Rifitimi i ekuilibrit

Print

Titulli: Rifitimi i ekuilibrit (pjesa 1)

Në rast se i hedh një sy informacioneve në internet, do të zbulosh se miliona njerëz e kanë humbur ekuilibrin e tyre në jetë. Në fakt, kur unë shkrova në kompjuterin tim fjalët “ekuilibri në jetë” më dolën në gugëll 20 milion artikuj, në lidhje me ekuilibrin.

Një artikull në lidhje me psikologjinë e ekuilibrit më ndihmoi të kuptoj se ne të gjithë kemi nevojë të rifitojmë ekuilibrin ne jetë. Ekuilibri është diçka shumë e komplikuar, ajo përfshin muskujt, lëkurën, nyjet, sytë dhe veshët. Nga çdo drejtim në trupin tonë vjen drejt trurit informacioni për të ruajtur ekuilibrin. Është e vështirë të ruash ekuilibrin nëse ke vetëm një këmbë, apo nëse ke një gju të ënjtur, apo nëse nuk mund të shohësh. Por unë dëshiroj që të fokusohemi në shkaktarët më të mëdhenj për humbjen e ekuilibrit, dhe shkaku më i madh është veshi juaj i brendshëm.

Veshi juaj i brendshëm ka tri pjesë kryesore.

Është veshi i jashtëm, që fillon me këto pjesët kërcore dhe përfundon me daullen e veshit. Kjo pasohet prej veshit të mesëm, me ato tre kockat e holla që Homer Simson tha se duken si një skenë e vogël e lindjes së Jezusit. Më pas vjen veshi ynë i brendshëm, i cili është kaq i rëndësishëm për ekuilibrin tonë.

Ne shpesh e humbim ekuilibrin për shkak të një problemi në veshin e brendshëm.

Ne nuk e dimë se në cilin drejtim po shkojmë, nëse po lëvizim apo nëse kemi qëndruar, sepse veshi ynë i brendshëm nuk po funksionon si duhet.

Ky ishte rasti, me Martën në këtë histori të Lukës 10:38-42.

Ndodhi që, ndërsa ata po udhëtonin, Jezusi hyri në një fshat; dhe një grua, që e kishte emrin Marta, e priti në shtëpinë e vet.

39  Ajo kishte një motër që quhej Mari, e cila u ul te këmbët e Jezusit dhe dëgjonte fjalën e tij.

40  Por Marta, që ishte krejt e zënë nga punët e shumta, iu afrua dhe i tha: “Zot, a nuk të intereson që ime motër më la vetëm të shërbej? I thuaj, pra, të më ndihmojë”.

41  Por Jezusi, duke u përgjigjur, i tha: “Martë, Martë, ti po shqetësohesh dhe kujdesesh për shumë gjëra;

42  por vetëm një gjë është e nevojshme, dhe Maria zgjodhi pjesën më të mirë, që asaj nuk do t’i hiqet”.

Ju lutem mos më keqkuptoni. Marta, ishte një grua e mirë, një shembull model për shërbëtorët e krishterë. Historia tregon se ishte Marta, ajo që ia hapi derën Jezusit, dhe dymbëdhjetë dishepujve.

Ata ishin të lodhur e të uritur prej rrugëtimit të gjatë. Ata kishin udhëtuar 193 kilometra në veri të Nazartetit dhe tani edhe dy tre kilometra kishin mbetur para se ishin në Jeruzalem.

Dhe Marta, me shumë dashuri dhe energji kishte filluar të përgatiste një vakt për dhjetëra persona. Ajo ishte nga ata persona që unë do t’i quaja të lidhur me shtëpinë, apo një menaxher që merr përsipër detyrën që gjithçka të bëhet si duhet.

Duhej përgatitur darka dhe, historia thotë se Marta u kujdes për të gjitha.

Aji ishte një grua e zonja, një nga ato gra që do të doje t’i kishe në komision, në krye të një detyre, në drejtim të një shërbese, apo si kaptine skuadre.

