Sot do të flasim për gjëra shumë të rëndësishme. Ndoshta ti nuk mendon shumë për pyetje të natyrës: qëllimi im në jetë, apo destinacioni im i përjetshëm. Edhe sikur të duash këto pyetje nuk i shmang dot.
Të gjithë do të përballemi me këto pyetje si edhe me vendimin që do të marrim për to. Dua t’iu tregoj një histori.
Të burgosur në Filipi
Pali dhe shoqëruesit e tij, Sila, Luka dhe Timoteu, kishin kaluar detin Egje për të shkuar nga Azia në Evropë. Së pari ata shkuan në Filipi, një koloni romake në Maqedoni.
Aty i predikuan njerëzve ungjillin dhe pasi u ngrit një kishë ata u larguan. Por një ditë teksa Pali dhe Sila po ecnin nëpër qytet, takuan një vajzë të re që po torturohej nga një frymë e ligë.
Ata e nxorën jashtë demonin në emrin e Jezus Krishtit.
Por apostujt kishin ndërprerë një biznes fitimprurës. Ky vajzë përdorej nga disa njerëz për të bërë para duke u treguar njerëzve fatin e tyre. Kjo është arsyeja përse ata u shqetësuan kur ajo u shërua.
E dini Perëndia kujdeset më shumë për njerëzit sesa për pronën apo biznesin. Ai është gjithmonë gati ti japë fund një biznesi që shkel të drejtat e njeriut.
Fatkeqësisht në kohën tonë, paraja flet. Nëse paraja ndërhyn në dhembshurinë që kemi për njerëzit, zakonisht janë të pasurit ta që fitojnë ndërsa të varfrit ata që vuajnë. Pra Pali dhe Sila ndodheshin para autoriteteve nën akuzën se kishin sjellë shqetësime, të njëjtën akuzë u bëjnë edhe njerëzve sot.
Pra dëgjoni se çfarë u ndodhi në burg:
25 Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.
26 Befas u bë një tërmet i madh, saqë u tundën themelet e burgut; dhe në atë çast u hapën të gjitha dyert dhe të gjithëve iu zgjidhën prangat.
27 Rojtari i burgut, kur u zgjua dhe pa dyert e burgut të hapura, nxori shpatën dhe donte të vriste veten, duke menduar se të burgosurit kishin ikur.
28 Por Pali thirri me zë të lartë: “Mos i bëj ndonjë të keqe vetes, sepse ne të gjithë jemi këtu”.
29 Atëherë ai kërkoi një dritë, u turr brenda dhe duke u dridhur i tëri u ra ndër këmbë Palit dhe Silës;
30 pastaj i nxori jashtë dhe tha: “Zotërinj, ç’duhet të bëj unë që të shpëtohem?
Pali dhe Sila ishin të mbyllur në një birucë të nëndheshme, të errët e të pistë.
Nuk bëhej fjalë që ti zinte gjumi në atë vend pus të errët, prandaj këta dy burra e kaluan natën duke u lutur dhe duke kënduar! Një tërmet shkundi dyert e burgut dhe roja që po qëndronte pranë nxitoi të shihte çfarë po ndodhte brenda.
Pasi pa që dyert e birucës ishin plotësisht të hapura, ai mendoi se ata do t’ia kishin mbathur, po tani çfarë do të bënte? Teksa qëndronte në kanatat e hapura të derës dëgjoi zërin e Palit që vinte nga brenda.
Roja u tremb, u drodh nga frika dhe i pa dy të burgosurit me habi. Pas kësaj ai bëri pyetjen më të rëndësishme në jetën e tij.
Pyetja e një roje burgu
“çfarë duhet të bëj që të shpëtohem?”
Nuk ka pyetje më të rëndësishme në jetën tonë se sa kjo. Mendo vetëm pak çaste se kush ishte ky njeri që pyeti. Rreth një shekull më parë qyteti i Filipisë ishte pushtuar prej romakëve dhe ishte bërë një koloni për vendosjen e veteranëve të ushtrisë dhe familjarët e tyre. Kjo do të thoshte se roja në Filipi me shumë mundësi ishte një ushtarak pensionist.
