Rregullat apo Relativiteti?

Print

Titulli: Rregullat apo Relativiteti? (pjesa 2)

PROBLEMI I LËVIZJES EPOKA E RE

A na ofron lëvizja Epoka e Re një etikë që mund të japë një drejtim të palëkundur për jetën? Për t’ju përgjigjur kësaj pyetje, mendo për atë Perëndi që është në qendër të lëvizjes Epoka e Re.

Autori i Krishterë, Xhei.Kei. çestërton ( G.K Chesterto) dikur shkroi, ” nëse dëshiron të dish a ke gjetur një pronar të mirë prej të cilit mund të marrësh me qera një apartament, pyete se cili është përkufizimi i tij për Perëndinë.”

Ajo që çesterton po thoshte ishte se idetë e tua për fenë mund të kenë pasoja morale! Nëse ti e di se te Cili Perëndi beson një person i caktuar, e di shumë mirë se çfarë lloj jete dëshiron të bëjë ky njeri.

Nëse keni dëgjuar programin tonë herën e kaluar, besoj se tashmë e dini se në qarqet e lëvizjes Epoka e Re, këndvështrimi i tyre për Perëndinë është panteist.

Pra lëvizja Epoka e Re, e sheh gjithçka si pjesë të hyjnisë.

Perëndia është gjithçka! Po tani si do të funksionojë kjo ide rreth Perëndisë kur vjen puna tek morali?

Nëse dëshiron të jesh konsekuent, duhet të përfundosh me këto fjalë: Nëse hyjnia është gjithçka, atëherë hyjnia është e barabartë si tek e mira dhe e keqja.

Duke u shtyrë deri tek kufiri i logjikës, duhet të thuash se e mira dhe e keqja realisht nuk ekzistojnë.

Ato që ne mendojmë se janë çështje të së mirës apo së keqes, janë thjesht çështje të zgjedhjes personale.

Sigurisht që jo të gjithë anëtarët e lëvizjes Epoka e RE, do të dilnin në këtë përfundim. Por disa arrijnë. Mendo për një simbol që shpesh është shfaqur në qarqet e lëvizjes Epoka e Re, simboli kinez i jin(yin) dhe jang (yang).

Ky është një rreth me një vizë të lakuar në mes, në njërën anë të së cilës është i bardhë, ndërsa në anën tjetër është i zi. Cili është kuptimi simbolik i saj?

Kjo nënkupton se të kundërtat janë pjesë e të njëjtit rreth. Të kundërtat janë pjesë e të njëjtit realitet. E mira dhe e keqja janë pjesë e të njëjtës gjë.

Por a ka dallim mes të mirës dhe të keqes? A mund ta themi këtë?

Do të citoj një rresht nga gazeta e Iluminizmit që thotë: “Varësi ndaj errësirës, Varësi ndaj dritës! Ku është ndryshimi?”

Por tek Isaia 5:20, profeti Isaia deklaron: Mjerë ata që e quajnë të mirë të keqen dhe të keqe të mirën, që ndërrojnë terrin në dritë dhe dritën në terr, që ndërrojnë hidhësirën në ëmbëlsi dhe ëmbëlsinë në hidhësi!”

Në këtë thirrje, profeti i drejtohet një kulture ku standardet e jetës ndërthuren. Aty nuk ka vlera absolute etike për të na çuar përpara.

Ai thotë, një kulturë e tillë është drejt rrugës së shkatërrimit të vet.

Imagjino sikur je duke qëndruar në një natë të errët dhe po nw fakt thua të kundërtën: sa dritë që është jashtë.

Imagjino sikur je duket pirë një gotë me uthull dhe më pas thua se ishte i ëmbël majtë.

Kjo ilustron shumë mirë marrëzinë e një kulture që hedh tutje gjithë vlerat absolute morale.

Në një kulturë të tillë, mbeten vetëm vendimet personale, rreth së mirës dhe së keqes, si projekt i ‘ndërtimit të moralit tënd.

Pikërisht me këtë na ka lënë lëvizja Epoka e Re. Sipas tyre, nëse jemi Perëndi dhe perëndesha sikurse besojnë ata, atëherë ne kemi të drejtën të vendosim se cila është e mira dhe e keqja për veten tonë! Ky është një tundim që në fillim u sugjerua nga Djalli në kopshtin e Edenit.

TAKIMI ME PERËNDINË E MORALIT

Por nëse nuk është i drejtë morali i lëvizjes Epoka e Re atëherë cili është morali i duhur?

A ka alternativë tjetër? Në njëfarë mënyre, anëtarët e lëvizjes Epoka e Re, e kanë mirë.

