Pse

Print

Titulli: Pse Jobi? (pjesa 1)

Dua ta filloj me një përshkrim të shkurtër që do t’ju fusë menjëherë në temë.

Është errur. Orari i vizitave ka mbaruar. Salla e pritjes që më parë zhurmonte nga njerëzit tashmë është në heshtje. Vetëm disa njerëz që kanë mbetur po flenë, ose rrinë rojë, duke pritur raportin e fundit të mjekut për të afërmit e tyre.

Gjithë ditën, familjarët mblidhen bashkë nëpër qoshe dhe tregojnë historinë e vuajtjes së të afërmve të tyre, po kështu ndajnë shpresën dhe hidhërimin bashkë. Pot tani është vonë. Punët e shumta kanë përfunduar. Doktori nuk do ta hedhë më shikimin vjedhurazi në qoshen e dhomës, të paktën për pak kohë.

Ndaj ti mbështetesh pak, dhe në mendjen tënde fillon të pyesësh: Pse Perëndi?

“Përse kjo dhimbje për njerëzit e mi të dashur? Dhe për mua?

Përse duhet të vdesë kështu ai? Po ajo vajza që është në dhomën tjetër pse, sa keq është!

Janë familje shumë e mirë. Përse duhet të vuajnë kështu? Perëndi sikur të më tregoje pse, do ta përballoja gjithë këtë!”

Kjo është një sallë pritjeje në spital. Por në botë ka me mijëra salla si kjo. Ky është veç një rast në mijëra situata të tjera ku njerëzit bëjnë pyetjen: “Përse?” “ah sikur të kisha mundësi ta shihja Perëndinë dhe ta pyesja pse! Ndoshta do ta pranoja situatën dhe do të ecja përpara. Më jep një arsye, Perëndi, dhe do të jem i kënaqur!”

Këto ishin ndjenjat e Jobit teksa mundohej për të kuptuar vuajtjen e tij. Më i vuajturi ndër të gjithë, Jobi, humbi gjithë pronat, shërbëtorët dhe fëmijët; ai humbi mbështetjen e miqve dhe të gruas, në fund humbi edhe shëndetin e vet.

Pyetja e tij ishte e thjeshtë: “Përse Perëndi?” Dhe Perëndia erdhi tek ai dhe vjen tek të gjithë ne për të na dhënë përgjigje!

Nëse e mendoni mirë, Perëndia mund t’i kishte thënë shumë gjëra Jobit. Ai mund t’i kishte rrahur shpatullën dhe mund t’i kishte treguar se përmes kësaj përvoje do të rritej shumë.

Perëndia mund t’i kishte treguar për bisedën që kishte bërë me Satanin dhe t’i kujtonte Jobit sa e rëndësishme ishte të qëndronte besnik në përkushtimin e tij ndaj Perëndisë.

Ose ai mund ta kishte ngushëlluar, duke i treguar atij se sa fatlum ishte që nuk pësoi Leukimi.

Por Perëndia mbajti një tjetër qëndrim dhe kjo ishte e vështirë për tu kuptuar në fillim. Ai thjesht i lëshon një sërë pyetjesh rreth botës normale:

“Ku ishe kur unë hidhja themelet e tokës? Thuaje, në rast se ke aq zgjuarsi. Kush ka vendosur përmasat e saj, në rast se e di, ose kush ka vënë mbi të litarin për ta matur? (v. 4-5)
“A ke arritur vallë deri në burimet e detit ose a ke vajtur vallë në kërkim të thellësirave të humnerës?” (v. 16)
“Vallë, a ke hyrë ndonjë herë në depozitat e borës ose a ke parë vallë depozitat e breshrit?” (v. 22)
” A i bën ti të duken yllësitë në kohën e tyre, apo e drejton ti Arushën e Madhe me të vegjlit e saj?” (v. 32)

Pyetja që theksohet më shumë ndër të gjitha është kjo :”Job, a je ti kaq i fuqishëm sa të kopjosh këto tipare të natyrës? A je ti aq i zgjuar sa të drejtosh botën?” Madje ai përdor pak sarkazëm në vargun 21, “Unë jam i sigurt se ti mund ta drejtosh, sepse ishe i pranishëm kur u krijua bota!”

Në kapitullin 40:7, Perëndia më në fund e thekson këtë: Ai thotë, “Ngrihu dhe mu përgjigj: a do të vesh në dyshim, urtësinë time dhe pushtetin tim, gjykimin tim, dhe projektin tim?

A je TI krijesa ime në gjendje të më pyesësh MUA, krijuesin e kësaj bote, ‘PSE?'” Me të vërtetë mendon se je në gjendje të kuptosh rrugët e mistershme dhe të thella të Perëndisë?

Nuk mendon se kjo është mendjemadhësi?

