Pse duhet të presësh për diçka? Pse të mos e kesh gjithçka në çast? Pse duhet të të mohohet gjithçka, qoftë përkohësisht? Ti do vetëm atë që do ti dhe, e do në çast! Nëse të duhet të kalosh nëpër gjëra që nuk të pëlqejnë, ti bëhesh më i paduruar dhe më dritëshkurtër se kurrë më parë. Nëse je krenar, kënaqësia e vonuar nuk ka kuptim për ty. Por nëse jeton me anë të besimit të shkollës së goditjeve të forta, ti bëhesh më i duruar dhe më i sigurt për disa gjëra që ia vlen të pritet.
Një mënyrë e tretë reagimi ndaj goditjeve të forta është: ti zemërohesh. Vargu 9 thotë, “Mos u nxito në frymën tënd të zemërohesh, sepse zemërimi gjen strehë në gji të budallenjve.” Kur temperamenti yt shpërthen, truri yt nuk punon më. Njeriu gjaknxehtë është si një kokëbosh.
Sa më i shpejtë të jesh për tu zemëruar, aq më i ngadaltë je për të mësuar. Kur kalon diçka të dhimbshme, ti mund të zemërohesh me të tjerët dhe t’i fajësosh ata për telashet e tua; ti mund të zemërohesh me jetën në përgjithësi; madje mund t’i mbash inat Perëndisë.
Kur tregohesh gjaknxehtë, ti nuk mëson atë që duhet të mësosh në shkollën e goditjeve të rënda.
Një strategji e katërt e dëmshme për reagimin në kohët e vështira është të menduarit sipas dëshirave tona. Vargu 10 i Predikuesve 7 thotë, “Mos thuaj: “Si është e mundur që ditët e kaluara ishin më të mira nga këto?”, sepse nuk është urtësi të bësh një pyetje të tillë.” Thuhet se “ditët e arta të së shkuarës” krijohen nga një kujtesë e keqe dhe një imagjinatë e mirë. Shpesh e kaluara nuk ka qenë aq e mirë sa e bëjmë ne të duket. Por edhe sikur e kaluara jote të ishte më e lumtur se e tashmja, fakti është se ti nuk mund të kthehesh mbrapa. Ti nuk po jeton ato kohë. Ti po jeton tani. Nuk mund të jetosh të kaluarën! Mëso atë që Perëndia po të mëson tani.
Nëse je duke mësuar prej shkollës së goditjeve të vështira, mos i lër shteg pandershmërisë, verbërisë, zemërimit, apo mendimeve hipotetike. Në vend të kësaj kërko urtësinë.
Të fitosh urtësinë
Predikuesit thotë “Dituria është e mirë bashkë me një pasuri dhe u sjell përfitime atyre që shohin diellin. Sepse dituria është një mbrojtje ashtu si është paraja; por epërsia e diturisë qëndron në këtë; dituria i bën të jetojnë ata që e zotërojnë.” (7:11-12) Paratë mund të jenë shumë të vlefshme, por urtësia e vërtetë mund të pasurojë dhe mbrojë jetën tuaj.
Dhe çfarë është urtësia? Urtësia e vërtetë është ta shikosh jetën në dritën e faktit se Perëndia e drejton jetën tënde. Predikuesit 7:13-14 thotë: “Konsideroje veprën e Perëndisë: kush mund të drejtojë atë që ai ka bërë të shtrembër? Në ditën e bollëkut ji i gëzuar, por në ditën e fatkeqësisë mendohu thellë. Perëndia ka bërë si njërën ashtu dhe tjetrën, me qëllim që njeriu të mos zbulojë asgjë nga ato që do të ndodhin pas tij.”
Ti nuk e di se çfarë mban e ardhmja, por ti mund të dish se kush mban të ardhmen. Në shkollën e goditjeve të forta, thelbi i urtësisë është të dish se Perëndia ka në kontroll gjithçka, që si kohët e mira dhe të vështira nuk dalin prej kontrollit të tij. Kjo urtësi na ndihmon të njohim limitet tona dhe të mbështetemi tek ai. Perëndia lejon mjaftueshëm kthesa dhe ndërlikime përgjatë rrugëtimit tonë me Të, në mënyrë që të mos mendojmë se jemi në një rrugë të drejtë, e me një të ardhme që e njohim mirë. Ka shumë gjëra që ne nuk dimë apo nuk i kontrollojmë dot, por Perëndia i di dhe, kontrollon gjithçka. “Dhe ne e dimë se të gjitha gjëra bashkëveprojnë për të mirë për ata që e duan Perëndinë” (Romakëve 8:28) Me anë të besimit ne mund të shijojmë kohët e bukura si një dhuratë prej tij dhe, ne mund t’i pranojmë kohët e vështira si trajnim urtësie prej tij.
