Pritje të arsyeshme

Print

Titulli: Pritje të arsyeshme (pjesa 1)

Unë mora një telefonatë nga një grua që në këto kohë moderne, do ta quaja bija e Jobit, Maria. Njëherë e një kohë Maria kishte qenë gruaja e një pastori me dy fëmijë dhe, me një shtëpi shumë të bukur. Por për arsye se burri ishte tejet abuzues ajo u zgjidh nga martesa. Kisha nuk e mbështeti atë, ndërsa bashkëshorti vazhdoi ta përndiqte dhe, jeta e saj kishte qenë një tmerr i vërtetë në njëzetë vitet e fundit. Fëmijët e saj që tashmë janë adoleshentë i sjellin shumë shqetësime dhe dhimbje koke. Problemet shëndetësore po i shtohen dhe financat janë një rrëmujë e vërtetë.

Ajo është e vetmuar dhe e sëmurë, konfuze dhe pa asnjë kacidhe në xhep. Dhe Maria është zhgënjyer me Perëndinë.

Përgjatë gjithë vuajtjeve të saj ajo kishte bërë ashtu siç thotë Isaia 40:31! Ajo kishte vendosur shpresën e saj në Zotin. Ajo beson të gjitha ato fjalë të mrekullueshme që Isaia thotë rreth Perëndisë.

Ai është bariu i mirë që i mbledh delet rreth vetes me krahët e Tij dhe i sjell ato pranë zemrës së Tij.

Ai është krijuesi i madh i universit, dhe sunduesi i kombeve më të fuqishme. Ai është drejtuesi i gjithëdijshëm i gjithçkaje, dhe mendja e Tij e kalon njohjen tonë. Ai është Perëndia i pakrahasueshëm, shumë ndryshe prej gjithë perëndive të rreme të kësaj bote.

Ajo beson se Ai është Perëndia i vërtetë se Ai është Perëndia i gjallë, dhe ajo i ka besuar birit të vetëm të Perëndisë si Zot dhe Shpëtimtar.

Përgjatë gjithë shqetësimit të saj, Maria e ka vendosur shpresën në Zotin, duke pritur që Ai të veprojë në të mirë të saj. Po kështu ajo ka pritur që Ai t’i përgjigjet lutjeve përgjëruese të saj, duke mbajtur premtimet që thotë në Fjalën e Tij.

Po kjo nuk ka funksionuar ashtu siç kishte pritur ajo. Kështu që ajo është e zhgënjyer me Perëndinë.

Ndoshta ti mund të bashkohesh me Marinë sot. Teksa lexojmë tekstin tonë te Isaia 40, është shumë e qartë se izraelitët e lashtë e kanë njohur mirë zhgënjimin e Marisë. Në vargun 27 dëgjojmë pohimin e zhgënjimit të tyre. ” Rruga ime i është fshehur Zotit dhe për të drejtën time nuk kujdeset Perëndia im?”

Jetët e tyre ishin shkatërruar prej pushtimit babilonas. Pavarësisht faktit se ata ishin njerëz të besëlidhjes së veçantë të Perëndisë, tufa e vogël dhe e dashur e deleve të tij, kishte humbur tokën e vet, shtëpitë, të dashurit, vendin, tempullin, dhe vendin e tyre në këtë tokë. Ata ishin të sigurt se Perëndia i kishte harruar. Po, ata kishin premtimin e Perëndisë se do të ktheheshin një ditë prej mërgimit. Në fakt, Isaia 40, hapet me këto fjalë të mrekullueshme: 1. “Ngushëlloni, ngushëlloni popullin tim, thotë Perëndia juaj. ” Por ata nuk mund t’i besonin ato fjalë. Ata ishin shumë të zhgënjyer me Perëndinë. Këshu që ata thanë vazhdimisht: “Rruga ime i është fshehur Zotit dhe për të drejtën time nuk kujdeset Perëndia im?”

C.S.Lljuis (C.S. Leëis) e bëri pyetjen kyçe për të gjithë ata që e dinë se si është ndier Izraeli dhe Maria. Pra çfarë ishin pritjet e arsyeshme të Izraelit ndaj Perëndisë? Ndoshta ti e di historinë e tij.

Në jetën e tij të hershme, ai ishte një gnostik i konfirmuar, por për çudinë e vet, ai u kthye në një shpjegues dhe mbrojtës i shquar i besimit të krishterë, në shekullin e njëzetë. Librat e tij kanë ndihmuar miliona njerëz të besojnë në Perëndinë e Biblës, i Cili mori trajtë njerëzore në Jezus Krishtin. Lljuis ishte shumë orator i mirë në lidhje me shpjegimin e problemit të dhimbjes. Nëse ke parë filmin “Tokat e hijeve,” ti mund ta kesh dëgjuar atë që thotë: “Dhimbja është altoparlanti i Perëndisë.” Lljuis ishte një besimtar i vërtetë që ndihmoi shumë njerëz që vuanin ashtu si Maria përgjatë  luginave të hijes së jetës. Dhe më pas erdhi luginë e tij e mugët, ku ai zbuloi se ishte zhgënjyer prej Perëndisë.

