Ju e dini se është e rëndësishme të kujtojmë se Jobi në të vërtetë ishte një njeri i mirë. Dhe si shumë prej nesh Jobi, e njohu vuajtjen, kaloi nëpër të.
Dr. Richard Selzer është kirurg. Ai ka shkruar një libër për doktorët e rinj, në të cilin ai flet për përvojën e vuajtjes.
Ai shkruan se të gjithë ne duket sikur ruhemi për një farë kohe prej një membrane imagjinare e cila na mbron prej llahtaris.
Kjo i ngjan disi sistemit tona imunitar, i cili na mbron prej baktereve që nuk shihen me sy të lirë por janë shumë të dëmshme.
Pra për njëfarë kohe jemi të mbrojtur prej llahtaris.
Por teksa vitet kalojnë, kjo membranë mbrojtjeje prishet dhe ndodh që të provojmë tmerre të lloje të ndryshme. Ëndrrat shkatërrohen. Dhimbja bëhet më e fortë. Dhe kjo ndodh kur zhvillohet kriza.
Dr. Nicholas Wolterstorff, baba, njëkohësisht profesor Filozofie, na tregon për përvojën e tmerrshme që kaloi kur mësoi se djali i tij 25 vjeçar, Eriku humbi jetën në mënyrë tragjike në një ngjitje në mal.
Në librin e tij, “Vajtime për një bir”, (Lament for a Son,) ai shkruan reflektimet e tij pasi mori lajmin e tmerrshëm.
“Vuajtja”, shkruan ai , “ është thirrja e REFUZIMIT, që buron prej qenies së njeriut që vuan; është thirrja e REFUZIMIT, që del me gjithë forcën e zërit, të mendjes dhe të zemrës për t’i thënë ‘JO’ dhimbjes, vdekjes, padrejtësisë, depresionit, urisë, poshtërimit, skllavërisë, braktisjes.”
Ndoshta para se të vazhdoj më tutje do të ishte mirë të ndaleshim në disa lloje të tjera vuajtjesh.
- Sigurisht që ekziston vuajtja fizike. Ndoshta kur ndodh kjo së pari shikon trupin tënd dhe nervozohesh, sëmundja, mund të jetë një infeksion, një sëmundje organesh, apo një tumor i keq, apo një aksident.
- Por kemi edhe vuajtje emocionale. Ndoshta, ankth, zemërim, panik, depresion, apo çrregullime të tjera emocionale që shkaktojnë dhimbje të brendshme, të ngjashme me ndjenjat që provon kur të njoftojnë se djali yt ka pësuar një aksident.
- Por kemi edhe vuajtje sociale. Shumë njerëz në shoqërinë tonë vuajnë prej varfërisë, shtypjes, padrejtësisë, paragjykimit, jo se kanë bërë diçka por sepse strukturat sociale dhe njerëzit e këqij, po i mbajnë peng.
- Por ekziston edhe një lloj tjetër vuajtjeje që mund ta quajmë vuajtja përmes raporteve me njerëzit. A je lënduar ndonjëherë aq shumë, prej dikujt që i besoje shumë, por doli kundër teje? Shpesh njerëzit thonë për një raport të caktuar. “Ah, çfarë po heqin ata të dy! Një tmerr të vërtetë!”Njerëz të tjerë jetojnë me dhimbjen e vazhdueshme se personi që dikur i donte aq shumë, tani i ka braktisur. Ndoshta ti njeh njerëz që jetojnë shumë pranë të tjerëve por nuk pranojnë tu flasin atyre.
- Gjithashtu kemi edhe vuajtjen fetare. Apostulli Pal i shkruan Timoteut se ata që po jetojnë një jetë të perëndishme për Jezus Krishtin po persekutohen për hatër të tij. Apostulli Pjetër shkruan për ata që vuajnë për shkak se bëjnë atë që është e drejtë. Shumë njerëz sot persekutohen për hir të besimit të tyre.
- Dhe së fundmi, mendoj se duhet të përfshijmë në listën tonë edhe vuajtjen mjedisore. A ke parë ndonjë herë me vëmendje se si është dëmtuar jeta ujore prej Mërkurit apo mbetjeve të tjera toksike. A ke parë ndonjëherë se si qytete të tëra janë shuar prej tornados të fuqishëm,apo prej një përmbytjeje? A ke shkuar ndonjëherë në mal për të parë nga lart, se si smogu mbulon gjithë qytetin tënd, ku dikur merrje frymë lirisht?
Po, vuajtja merr forma të ndryshme. Dhe të gjitha këto forma vuajtje nxjerrin prej zemrës sonë një “JO”, të fuqishme. Jo nuk duhet të ishte kështu!” Dhe më pas ne themi: “atëherë si mund ti lidhim të gjitha këto vuajtje me Perëndinë e mirë dhe të dashur?” Ky është thelbi i çdo beteje!
