Një pjesë e mirë e letrës së parë të Pjetrit, ka lidhje me temën e vuajtjes. Ideja e vuajtjes për hir të besimit, për disa të krishterë sot është shumë e sikletshme.
A mund të më thuash herën e fundit kur u burgose vetëm se je një ndjekës i Jezusit? Sa nga ne janë rrahur apo përndjekur vetëm se janë të krishterë? Këtu tek ne kjo eshte absurde, por si keto ndodhin në shumë vende edhe ne ditet tona. Javën e kaluar mora lajmin se një kolegu im i Fjalëve të Shpresës në një vend të largët iu desh të arratisej e të linte pas gjithçka , (punën, familjen) për shkak të përndjekjes, frikësimit dhe rrahjes nga ana e policisë. Krimi i tij i vetëm ishte dëshmimi se Jezus Krishti është Zot.
Të vuash si i krishterë
Nuk e di se çfarë mendon ti por nuk shikoj persekutim të kësaj natyre sot. E di ndonjëherë mendoj: do të ishte më mirë të jetoja nën persekutimin fizik, të burgut apo të një kampi përqëndri, të torturës apo të tjera si këto. Të paktën atëherë çdo gjë do të ishte e prerë dhe shumë heroike.
Por para se të shkojmë shumë larg me këto fantazime për përndjekejn ia vlen të ndalojmë dhe të themi se të gjithë ne përballemi përditë me përndjekjen.
Ndoshta më private, më personale dhe më pak heroike, por megjithatë është vuajtja e vërtetë.
Vuajtja që përballim mund të jetë në formën e përqeshjes, apo presionit që ushtron shoqwria për tu pajtuar me vlerat e saj, nëse guxojmë të flasim kundër mëkatit apo të shpallim Jezusin në mënyrë publike. Mund të jetë një vuajtje e papërfillshme. Por mos harroni se dështimi më i madh i Pjetrit nuk erdhi pasi u përball me një sulm fizik në kopshtin e Getsemanese, por kur ai u përball me pyetjen e sikletshme që i bëri një vazjë shërbyese në oborrin e priftit më të lartë.
Vuajtja që mund të përballim sot është në formën e dënimit që bota na vendsos për hir të drejtësisë sonë.
Për shembull, çmimi financiar që duhet të paguash për të qenë i ndershëm, apo çmimi profesional që duhet të paguash për të ruajtur integritetin në punë, apo për t’i trajtuar të tjerët me dhembshuri dhe drejtësi. Ndoshta mund të kushtojë famën tënde për të ruajtur veten moralisht të pastër.
Edhe në kohën e Pjetrit kjo ishte vuajtja më e zakonshme
Besimtarët zakonisht nuk përballen me zjarrin dhe shpatën, por me kërcënime të tjera delikate.
Këtu tek kapitulli tre Pjetri i referohet atyre si “flasin keq kundër sjelljes suaj të mirë në krishtin.” Kjo është gjëja krysore me të cilën përballen shumë njerëz. Vuajtja për hir të krishtit përfshin cdo humbje apo lëndim që mund të ndodhë, për shkak se je besimtar.
Armiku sjell vuajtje që ne të biem në kompromentojmë aleancën tonë me Krishtin, të lemë garën e besimit dhe të heshtim atëherë kur në fakt duhe të dëshmojmë emrin e Krishtit.
Nëse kërcënimi me burgosje, rrahje dhe vdekje të dhunshme mund ta realizojë këtë atëherë shumë mirë. Por nëse vuajtjen tek ne e shkakton presioni i shoqërisë, apo i miqëve atëherë ajo që duhet të qëndrojmë të palëkundur. Pjetri shkroi pikërisht për të na ndihmuar në vuajtjen tonë.
Efektet e vuajtjes
Në kapitujt e mesit të letrës së parë të Pjetrit tregohen disa prej efekteve të vuajtes së krishterë.
. . . dhe kush do tju bëjë keq , në qoftë se ju ndiqni të mirën?
Por edhe sikur të vuani për drejtësinë lum ju! Pra, mos kini asnjë druajtje prej tyre dhe mos u shqetësoni”, madje shenjtëroni Zotin Perëndinë në zemrat tuaja dhe jini gjithnjë gati për tu përgjigjur në mbrojtjen tuaj kujtdo që iu kërkon shpkegime, për shpresën që është në ju, por me butësi e me druajtje.
Shumë të dashur, mos ju duket cudi për provën e zjarrit që u bë ndër ju, për tju provuar , se si ju ndodhi dicka e jashtëzakonshme. Por gëzohuni, duke qenë pjestarë të mundimeve të Krishtit që edhe në zbulesën e lavdisë së tij të mund të gëzoheni dhe të ngazëlloheni.
Por asnjë nga ju le të mos vuajë si vrasës ose si vjedhës, ose keqbërës, o sepse përzihet në punët e të tjerëve. Por nëse dikush vuan si I krishterë, le të mos ketë turp, por le të përlëvdojë Perëndinë për këtë.
1 Pjetri 3:13-16., 4:12-16, niv
Vuajtja e krishterë nuk është një përvojë e pakuptimtë në dhimbje dhe turp. Përkundrazi ajo sjell rezulatate positive si tek ai që vuan dhe tek vëzhguesit e atij që vuan.
