Mendo për mënyrën se si Perëndia e zgjidhi problemin e madh të skllavërisë së Izraelit në Egjipt. Perëndia mund t’i kishte shpëtuar ata me një mrekulli duke i ngritur me krahë shqiponje.
Në vend të kësaj ai erdhi te Mojsiu dhe i tha: “Ti duhet të nxjerrësh popullin tim jashtë skllavërisë.” Mojsiu tha: “Unë nuk jam i aftë. Unë jam shumë i ngathët. Nuk mund të flas.” Dhe Perëndia i tha: “Unë do të ndihmoj ty.”
Perëndia bëri pjesën e vet në mrekullinë e dhjetë plagëve, por ishte Mojsiu ai që bashkëpunoi me të dhe e nxori popullin jashtë skllavërie.
Mosjiut iu desh pak kohë për tu mësuar. Nuk ishte aspak e lehtë në fillim, aq sa ishte gati të dorëzohej.
Por Perëndia ishte me Mojsiun dhe në gjithë fuqinë e Tij. Dhe në fund të ditës, Izraeli ishte i lirë sepse Perëndia kishte bashkëpunuar me Mojsiun për të rregulluar problemin e skllavërisë së Izraelit.
Me ndihmën e Perëndisë dhe në forcën e Perëndisë, Mojsiu drejtoi popullin, nuk u lodh dhe, situata ndryshoi.
Por ka raste të tjera kur ndihma e Perëndisë nuk e ndryshon aspak situatën. Ai nuk na nxjerr nga situata, dhe nuk na jep forcë për ta ndrequr atë.
Por në vend të kësaj, ai thjesht na jep forcë për të qëndruar, që ne të përtërihemi personalisht. Situata nuk ndryshon, por ndryshojmë ne. Ne bëhemi më të fortë. Ne nuk ligështohemi. Ne mendojmë se do të ndodhë kështu por kjo gjë nuk ndodh. E di pse? Sepse ne vazhdojmë të ecim përmes situatës dhe ne dalim në anën tjetër si një person i ri, sepse perëndia na ka dhënë forcën për të duruar.
Tani dua të them se kjo mënyrë nuk pëlqen aq shumë sa mënyrat e tjera që Perëndia zgjedh për të ndihmuar njerëzit e tij.
Unë dëshiroj që gjërat të ndryshojnë, dhe jo të ndryshoj veten time. Mua më pëlqen vetja ime kështu si jam. Por Perëndia ka ide të tjera në mendje.
Apostulli Pal zbuloi këtë të vërtetë në situatën e tij me gjembin në mish. Në 2 Korintasve12 Pali përshkruan se si Ai iu lut Perëndisë për të larguar mundimin e tij fizik. “Unë ju luta Perëndisë që të largojë këtë prej meje,” tha ai. Por Perëndia nuk e largoi. Në vend të kësaj, Perëndia i dha atij hir për të duruar edhe mundimin fizik. “Hiri im të mjafton sepse fuqia ime përsoset në dobësi.”
Dhe përmes këtij mundimi Pali u bë një shërbëtor edhe më i fuqishëm i Jezus Krishtit. Perëndia kishte gjëra më të mëdha në mendje, se sa thjesht të ndryshonte gjendjen fizike të Palit.
Perëndia dëshironte të ndryshonte botën dhe ai kishte nevojë për një njeri, që ishte mbushur, me fuqinë dhe hirin e Jezus Krishtit, për ta arritur atë.
Pas shumë lutjesh dhe mundimesh, Pali më në fund kuptoi planin e Perëndisë dhe e përqafoi atë me gëzim. Ai thotë në vargun 10: ” Prandaj unë kënaqem në dobësi, në fyerje, në nevoja, në përndjekje, në ngushtica për shkak të Krishtit, sepse, kur jam i dobët, atëherë jam i fortë.”
Unë duhet të dëgjoj këtë: “Për hir të Krishtit.”
Unë dëshiroj vërtet të shpëtoj dhe sa më shpejt.