Mirë pra, do të ndalemi sot tek libri i Jobi. Është një libër mjaft i rrallë për nga përmbajtja e tij. Vërtet është i rrallë sepse flet që nga ditët e Abrahamit. Kjo do të na ndihmojë me disa pyetje, jo vetëm për të na bërë të vetëdijshëm për ekzistencën e vuajtjes, që është po aq e lashtë sa historia e botës, por edhe për të sjellë një shembull të njerëzve që vuajtën, sikurse Jobi dhe të tjerët. Do të shohim se si i zgjidhën ata dilemat e jetës së tyre, duke pasur gjithmonë në mendje se Perëndia është i mirë.
Ju kam thënë se brenda një periudhe shumë të shkurtër Jobi humbi gjithë bagëtitë e tij, gjithë kopetë, po kështu gjithë bijtë dhe bijat e tij, humbi shëndetin e vet madje humbi edhe mbështetjen e gruas.
Por kur lexojmë fjalët hyrëse të këtij libri, cila është gjëja e parë që dëgjojmë?
Dëgjojmë për vërtetësinë e Perëndisë!
Pra kjo eliminon mundësinë që Jobi po vuante për arsye se ai ishte një njeri i keq.
Miqtë e tij, mundohen ta përdorin këtë akuzë kundër tij. “Ti po vuan sepse ke mëkatuar.” i thonë ata. Shumë njerëz përjetojnë këtë lloj frike sot.
Ndoshta edhe ti tundohesh që të mendosh këtë: “gjërat po më shkojnë keqe sepse Perëndia po më ndëshkon për mëkatet e mia.”
Pra pyetja që vjen natyrshëm pas këtij libri është tema jonë sot:
Përse vuajnë njerëzit e mirë si Jobi? Kjo është një pyetje e rëndësishme!
Përse vuajnë njerëzit e mirë si Jobi? Libri i Jobit është goxha i gjatë, 42 kapituj.
Ky është një përshkrim dramatik i jetës së Jobit dhe miqve të tij që po debatonin mes tyre me këtë pyetje të madhe rreth besimit.
Është shumë e rrezikshme të veçosh një pjesë a një varg, dhe të debatosh pa marrë parasysh kontekstin.
Pra më lejoni t’ju tregoj tre biseda të rëndësishme që ndodhin në këtë libër.
E para është midis Perëndisë dhe Satanit; e dyta është mes Jobit dhe miqve të tij, dhe e treta midis Jobit dhe Perëndisë.
Biseda e parë, midis Perëndisë dhe Satanit, gjendet tek kapitujt 1 dhe 2.
Kjo është një bisedë që ndodh në prapaskenë. Këtë e dimë sepse Perëndia ka zgjedhur të na i zbulojë atë. Perëndia dhe Satani po e vëzhgonin Jobin, “ këtë njeri të mirë, të drejtë që nuk kishte bërë asgjë të keqe,” siç përshkruhet tek libri. Biseda që zhvillohet është kjo:
- Perëndia i thotë Satanit:” e ke parë Jobin, nuk ka njeri si ai, të panjollë, të drejtë, nuk ka bërë asnjë të keqe, asnjëherë.”
- Satani i përgjigjet: “pse të mos të të shërbejë, ti e ke bekuar,e ke mbrojtur, e ke ngritur lart. Por nëse ia merr të gjitha ato që i ke dhënë, mendoj se me siguri ai do të mallkojë.”
- Atëherë Perëndia i thotë Satanit- “Mirë pra po të lejoj që ta bësh këtë. Mund ta vesh në provë Jobin. Vetëm mos e prek atë personalisht, as shëndetin e tij. Dhe do të shikosh se sa besnik është ai.”
Pra ndodhin fatkeqësitë e para. Jobi, humbet shërbëtorët e tij, tufat e bagëtive, dhe fëmijët. Dhe Jobi mbetet besnik para Perëndisë.
Pas kësaj Perëndia vazhdon bisedën e tij me Perëndinë.
- Perëndia i thotë Satanit: mirë pra edhe pse i vështirësove shumë gjërat për Jobin, ai ende vazhdon të më jetë besnik
- Satani i thotë Perëndisë: Mirë, mirë, por ti nuk më le që t’ia cenoja shëndetin. Nëse do të sëmurej me siguri që do të kthente menjëherë shpinën!
- Perëndia: Dakord, mund ta cenosh shëndetin e tij, por jam i sigurt se pas kësaj ai sërish do të jetë i palëkundur në besim.
Dhe pas kësaj thuhet: “Jobi nuk mëkatoi në gjithë këtë”. Ai nuk largua prej Perëndisë. Pra kjo ishte biseda e parë. Besimi dhe besnikëria e Jobit i shuan gjithë shpresat e Satanit.
Pas kësaj vjen biseda e dytë: një bisedë goxha e gjatë. Faktikisht, kjo bisedë fillon prej kapitullit 3 deri tek kapitulli 37 i këtij libri.
