A e ruajti mirë pasionin e vet për Krishtin, kisha e Sardit dhe integritetin e saj si një komunitet me dishepuj të përkushtuar? Për këtë arsye, do ta shohim më nga afër këtë kishë.
Vini re fjalët hyrëse të Jezusit: “Këto gjëra, thotë ai që ka thënë shtatë Frymërat e Perëndisë dhe të shtatë yjet.”
Ky vlerësim për të krishterët në Sardi vjen prej fuqisë dhe pushtetit dhe dinjitetit të Perëndisë.
Shtatë Frymërat, prezantojnë Frymën e Shenjtë. Krishti është ai që dërgon Frymën e Shenjtë, është e njëjta frymë që përmendet në përshëndetjen e Letrës
” Gjoni, shtatë kishave që janë në Azi: hir për ju dhe paqe nga ana e atij që është dhe që ishte dhe që do të vijë; edhe nga të shtatë Frymërat që janë përpara fronit të tij.”
Kjo hyrje është paralajmëruese, por shpresëdhënëse: Jezusi vjen në pushtet, por ka mjaftueshëm pushtet për të ringjallur një komunitet të vdekur.
Në çdo letër, hyrja pasohet me një lavdërim. Por në këtë letër nuk ka asnjë lavdërim! Mungesa e saj është e rëndësishme, sepse ka një mesazh edhe kur diçka nuk thuhet.
Jezusi vazhdon me vlerësimin e tij: ” Unë i di veprat e tua; ti ke emrin se jeton, por je i vdekur.”
Kisha në Sardi është shpirtërisht kaq e vdekur sa që Jezusi nuk ka fjalë të mira për të thënë.
Por më vonë ka një lëshim të vogël: ata kanë shumë pak persona në praninë e tyre që nuk ‘që nuk e ndotën petkat e tyre.’ Çka do të thotë se ka vetëm pak persona që kanë humbur integritetin e tyre përmes kompromentimit me kulturës pagane që dominonte vendin.
Para se të shkojmë shumë larg, përtej kësaj pike, ja vlen të theksojmë se ata pak besimtarë besnikë që kishin mbetur, nuk u nxiten që të largoheshin prej aty dhe të bashkoheshin me një kishe më të themeluar, siç ishte ajo rrugës për në Filadelfi, as nuk nxiten që të fillojnë një kishë tjetër më vete.
Shumë të krishterë sot priren të lëvizin sa në një kishë në tjetrën, por vini re këtu se Krishti nuk i udhëzoi ata që të largoheshin.
Pasi shmang lavdërimin e tyre, ai kalon drejt e tek ankimi, ai i fajëson duke i quajtur shpirtërisht të vdekur, njerëz të vetëkënaqur me besimin e tyre.
Njëlloj si qyteti, edhe kisha duhet të ketë pasur një reputacion shumë të madh në të kaluarën, ndoshta më të madh se sa meritonin realisht.
Këta të krishterë tani kishin një profil të keq në kontekstin e idhujtarisë.
Pra nuk përmendet asnjë provë apo vështirësi, asnjë persekutim nga romakët apo judenjtë nga jashtë, ata nuk kishin dalë as profetë të rremë, që ti ndikonin nga brenda kishës.
Pra ata nuk mund të fajësonin askënd për gjendjen e tyre shpirtërore, sepse të krishterët e Sardi ishin të korruptuar vetë.
Studiuesi i Biblës Leon Morris e përmbledh kështu shqetësimin e tij për kishën në Sardi: “ Ndryshe nga fqinjët e tjerë të saj, pse nuk e shqetësuan këtë kishë, Romakët a Judenjtë? Përgjigja mund të jetë se kësaj kishe i mungonte krishterimi pozitiv dhe i gjallë.
Një kishë e kënaqur me mediokritetin, një kishë që i mungon entuziazmi për të ndërprerë herezinë, po kështu i mungon bindja e thellë, e cila nxit mos tolerancën, është e parrezikshme dhe nuk ia vlen të përndiqet.”
Megjithatë shohim se ka shpresë. Krishti i fton që të forcojnë atë që ka mbetur para se të vdesin fare.
Për të ndihmuar në këtë gjë, ai i ka kujtuar tashmë atyre praninë e Frymës.
Për shkak se ka shpresë, Krishti i tregon rrugën e pendimit.
Ata duhet të kthehen në pasionin e tyre të parë, në vigjilencën e tyre shpirtërore.”Zgjohu!” thotë ai. Fjalë për fjalë ai thotë: “Ji vigjilent.”