Ne të gjithë do të pranonim se është guxim i tepruar, që një person që nuk ka trajnim fare në lidhje me pështjellimet e trurit njerëzor, të marrë përsipër kryerjen e një operacioni në tru.

Megjithatë ne presim që të kuptojmë planin dhe urtësinë e Perëndisë dhe vështirësinë e çdo situate njerëzore, parë në avantazh të Perëndisë. Ndaj kësaj, Perëndia thotë, kujtoi vetes se kush je. Ti je krijesë. Unë jam Krijuesi.

Mos e keqkupto. Perëndia e di përse e bëjmë këtë pyetje. Perëndia e kupton se ne dëshirojmë të dimë, zakonisht për arsye të logjikshme, pse na ndodhin disa gjëra.

Tek e fundit ,Perëndia na krijoi. Ai e njeh dëshirën tonë, për t’i dhënë një shpjegim racional gjërave, për t’i lidhur gjërat bashkë, për të kuptuar shkakun dhe si ndikon në raportet ku ekziston.

Por ai i thotë Jobit dhe neve :”Ti pret shumë nga vetja nëse pret që të marrësh përgjigje të kënaqshme për ato pyetje.

Ti harron se kush je ti dhe kush jam unë.

Ti harron se ti je krijesa dhe unë jam Krijuesi, kur pretendon se mund të kuptosh gjithë ritmet dhe arsyet e misterit të jetës!”

Ne mund të reagojmë në mënyra të ndryshme, kur Perëndia nuk i përgjigjet pyetjes PËRSE.

  1. Ne mund të reagojmë me fyerje dhe dëshpërim.

“Nuk do ta kuptoj asnjëherë! Dhe nëse nuk mund ta kuptoj, atëherë kjo botë nuk ka vlerë, ndaj dorëzohem!”

Ky është një qëndrim i njohur për njerëzit sot dhe efekti anësor i tij është skepticizmi i thellë për jetën, për kuptimin e saj, për vlerën e saj, për qëllimin e saj.

Përgjigja e Perëndisë ndaj Jobit godet krenarinë e personit modern që e mendon këtë sepse mund të ndërtoj një aj-fon (iPhone), që vendos informacionin e botës në gishtat e mi, ne do të ishim në gjendje të kuptonim të gjithçka. Ky shpesh është reagimi ynë, kur hyjmë në një vuajtjeje.

Ne dëshirojmë të dimë përse. Dhe nëse nuk mund ta zbulojmë, atëherë asgjë nuk ka kuptim. Ne dëshpërohemi.

  1. Mënyra tjetër si mund të reagojmë është të shpikim vetë një përgjigje, disa përgjigje, ose një përgjigje çfarëdo.

Në këtë seri do të shohim se si njerëzit reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj vuajtjes. Njerëzit mundohen të bashkojnë pjesët që të gjejnë kuptimin e vuajtjes.

Edhe pse këto shpjegime janë shumë tërheqëse dhe tunduese dhe ne shpesh i përvetësojmë dhe jetojmë me to, (ndaj edhe po i përmend), do të kuptojmë se asnjëra prej tyre nuk na kënaq plotësisht.

  1. Por ka edhe një reagim tjetër. Kur ne përballemi sinqerisht me faktin se nuk kemi përgjigje për psetë tona, atëherë mund të jemi në gjendje të vlerësojmë sërish BESIMIN, duke besuar gjëra të caktuara për jetën, edhe atëherë kur nuk mund t’i kuptojmë psetë e jetës, duke besuar përtej asaj që mund të kuptojmë, tek Ai që mban gjithçka.

Hebrenjve thotë: “Dhe besimi është siguria e gjërave që shpresohen, tregim i gjërave që nuk shihen.”

Një përkthim tjetër thotë se: “Besimi është bindja për gjërat që nuk shihen.”

Besimi thotë, “Perëndi nuk e kuptoj këtë, por unë besoj se ti je sovran, se ti drejton gjithçka, se ti je i mirë dhe, unë e vendos besimin tim në Ty. Dhe paqja ime është në Ty dhe jo në aftësinë për të kuptuar gjërat.”

Njerëz si Kori ten Bum (Corrie Ten Boom), janë një shembull kaq modern i besimit, jo për faktin se ajo KUPTOI se çfarë Perëndia ishte duke bërë më të, dhe të afërmit e saj në kampin e përqendrimit të Luftës së Dytë Botërore, por ajo BESOI; jo atë që “pa” (nëse përdor shembullin e hebrenjve 11:1), por sepse ajo kishte bindje për Perëndinë dhe jetën edhe atëherë kur nuk mund të shihte:

“Dhe besimi është siguria e gjërave që shpresohen, tregim i gjërave që nuk shihen.”

Këtu minutave tona i erdhi fundi. Do të takohemi sërish në takimin tonë të radhës. Këtë program mund ta ndiqni të ritransmetuar në orën 20:45!

Perëndia ju bekoftë.