Por ajo e kishte humbur ekuilibrin e saj. Fjala që doktor Luka përdor është “shpërqendruar” e cila do të thotë se ajo tërhiqej në të gjitha drejtimet, sa në njërën anë në tjetrën, në të njëjtën kohë.

Ajo nuk e dinte se ku po shkonte. Po vinte rrotull kaq shpejt ose siç themi ne po ‘bëhej copash’.

Dhe sa më shumë që punonte, sa më shumë të mira që bënte, aq më shumë shqetësuar apo e zemëruar bëhej.

Zemërimin e kishte me të motrën, Marinë, e cila thjeshte qëndronte ulur në këmbët e Jezusit duke e dëgjuar Atë, teksa Marta punonte mbuluar në djersë.

Marta mendoi se Maria e kishte humbur ekuilibrin. Po dëgjimi i fjalëve të Jezusit ishte diçka e mirë, por edhe punët duheshin bërë. “Unë mund të jem tejet punëtore, por Maria është dembele, apo një ëndërrimtare e papërgjegjshme.”

Kur ke punë për të bërë, duhet të punosh. Luka na tregon se Marta kishte humbur ekuilibrin e saj, ndërkohë Marta vetë besonte se ishte Maria ajo që kishte probleme me ekuilibrin.

Me sa duket e gjithë familja kishte humbur ekuilibrin, dy motrat dhe vëllai, Llazari. (Meqë ra fjala po ai ku është, po luan futboll se nuk e shohim në histori?)

Pra shohim personalitete krejt të ndryshme dhe përqasje të ndryshme, për të përballuar përgjegjësitë e jetës, më tepër se një rivalitet midis motrave dhe vëllezërve. Aty gjejmë një akuzë të pashprehur: “Ti e pëlqen më shumë Marinë se sa mua.”

Po ku ishin nëna dhe babai i tyre? Bibla thotë specifikisht se Marta e kishte humbur ekuilibrin e saj, por nuk duhet një psikolog apo sociolog për të kuptuar se problemi ishte më i madh se kaq.

Gjërat nuk janë ndryshe në familjet e krishtera sot, apo jo? Dje pashë një reklamë për një konferencë me temën: “Familja e mbingarkuar,” e sponsorizuar prej dy agjencive të mëdha të shëndetit mendor.

Mes shkollës dhe punës, kishës dhe kohës së lirë, hobit,miqve dhe familjes ne hutohemi ashtu si Marta, shkojmë sa andej këndej, bëhemi copash, e thënë ndryshe luajmë mendsh, teksa përpiqemi t’i bëjmë gjërat që duhen bërë.

Pothuajse të gjitha këto janë të mira. Dua të them se kemi punë për të bërë, duhet të shkojmë në shkollë, dhe shumë gjëra të tjera.

Dhe përveç kësaj ne dëshirojmë që t’i ekspozojmë fëmijët tanë para mundësive të mëdha të jetës, kështu i çojmë ata në kurse muzike, në prova vallëzimi, dhe ndeshje futbolli, apo lojëra basketbolli dhe kurse të tjera të nevojshme. Të gjitha këtyre i shtojmë edhe kishën dhe, udhëtimet që i kemi qejf, për të shijuar mrekullitë e natyrës, pse jo të mos shkojmë në një koncert, apo një ndeshje sporti, e kështu me radhë.

Ndër këto ne duam që të bëjmë të mira edhe në mbretërinë e Perëndisë, kështu që kujdesemi për njerëzit e lënduar, ashtu siç bëri Samaritani i mirë.

Një histori para kësaj, e cila mbyllej me fjalët e Jezusit: “Shkoni dhe veproni kështu.”

Meqenëse ne dëshirojmë të jemi të krishterë të mirë, ne e shkojmë dhe ndihmojmë këtë e atë, e atë.

Kjo është diçka shumë e mirë, nëse nuk e humbim ekuilibrin gjatë kësaj kohe, nuk lëndojmë veten, familjen dhe kishën tonë apo marrëdhënien me Perëndinë.

Këtu po ndahemi bashkë. Uroj të jeni bekuar dhe mos harroni të na ndiqni herën e ardhshme, në programin tonë Fjalët e Shpresës.