Shkolla e goditjeve të forta, mund të na mësojë më shumë për Perëndinë dhe për veten. Fillimisht, mund të mos na pëlqejë ajo që mësojmë por ne duhet të përballemi me të. Kur ti beson se Perëndia ka në kontroll gjithçka, mund të të mendosh se i plotëson standardet e Perëndisë dhe të garantosh një jetë të lumtur për veten duke bërë gjithçka si duhet, sepse thua: mendimet e pastra dhe jeta e ndershme sigurojnë favorin e Perëndisë. Por shkolla e goditjeve të forta mëson të kundërtën. Jeta reale tregon se disa njerëz shumë të mirë kalojnë kohë të vështira ndërsa disa njerëz të këqij janë të shëndetshëm dhe të pasur. Shkruesi i Predikuesve thotë “Pashë gjithçka në ditët e kotësisë sime. Ndodh që i drejti të vdesë në drejtësinë e vet dhe që i pabesi të jetojë gjatë në ligësinë e tij.” (7:15)
Kur bie fjala te pyetja e të qenit i drejtë, ti nuk mund të garantosh begatinë tënde duke u sjellë si duhet. Gjithsesi, duhet të kesh parasysh dy ekstremet.
Njëri ekstrem është kur ti mendon se je më i shenjtë ndër të gjithë. Ti krenohesh më shumë për faktin se je një nivel mbi turmën. Ti nuk e ke kurrë gabim. Në rast se je duke luajtur me një lojë fjalëformuese dhe bën një fjalë e cila nuk mund të gjendet në fjalorin zyrtar, ti thjesht pohon se fjalori duhet ta ketë gabim! Apo kjo tjetra: nëse hyn në debat me dikë; fajin e ka gjithmonë personi tjetër. Kur vjen fjala te feja, ti pohon se mirësia jote do të çojë ty drejt e në qiell, nëse i përmbahesh rregullave dhe nuk i kapërcen ato!
Në ekstremin e kundërt është sjellja e një personi që nuk do tia dijë për shenjtërinë. Ndoshta ti je një person që nuk do t’ia dijë për sjelljen morale, as për bindjet e shëndosha. Ti nuk pretendon se je një person shumë i mirë dhe, ti nuk pohon se do të jesh i sigurt për asgjë, kur vjen fjala te feja apo morali. Ti zbulon se nuk ke një lidhje komunikimi me Perëndinë, po kështu asnjë tjetër. Motoja jote është,”Unë bëj atë që dua, besoj çfarë të dua- asnjë shfajësim, asnjë falje.” Asnjë sjellje nuk është tepër perverse, asnjë bindje nuk është tepër fyese. Gjithçka është e mirë për ty.
Përballë këtyre ekstremeve, Predikuesit thotë, “Mos ji tepër i drejtë as i urtë jashtë mase. Pse kërkon të shkatërrohesh? Mos ji tepër i keq dhe mos u trego budalla. Pse kërkon të vdesësh para kohe? Është mirë që ti të kapesh pas kësaj gjëje dhe të mos heqësh dorë prej saj, sepse ai që ka frikë Perëndinë do t’u shmanget tërë këtyre gjërave.” (7:16-18)
Ki druajtje ndaj Perëndisë. Merr Perëndinë seriozisht. Kjo është mënyra se si ti e ruan ekuilibrin dhe i shmang ekstremet. Ti nuk mund të jesh më i shenjti ndër të gjithë, e të bësh sikur i di të gjitha nën dritën e shenjtërisë së pafund dhe urtësinë e pamasë të Perëndisë; por as nuk mund të pretendosh që shenjtëria dhe urtësia nuk kanë rëndësi. Kur ti nderon Perëndinë e shenjtë dhe të zgjuar, ti e di se shenjtëria dhe urtësia kanë një vlerë të jashtëzakonshme. Ti po ashtu e di se nuk ke asnjë nga këto gjëra. Perëndia i ka. Prandaj në vend që të jesh më i drejtë se ç’duhet apo një hipokrit tejet i zgjuar; apo një budalla i padrejtë dhe jo i zgjuar, kërko drejtësinë dhe urtësinë që vetëm Perëndia mund të ta japë.
Vargu 19 jep na kujton diçka tjetër për vlerën e madhe të urtësisë. Ai pohon: ” Dituria e bën të urtin më të fortë se dhjetë të fuqishëm në një qytet.” (7:19)