Pushimet e verës, tashmë kanë filluar. Pas pushimeve studentët do të kthehen sërish në shkollë. Nëse keni në familje fëmijë që do të kthehen në shkollë, apo një fëmijë që shkon në klasë të parë, a e keni vendosur se në cilën shkollë do ta çoni? A është shkollë e mirë ajo? Apo shkollë e keqe? A është e njohur? Si mund ta dallosh se si është një shkollë? Cilat janë cilësitë e një shkolle të njohur?
Nëse shkolla nuk do të kishte shumë rëndësi, apo nëse do të zgjidhnim rastësisht, atëherë nuk do të kishte arsye të interesoheshim për rëndësinë e shkollës. Shkolla ka rëndësi dhe, ne nuk duhet të bëjmë një shkollë thjesht se aty ngecëm. Shumë prej nesh kanë të drejtë të zgjedhin. Shumë njerëz e vlerësojnë aq shumë shkollën sa që zgjedhjet e tyre për vendin ku do të jetojnë apo do të blejnë shtëpinë, dhe ku do të ngrenë një familje ndikohet prej faktit se cila zonë ka shkollat më të mira. Disa familje paguajnë fatura të mëdha për shkollat private që pëlqejnë, në vend që të pranojnë një arsim publik që nuk ju pëlqen.
Në fakt, rreth 25% e gjithë shkollave sot janë private. Ndoshta në zonën ku jeton ti nuk ka një shkollë të mirë private, një shkollë që mund ta zgjedhësh e të thuash: “kjo po, ia vlen vërtetë!”. Nëse nuk gjen një shkollë të mirë private ekziston edhe mundësia e zgjedhjes së shkollimit në shtëpi, nëse dëshiron. Shkollimi në shtëpi mund të jetë një mundësi e shkëlqyer për disa njerëz.
Por për momentin, le të supozojmë sikur po kërkoni një shkollë. Çfarë e bën një shkollë të njohur? Do të doja t’ju sugjeroja shtatë standarde për tu mbajtur mend, shtatë shenja të shkollave të njohura.
1. Përkushtimi është i qartë
Që një shkollë të jetë e famshme duhet të spikasë nga të tjerat. Por si mund të spikasë një shkollë nëse nuk mban asnjë qëndrim? Një shkollë e famshme mban një qëndrim të fortë. Ajo ka një përkushtim të vendosur dhe e bën shumë të qartë këtë.
Nëse ti je duke kërkuar një shkollë të mirë të krishterë, atëherë duhet të shohësh sa i qartë është përkushtimi i tyre.
Një shkollë e krishterë në qytetin tim ka këtë moto: “Përpiqemi të jemi kompetentë, shërbëtorë që i ngjajnë Krishtit.” Shkolla pohon qartë këtë moto si pohimin bazë të misionit të saj, pa u munduar fare ta fshehë atë.
Ajo postoi në vende të ndryshme të ndërtesës këtë moto, dhe ajo shfaqet pothuajse në çdo material të printuar që vjen nga shkolla.
Familjet që kontaktojnë me atë shkollë prezantohen që në fillim me përkushtimin e shkollës ndaj Krishtit. Në rast se një familje dëshiron një shkollë të mirë private me mësues të mirë, por pa përkushtim fetar, ato shumë shpejt zbulojnë se kjo nuk është shkolla që duan. Në anën tjetër, familjet e përkushtuara ndaj Krishtit e vlerësojnë angazhimin e qartë të shkollës që zhvillon shërbëtorë të Krishtit.
Arsimi i shkëlqyer nuk mban qëndrim neutral në lidhje me fenë. Shkollat që mundohen të jenë neutrale karshi Jezusit realisht janë kundër Tij. Jezusi tha: “Kush nuk është me mua, është kundër meje”. (Luka 11:23) Neutraliteti është i pamundur. A është diçka neutrale të shpërfillësh Perëndinë?
A është neutrale të studiosh historinë dhe të mos thuash asnjë fjalë për Zotin e historisë? A është neutrale të studiosh biologjinë, gjeologjinë e astronominë ndërkohë që shpërfill Krijuesin?
A është neutrale të studiosh artin dhe të mos flasësh për burimin hyjnor të gjithë bukurisë?
A është neutrale tu mësosh fëmijëve “çfarë është seksi” pa i treguar atyre se çfarë thotë Zoti, krijuesi i seksit për këtë? Bibla thotë për të pabesin: “Tërë mendimet e tij janë: “Perëndia nuk ekziston”. (Psalmi 10:4) Një shkollë që nuk ka vend për Perëndinë në mendimet e saj nuk është neutrale.
