Sërish në shtëpi

Print

Titulli: Sërish në shtëpi (pjesa 1)

KËRKIMI I SHTËPISË

Një miku im i cili punon si konsulent i krishterë, më tregoi se sa më shumë plakemi aq më shumë priremi të flasim për të kaluarën. Pse? Sepse në arrijmë në atë pikë ku e ardhmja personale është e shkurtër, ndërsa historia personale është e gjatë.

Pikërisht në këtë moshë fillojmë të bëjmë një ‘rishqyrtim të jetës sonë.’

Ne kujtojmë kohët e mira dhe të këqija. Shqyrqimi i jetës sonë nuk është gjithmonë dhe aq i këndshëm.

Kohë më parë, unë isha ulur me miqtë e mi për një kafe. Unë po mendoja për jetën time.

Unë jam në të pesëdhjetat dhe mendoj se është herët për të bërë një shqyrtim të jetës, por mendoj se kam mjaftueshëm vite dhe përvojë mbi supe, për të reflektuar pak rreth së kaluarës.

Në një moment çiltërsie, unë i thashë miqve të miq që ishin ulur me mua, se kur isha njëzet vjeç prisja që kur të kisha mbushur të pesëdhjetat do të kisha përparuar në jetën time morale.

Ndërsa kur isha njëzet e pesë vjeç, mendova se kur të kisha dyfishuar moshën time do të kisha hequr dorë prej gjysmës së dështimeve morale.

Por gjërat nuk ndodhën ashtu siç mendoja.

Disa prej zakoneve të këqija dhe prirjeve mëkatare kanë pothuajse tridhjetë vite që më janë qepur nga pas.

Mund të pohoj me siguri se nuk kam bërë atë progres që duhej për tu bërë një person i mirë.

Ndoshta, pavarësisht moshës që ke mund të ndihesh kështu. Ndoshta, ti je si unë, i turpëruar prej gjërave që ke thënë dhe ke bërë. Po unë e di se ka nga ata njerëz që na thonë se nuk duhet të ndihemi më fajtorë për gjërat që kemi thënë apo bërë.

Supozohej që të kishim qetësuar këto ndjenja prej kohësh.

Por e vërteta është se pavarësisht nëse jemi 28 apo 88 ne sërish përballemi me këto ndjenja. Sinqerisht, ndonjëherë jeta jonë na vë në siklet.

DREJT PËRKUFIZMIT TË MJERIMIT

A të kujtohet ky rresht i këngës ç‘hir madhështor? “ç’hir madhështor, shih sa gëzim, që një mjeran shpëtoi. . . “Shumë njerëz dëshirojnë ta maskojnë atë fjalën ‘i mjerë’. Unë?! Unë i mjerë?! Ne nuk jemi më të mjerë, apo jo? Ndonjëherë jemi pak konfuz, ndoshta pak të dëshpëruar, por të mjerë nuk jemi.
Apo jemi???

Thellë brenda vetes diçka na thotë se jeta jonë nuk është ashtu si duhet.

A e dije se rrënja e fjalës “i mjerë do të thotë “në mërgim”? Një njeri i mjerë është ai që e ka të ndaluar të kthehet në shtëpi.

Ti je i mjerë, nëse të kanë ndaluar të shkosh në tokë mëmë, atëherë askund tjetër nuk e gjen veten rehat.

Së fundmi kam lexuar librin e autores, Maja Anxhulu (Maya Angelou). Anxhulu është një zezake amerikane që kaloi shumë vite në Afrikë gjatë viteve ‘60.

Ajo shkoi në Afrikë sepse mendoi se kështu po kthehej në shtëpinë e saj. Fundja fare rrënjët i kishte në Afrikë. Por më pas zbuloi se Afrika nuk ishte aspak shtëpia e saj. Por as Amerika me gjithë atë paragjykim racial nuk e bënte të ndihej si në shtëpi. Pra çfarë ndodhi me të? Ajo u kthye në një autore pa shtëpi. Ajo ndihej sikur nuk i përkiste asnjë vendi. Ndihej e mjeruar.

Teksa hedh sytë rrotull mund të shikoj njerëz të mjerë plot. Njerëz të cilët janë pa rrënjë. Po ata mund të jetojnë në një lagje të mirë. Ndoshta mund të kenë një adresë prestigjioze. Por pavarësisht se sa shumë arrijnë, apo fitojnë, thellë brenda vetes nuk ndiejnë gëzim.

Ajo ndjesia e mjerimit dhe të qenurit pa shtëpi mbetet brenda tyre.

Pse? Sepse problemi ynë nuk ka lidhje me vendndodhjen gjeografike. Ky nuk është një problem që duhet zgjidhur duke lëvizur në një pjesë më të mirë të qytetit. Problemi është në shpirtin tonë. Ne jemi shkëputur prej Perëndisë. Shtëpia jonë e vërtetë, është me Perëndinë. Vendi ynë real, është me familjen që e quan Perëndinë si Atë.

Por mëkati ynë dhe faji dëmton adresën tonë të përkohshme në shtëpinë e Atit.

