Kisha pa pasion

Print

Titulli: Sardis, Kisha pa pasion (pjesa 1)

Një miku im, më tregoi një ditë një histori të fëmijërisë së tij, kur babai u kthye nga një udhëtim pune prej një vendi të largët, me katër gaforre të gjalla.

Që ti përgatiste ato për drekë, nuk i hodhi në ujë të valuar, por i vendosni në një tenxhere me ujë të ftohtë dhe më pas ngriti temperaturën. Gaforret u qetësuan, ranë në gjumë dhe më pas u zien derisa u gatuan mirë, pikërisht kur uji kishte arritur pikën e vlimit.

Njëlloj si ai proverbi i bretkosës në çajnik, kjo përvojë unike e gatimit shërben si paralajmërim , për të krishterët që të ruhen nga ndryshime e papritura në kulturën që na rrethon.

Nëse përballemi me herezi të çuditshme, dhe fyese, ne reagojmë shpejt dhe me zë të lartë. Por nëse bota përreth ndryshon ngadalë, zor se e vëmë re se çfarë ndodh rrotull nesh dhe ndaj jemi në rrezikun që kur të zgjohemi do të jetë tepër vonë.

Ne të gjithë i kemi lexuar shtatë letrat dërguar kishave, në kapitullin 2 dhe 3 të zbulesës, dhe kemi zbuluar se në shumë raste, besimtarët e këtyre kishave llomotisnin kur përballeshin me sfida në besimin e tyre, që vinin në formën e persekutimit, idhujtarisë apo imoralitetit.

Por të paktën në një rast, bëhet fjalë për besimtarët e kishës së Sardit, presioni që ushtrohej mbi ta ishte aq i avashtë sa që Jezusi thotë se i gjeti ata në gjumë në besimin e tyre.

Për ti vlerësuar më mirë këto fjalë nga Zbulesa, më lejo së pari që të prezantoj pak me qytetin e Sardit i cili ndodhet 80 km në lindje të Izmirit të sotëm. Ai ishte një qytet me toka pjellore dhe shumë i bekuar, i vendosur në një zonë shumë të pasur me produkte bujqësore. Po kështu Sardi ishte pasuruar shumë nga nxjerrja e mineralit të arit.

Ari nxirrej nga malet e thepisur përgjatë lumit Paktolo.

Në fakt, Sardi i lashtë, ka meritat për shpikjen e monedhës në shekullin e gjashtë p.K.(Para Krishtit)

Pjesërisht nga siguria që i jepte kjo pasuri e madhe, Sardi ishte për një farë kohe, qyteti që ndaloi përparimin e Perandorisë persiane.

Sardi nuk ishte vetëm një javë qytet i pasur; ishte qendra e veprimtarisë së gjithë perandorisë. Kresus, një mbret i famshëm në mbretërinë e Lidisë e ndërtoi shtëpinë e tij në Sardi gjatë periudhës 560-547 PK.

Ai kishte fronin e sigurt në akropolin e Sardi; tempujt lart në qytet, pallatet mbretërore dhe thesare që ndodheshin në sheshin e vogël prej 457 metra lartësi nga lëndina, në një anë të malit. Në të tria anët rrethohej, nga faqet e shkrepave të drejtë. Kjo e bënte pjesën e sipërme të qytetit, pjesën kryesore të mbretërisë dhe gjithë pasurinë e saj, të dukej e papushtueshme. Në fakt një thënie e vjetër që vazhdon të përdoret ende pas shkrimet të Zbulesës është, ‘të kapësh akropolin e Sardi, çka do të thotë të përpiqesh të bësh të pamundurën.

Qyteti në kohët e lashta ishte pushtuar dy herë.

Sunduesit e Sardit iu nënshtruan mundjes poshtëruese për hir të vetëkënaqësisë së tyre .

Në rastin e parë, mbreti kishte sulmuar afrimin e persianëve por humbi dhe u tërhoq. Kiri, drejtuesi i persianëve, e ndoqi atë në Sardi, dhe kështu Kresus u strehua në qytezën e vet, në akropoli.

Një ditë një ushtar persian, që ishte në detyrë gjatë rrethimit, vëzhgoi një ushtar lidian që po ngjitej në një rrugë të shkurtër drejt akropolit për të marrë një helmetë që i kishte rënë.

Ai mendoi se duhet të kishte një rrugë të fshehtë që kalonte diku në njërën anë të akropolit.

Dhe kështu një natë, ai iu ngjit rrëzës së malit, duke gjetur hyrjen e fshehtë, dhe më pas kaloi murin dhe hyri në qytet. Ai ishte në gjendje ta bënte këtë sepse lidianët nuk kishin caktuar asnjë rojë për natën; kaq siguri të madhe kishin në fortesën e tyre, sa që në vend që të rrinin roje, ushtarët po flinin! Kështu ndodhi që ata humbën betejën sepse një ushtar i vetëm që hyri në pjesën e sipërme të qytetit, pa ndihmën e askujt, hapi derën për ushtrinë persiane.

