Rregullat apo Relativiteti?

Print

Titulli: Rregullat apo relativiteti? (pjesa 1)

PYETJA

Gjatë 20 viteve të mia në shërbesë, unë kam takuar qindra njerëz dhe kam dëgjuar historitë e tyre personale.

Më duket çudi që shumë njerëz mendojnë se pastorët jetojnë një jetë të mbyllur, të ndarë prej problemeve që kalojnë njerëzit e tjerë.

Por mund t’ju garantoj se kjo nuk është e vërtetë.

Unë jam ulur me qindra njerëz, kam dëgjuar dhe kam diskutuar për çdo krizë, për çdo dhimbje, apo betejë të mundshme.

Vazhdimisht unë kam dëgjuar pyetjen: “Pastor, Çfarë të bëj? Çfarë të bëj?”

Po vështirësitë e jetës përfshijnë shumë më tepër se dhënien e një përgjigje nga ana intelektuale.

Pasi dita mbaron, e pasi kemi qarë, kemi luftuar e jemi lutur na duhet të marrim një vendim.

A të qëndroj në një martesë që po rrënohet, e të bëj edhe një përpjekje të fundit se mos gjërat rregullohen?

A të vazhdoj kemio-terapinë, apo kam aq pak shpresë shërimi sa që nuk ia vlen të vazhdoj trajtimin?

A mos po sillem shumë ashpër me vajzën time të rritur?

A është mirë të jetoj me të dashurin tim?

Njerëzit që hyjnë në zyrën time, kërkojnë të vërtetën praktike. Ata po kërkojnë urtësinë morale dhe etike.

Ata dëshirojnë të dinë si ta jetojnë jetën e tyre!

Po ti, ç‘mund të më thuash për veten?

Si i merr vendimet në jetën tënde? Ndoshta edhe ti po përballesh me vendime të vështira tani.

Kujt do ti kërkosh ndihmë?

Dy mijë vjet më parë, një gjykatës romak, me emrin Pilat, ishte personi kyç në një prej gjyqeve më të famshme të historisë.

Jezusi nga Nazareti qëndronte para tij, sepse u akuzua për tradhti prej autoriteteve judease.

Dilema e bërjes së gjësë së duhur, pavarësisht kostos e çoi Pilatin në vendimin e tmerrshëm që, e bëri të shqiptonte fjalët mizore, me të cilat ai u  bë i njohur:

“Cila është e vërteta?”

Kjo pyetje ishte më e vështirë për të.

Njëzetë shekull më vonë, ne ende luftojmë për të gjetur përgjigjen.

Cila është e vërteta morale? Si e dallojmë të drejtën nga e gabuara? Cilat standarde na drejtojnë përgjatë jetës?

KRIZA MORALE E KOHËS SONË

Nevoja për këto përgjigje është mëse e dukshme.

Organizata e sondazheve, Gallup ka studiuar çështjet etike dhe ka dalë në përfundimin se ne jemi në ‘një krizë morale dhe etike të nivelit të parë.’

Por realisht nuk besoj se kishte nevojë për këto sondazhe për të mësuar gjendjen tonë morale dhe etike.

Shmangia masive e taksave, vjedhjet në dyqane që arrijnë deri në biliona çdo vit, marrëdhëniet jashtë martesore, që organizata Gallup identifikoi me emrin ‘ raporte epidemike’(këto janë fjalët e tyre jo të miat’), të gjitha këto pra nënvizojnë rrëmujën morale të kohës sonë.

Bota jonë është në një rrëmujë morale. Dhe disa njerëz dëshirojnë që ne të besojmë se kjo rrëmujë morale është diçka e re.

Por ajo nuk është diçka e re. Historianët thonë se ne kemi qenë duke bërë një trazim të madh të shoqërisë për sa kohë që kemi qenë duke shkruar historinë tonë. Për shembull, a mund ta dallosh se ku është marrë ky citim që do t’ju lexoj tani?

“. . . fëmijët sot e duan luksin; ata tregojnë mos respekt për të moshuarit dhe në vend të ushtrimeve duan të dërdëllisin me njëri tjetrin. . . nuk ngrihen më në këmbë kur një i moshuar hyn në derë. Ata i kundërshtojnë prindërit e tyre, nuk e mbajnë gojën në prani të tyre, dhe i trajtojnë në mënyrë mizore mësuesit e tyre.”

A e di se i kujt është ky citim? Mendon se mos është nga një tekst i fundit për rritjen e fëmijëve?

Jo. Ky është një citim i Sokratit, i cili jetoi në shekullin e pestë P.K.

Po Bibla mëson se bota ka qenë në një krizë morale që prej kohës kur prindërit tanë të parë vendosën të fshihnin drejtimin e tyre etik, dhe më pas përfunduan një marrëdhënie të thyer me Perëndinë. Mëkati është po aq i vjetër sa historia.

Por nëse nuk është mëkati diçka e re, atëherë është diçka tjetër. Është mënyra se si ne dërdëllisim mbi faktin nëse ekziston një moral më i madh se morali ynë vetjak.

Njerëzit për shekuj me radhë janë ngatërruar me të keqen, dhe e kanë bërë jetën e tyre një lëmsh të vërtetë.

Por të paktën ata ranë dakord se ekzistonte një vizore për matjen e së mirës dhe së keqes.

Por sot ne nuk jemi aq të sigurt. Sot unë dëgjoj zëra, që u ngjajnë atyre zërave që folën në Izraelin antik gjatë periudhës që ka lidhje me gjyqtarët. Nëse ti lexon librin e gjyqtarëve do të zbulosh se ai mbyllet me ngjarjet më të tmerrshme që janë regjistruar në faqet e shkrimeve. Bëhet fjalë për vrasjet në masë dhe çoroditjet morale.

