Pse

Print

Titulli: Pse Jobi? (pjesa 2)

Çfarë fjalësh: “Perëndi nuk e kuptoj këtë, por unë besoj se ti je sovran, se ti drejton gjithçka, se ti je i mirë dhe, unë e vendos besimin tim në Ty. Dhe në ty është paqja ime dhe jo në aftësinë për të kuptuar.”

Dua t’ju tregoj diçka interesante. Së fundmi, një miku im misionar nga Kongo erdhi për vizitë në kishën time. Ndoshta e di se Kongo është një prej vendeve më shkatërruara nga lufta, në botën e sotme.

Sipas përllogaritjeve 45.000 njerëz në muaj, shumica e tyre fëmijë, janë ekzekutuar në këtë luftë civile prej një dekade.

Në po këtë dekadë mbi pesë milion njerëz kanë vdekur prej urisë. Kur flas me Mitogon për vendin e tij, e ka zemrën shumë të rënduar dhe më lutet mua dhe miqve të tjerë misionarë në Perëndim që të tregojmë kudo historinë e Kongos, kështu njerëzit do të mësojnë se çfarë po ndodh. Mitogo nuk e zvogëlon historinë tragjike të vendit të tij, as nuk tenton që të gjejë shpjegime për këtë që po ndodh. Për të asnjëra nga këto nuk është e rëndësishme. Dhe Mitogo nuk pretendon të dijë se çfarë po bën Perëndia , Përse po e lejon luftën që të vazhdojë.

Ai nuk e di përgjigjen e pyetjes “Pse”, kur bëhet fjalë për Kongon. As e ka idenë. Por Mitogo beson.

Ai beson me një shpirt të qetë dhe të vendosur, se Perëndia drejton edhe në Kongo.

Ai beson se drejtim i Perëndisë do të fitojë dhe se e keqja do të mundet, ai beson se mbretëria e perëndisë do të vijë dhe vullneti i tij do bëhet në Kongo dhe kudo. Ai beson. Ai jeton me anë të besimit, me anë të bindjes së gjërave të papara. Ai nuk e beson këtë sepse e shikon, sepse e vetmja gjë që ai sheh është gjakderdhja dhe vdekja.

Por ai beson këto gjëra për Perëndinë sepse beson se Fjala e Perëndisë është e vërtetë, Jezus Krishti, është ngritur prej së vdekurish, Fryma po punon për ti bërë të gjitha gjërat të reja edhe në Kongo. Është interesant për mua fakti që ngushëllimi i Mitogos nuk buron prej njohurisë së tij, se ne njerëzit jemi kaq të vegjël,

(“sepse ne nuk mund ti kuptojmë këto gjëra”), Jo ngushëllimi i tij është bindja se Perëndia është kaq i madh dhe pafundësisht i mençur dhe i gjithëdijshëm dhe i besueshëm.

Kjo është edhe pika më e vështirë e përgjigjes përfundimtare të Perëndisë në kapitullin 42.

Jobi thotë:

“E pranoj që mund të bësh gjithçka, dhe që asnjë nga planet e tua nuk mund të pengohet.

3  Kush është ai që, pa pasur gjykim, errëson mendjen tënde? Prandaj thashë gjëra që nuk i kuptoja, gjëra shumë të larta për mua që nuk i njihja.

4  Dëgjomë, pra, dhe unë do të flas; unë do të të bëj pyetje dhe ti do të më përgjigjesh.

5  Veshi im kishte dëgjuar të flitej për ty por tani syri im të sheh.

6  Prandaj ndjej neveri ndaj vetes dhe pendohem mbi pluhurin dhe hirin.”

Paqja e Jobit, nuk e ka burimin tek përgjigja e pyetjes “pse”. Ajo vjen prej të mospasurit nevojë për një përgjigje, sepse ai i ka besuar Perëndisë së tij sovran.

Bota e quan këtë marrëzi. Por Pali e quan këtë urtësia jonë. Urtësia jonë, thotë Pali, është gatishmëria për të besuar gjërat që duken marrëzi për botën, urtësi është të gatishmëria për të për të zëvendësuar urtësinë njerëzore dhe njohjen njerëzore me besimin, që Pali e quan “urtësia sekrete dhe e fshehur e Perëndisë.”