Kjo bisedë ose le ta quajmë debat, zhvillohet midis Jobit dhe miqve të tij.
Në cike të ndryshme miqtë e pyesin Jobin dhe ai përgjigjet. Jobi në mes të dhimbjes dhe mërzisë kërkon veç pak mirëkuptim dhe mbështetje.
Por miqtë e tij me leksionet të gjata dhe filozofike mundohen ta bindin atë se Perëndia është i drejtë, dhe meqenëse Jobi po vuan, duhet të ketë bërë diçka që po e vuan këtë. Do të ishte mirë ta pranojë mëkatin dhe ti kërkojë falje Perëndisë para se të jetë tepër vonë” thonë ata me njëri tjetrin.
Ata pohojnë se problemi këtu ishte Jobi. Ndërsa Jobi i kthehet duke pohuar pafajësinë e tij, dhe duke iu lutur Perëndisë që të hakmerret ai për Jobin.
Në fund ky debat nuk merr zgjidhje. Jobi i quan ata “ngushëllues mjeranë”. Jobi, dhe miqtë e tij duhet mësonin diçka. Se ndonjëherë nuk i kuptojmë të gjitha rrugët e Perëndisë, se ndonjëherë ne presim më kot që Perëndia të veprojë sipas mënyrave që mendojmë ne, por ai nuk vepron ashtu. Miqtë e Jobit dhe Jobi do të mësonin shumë shpejt se Perëndia është sovran, i drejtë dhe i shenjtë.
Ai i bën gjërat sipas mënyrës së tij dhe të gjitha rrugët e tij janë të drejta, megjithëse nuk arrijmë t’i kuptojmë gjithmonë.
Nuk e di nëse ti hyn në atë kategori njerëzish që mendojnë se Perëndia duhet ti bëjë gjërat në mënyrë që të kuptohen nga të gjithë.
Po edhe unë kam qenë pjesë e këtij grupi. Por historia e Jobit na tregon se kjo thjesht është e pamundur.
Psa kësaj vijon pjesa e tretë e bisedës së tyre.
Kjo bisedë zhvillohet mes Perëndisë dhe Jobit. Në të vërtetë nuk mirëfilli një bisedë, apo dialog, sepse Perëndia flet ndërsa Jobi dëgjon, pjesën më të madhe të kohës.
Ky është një konfrontim dramatik i Jobit me Perëndinë.
Perëndia del përpara dhe e mbulon Jobin me një breshëri pohimesh për sovranitetin e Tij. Dëgjoni këto fjalë që tregojnë fillimin e bisedës së Perëndisë me Jobin:
“Kush është ai që e errëson planin tim me fjalë që nuk kanë kuptim?
3 Mirë, pra, ngjishe brezin si një trim; unë do të të pyes dhe ti do të më përgjigjesh.
4 Ku ishe kur unë hidhja themelet e tokës? Thuaje, në rast se ke aq zgjuarsi.” (38:2-4)
Dhe kështu Perëndia vazhdon,
Që kur se ti jeton a ke dhënë urdhra në mëngjes ose i ke treguar vendin agimit,
që ai të kapë skajet e tokës dhe të tronditë njerëzit e këqij?(38:12, 13)
A i njeh ti ligjet e qiellit, ose a mund të vendosësh ti sundimin e tyre mbi tokë? (38:33)
Hej çfarë po ndodh? Ku do të dalësh? Kjo bisedë del tek Jobi. Thellësisht i përulur para Perëndisë ai pranon sovranitetin e tij. Dëgjoni se çfarë thotë Jobi. ” Ja, jam shpirtvogël, çfarë mund të të përgjigjem? E vë dorën mbi gojën time. Kam folur një herë, por nuk do të flas më; po, dy herë, por nuk do të shtoj asgjë.” (40:4, 5)
Perëndia i kishte treguar atij një pamje të gjerë të botës që është nën kontrollin e tij. Jobi jo vetëm që nuk mund të pyeste, por as të debatonte se përse Perëndia i bën gjërat sipas mënyrës së tij. Jobi nuk gjeti një përgjigje njerëzore. Ai thjesht nuk arrinte të kuptonte me mendjen e vet gjithçka që po ndodhte.
Dhe përmes përvojës së tij mësoj se në vuajtje nuk bëhet fjalë të kuptosh por më shumë të besosh, po të besosh!
Ne nuk kemi përse të detyrojmë Perëndinë që ti përshtatet përvojës sonë, apo ti përshtatet pamjes që ne kemi për të. Përkundrazi jemi ne ata që duhet ti përshtatim përvojat tona në premtimet e tij.
Pra Jobi kishte mësuar një mësim të mirë, të vlefshëm për gjithë jetën e tij.
Perëndia është sovran, dhe duhet ti besojmë dashurisë së tij. Na takon neve ti besojmë atij, t’i vëmë një fre gojës dhe të rrimë në heshtje. Në vend që të kundërshtojmë atë le të pushojmë në të.