Kisha pa pasion

Print

Titulli: Sardis, Kisha pa pasion (pjesa 3)

Jemi ne serine e zbulesës dhe po flasim për gjendjen e kishave. Shpresoj që të jetë nxitës ky program për të pasur me shume pasion për Krishtin. dua te rikujtoj vargjet:

Dhe engjëllit të kishës në Sardë shkruaji: këto gjëra thotë ai që ka të shtatë Frymërat e Perëndisë dhe të shtatë yjet. Unë i di veprat e tua; ti ke emrin se jeton, por je i vdekur.

2  Ji syçelë dhe forco mbetjen e gjërave që gati po vdesin, sepse nuk i gjeta të përkryera veprat e tua përpara Perëndisë tim.

3  Kujto, pra, atë që more dhe dëgjove, dhe ruaje edhe pendohu. Po të mos rrish zgjuar, unë do të vij te ti si vjedhës, dhe nuk do të dish në ç’orë do të vij te ti.

4  Por ke disa veta në Sardë, që nuk e ndotën petkat e tyre; edhe do të ecin me mua të veshur në të bardha, sepse janë të denjë.

5  Kush fiton do të vishet me rroba të bardha dhe unë nuk do ta fshij emrin e tij nga libri i jetës, por do të rrëfej emrin e tij përpara Atit tim dhe para engjëjve të tij.

6  Kush ka veshë, le të dëgjojë atë që Fryma u thotë kishave”.

Të krishterët e Sardit ishin shqetësuar për reputacionin e tyre publik. Ata e ndrydhën identitetin e tyre, qoftë me veprime , por siç e kuptojmë  në fjalët e mësipërme, tek zbulesa 3, edhe me gjyqe. Megjithatë, ata që ishin të gatshëm të qëndronin dhe të numëroheshin si të krishterë në Sardi dhe kudo, mund të mbështeteshin në një vendim të favorshëm në gjykatoren qiellore të Perëndisë, duke pasur përkrah Krishtin si avokatin e tyre në gjyqin përfundimtar.

Pak a shumë në të njëjtën mënyrë, edhe të krishterët sot duhet të shmangin vetëkënaqësinë shpirtërore dhe të jenë vigjilentë.

Fakti është se krenaria mund të na japë një ndjenjë të rreme sigurie. Të krishterët mund të ndihen shumë të sigurt për veten. Po, për shembull, me anë të pagëzimit, pjesëmarrjes besnike në kishë dhe shmangies së mëkateve shumë të këqija. Por kështu mund të bëhemi dembelë shpirtërorë.

Kjo u bë më e qartë në një komunitet që jeton duke shprehur një ngushëllim të sëmurë me status kuonë.

Kjo bëhet më e dukshme në një komunitet ku shumë të krishterë kthejnë kokën pas në kohën kur kanë shpallur besimin për herë të parë, apo kur kanë bërë lutjen e pendimit dhe mbështetësen plotësisht në të si një provë e shpëtimit të tyre.

Në fund të viteve 1940, kur Miki Këuen (Mickey Cohen), një gangster i njohur në qytetin e Los Anxhelsit, shpalli publikisht besimin e tij në Krishtin, miqtë e tij të rinj, të krishterë, ishin mahnitur nga lajmi i gëzuar.

Por teksa koha kalonte, ata filluan të pyesnin veten përse ai nuk po e linte stilin e vjetër të jetesës si gangster.

Por kur u përball me miqtë e tij, u tha atyre :”Ju nuk më thatë se duhet të hiqja dorë prej miqve të mi. Ka yje të kinemasë që janë të krishterë, biznesmenë të krishterë, sportistë të krishterë. Çfarë problemi ka të jesh gangster i krishterë? Nëse do të më duhet të heq dorë nga e gjitha kjo, nëse krishterimi është kështu atëherë më përjashtoni mua.”

Vite më vonë Çak Kolson (Chuck Colson) shkruan:”Këueni po jehon zërin e miliona njerëzve që pohojnë se janë të krishterë, megjithëse ata nuk janë të gatshëm ta pranojnë, me anë të jetës së tyre parashtrojnë të njëjtën pyetje.

Jo se janë gangsterë të krishterë, por për faktin se janë të krishterë me emër, sepse jeta e tyre ka mbetur po njëlloj dhe janë të vendosur të mbeten ashtu.”

Këtu mund të gjejmë një fjalë rreth shqetësimit tonë për reputacionin. Të krishterët në Sardi, kishin një reputacion në atë zonë, mbase mes kishave të tjera të Azisë së vogël, se ishin të gjalla dhe aktive.

Por ato ishin në buzë të vdekjes së tyre shpirtërore. Për ironi, kjo është pjesërisht e vërtetë sepse ata ishin të shqetësuar për reputacionin mes bashkëqytetarëve të tyre, qofshin këta romakë apo judenj.

Shumë kisha sot, mund të jenë pak a shumë njëlloj, duke u mbështetur në të kaluarën, duke u mësuar me atë, dhe duke u shqetësuar më shumë për reputacionin e tyre.

E dini shpesh njerëzit përdorin fjalët:

“Duhet të kishe qenë këtu në vitin 1973, kjo ishte koha kur kjo kishë ishte në hartë. Kishte pagëzime pothuajse çdo muaj! Kjo kishë njihej si një kishë e gjallë dhe e begatë. Këto ishin kohët e vjetra.”

Ne që jemi pjesë të kishave nuk duhet të shqetësohemi shumë për reputacionin e kishës sonë në komunitet.

Për më tepër duhet të shqetësohemi për atë që sheh Krishti brenda nesh dhe midis nesh. Ne duhet të jemi shumë të lidhur me Frymën e Shenjtë dhe të kemi qëllim shërbesën që të themi se kohët e vjetra aq shumë të bekuara po kthehen sërish.

Pavarësisht të kaluarës së kishës sate, mos u mërzit për të shpëtuar reputacionin tënd. Por në vend të kësaj thuaj:” si mund të ndikojmë sa më mirë bashkësinë dhe komunitetin tonë për mbretërinë e Perëndisë?”

Ti si besimtar , a je i përkushtuar në kishën tënde, aq i përkushtuar ndaj Krishtit dhe ardhjes së mbretërisë së tij, sa që i kthen të tjerët tek ai?

A dallohet puna dhe shërbesa jote prej hirit dhe dashurisë të pamasë?

A e adhuron ti Jezusin përmes një përkushtimi të thellë që të sjellësh drejtësi në një qytet plot mosmarrëveshje? A përshëndetesh ti nga engjëjt në qiell se ke një zemër të madhe dhe që dëshiron fort të arrijë të humburit?

Ne adhurojmë atë që mban shtatë Frymërat, që urdhëron shtatë yjet, Zotin e gjithçkaje që na jep ne Frymën e Shenjtë, dhe pushtetin e Frymës.

Është ai që jeton midis nesh, na fton të zgjohemi dhe na jep jetë prej vdekjes dhe premtimi për të gjithë që ruajnë besnikërinë do të jenë pjesë e festimeve të fitores kur ai të vijë në përmbushjen e kohës.

Le të kujtojmë ungjillin, të pendohemi për krenarinë tonë, ti bindemi urdhërimeve të tij, dhe ta jetojmë me pasion jetën tonë të krishterë. Dhe kështu ne do të tregojmë se edhe ne dëgjojmë atë që Fryma u thotë kishave.