerëzit e duhur dhe jetuan të lumtur pas kësaj, apo nuk qe kështu? Jo tamam. Nuk kemi dëgjuar tërë historinë. Shumë më tepër po ndodhte prapa kuintave.

Shkrimet thonë për Rehoboamin se, “Kështu mbreti nuk mori parasysh kërkesën e popullit, sepse rrjedha e ngjarjeve varej nga Zoti. (1 Mbretërve 12:15)

Perëndia po bënte diçka në mes të kësaj. Kishte më shumë në atë histori se sa puna e keqe e Roboamit. Ishte përfshirë edhe Perëndia. Duke organizuar këtë ndarje të mbretërisë ai po realizonte një kërcënim dhe po mbante një premtim. Kërcënimin ia kishte bërë Salomonit; premtimit ia kishte bërë Jeroboamit.

Pak më parë ne pamë madhështinë e Salomonit si drejtues dhe se si në fillim të mbretërimit të tij, ai u lut përulësisht që Perëndia t’i jepte atij urtësi. Ai kishte më shumë interes për urtësinë dhe drejtësinë se sa pasurinë, nderin dhe privilegjet e tjera e të qenurit mbret. Por diku përgjatë rrugës, Salomoni e humbi këtë pikëpamje dhe prioritetet e tij. Ai mbeti një mbret mendjemprehtë dhe i suksesshëm tërë jetën, por kënaqësia dhe pushteti ishin më të rëndësishme për të se sa Perëndia.

Salomoni nuk ishte i kënaqur vetëm me një grua; ai donte shumë gra dhe, ai nuk donte t’ia dinte për prejardhjen e tyre fetare. E vetmja gjë që i interesonte ishte a e tërhiqte kjo grua ,a e ndihmonte atë politikisht. Në atë kohë ishte njohur që mbretërit i forconin aleancat me kombet e tjera duke i shtuar gra të tjera nga familjet mbretërore në haremin e tij. Salomoni shpërfilli planin fillestar të Perëndisë për martesën, që një burrë martohet vetëm me një grua. Po ashtu ai shpërfilli urdhërimin e Perëndisë që të mos martohej me asnjë që nuk e adhuronte Zotin.

Por mbreti Salomon, veç bijës së Faraonit, dashuroi shumë gra të huaja. Ndonëse Zoti kishte thënë:

“Ju nuk do të lidhni martesë me ta, as ata me ju, sepse ata do ta kthejnë me siguri zemrën tuaj nga perënditë e tyre.”  (1 Mbretërve 11:1-4)

Salomoni filloi të mbretëronte duke ndërtuar një tempull të Zotit, por më vonë, ai ndërtoi tempuj për perënditë e ndryshme të grave të tij. Salomoni nuk tha asnjëherë se Perëndia nuk ishte perëndi; ai filloi të vepronte sikur të gjitha fetë të ishin të barabarta. Kjo dukej si një politikë e zgjuar, por  ndezi flakën që do ta bënte copash mbretërinë e tij.

“…dhe lidhur me këtë e kishte urdhëruar të mos shkonte pas perëndive të tjera; por ai nuk respektoi atë që Zoti e kishte urdhëruar.

11  Prandaj Zoti i tha Salomonit: “Me qenë se kë bërë këtë gjë dhe nuk ke respektuar besëlidhjen time dhe statutet e mia që të kisha urdhëruar, unë do të ta heq mbretërinë nga dora dhe do t’ja jap shërbëtorit tënd.” 1 Mbretërve 11:10-11

Perëndia e tha këtë për hatër të mbretit besnik David, kjo nuk do të ndodhte gjatë jetës së Salomonit por në kohën mbretërimit të birit të tij. Po ashtu Perëndia tha se Juda, si dhe fisi i vogël i Benjaminit do t’i qëndronin besnik mbretërve nga linja e Davidit, për shkak të premtimeve që Perëndia i kishte bërë Davidit. Salomoni duhet të jetë shqetësuar kur dëgjoi se kombi i madh që kishte ndërtuar do të shpërndahej dhe se ky bir do të trashëgonte vetëm një pjesë të vogël të pushtetit të tij.

Pasi Zoti ia dha këtë lajm të zymtë Salomonit, Perëndia dërgoi një lajmëtar te Jeroboami, i cili në atë kohë po i premtonte një djaloshi të ri administratën e Salomonit.

Por kush është ky djalosh që do të marrë administratën e tij? Për këtë na ndiqni në programin e ardhshëm.