Autori i gjyqtarëve jep shpjegimin e këtij moçali moral:

“çdo njeri bënte atë që ishte e drejtë në sytë e tij.”

Pikërisht kjo është ajo që po ndodh në botë sot.

Kemi folur edhe një herë tjetër për lëvizjen Epoka e Re këtu në programin Fjalët e Shpresës.

Lëvizja Epoka e Re, jo vetëm që parashtron mësime të fshehta për botën shpirtërore. Lëvizja Epoka e Re priret që të jetë shumë praktike përsa i përket vendimmarrjes së moralit.

Në fakt Lëvizja Epoka e Re, pohon se njeh perspektivën e moralin që ka kuptim për kohën tonë.

Kjo perspektivë përmblidhet në fjalën”tolerancë.”

Anëtarët e lëvizjes Epoka e Re, do t’ju thonë se shumë prej problemeve tona do të zgjidhen nëse praktikojmë tolerancën.

Tani, deri diku ata kanë të drejtë. Njerëzit jotolerantë dhe fanatikë, kanë bërë kërdinë në shoqëri dhe ende vazhdojnë të bëjnë.

Bota jonë, është bërë me të vërtetë e shpejtë. Është bërë vërtetë më e lehtë, të lidhesh me njerëzit kudo në botë.

Ne si staf në Fjalët e Shpresës, vite më parë, sa herë që duhet të dërgonim një letër tek partnerët e shërbesës sonë, e bënim këtë përmes asaj që quhet ‘postës së avashtë.’

Dhe për të marrë një përgjigje prej tyre duheshin javë të tëra.

Ndërsa sot mjaftojmë të klikojmë butonin ‘dërgo’  dhe përgjigja e letrës sonë elektronike kthehet për disa sekonda, edhe pse mund të jetë dërguar diku në botën e tretë.

Kështu ndodhi edhe me ne vite më parë, kur si staf shkuam për të vizituar partnerët tanë në shërbesë dhe na u desh të shkëpusnim lidhjet virtuale me familjet tona për të folur vetëm njëherë në kaq kohë.

Por, telefonat celularë na mbajtën në kontakt me njerëzit e dashur, kudo që ndodheshin.

Sikurse është thënë: bota është një fshat i madh në rritje.

Megjithatë më duket e tmerrshme që edhe pse bota mund të bashkohet, njerëzit ndahen.

Në shumë vende të botës një theks i veçantë i është vënë fiseve dhe etnive.

Darfuri, Ballkani, Afrika e lindjes- këto vende dhe shumë vende të tjera ku fanatizmi dhe paragjykimi ndezin zjarrin e luftës civile, madje edhe të spastrimit etnik. Po Bota ka nevojë për një dozë të shëndetshme tolerance, apo jo?

Por toleranca sikurse është përdorur në bisedat e lëvizjes Epoka e Re, zakonisht do të thotë shumë më tepër se sa pranimi i shëndetshëm i ndryshimeve personale.

Anëtarët e Lëvizjes Epoka e Re, do t’ju thonë se problemi nuk është vetëm me një fanatik që ndez turmat, i cili gjuan me gurë dritaren e fqinjës vetëm sepse ajo nuk ka të njëjtën prejardhje etnike.

Problemi- thonë ata-është, me gjithë idenë e moralit në vetvete.

Siç e dini, të krishterët debatojnë se ka një moral të përgjithshëm për këdo.

Ky është një moral që rrënjoset në identitetin tonë të përbashkët si fëmijë të Perëndisë

Ky është një moral që themelin e ka në mësimin hyjnor.

Por anëtarët e lëvizjes Epoka e Re kundërshtojnë.

Ata do t’ju thonë se teksa të krishterët zbresin në këtë rrugë, ata bëhen mendje ngushtë.

Ata ankohen duke thënë: “Të krishterët dëshirojnë t’i imponojnë moralin e tyre gjithkujt.”

Problemi i të krishterëve është se ata mendojnë se jeta e tyre morale është vetëm për më shumë njerëz dhe jo vetëm për veten e tyre!

Nëse je i krishterë, ndoshta e ke ndjerë tashmë këtë presion mbi bindjet e tua morale. Unë mendoj se kjo shprehet sot në çështjet që prekin çështjet e seksualitetin.

Të krishterët besojnë se sjellja seksuale, është çështje virtyti.

Të krishterët e studiojnë Biblën dhe zbulojnë se mashtrimi i gruas, seksi para martese, praktikat homoseksuale, aborti. Të gjitha këto çështje janë morale dhe për to flitet në Bibël, në Fjalën e Perëndisë.

Por shoqëria laike, vazhdon të pohojë se këto çështje nuk kanë lidhje fare me moralin.

Ato janë çështje personale.

Ndoshta ato kanë lidhje me disa vlera vetjake që njeriu mbart. Por si mund të themi se këto janë çështje morale që i drejtohen një kodi moral hyjnor që është për të gjithë?

Këtë gjë, shumë njerëz sot nuk do ta besonin.

Por nëse ti je i krishterë mund të ndiesh presionin e kompromisit për një çështje të moralit.

Fundja fare, është e vështirë të jetosh me një shenjë të varur pas shpine që thotë: “Kujdes nga Fanatiku.”

Ndoshta ti je duke pyetur nëse Epoka e RE është një mënyrë më e hirshme për ta jetuar jetën?

Por a është kështu? A na ofron lëvizka Epoka e Re një etikë që mund të japë një drejtim të palëkundur për jetën? Për më tepër rreth kësaj teme do të ndalemi herën e ardhshme.