Më vonë gjatë jetës së tij ai ra në dashuri me Xhoi Dejvidmen (Joy Davidman). Ata kishin vetëm pak kohë të martuar kur ajo u sëmur. Lljuisi mori në telefon mjekun për ta shëruar atë. Ai u lut dhe u përgjërua. Por ajo vdiq. Lljuisi ishte shkatërruar, ishte mposhtur prej hidhërimit. Në librin e tij: “Një hidhërim i vëzhguar –A Grief Observed”, ai flet për zhgënjimin që ndjeu me Perëndinë.

Perëndia është streha dhe forca jonë, thotë ai, një ndihmë gjithmonë e gatshme në fatkeqësi. Por unë iu luta Perëndisë për dashurinë e jetës sime, por Perëndia nuk u gjend si një ndihmë e gatshme në fatkeqësi. Pavarësisht lutjeve që bëra dhe besimit tim, ajo vdiq. Më pas ai pyet, çfarë është e arsyeshme të presim prej perëndisë kur jemi në fatkeqësi?

Pikërisht këtë përshkruan edhe Bibla por në mënyrë më poetike. Unë i jam referuar një studiuesi të njohur në shpjegimin e kësaj çështjeje. Dua të falënderoj pikërisht doktor Xhon Klejpull (Dr. John Claypool)  për mendimet e tij të thella në lidhje me këto fjalë të njohura:  “por ata që shpresojnë te Zoti fitojnë forca të reja, ngrihen me krahë si shqiponja, vrapojnë pa u lodhur dhe ecin pa u lodhur.”

Këto fjalë poetike përfshijnë tre mënyra që ne duhet të presim ndihmën e Perëndisë, për ne. Ndonjëherë Perëndia thjesht na shpëton. Ndoshta menjëherë, ndoshta në çast, Ai ndërhyn me një mrekulli dhe e gjithë situata ndryshon. Ne ngrihemi mbi situatën me krahë si të shqiponjës dhe problemet janë larguar. Tashmë i kemi lënë pas.

Një kuriozitet thotë se një shqiponjë mund ta dallojë një peshk prej një kilometri larg.  Mund të zhytet në ujë me një shpejtësi 160 km në orë dhe të mbërthejë me kthetrat e vet peshkun, para se ai të kuptojë se çfarë ndodhi.

Pikërisht këtë bën Perëndia ndonjëherë me ne, kur e vendosim shpresën tonë te Ai dhe i kërkojmë ndihmë. Ai ndërhyn në atë situatë dhe na nxjerr jashtë saj.

Ndryshe nga shqiponja e guximshme që gëlltit peshkun e gjorë, Perëndia zhytet në situatën tonë të pashpresë dhe ne ngrihemi lart me krahë si të shqiponjës. Çdo gjë ndryshon për mrekulli sepse Perëndia na shpëton prej situatës.

Historia e dhjetë të lebrosurve, te Luka kapitulli 17 është një shembull i përsosur. Këta dhjetë burra kishin një problem shumë serioz. Lebra ua kishte shkatërruar jetën dhe kjo nuk mund të kurohej asokohe. Por më pas ata takojnë Jezusin. Duke qëndruar në largësinë e përcaktuar, ata i thërrasin Jezusit: “Jezus, Mësues, ki mëshirë për ne.” Jezusi tha: “Shkoni paraqituni te priftërinjtë.” Dhe historia vazhdon: “Dhe si shkaun, u pastuan.”

Vetëm kaq. Ata i thirrën Jezusit dhe Ai i shpëtoi, duke e ndryshuar krejt situatën e tyre me anë të një mrekullie. Dhjata e Re është plot me histori si kjo.

Shumë prej nesh kanë shpëtuar prej situatave dramatike përmes një mrekullie. Ne mund të presim që Perëndia ta bëjë këtë sot. “Do të fluturojnë me krahë si shqiponja.”

Por kjo nuk është e vetmja mënyrë që Perëndia t’i përgjigjet lutjeve tona për ndihmë, dhe sipas përvojës sime nuk ndodh shpesh kjo mënyrë shpëtimi. Ndonjëherë Perëndia nuk ndihmon duke na shpëtuar prej situatës ku jemi, por qëndron me ne që ta ndreqim së bashku atë. Fuqia e Tij bashkohet me fuqinë tonë, kështu që ne të vrapojmë dhe të mos lodhemi.

Ne mendojmë se nuk mund të vazhdojmë kështu. Ne mendojmë se situata nuk ka për të ndryshuar kurrë.

Dhe në fakt ajo nuk ndryshon menjëherë, apo sa hap dhe mbyll sytë. Por për shkak se Perëndia bashkëpunon me ne, kemi fuqinë për të vazhduar vrapin derisa të kemi ndrequr situatën me praninë e Perëndisë. Ne nuk fluturojmë aq lehtë me krahë si të shqiponjës. Ne duhet të punojmë shumë vetë. Sepse Perëndia na jep forcën që të mund të vrapojmë pa u lodhur. Dhe më në fund situata ndryshon.