Kur njerëzit paguajnë një mal me para për të blerë një kokë gomari për darkë, ata janë të dëshpëruar.
Kur paguajnë një çantë me para për të blerë një masë glasash pëllumbi, ata janë mos më keq.
Por kur fillojnë të therin fëmijët që t’i hanë, atëherë gjërat janë bërë me të vërtetë të frikshme.
Qyteti i Samarisë ishte rrethuar prej ushtrisë armike. Ushqimet po mbaronin. Ishte e pamundur që njerëzit në qytet të shkonin për të marrë ushqime të tjera. Kur mbaruan pothuajse tërë ushqimet, njerëzit filluan të thernin gomerët e t’i hanin. Mishi i gomarit nuk njihet për cilësinë, po më e keqja ishte që njerëzit e Samarisë ishin izraelitë të cilëve nuk u lejohej në ligjin e Mojsiut të hanin mish gomari.
Edhe sikur të mos doje t’ia dije për ligjet e ushqimit, edhe sikur të haje pjesën më të mirë të gomarit, a do të pëlqente të haje pjesët e kokës? A do thoshe”kokë gomari për darkë-mmm duket e shijshme!” Në fakt njerëzit po jepnin çanta plot me argjend për të blerë diçka të tillë.
Mungesa e ushqimit ishte kaq e madhe sa që njerëzit po gatuanin edhe glasat e zogjve. Ata paguanin njerëz që mblidhnin plehun e shpendëve dhe e shisnin atë me gota.
A e mendon se mund të hash plehun e zogjve dhe të paguash për këtë si të ishte një privilegj? Por kjo nuk ishte më e keqja. Dëgjoni se ç’ndodh tjetër.
Një ditë mbreti Joram i Izraelit po ecte përgjatë murrit të qytetit.
“Një grua i tha atij: ‘Ndihmë, o mbret, o imzot!’.
27 Ai iu përgjigj: ‘Në rast se nuk të ndihmon Zoti, ku mund ta gjej unë ndihmën për ty? Mos vallë me prodhimet e lëmit dhe të trokullit?’.
28 Pastaj mbreti shtoi: ‘Çfarë ke?’. Ajo u përgjigj: Kjo grua më tha: ‘Më jep djalin tënd që ta hamë sot; djalin tim do ta hamë nesër’.
29 Kështu e gatuam djalin tim dhe e hëngrëm. Të nesërmen i thashë: ‘Më jep djalin tënd që ta hamë’. Por ajo e fshehu djalin e sa.'”
(2 Mbretërve 6:26-29)
Kjo grua ishte dhunuar. Nuk ishte e drejtë ajo që i kishin bërë! Gruaja tjetër nuk kishte mbajtur fjalën sipas ujdisë. Sipas mendjes së kësaj gruaje, vrasja dhe ngrënia e një fëmije ishte diçka normale, po prishja e një ujdie ishte problem i madh?! Kjo është e gabuar!
Fajësimi i Perëndisë
Si reagoi mbreti? Ai i grisi rrobat e tij nga hidhërimi që zia e bukës i kishte kthyer njerëzit në kanibalë të egër. Kush e kishte fajin për këtë tmerr? Për asnjë çast mbreti Joram nuk mendoi se fajin mund ta kishte ai dhe populli i tij. Mbreti e fajësoi Perëndinë, dhe profetin e Perëndisë, Eliseun. Mbreti nuk mund t’i bënte keq Perëndisë sepse Perëndia ishte shumë larg, por ai mund të sulmonte profetin. Mbreti u betua se do t’ia priste kokën profetit Elise ditën tjetër. Ai dërgoi dikë tek profeti, për t’i çuar një mesazh. Mbreti i dha lajmëtarit urdhra sekrete për të vrarë Eliseun kur të hapte derën për të marrë mesazhin.
Por kishte një problem të madh me misionin sekret: është e vështirë t’i mbash sekrete një profeti. Perëndia ia tregoi Eliseut planin e mbretit. Eliseu ishte me disa drejtuese të qytetit në ato çaste. Vrasësi ishte rrugës kur Eliseu u tha pleqve “A e shikoni se ky bir vrasësi ka dërguar një person për të më prerë kokën?” Ai u tha atyre të mbyllnin derën dhe të mos e linin “lajmëtarin” e mbretit të hynte brenda. Ai u la jashtë.
Pak minuta më vonë, mbreti Joram në personin e tij mbërriti atje dhe e gjeti gjallë dhe shëndoshë e mirë profetin. Mbreti i inatosur i tha profetit që ishte i lodhur së dëgjuari që t’i besonte Perëndisë. Ja, kjo fatkeqësi vjen nga Zoti; çfarë mund të shpresoj akoma unë nga Zoti?”