Ata kanë zbuluar, së bashku me çestërton, se mënyra se si ti e sheh Zotin varet nga sistemi yt etik.

Shkrimet bien dakord. Në fakt, Jezusi mëson tek Mateu 5:48 se ne jemi thirrur “jini të përsosur ashtu siç është i përsosur Ati juaj Qiellor.”

Por Jezusi na fton të zhvillojmë një karakter moral që reflekton përsosmërinë aktuale që ka ati ynë qiellor.

Pra çfarë karakteri moral ka Perëndia?

Sigurisht që ai nuk kalon pa vënë re çështjet e së mirës dhe së keqes!

Jo, Ati ynë qiellor e di mirë pozicionin e Tij.

Nëse dëshiron të shohësh një grimcë të thelbit të etikës së Perëndisë, ndoshta do të bënte mirë të kaloje kohë duke lexuar profetët e Dhjatës së Re, këtë fundjavë.

Lexo profetin Amos. Nuk është libër shumë i gjatë. Në Biblën time është vetëm shtatë faqe! Por nëse e lexon do të mësosh shumë rreth karakterit të Perëndisë.

Ti do të zbulosh aty një Perëndi që dëshiron fort t’i përkushtohet drejtësisë dhe ndershmërisë. Ai e urren peshoren e padrejtë, dhe çdo formë tjetër zhvatjeje apo kërcënimi.

Aty do të zbulosh një Perëndi që tregon kujdes të veçantë për emigrantët, për ata që janë të huaj në një shoqëri tjetër, pra në një vend tjetër si refugjatë.

Ti zbulon një Perëndi që është i vendosur të tregojë mëshirë ndaj atyre që janë në fund të shkallëve të progresit ekonomik.

Aty do të zbulosh një Perëndi, I cili është i prerë, për bërjen e një jete të pastër dhe për nderimin e përkushtimeve martesore. Lexo librin e Amosit.

Në ato faqe do të zbulosh shumë rreth natyrës së Perëndisë.

Po kështu do të zbulosh shumë rreth personit që ti je thirrur të bëhesh.

Vetëm një fjalë përmbledh gjithë urdhërimet morale që gjenden në Shkrimet. Vetëm një fjalë përkufizon karakterin moral të Perëndisë.

Kjo është fjala, ‘dashuri.’

Në fakt, kur ti lexon shkrimet, zbulon se para së gjithash, Perëndia është dashuri.

Dashuria është tipari moral që përcakton thelbin e Perëndisë.

Perëndia është dashuri, dashuria jep, dashuria zgjatet përtej vetes dhe arrin përtej vetes.

Dhe tani ata që janë fëmijë të këtij Perëndie, duhet të jenë si Ai.

Në fakt, Jezusi thotë tek Mateu 5, ” T’i doni armiqtë tuaj dhe lutuni për ata që ju përndjekin sepse do të quheni bij të Perëndisë.”

Ja ku është pra. Fundja fare morali, nuk është për kacafytje. Ata që janë realisht fëmijët e Perëndisë, praktikojnë moralin që gjendet pikë së pari në Atin e tyre qiellor.

NJË PROBLEM DHE NJË ZGJIDHJE

Por thjesht njohja e kësaj nuk na çon drejt moralit apo jo? Duket sikur nuk mjaftojnë thjesht njohja e kërkesave morale, që vijnë prej karakterit të tij. Atëherë çfarë mungon?

Unë e kuptova si duhet këtë çështje kur po lexoja një libër të fundit nga Ei Xhei Xhekobs (A.J. Jacobs), e titulluar “Viti i të jetuarit sipas Biblës” (The Year of Living Biblically).

Në këtë libër, autori, Xhekobs, kujton një sipërmarrje mahnitëse.

Xhekobs kërkon t’i bindet Biblës sa më shumë të mundet, për një vit të plotë.

Unë nuk kam takuar askënd kaq serioz, i cili merr Biblën dhe numëron tërë ligjet që janë atje.

Këtë bën Xhekobs. Ai fillon dhe rendit gjithë urdhërimet biblike në një katalog.

Ai gjen 700 urdhërime, 45 nga të cilat janë për idhujtarinë. Xhekobs vendos të jetojë sipas tyre.

Ai jeton me anë të rregullave që shumë prej nesh nuk i kushtojnë vëmendje. Ai e fillon së pari, duke mos e ruajtur mjekrën e tij, pavarësisht zhgënjimit të gruas.

Ai nuk vesh rroba të një cope me ndërthurje të caktuara.

