Rrëfimtarë të së vërtetës

Print

Titulli: Rrëfimtarë të së vërtetës (pjesa 1)

Ungjilli i Judës pohon se ai zbulon Jezusin e vërtetë dhe gjithë Juda-t e vërtetë. Juda i vërtetë, sipas këtij dokumenti antik, nuk ishte njeri i keq. Përkundrazi Juda ishte i vetmi nga të dymbëdhjetë apostujt, që e kuptoi me të vërtetë Jezusin. Sipas këtij ungjilli Jezusi i tregoi Judës fshehtas mesazhin e tij të vërtetë. Jezusi i mësoi Judës se kjo botë fizike është e keqe, trupat janë të këqij dhe se njerëzit kanë një qenie të brendshme hyjnore. Kjo pjesë hyjnore e vetes sonë duhet t’i shpëtojë burgut të trupit për të përmbushur natyrën e tij hyjnore.

Kur Juda ia dorëzoi Jezusin armiqve të tij, që ta vrisnin, kjo nuk ishte një tradhti e keqe; ungjilli i Judës dëshmon se Jezusi e urdhëroi vetë Judën që ta  bënte këtë. Jezusi i tha Judës, se ai do t’ia kalonte gjithë dishepujve të tjerë, sepse Juda do të ndihmonte Jezusin të shpëtonte nga trupi i tij dhe të bëhej i pastër në shpirt. Jezusi i tha Judës “Ti do të sakrifikosh njeriun që më vesh mua.” Sipas ungjillit të Judës, Jezusi nuk vdiq për të hequr qafe mëkatin e botës, Ai vdiq për të hequr qafe trupin e vet. Jezusi nuk u ngrit prej së vdekurish në një trup të lavdishëm, dhe nuk u premtoi ndjekësve të tij se do të ngriheshin nga vdekja me trupa të rinj fizikë. Ringjallja e trupit do të ishte një tragjedi dhe jo triumf. Trupat janë të këqij! Ungjilli i Judës thotë se Jezusi ofroi udhëzime për të mësuar se si njerëzit të shpëtojnë prej trupit apo të qenit njeri. Ky është Ungjilli i Judës.

Por e gjitha kjo kundërshton atë që thotë Bibla. Sipas ungjijve të Dhjatës së re, Juda nuk ishte më i miri i apostujve, por më i keqi. Ai ishte hajdut dhe tradhtar. Juda ishte anëtar skuadre i shërbesës së Jezusit dhe një prej detyrave të tij ishte mbajtja e thesarit. Por Juda vodhi paratë që njerëzit kishin dhënë për veprën e Perëndisë. Faktikisht Juda u bë kaq lakmitar sa që vendosi të bënte një marrëveshje të madhe. Ai shkoi te armiqtë e Jezusit dhe u ofroi atyre që të tradhtonte Jezusin nëse i jepnin si shpërblim tridhjetë monedha argjendi. Satani, më i madhi i demonëve, hyri në zemrën e Judës dhe Juda bëri veprën e Satanit. Ai drejtoi një grup njerëzish të armatosur me shpata dhe shkopinj, në mes të errësirës së natës drejt vendit që e dinte se ishte Jezusi. Juda i dha Jezusit një puthje, jo nga dashuria, por për të ndihmuar armiqtë e Jezusit që ta dallonin se kush ishte e ta kapnin. Pas kësaj Satani nuk e përdori më Judën. Juda u tmerrua nga kjo gjë dhe vrau veten. Kaq thotë Bibla për Judën.

Por çfarë thotë Bibla për Jezusin? Cilat janë argumentet që hedhin poshtë ungjillin e Judës? Para se t’i përgjigjemi, pak muzikë dhe kthehemi sërish në studio.

Sa për Jezusin dhe mesazhin e tij, Bibla nuk thotë asnjëherë se Jezusi u tha njerëzve se ata kanë një vete të brendshme hyjnore që duhet të çlirohet nga trupi i tyre.

Nuk është keq të kesh një trup; Bibla thotë se Perëndia i krijoi trupat. Jezusi nuk vdiq që të hiqte qafe trupin e Tij, por mëkatin tonë. Jezusi nuk qëndroi në mbretërinë frymërore. Ai u ngrit prej së vdekurish me një trup që mund të shihej dhe të prekej.  Kur Jezusi të kthehet Ai do të ngrejë trupat tanë.

Ungjijtë e Biblës( sh i p Mateu, Marku, Luka, Gjoni) e thonë këtë gjë, ndërsa ungjilli i Judës thotë tjetër gjë! Kë duhet të besojmë? Kur dorëshkrimi i Judës doli në dritë, media e lajmeve i bëri shumë reklamë. Ndoshta ti ke dëgjuar njerëzit që thonë se ungjilli i Judës është një alternativë legjitime për Biblën. Ndoshta ke dëgjuar se ekspertët e cilësojnë ungjillin e Judës si shumë të vjetër.

Po, në fakt ai është i vjetër. Ai daton para shumë shekujsh, por nuk është më i vjetër se ungjijtë e tjerë. Përshkrimet e Biblës u shkruan brenda disa dekadave të vdekjes dhe ringjalljes së Jezusit, nga njerëz që e njihnin Jezusin personalisht. Dorëshkrimi i Judës, nga ana tjetër, daton rreth njëqind e pesëdhjetë vite pasi Juda tradhtoi Jezusin. Njëqind e pesëdhjetë vite janë një kohë e gjatë. Autori nuk e njihte as Judën dhe as Jezusin.