Të njëjtën shprehje gjejmë në ungjillin sipas Mateut kur ai paralajmëron:” Rrini zgjuar, pra, sepse nuk e dini në cilën orë do të vijë Zoti juaj.” Këtu, rëndësia e të qëndruar zgjuar, theksohet duke e vendosur atë në fillim ët pesë urdhërimeve: ‘zgjohu dhe forco atë që ka mbetet, kujto se cfarë ke marrë, bindu asaj dhe pendohu.
Dhe më pas ai përsërit, zgjohu! Me sa duket, Krishti po hidhte fjalën tek historia e famshme e krenarisë arrogante që i çoi në një humbje poshtëruese kur u pushtua akropoli i tyre që mendohej i pamposhtur.
Forco atë që ka mbetur ose do të vdesësh.” sepse nuk i gjeta të përkryera veprat e tua përpara Perëndisë tim.” Veprat e tyre ishin si tempulli i shkatërruar i Artemisit, që gjendej nën rrënoja. Ata nuk arrijnë të plotësojnë veprat e tyre. Dhe çështja është serioze, sepse ka mbetur pak kohë, po kështu pak kohë i ka mbetur kishës.
Ku e gjejnë ata sërish forcën e tyre? Forcën e gjejnë tek kujtimi, i asaj që kanë marrë dhe kanë dëgjuar.
Jezusi u thotë atyre të kthehen në bazat e ungjillit. Kujtoni dhe binduni. Sepse vetëm kujtimi i tyre nuk mjafton; vetëkënaqësia shpirtërore korrigjohet duke jetuar në bindje.
Së fundi, Jezusi e përmbledh të gjithën këtë në një thirrje për pendim. Ai kërkon që brenda nesh të kemi pendim, çka kërkon ndryshimin e zemrës, po kështu gjithë vëmendjen e një personi.
Sikurse ka bërë në letrat e mëparshme, Jezusi vazhdon me një përshkrim të pasojave negative që vijnë nëse ata vazhdojnë kështu: kur Krishti të vijë si një vjedhës natën.
Sërish na kujtohet historia e qytetit. Sërish ne i kthehemi ungjillit të Mateut: në të Jezusi Paralajmëroi: ” Rrini zgjuar, pra, sepse nuk e dini në cilën orë do të vijë Zoti juaj.
“Por dijeni këtë, se ta dinte i zoti i shtëpisë në çfarë orë të natës do të vijë vjedhësi, do të rrinte zgjuar dhe nuk do të lejonte t’i shpërthehej shtëpia.”
Jezusi kur i flet besimtarëve të Sardit duket se nuk e ka fjalën për kthimin e tij të dytë, por për një paralajmërim gjykimi që mund të bjerë mbi ta, si ai që iu tha kishës së Efesit për t’ju kthyer edhe njëherë dashurisë për njëri tjetrin, përndryshe Krishti do të vijë dhe të heqë shandanin e tyre ose do ta heqë kishën prej atij vendi.
Nevoja e tyre më e madhe është që të ripërtërijnë vigjilencën e tyre shpirtërore, të ruhen pra nga kultura që i rrethon.
Dhe Jezusi i ofron premtimin e bekimit nëse ata do të pendohen: ata do të ecën me Krishtin, të veshur në të bardha; emrat e tyre nuk do të hiqen nga libri i jetës dhe nuk do të zhduken nga libri i jetës dhe Krishti do ta pranojë ekzistencën e emrit të tyre para Atit të tij.
Në shumë kultura, të veshurit me të bardha është një metaforë e njohur për pastërtinë morale.
Në vende të ndryshme të shkrimeve, Perëndia, engjëjt e tij dhe të drejtët në darkën e gostisë së madhe përshkruhen të veshur me rroba të bardha.
Mënyra se si përshkruhet ecja e Jezusit, ngjan me zakonin që kishin gjeneralët fitimtarë romakë, të cilët ktheheshin në Romë për paradën e Fitores të veshur në toga të bardha, shoqëruar me ushtarët e tyre.
Ndërsa në rastin tonë, pra darkën e gostisë së madhe, janë ata që kanë mposhtur vetëkënaqësinë e tyre shpirtërore, këta do të jenë të veshur me rroba të bardha, si shoqërues të Krishtit fitimtar në paradën e triumfit të tij.
Emrat e tyre nuk do të fshihen në Librin e Jetës. Atë ditë, kur kriminelët të dëbohen, do tu zhduket emri nga regjistri publik.
Por ne premtuam se të krishterët që e mposhtin vetëkënaqësinë shpirtërore, nuk duhet të kenë frikë se mos humbasin statusin e tyre si qytetarë të mbretërisë së Jezus Krishtit.
Përkundrazi, ata mund të presin me padurim që të pranohen para Atit dhe engjëjve të tij.
Kujtoni Mateu 10:32: ” Prandaj kushdo që do të më rrëfejë
përpara njerëzve, dhe unë do ta rrëfej përpara Atit tim që është në qiej.”