Pali thotë se personi më i zgjuar, është ai që kupton se nuk është shumë i zgjuar, është ai që ka përulësi të lerë gjithë pyetjet e tij në urën e besimit në Perëndinë sovran, të qiellit dhe të tokës.

Personi që është i gatshëm të ecë në atë urë, duke besuar në në forcën e saj, që është në gjendje ta mbështesë.

Dhe çudia e hirit shërues, është se, pyetja “pse” nuk na mbërthen më.

Ende më kujtohet dreka që hëngra me një besimtare vite më parë. Ajo quhej Ada. Bashkëshorti i Adës kishte vdekur nga pushimi i zemrës në moshën 45 vjeçare. Ndër dhjetëra vejusha që kam njohur, asnjëra nuk më ka bërë pyetjen “pse” më shumë se sa Ada.

Kjo pyetje e përndiqte atë. Ajo ishte e sigurt se nuk mund të vazhdonte jetën pa marrë së pari përgjigjen e asaj pyetje.

Dhe Perëndia vazhdonte të ishte miku i saj, pavarësisht vendosmërisë së saj. Kur u largova nga qyteti i saj, Ada qëndronte ende nën mbërthimin e tmerrshëm të pikëllimit.

Pas gjashtë vitesh u ktheva sërish në qytetin e saj për të predikuar dhe pata mundësinë të bisedoja me të. Kishin kaluar shtatë vite qysh prej kohës kur burri i saj kishte vdekur. Ajo ishte mirë. I pëlqente puna që bënte. Vajzat ishin rritur dhe po ia kalonin mirë.

Po jeta ishte sërish e mirë. Nuk ishte njëlloj si më parë. Nuk është asnjëherë njëlloj, por mirë.

I thashë, Ada, a mund të pyes diçka? Gjashtë vite më parë, kur të lashë këtu, mbaj mend se nuk të hiqej nga goja pyetja “pse?”

]farë përgjigje more? Ajo më vështroi paksa e habitur dhe më tha: “Oh po, është e vërtetë, mendoj se e kam bërë shumë shpesh atë pyetje apo nuk është kështu?”

U mendua pak dhe më pas tha,” nuk mora asnjëherë një përgjigje. Por ajo pyetje nuk ka më rëndësi.”

Ajo vazhdoi të tregonte se Perëndia nuk ishte më në këtë vazhdë. Perëndia sipas saj nuk ishte një gjigant sadist.

Perëndia ishte prapë Perëndi, edhe pse nuk i ishte përgjigjur pyetjes së saj. Më prekën këto fjalë. Sepse nëse Ada ishte shëruar, mund të shërohet gjithkush.

Profeti thotë se Krishti vjen me krahët e tij të shërimit.

Vini re se ai nuk vjen me përgjigje për të gjitha pyetjet tona. Ai vjen me shërim në krahët e tij. Me anë të hirit shërues të Perëndisë, ndoshta nuk marrim përgjigje për pyetjen tonë PSE?

Por ne mund të çlirohemi prej dhimbjes së kësaj pyetjeje dhe mund të jetojmë me shpresë dhe liri, kur të kuptojmë si duhet se kush jemi ne dhe kush është Perëndia.

Sikurse Jobi thotë (42:5)

” Veshi im kishte dëgjuar të flitej për ty por tani syri im të sheh.”

Nëse Jobi mund të thoshte:”Sytë e mi të kanë parë ty”,sepse ai ishte kaq i bindur për praninë e Perëndisë, pushtetin dhe mirësinë, sa më tepër mund ta themi ne që kemi parë Jezus Krishtin, Perëndinë të vijë tek ne, të vuajë me ne dhe për ne, duke e ngritur që të na japë neve shpresë. Aq më tepër ne sot mund të themi, “Oh Perëndi, kur vështroj rrotull dhe nuk të gjej ty mbushem me dyshim dhe habi ,me zemërim dhe dëshpërim. Por kur të vështroj ty, unë shërohem, mbahem fort dhe jam i sigurt”.

Perëndia të mbushtë me besim, shpresë dhe paqe, sot dhe përgjithmonë.