Dhe e njëjta gjë u përsërit për herë të dytë në vitin 215 PK. Mbreti Seleukid, Antioku III vendosi rrethimin për një vit rreth qytetit. Siç e përshkruan historiani grek Polibi, një ushtar nga Kreta që quhej Lagoras i cili “kishte shumë përvojë në luftë, dhe kishte mësuar se zakonisht qytetet binin në dorën e armiqve të tyre më lehtë në rast se neglizhoheshin prej banorëve të tyre, kur, i besonin forcës normale të mbrojtjes së tyre, ata neglizhuan vendosjen e rojeve të posaçëm dhe u bënë plotësisht të shkujdesur.”

Lagoras i shoqëruar me 15 ushtarë të tjerë, iu ngjit shkëmbit të akropolit në çastin kur nuk kishte roje, hyri në qytet, hapi dyert sërish dhe Sardi u pushtua nga një sulm i befasishëm dhe për shkak të neglizhencës së tyre të tepërt. Këto dy raste u bënë histori të famshme, ato tregohen e ritregohen përgjatë botës Greko Romake si një shëmbëlltyrë e rrezikut që kanoset prej krenarisë së tepruar.

Në vitin 95 gjatë kohës së shkrimit të zbulesës, qyteti të Sardit i kishte rënë influenca. Ky ishte një qytet me rreth 60.000 mijë deri 100.000 mijë banorë. Për njëfarë kohe ajo ishte konsideruar nga shumë njerëz si qyteti më i madh në gjithë Greqinë.

Por aty nga vitit m. K,(mbas Krishtit), një vizitor që e vizitonte për herë të parë qytetin zbuloi se reputacioni i tij si një qytet i madh dhe i fuqishëm ia tejkalonte realitetit.

Por qyteti Sardi në vitin 95 M.K kishte dy tipare të tjera të rëndësishme, që na shërbejnë për të kuptuar mesazhin që Krishti u jep të krishterëve të atij komuniteti.

Një pikë referimi e rëndësishme për qytetin ishte tempulli i Artemisit, që datonte që në kohën e  mbretit Kresus. Ndoshta të kujtohet se kultin e Artemisit e kemi përmendur kur folëm për qytetin e Efesit.

Tempulli në Sardi, nuk ishte dhe aq i madh sa ai në Efes, por ai ishte ende i rëndësishëm, ai ishte tempulli i katër më i madh jonik që është ndërtuar ndonjëherë, me kolona prej 17 metra të larta. Ajo që na intereson ne për historinë tonë është se tempulli u dëmtua rëndë nga një tërmet në vitin 17 MK.

Ai qëndroi në një gjendje gjysmë të shkatërruar derisa në mes të shekullit të dytë, pra rreth 50 vjet pasi ishte shkuar Zbulesa.

Është e rëndësishme të theksojmë se Sardi kishte një popullsi të madhe judease.

Një vepër e Antiokut të tretë (Antiochus III) që pati një ndikim të madh, ishte mësymja e akropolit dhe pushtimi i Sardit, në vitin 210 PK, ai zhvendosi 2000 familje judease nga Babilonia e madhe në provincën e Frigjisë.

dhe Lidisë, që kishin si kryeqytet Sardin.

Kështu që në fund të shekullit të parë, një komunitet influencues dhe i pasur judenjsh ishte vendosur në Sardi.

Nëse sot viziton rrënojat e Sardit mund të kalosh në rrugicat e dyqaneve që i ngjajnë paksa një qendre tregtare, me dyqane njëri pas tjetrit, që nga era bizantine, përfshi këtu edhe dyqanet që kishin pronarë judenj.

Ajo që ka mbetur prej komunitetit jude në Sardi janë rrënojat e nxjerra e qytetit më antik që është zbuluar ndonjëherë, që daton në shekullin e tretë. Salloni i tij mund të mbante deri në një mijë njerëz dhe muret dhe dyshemeja ishte dekoruar shumë bukur me mozaikë.

Në sinagogë janë gjetur tetë mbishkrime, shumica e tyre i përkisnin donacioneve që ishin dhuruar me kalimin e viteve.

Kjo tregon se shumë anëtarë të sinagogës nuk ishin të pasur por kishin pozicione drejtuese në qeverinë e qytetit.

Por më e pazakonta e sinagogës ishte vendndodhja e saj.

Me sinagogën lidhej një palestër gjigante romake, dhe një qendër pishinash.

Kjo kishte një oborr të madh, një dhomë kushtuar kulteve të perandorisë romake, disa dhoma zhveshjesh, dhe pishina për larje. Ajo së bashku me sinagogën, ishte e gjitha pjesë e një kompleksi të madh në qendër të qytetit, që tregonte se banorët e qyteti kishin një lidhje të veçantë me kulturën pagane. Kjo kulturë gjendet edhe sot. Ne tryezën e altarit të sinagogës, në këmbët e tryezës janë të gdhendura shqiponja shumë të ngjashme me shqiponjat që ishin simbol i legjioneve romake.

Me sa duket komuniteti Jude nuk e kishte problem të adhuronte Perëndinë Jahveh (Jahveh) si të vetmin perëndi, në të njëjtin kompleks ku perandorët romakë adhuronin perënditë e tyre!

Pra a e ruajti mirë pasionin e vet për Krishtin, kisha e Sardit  dhe integritetin e saj si një komunitet me dishepuj të përkushtuar? Për këtë arsye, do ta shohim më nga afër mesazhin e krishterë në atë komunitet herën e ardhshme.