Ai ishte një njeri i ashpër dhe i prerë që bënte një punë të rëndë.
Por atë natë ai vetë ishte i burgosuri i vërtetë. Pali dhe Sila ishin të lirë. Ata mund dhe të ngrinin krahët e duart në shenjë nderimi, pavarësisht se kurrizin e kishin plagë nga rrahjet e kamxhikut.
Pavarësisht rrahjes ata ishin të lirë prej frikës, të lirë prek urrejtjes dhe zemërimit. Roja i burgut ishte një i burgosur. Ai ishte një i burgosur i së kaluarës, i burgosur i mëkatit të vet , i burgosur i injorancës së vet. Sikurse shumë prej nesh ky njeri nuk e njohu nevojën e Perëndisë. Po kështu ai ishte i verbër ndaj rrezikut që i kanosej: humbjes se përjetshme dhe vdekjes se ferrit. Duhej ai tërmet dhe kërcënimi i vdekjes që ta sillte këtë burrë në vete jo vetëm fizikisht por edhe shpirtërisht.
Ne nuk dimë detaje të tjera për jetën dhe prejardhjen e këtij ish-ushtaraku, por një gjë e dimë me siguri, ai erdhi në vete dhe kuptoi gjendjen e tij të vërtetë.
Ai ishte i humbur, i ndarë prej Perëndisë dhe e pranoi këtë duke thënë se kishte nevojë për shpëtimin.
Çfarë donte të thoshte ky burrë me kërkesën e tij : “Unë dua të shpëtohem?”
A e kishte kuptuar si duhet ungjillin,Krishtin dhe shpëtimin për të cilin flet ungjilli?
Ndoshta nuk e kishte kuptuar shumë mirë. Ai kishte dëgjuar për Palin dhe Silën, si edhe për shpëtimin që ta kishin shpallur në qytet, por në të vërtetë nuk dinte më shumë. Ai nuk dinte shumë për këtë por të paktën një gjë e kuptoi mirë. Roja i burgut e kuptoi se kishte nevojë për diçka tjetër, diçka që i mungonte në jetë. Pra ai kuptoi se kishte nevojë për shpëtim.
E para ndër gjërat që duhet mësojmë në jetë është nevoja e madhe për shpëtimin, sikurse e kuptoi ky roje. Ndoshta vjen nga një traditë e krishterë ose jo. Ndoshta ke dëgjuar për Jezusin, por nëse nuk e ke pranuar atë në jetën tënde nuk je fëmijë i tij. Je po aq i humbur sa ai rojtar burgu.
I humbur nuk është vetëm një vrasës që vret shumë njerëz, apo një ngacmues fëmijësh. Nuk ke përse të drejtosh një burg me erë të rëndë dhe të nxjerrësh bukën e gojës duke torturuar qeniet njerëzore. Ti mund të jesh një qytetar shumë i mirë dhe përsëri je i humbur.
Mund të jesh anëtar i familjes më të mirë në botë dhe sërish të jesh i humbur. Ti mund të kesh një punë të mirë dhe një karrierë të mirë dhe sërish të jesh i humbur.
Ti mund të ulesh në radhët e një kishe javë pas jave dhe sërish të jesh i vdekur fymërisht, larg prej Perëndisë.
Sepse nëse jeton pa Krishtin, atëherë je në këtë gjendje. Njerëzit veçanërisht ata që janë njerëz të mirë, nuk u pëlqen ti thonë se janë mëkatarë dhe se i pret gjykimi i Perëndisë, apo se janë mëkatarë e kanë nevojë për shpëtim. Megjithatë kjo është e vërtetë.
A ia ke bërë vetes ndonjëherë këtë pyetje të rëndësishme: “çfarë duhet të bëj që të shpëtohem?