Ai nuk ha frutat e pemëve nëse këto nuk janë mbi tre vjet e lart.

Ai i bindet atyre që shumë prej nesh sot i quajnë rregulla që nuk kanë aspak mbështetje në shoqërinë morale.

Por Xhekobs përkushtohet për të bërë ato që ne i quajmë “rregullat e mëdha.”

Ai nuk do të lakmojë. Ai nuk do të vjedhë. Xhekobs zbulon se veçanërisht urdhërimi: “Ti nuk do të vjedhësh, nuk do të japësh dëshmi të rreme,” është një rregull jashtëzakonisht i vështirë për tu zbatuar.

Xhekobs e vazhdon eksperimentin e tij për një vit të tërë. Dhe në fund të atij viti, ai e ruan mjekrën e tij.

Pas një viti ai i kthen pronarit të vet, Biblën që e nxiti për këtë aventurë.

Ndërsa vetë i kthehet sërish jetës reale. Eksperimenti i tij mbaroi. Ai thotë se pas asaj përvoje do të jetë një person ndryshe. Megjithatë në fund të ditës, ai thotë, se e vetmja mënyrë si mund ta shohë besimin është njëlloj siç sheh një restorant me vetëshërbim. Mënyra ‘zgjidh dhe merr’ është e vetmja mundësi për të mbijetuar, kur në tryezën e etikës janë 700 artikuj!

Ja vlen ta lexosh librin e Xhekobs.  Ka shumë mendime depërtuese. Është edhe zbavitës.

Por gjithashtu është një libër që më ka trishtuar.

Sepse në fund atij viti eksperimental, Xhekobs, nuk arriti të zbulojë thelbin e moralit të krishterë.

E dini pse them kështu, sepse ndër ato urdhërime ishte një i veçantë që Xhekobs nuk ja vuri veshin.

Kjo ishte ftesa e apostullit Pal: “Beso në Zotin Jezus Krisht, dhe do të shpëtohesh.”

Xhekobs shpenzoi një vit të tërë me qindra urdhërime. Por ai humbi atë që është thelbësori në etikën e krishterë.

Ai nuk takoi personin që me jetën e vet tregoi se çfarë do të thotë të jesh i përsosur ashtu si Ati qiellor është i përsosur.

Ai nuk vuri re atë që është në gjendje që me anë të frymës së tij, aftëson jetën e moralit të vërtetë.

Ai nuk vuri re atë që mund të aftësojë të jetësosh një jetë që e merr formën prej karakterit të Perëndisë së dashurisë, mëshirës dhe drejtësisë.

Ai humbi Jezusin.

Unë lutem që ti të mos e humbasësh atë sot. Xhekobs pranon se ruajtja e 700 ligjeve thjesht sa e bëri t’i vinte mendja vërdallë. Nuk është çudi. Në fakt, nëse e redukton besimin vetëm tek ruajtja e ligjit, do ta gjesh veten nën një zgjedhë tepër të rëndë për tu mbajtur. Nuk është çudi që Xhekobs ishte i gatshëm të eksperimentonte vetëm për 12 muaj!

Por është dikush që nëse e njeh si Mik dhe Shpëtimtar, do të bëjë gjithë ndryshimin në botë.

Siç e dini, Jezusi jo vetëm që jetoi sipas mënyrës së Perëndisë, por Ai ofroi jetën e tij për të hapur derën që të ti të hysh në një miqësi me Atin qiellor.

Dhe ai dërgon Frymën e Tij tek ata që besojnë në Të, që të bëhet plotësisht e mundur jeta me moral dhe dashuri.

Morali nuk përfshin vetëm vendosjen e dhjetë urdhërimeve në derën e frigoriferit tuaj.

Morali sipas mënyrës së Perëndisë përfshin shumë më tepër se sa ruajtjen e 700 rregullave.

Të jetuarit sipas moralit rrënjoset në njohjen e Krishtit, e të qenit i transformuar sipas ngjashmërisë së tij.

Dëgjo zërin e Tij

Ji i hapur ndaj frymës së Tij

Qëndro nën drejtimin e Tij.

Besoji kujdesit të Tij.

Pasi ta kesh bërë këtë do të kuptosh se urdhërimet e Tij nuk janë një barrë. Ato janë një kënaqësi.

Ato janë mënyra për të shprehur dashurinë e Perëndisë. Ato janë mënyrat që na bëjnë të ngjajmë gjithmonë e më shumë si Miku ynë, Jezusi.

Ato janë mënyrat që ne reflektojmë gjithmonë e më shumë Atin tonë në qiell.