(2 Mbretërve 6:33)
Mbreti Joram fajësoi Perëndinë. Zoti nuk duhet ta kishte lejuar Samarinë të rrethohej prej armiqve. Zoti nuk duhet të lejonte që njerëzit të vuanin nga uria, aq sa të bënin gjëra të neveritshme dhe të përlanin fëmijët e tyre. Mbreti nuk e kishte problem t’i bindej Zotit në kohë të mira, por ishte i shpejtë për ta akuzuar Perëndinë kur kohët ishin të këqija. Ai mendoi se detyra e Perëndisë ishte ta bënte atë të lumtur, pavarësisht se sa shumë mëkatonin ata.
Perëndia mendonte ndryshe. Shumë shekuj më parë, Zoti i shpëtoi Izraelitët, prej skllavërisë, dhe i shpalli ata si popullin e Tij të veçantë. Ai u tha ta adhuronin vetëm atë dhe të mos përfshiheshin në besime të tjera. Po të shkelnin besëlidhjen, librat biblikë të Mojsiu i paralajmëruan për pasojat e tmerrshme.
Një ndëshkim do ishte mungesa e shiut. “Zoti do të godasë me ligështim, me ethe, me mahisje, me vapë djegëse, me shpatë, me plasje dhe vrug, që do të ndjekin deri në shkatërrimin tënd.
Qielli mbi kokën tënde do të jetë prej bakri dhe toka poshtë teje do të jetë prej hekuri.
Zoti do ta kthejë shiun e vendit tënd në rërë dhe pluhur, që do të bien mbi ty deri sa të shkatërrohesh.”
(Ligji i Përtërirë 28:22-24)
Babai dhe nëna e mbretit Joram, Ashabi dhe Jezebeli, ishin mbreti dhe mbretëresha më e keqe në historinë e Izraelit. Gjatë kohës së tyre në fron, Perëndia i foli përmes profetit Elia dhe deklaroi një thatësirë që do të zgjaste tri vjet.
Si reagoi Ashabi ndaj këtij ndëshkimi? Ai fajësoi Perëndinë, fajësoi edhe profetin. Ai u kap me Elian duke i thënë: “Me ta parë Elian i tha: “Ti je pikërisht ai që e bën rrëmujë Izraelin?”. Elia u përgjigj: “Nuk jam unë që e bëj rrëmujë Izraelin, por ti dhe shtëpia e atit tënd, sepse keni braktisur urdhërimet e Zotit dhe ti ke shkuar pas Baalëve.
(1 Mbretërve 18:17-18)
Perëndia i dha një paralajmërim për ndëshkimin e merituar që e kishin mohuar atë, por kur Ashabi e drejtoi kombin më thellë në idhujtari, dhe solli thatësirë dhe zi mbi Izrael, ai fajësoi Perëndinë dhe profetin e Perëndisë.
Një brez më vonë, kur biri i Ashabit, mbreti Joram ishte bërë mbret dhe Eliseu kishte pasur Elian si profet të Perëndisë, filloi e njëjta këngë, por strofa e dytë. Mbreti Joram nuk i kishte lënë gjë të atit. Ashtu si babai i tij i keq, Ashabi, edhe Jorami e çoi popullin drejt adhurimit të idhujve dhe kur Perëndia dënoi adhurimin e idhujve, me rrethim dhe uri buke, Jorami fajësoi Perëndinë, jo veten.
Nëse Jorami do të kishte marrë mundimin të lexonte Fjalën e Perëndisë në librin e Mojsiut, ai do të kishte mësuar se, “Përveç kësaj gjatë rrethimit dhe në fatkeqësinë në të cilën do të të katandisë armiku yt, do të hash frytin e barkut tënd, mishin e bijve dhe të bijave të tua, që Zoti, Perëndia yt, të ka dhënë.” (Ligji i Përtërirë 28:53) Askush nuk mund të thoshte se Perëndia nuk i kishte paralajmëruar. Por mbreti Joram dhe populli i tij e shpërfillën Perëndinë dhe sollën këtë mallkim mbi vete.
Kur një kriminel ndëshkohet për krimin e tij, kush e ka fajin? A është fajtor gjykatësi që zbaton dënimin për krimin e caktuar? Apo është fajtor krimineli që kreu krimin? Në rastin e mbretit Joram, krimineli akuzoi Gjykatësin. Por ç’ ndodh më pas? Për këtë ju ftoj të na ndiqni herën e ardhshme. Mirë u dëgjofshim.