Karl Menninger, në librin e tij, “Çfarë u bë me mëkatin?”, tregon për një ditë shtatori me diell. Në njeri me vështrim të sertë, veshur me rroba të pista qëndronte në një qoshe rruge, në qendër të qytetit. Teksa kalimtarët nxitonin për në punët e tyre, ky njeri tregonte me gisht nga personat, një më një dhe thoshte me zë të lartë: FAJTOR! FAJTOR! Më pas pa asnjë ndryshim të shprehjes së fytyrës, përsëriste të njëjtën gjë me kalimtarin e radhës duke i thënë: FAJTOR!

Efekti i sjelljes së tij mbi kalimtarët ishte i jashtëzakonshëm. Ata ia ngulnin sytë për pak çaste atij, dhe më pas shikonin të çuditur njëri- tjetrin dhe largoheshin në rrugën e tyre. Një zotëri teksa shikonte nga burri tha: “Por si e di që jam fajtor?” Nuk ka dyshim se edhe të tjerët do të jenë ndier po kështu: “Por si e di që jam fajtor?”
Fajtorë! Të gjithë janë fajtorë!! Cila është arsyeja? Pse janë fajtorë? Për gënjeshtra? Tradhti ndaj gruas? Fajtorë për mendime apo plane të këqija? Për fjalë të pakëndshme? Fajtorë për arrogancë kundër Perëndisë?
Oh, por unë do ta ndreq këtë themi ne.

Do ta kthej atje ku e mora. Do të kërkoj falje. Nuk isha unë që e bëra atë gjë!

Ne pra mundohemi të mbrohemi. Ne kemi justifikimet tona. Por as këto nuk na zgjidhin punë. Ajo që ne kemi nevojë është diçka që shkon tej justifikimeve të kota.

Ne kemi nevojë për falje. Ne kemi nevojë për falje dhe ndjesë, çka zhbën largimin tonë prej Perëndisë.

Të falur!

Dhe pikërisht kjo i bën fjalët e Jezusit absolutisht të mrekullueshme.

Paralitikut që e sollën përpara Krishtit për shërim Ai i thotë:”Bir, merr zemër mëkatet e tua të janë falur.”

Tani pyes veten nëse këto fjalë ishin pikërisht ato që ky njeri priste të dëgjonte. Fundja fare, ky njeri kishte bërë një përpjekje heroike, për të shkuar te Jezusi, për të mos i kërkuar falje për të kaluarën, por diçka tjetër: të ngrihej e të qëndronte sërish në dy këmbët e tij.

Ky njeri nuk vjen duke thënë: më fal mua!

Ai vjen duke thënë: Shëromë o Zot! Pra çfarë dëshiron të thotë Jezusi këtu?

A po ofron Jezusi diçka të padobishme në vend të nevojës së tij reale?

Jo. Sikurse e ka thënë edhe Doktori i madh, Jezusi, Ai depërton në thelb të gjendjes njerëzore. Ai gozhdon diagnozën e gjendjes së vërtetë të këtij njeriu. Jezusi e vë gishtin te burimi i vërtetë i misterit tonë! Dhe fjalët e Jezusit për këtë burrë janë mbresëlënëse: “Mëkatet e tua janë falur!”

Kjo fjalë është guximshme nga ana e Jezusit.

Fundja fare nuk dimë asgjë rreth këtij burri.

Ne nuk e dimë se kë ka lënduar dhe me kë ka gabuar. Ndoshta mes të pranishmëve ka pasur njerëz të cilët ishin gati të thoshin: “Jezus, si guxon t’ia falësh mëkatet dikujt që më ka bërë keq, dhe ma ka nxirë jetën?!”

Pikërisht këtë akuzë ngrenë autoritet hebrease kundër Jezusit.

Kush është Jezusi që t’i ofrojë falje këtij burri! Dhe para se të zhgënjehemi prej mësuesve të ligjit, ndoshta duhet të kujtojmë se ata thjesht po mundoheshin të mbronin nderin e Perëndisë. Po, nderin e Perëndisë. Fundja fare, Perëndia mund të falë mëkatin! Vetëm Perëndia mund të falë mëkatarin! Por gjithsesi çfarë është duke bërë Jezusi? Kë po fal Ai?

Nëse do të jem i sinqertë, po të kisha qenë atje do të isha bërë tym ashtu si të tjerët.

Në këmbim, Jezusi bën një pyetje të thjeshtë: “Në fakt, ç’është më e lehtë, të thuash: “Mëkatet e tua të janë falur”, apo: “Çohu dhe ec?”

Tani po jua them unë se çfarë mendojmë se është më e lehtë. Ne mendojmë se është më e lehtë të thuhet: “Mëkatet e tua të janë falur!” Është shumë herë më e lehtë të thuash mëkatet e tua janë falur se sa të bësh një mrekulli shërimi. Por çdo student i mirë i Dhjatës së Vjetër e dinte se si funksiononte kjo gjë. Është më e lehtë të SHËROSH se sa të FALËSH. Në Izrael ka pasur profetë të cilët shëronin të sëmurët, kthenin të çalët në gjendjen e mëparshme, madje kthenin në jetë të vdekurit! Por vetëm Jezusi ka fuqi të falë! Kjo është  e mrekullueshme miqtë e mi dhe njëkohësisht shumë  inkurajuese. Hiri i Perëndisë  i përqafon të  gjithë ! Po ti ku je?  Në se je i interesuar për të  mësuar më  shumë  na shkruaj në  adresën e programit tonë  dhe mos harro se sa shumë  Zoti të do!