Unë dëshiroj të ngrihem me krahë si shqiponja. Unë do të kërkoj ndihmën e Perëndisë për zgjidhjen e këtij problemi. Nëse më duhet të merrem me këtë para se situata të ndryshojë, atëherë do ta bëj, derisa situata të ndryshojë. Por nuk dëshiroj që kjo situatë të vazhdojë kështu sepse po më shkakton shumë dhimbje. Unë nuk e dua dhimbjen. Unë dëshiroj që jeta të jetë e lehtë. A i dëgjove këto që thashë? Unë, unë, unë, unë? Gjithçka vetëm për veten time. Por nuk është kështu. Gjithçka është për Krishtin! Sepse Krishti më deshi kaq shumë sa që vdiq për mua, Krishti i Cili ka në mendjen e vet ide më të mira dhe më mëdha për mua në mendjen e Tij, sesa zgjidhjet e mia të lehta.
Kështu që Krishti ndonjëherë na jep hir për të qëndruar, për të ecur dhe për të mos u ligështuar, që të bëhemi më të fortë në shërbim të tij.
Unë shpresoj që të mos përjetosh kurrë në jetën tënde humbje si ajo që përjetoi Xheri Sitser (Jerry Sittser) dhe, që i shkatërroi krejt familjen.
Në një aksident me makinë, mbetën të vrarë në vend nëna, gruaja dhe vajza e tij e vogël.
Në këtë përplasje të stuhishme, u shuan tre breza. Vetëm një çast mjaftoi që gjithçka që ai kishte të humbiste.
Tani nuk kishte më asnjë mundësi shpëtimi, asnjë shans për t’i ndrequr gjërat. E vetmja gjë që Sitser mund të bënte ishte të dëshpërohej ose të vazhdonte jetën pavarësisht kësaj ndodhi.
Për vetë faktin se Perëndia e ndihmoi, ai jo vetëm qëndroi i fortë, por doli mbi këtë situatë, duke e kthyer humbjen e tij në një dëshmi të fuqishme të hirit të Perëndisë.
Ti mund të lexosh më tepër rreth asaj që perëndia bëri ne jetën e Xheri Sitser në librin e tij me titull:
“Hir i maskuar: Si rritet Shpirti përmes humbjes-A Grace Disguised: Hoë the Soul Groës through Loss.” Kjo është një kujtesë e fuqishme se edhe atëherë kur Perëndia nuk na shpëton nga një gjendje, apo nuk e zgjidh një situatë të caktuar, Ai sërish na jep hirin e tij, ndoshta të maskuar nën hidhërimin e sinqertë. Dhe përmes atij hiri, ne përtërihemi.
Perëndia na shpëton në këto mënyra ne dhe të gjithë ata që shpresojnë në Të : 1) Perëndia na nxjerr prej situatës duke ndërhyrë me një mrekulli.
2)Perëndia ndreq situatën duke bashkëpunuar me ne, teksa ne punojmë për ta zgjidhur.
3)Ose Perëndia nuk e ndryshon aspak situatën, por na ndryshon ne. Ai na jep forcë për të qëndruar derisa situata të ndryshojë.
Pra këto zgjidhe mund të presësh prej Perëndisë. Sigurisht që kjo na bën të pyesim veten se cilën prej këtyre zgjidhjeve të presim prej Perëndisë. Dhe kjo mund të bëjë që edhe besimtari më i fortë në besim, të zhgënjehet prej Perëndisë.
Për këtë arsye, pra për vetë faktin se ne të gjithë biem pre e zhgënjimit, dua të kthehem tani te fjalët e Palit te 2 Korintasve 12: “për hir të Krishtit”. Pra nuk është për shakun tonë, por për shkak të Krishtit. Ky është një realitet i kthjellët, që na kujton një realitet shpëtues më të madh.
Krishti e bëri gjithçka për ne. Ai jetoi dhe vdiq dhe u ngrit prej vdekjes vetëm për ne. Kjo është arsyeja përse e dimë se çfarë mund të presim prej Perëndisë në çdo kohë.
Pavarësisht nëse ndihma që vjen prej Perëndisë do të vijë në formën e shpëtimit, ndreqjes apo përtëritjes, ne mund të shpresojmë që Perëndia të bëjë atë që ka bërë qysh prej fillimit: të na shpëtojë që t’i shkojmë deri në fund qëllimit të Tij për ne, për hatër të Krishtit.
Ne nuk do të zhgënjehemi prej Perëndisë, nëse i mbajmë sytë tanë të fokusuar në Birin e Perëndisë, që vdiq, u ringjall për hatrin tonë dhe tani mbretëron.
“Por ata që shpresojnë te Zoti fitojnë forca të reja, ngrihen me krahë si shqiponja, vrapojnë pa u lodhur dhe ecin pa u lodhur.”
Amen.