Ky libër është shkruar prej gnostikëve të cilët mendonin se trupat njerëzorë ishin diçka e keqe.

Disa gnostikë e quanin veten kainitë. Ata admironin jo vetëm Judën por edhe Kainin, personazhin biblik që vrau vëllanë e tij Abelin. Ky kult shtrembëronte pothuajse gjithçka që Bibla thoshte, ndërsa shumë kriminelë i kthente në heronj.

Tani le të mendojmë një shembull tjetër: Përshkrimin e një ngjarjeje pas njëqind e pesëdhjetë vitesh si edhe faktin se ky dorëshkrim kundërshton dëshminë e dëshmitarëve okularë.

Nuk janë bërë ende njëqind e pesëdhjetë vite që prej vrasjes së presidentit Abraham Linkoln. Mendo pak, sikur dikujt t’i shkrepej, sot të shkruante një libër me titullin “Historia e Buthit” (History of Booth), se si shkuan ngjarjet. Mendoje sikur ky libër të jepte historinë e vërtetë dhe reale, që fshihej pas vdekjes së Abraham Linkolnit. Përfytyro sikur atje të shkruhej: “Historia e Booth-it” pohoi se Linkolni i tha në fshehtësi Xhon Uillkis Buthit (John Ëilkes Booth) që ta qëllonte atë dhe, vrasësi, Buthi, të ishte realisht një hero Amerikan. Tani mendo sikur personi që shkroi këtë libër ishte pjesë e një grupi të quajtur Arnolditë. Arnolditët janë quajtur kështu sipas emrit të gjeneralit tradhtar Benedikt Arnold, që punoi për armiqtë e Amerikës. A do ta merrje seriozisht një libër që thoshte sekretin e të qenit një amerikan i vërtetë është të ndjekësh hapat e Benedikt Arnoldit, tradhëtatit që i doli nga fjala Xhorxh Uashingtonit , su edhe hapat e Xhon Uillkis Buth (John Ëilkes Booth), vrasësit që vrau Abraham Linkolnin? Kush do t’i kushtonte vëmendje këtyre gënjeshtrave qesharake që dalin pas një kohe kaq të gjatë nga ngjarja?

Nëse historia e Buthit do të dukej kaq qesharake, ungjilli i Judës është akoma më shumë qesharak. Por disa gazetarë dhe profesorë veprojnë sikur kjo zbulon gjëra që ngrenë dyshime mbi ungjijtë e tjerë. Një dinamikë e ngjashme ndodhi me idetë e çuditshme gnostike të përshkruara te libri “Kodi i Da Vinçit”. Thuaji një gënjeshtër të madhe shumë njerëzve dhe ke për të parë se disa prej tyre do ta besojnë atë.

Ati i rrenave

Si mund ta besojë dikush diçka kaq të çuditshme dhe të keqe si ungjilli i Judës? Përgjigja është se këto gënjeshtra vijnë nga Satani vetë dhe mbështeten prej fuqive demonike. Nuk është  vetëm problemi se këtyre njerëzve nuk u punon mirë truri. Në rrënjë të problemit janë pushtetet e errësirës, që veprojnë në këtë jetë. Gënjeshtarët shkaktojnë konfuzion. Satani është gënjeshtari më i madh ndër të gjithë. Satani dëshiron që njerëzit të jenë konfuzë për Jezusin, dhe të mos kenë besim të qartë në të vërtetën. Ungjilli i Judës dhe gnostikët e tjerë të rremë janë ata persona për të cilët Bibla na paralajmëroi që më parë. Sipas 1 Timoteut 4:1-2:

Dhe Fryma e thotë shkoqur se në kohët e fundit disa do ta mohojnë besimin, duke u vënë veshin frymëve gënjeshtare dhe doktrinave të demonëve, që flasin gënjeshtra me hipokrizi, të damkosur në ndërgjegjen e tyre.

Sikurse e kuptoni edhe vetë, njerëzit me një ndërgjegje të dobët përfundojnë duke thënë se Kaini vrasës dhe Juda tradhtar ishin njerëz të mirë. Ata që thanë këto fjalë ishin njerëz të cilët mendonin se trupi njerëzor është i keq dhe se njerëzit duhet të shmangnin kënaqësitë fizike të martesës apo ngrënien e ushqimeve të shijshme. (4:3) Ata e donin vdekjen më shumë se jetën.

Satani e di se nëse besimtarët i besojnë gënjeshtrave të Djallit në vend të së vërtetës së Jezusit, këta njerëz do të zhduken përgjithmonë, në vend që të shijojnë jetën e përjetshme me Jezusin në trupa të ringjallur e të lavdishëm. Satani është vrasës dhe ai thotë gënjeshtra me qëllim që të sjellë vdekje. Jezusi tha për Satanin: ” Ju jeni nga djalli, që është ati juaj, dhe doni të bëni dëshirat e atit tuaj; ai ishte vrasës që nga fillimi dhe nuk qëndroi në të vërtetën, sepse në të nuk ka të vërtetë. Kur thotë rrena, flet nga vetvetja, sepse është gënjeshtar dhe ati i rrenës. Kurse mua, duke qenë se ju them të vërtetën, nuk më besoni ” (Gjoni 8:44,45)