Efektet tek ata që vuajnë
Së pari, le të shqyrtojmë efektet që mund të ketë vuajtja për hir të Krishtit.
Kjo lloj vuajtje na “bekon” shprehet Pjetri. (3:14). “të bekuar janë ata që vuajnë për hir të drejtësisë!” tha Jezusi. Përse kështu?
Përse është kjo? Diku në letrën drejtuar Pjetrit përshkruhen vuajtjet që duroi Krishtit për hatrin tonë:
- Vuajtja ndan. Ajo ndan besimtarin e vërtetë nga besimtari i rremë. (1:6-7). Iu kujtohet se si Pjetri krahason vuajtjen në besim me procesin e rafinues dhe pastrues. Në shëmbëlltyrën e Jezusit për shpirtrat, fara që ra në tokë të fortë, mbiu shpejt por për arsyes se nuk kishte rrënjë, u venit dhe humbi. Vuajtja i ngjan atij diellit përvëlues në shëmbëlltyrën e Jezusit, vuajtja tregon se cili besimtar është i vërtetë dhe cili është i cekët dhe i përkohshëm.
- Vuajtja forcon. Ajo rrit besimin tonë dhe e vë në provë. Tek 1 Pjetri kapitulli 3 vargu 15 thuhet: ” në zemrat tuaja të ndara mënjanë për krishtin si Zot.” Kjo është dicka që duhet ta bëjmë. Kjo e përcakton një të krishterë. I krishteri është një person që ka zgjedhur Jezusin si Zot dhe dëshiron t’ia nënshtorjë jetën Atij pa kushte. Ky përkushtim fillon në zemër, brenda nesh, me besimin se Jezusi është me të vërtetë Zot si edhe me vendimin: (po unë do ta ndjek Jezusin si Zotin tim.) Atëherë ne duhet të jetojmë sipas këtij përkushtimi. Dhe jo thjesht ta mbajmë në zemrën tonë. Ne duhet të jemi të gatshëm të pranojmë Zotin para kësaj bote pavarsisht përndjekjes. Në fakt përkushtimi ynë më i madh do të jetë ndaj atyre gjërave që na është dashur të paguajmë një cimim, apo për të cilat kemi vuajtur.
- Vuajtja inkurajon.”Në qotë se ju fyejnë për emrin e Krishtit, lum ju sepse fryma e lavdisë dhe Fryma e Perëndisë prehet mbi ju.” (1 Pjetri 4:14). Vuajtja është një konfrimim se i përkasim Perëndisë dhe e afron Perëndinë pranë nesh sikurse tabernakulli në shkretëtrië tërhiqte rrenë e lavdisë së Perëndisë.
- E fundit, vuajtja na afron më pranë Jezusit. Nëse ne jemi duke vuajtur për hir të Tij atëherë marrim pjesë apo përjetojmë një pjesë fare të vogël të vuajtjes së Tij. Në të vërtetë ne bashkohemi në Të aq shumë sa vuajtja jonë bëhet e Tij. Ne afrohemi gjithmonë e më shumë me Të. Nuk ka gëzim më të madh se sa ky për një të krishterë. Në njëfarë mënyre vuajtja duhet të na gëzojë, jo vetëm se krijojmë një miqësi më të ngushtë me Të, por Jezusi na con drejt lavdisë së Tij. (1 Pjetri 4:13; cf. Romakëve 8:17).
Efektet tek të tjerët
Atëherë ky është efekti që mund të ketë vuajtja jonë për Krishtin dhe në Krishtin , tek njerëzit e tjerë. Nëse i durojmë vështirësitë tona, nën modelin e Krishtit, atëherë ata që na keqtrajtojnë mund tu vijë turp nga mënyra se si na trajtojnë.
(1 Pjetri 3:16) dhe do të kemi mundësinë ti dëshmojmë atyre për Krishtin.(vargu 15). “gjithmonë jepni një aryse përse po reagoni në këtë mënyrë. Thuajini tjetrit se po veproni kështu për shpresën që është në ju, pra për Jezus Krishtin.
Pra me fjalë të tjera pamja e të krishterëve që durojnë padrejtësitë mund të hapë një dritare për të prezantuar ungjillin. Nuk ka dëshmi më të fuqishme në botë se sa kur të krishterët përballen me persekutimin nëlloj si Jezusi, me përulësi, me durim, me falje dhe dashuri.
Duhet të shtojmë edhe një ciësi tjetër të nevojshme për të përballur vuajtjen “ ruajtja e ndërgjegjes të pastër.” (3:16), sigurohu se nëse je duke vuajtur arsyeja e vetme të jetë sepse po bën të mira dhe jo të këqija. (vargu 17; 1 Pjetri 4:15). Mos kini turp kur vuani, na nxit Pjetri, po kështu sigurohuni që të mos keni asgjë për t’ju ardhur turp. Pra jini shumë të kujdeshëm se nëse vuani, qoftë vetëm se jeni të krishterë dhe vetëm si të krishterë. Nëse vepron kështu atëherë je i bekuar.