Këtë pyetje bën edhe roja i burgut. Ja ku po ju them lajmin buum: shpëtimi është dhuratë. Gjithçka e kreu Jezusi, ne nuk kemi se çfarë të bëjmë. Nuk e fitojmë dot shpëtimin me veprat tona dhe as nuk duhet të mburremi se e meritojmë atë. Gjithë lavdia i takon atij.
Kjo nuk do të thotë se duhet të jemi pasivë. Ne kemi përgjegjësi të reagojmë si duhet ndaj këtij hiri.
Unë personalisht duhet të zgjedh, të besoj tek ungjilli. Askush tjetër nuk mund ta bëjë këtë për mua, as prindërit e mi, as gruaja dhe as pastori im.
Jo, më takon mua të veproj. ” si do të shpëtojmë ne, në qoftë se e lëmë pas dore një shpëtim kaq të madh?” (Heb. 2:3).
Përgjigja e apostullit
Pra roja vetë nga ana e vet bëri një pyetje, por si u përgjigjën Pali dhe Sila?
Dhe ata i thanë: “Beso në Zotin Jezu Krisht dhe do të shpëtohesh ti dhe shtëpia jote”.
Roja i burgut dha një përgjigje. Në fakt shumë njerëz sot mendojnë se pyetje të caktuara nuk kanë përgjigje absolute.
Shumë njerëz janë të mendimit se e rëndësishme është që pyet dhe pastaj arrin ose jo në destinacionin që do, kjo nuk ka rëndësi. Por kështu do të ishte njëlloj sikur ti thoshim një personi që pësoi atak në zemër:
E rëndësishme është që po kërkon spitalin, edhe nëse nuk mbërrin atje.
Por nuk është kështu. mbërritja në destinacion (pra në spital) për të është çështje jete a vdekje.
Pra duhet të bëjmë pyetje të rëndësishme në jetë por për më tepër duhet të mësojmë se si i përgjigjet Perëndia këtyre pyetjeve.
Së pari pali na tregon se sa i thjeshtë është shpëtimi. “‘Beso në Zotin Jezus Krisht dhe do të shpëtohesh ti dhe familja jote.'” Kur ne kuptojmë se çfarë duhet të bërë që të shpëtohemi, qartësohemi se nuk duhet të bëj më asgjë. Ne thjesht nga ngelet të besojmë.
Besimi që të shpëton ka këto tipare: së pari pendimin, pra të vjen keq për mosbindjen dhe mëkatin dhe që je larguar prej Perëndisë. E më pas ti i beson Zotit duke i dhuruar jetën atij. Nuk bëhet fjalë për një njohje të thjeshta se sa më shumë për një marrëdhënie besimi.
Besimi vetëm nuk mjafton thotë apostulli. “Besimi në Zotin Jezus” është ai që shpëton.
Pra ne shpëtohemi kur pranojmë se Jezusi është Zot dhe nga ia çast e tutje ne i bindemi Jezusit si Zot. Në rastin rojës së burgut kthimi në besim ndodhi në mënyrë të menjëhershme.
Pastaj ata i shpallën fjalën e Zotit atij dhe gjithë atyre që ishin në shtëpinë e tij.
Dhe ai i mori që në atë orë të natës dhe ua lau plagët. Dhe ai dhe të gjithë të tijtë u pagëzuan menjëherë.
Besimi i këtij njeriu pati një ndikim të menjëhershëm në sjelljen e tij. Roja i burgut e ftoi Palin dhe Silën menjëherë në shtëpinë e tij. Në vend të mallkimeve dhe goditjeve apostulli u ofroi një vakt.
Ata i folën fjalën e Perëndisë gjithë njerëzve të pranishëm, dhe besimi u rrënjos në ta. U ndryshua jo vetëm jeta e rojës së burgut por gjithë situata e familjes së tij u ndikua nga kjo.
Ky ish ushtarak romak mori drejtimin frymor të familjes së vet dhe u identifikuan të gjithë me Krishtin
Çfarë duhet të bëj që të shpëtohem? Beso në Zotin Jezus Krisht dhe do të shpëtohesh ti dhe familja jote! Pyetja ime është a po e bën ti këtë?