Në rast se i përket Jezusit dhe e do Zotin më shumë se çdo gjë tjetër, nuk mund të thuash se një shkollë e krishterë është e mirë, po qe se kjo nuk qëndron hapur për Krishtin dhe nuk përkushtohet që të ndihmojë studentët që të bëhen ndjekës plotësisht të përkushtuar të Jezusit. Një numër shumë i madh shkollash mundohen të shmangin përmendjen e Jezusit në çdo fushë të jetës dhe këtë e bëjnë dhe shumë shkolla private. Për fat të keq, edhe disa shkolla të sponsorizuara prej grupeve fetare nuk kanë përkushtim të qartë. Ato mundohen të minimizojnë shpalljen e qëndrimit të tyre, ndonjëherë në emër të lirisë akademike me shpresën se kështu do të rriten regjistrimet dhe të ardhurat nga njerëz që nuk janë të përkushtuar ndaj Krishtit. Fakt i hidhur është se një numër shkollash dhe kolegjesh private apo universitetesh që fillojnë me vizionin të trajnojnë dishepuj të Jezusit, e humbasin qëllimin gjatë rrugës dhe kthehen në shkolla laike.
Pra gjëja e parë që duhet të pyesim për çdo shkollë të krishterë është: Çfarë qëndrimi mban kjo shkollë? Cilat janë angazhimet e saj? Çfarë po mundohet të prodhojë: dishepuj të fuqishëm për Jezusin, apo thjesht punëtor të aftë për ekonominë? Një shkollë e njohur guxon të jetë ndryshe dhe guxon të dalë hapur për qëndrimin ndryshe. Ajo qëndron për Jezusin dhe pohon qartë Biblën: “që të hedhim poshtë mendimet dhe çdo lartësi që ngrihet kundër njohjes së Perëndisë dhe t’ia nënshtrojmë çdo mendim dëgjesës së Krishtit.” (2 Korintasve 10:5) Ndërkohë që në disa shkolla nuk kanë vend për Perëndinë në mendimet e tyre, shkollat e njohura të krishtera mundohen të zënë rob çdo mendim dhe ta bëjnë atë të bindur ndaj Krishtit.
Këto shkolla mundohen të pajisin studentët e tyre që të mendojnë për Jezusin dhe të jetojnë për Jezusin.
Përkushtimi i tyre është i qartë.
2. Bibla është baza
Shkollat e njohura të krishtera nuk janë të interesuara vetëm për opinionet por edhe për të vërtetën. Dhe ka vetëm një libër që mban të vërtetën absolute dhe hyjnore, nga fillimi në fund. Ky libër është Bibla, Fjala e shkruar e Perëndisë. Çdo shkollë që ia vlen të quhet e krishterë ofron klasa që studiojnë Biblën me kujdes.
Kjo shkollë mëson doktrina dhe morale të krishtera që bazohen në Bibël. Ajo shikon ndikimin e Biblës në historinë e kishës dhe në jetën e misionarëve, martirëve dhe heronjve të krishterë, një fushë studimi që shpesh neglizhohet plotësisht prej shumicës së shkollave. Dhe jo vetëm kaq. Në një shkollë të shkëlqyer ku bibla është thelbësore, e vërteta e Biblës i jep formë mësimeve të çdo subjekti dhe drejton të kuptuarin e çdo aspekti të jetës.
Një shkollë nuk mund të jetë e njohur në rast se shpërfill librin më të madh që është shkruar ndonjëherë. Bibla flet për njerëz të cilët “mësojnë gjithnjë dhe kurrë nuk mund të arrijnë në njohjen e plotë të së vërtetës.” (2 Timoteu 3:7) Kjo ndodh kur shkollat shpërfillin Biblën dhe thjesht i ngarkojnë sa të munden studentët me informacion. Ata mësojnë gjatë tërë kohës por nuk janë asnjëherë në gjendje të pranojnë të vërtetën.
Në atë pikë ata bëhen si athinasit e lashtë.
Grekët e Athinës së lashtë, shpesh merren si shembuj të edukimit dhe kulturës.
Por sipas Biblës, e vërteta reale për Athinën ishte se “të gjithë athinasit dhe të huajt që jetuan atje e shpenzuan kohën duke mos bërë asgjë tjetër veç bisedimit dhe dëgjimit të ideve më të fundit.”
( Veprat 17:21) Njerëzit në Athinë kishin shumë informacion dhe opinione por nuk kishin asnjë të vërtetë solide. Ata kishin shumë gjëra për të menduar, por nuk kishin asgjë për të besuar. Dhe kështu këta njerëz që mendoheshin si të shkëlqyer përfunduan duke ndjekur supersticione dhe adhuruan të gjithë perënditë e rremë të qytetit.
E njëjta gjë po ndodh sot nëpër ato shkollat, ku Bibla nuk është baza. Ata i ofrojnë studentëve shumë informacion dhe opinione por nuk i ofrojnë atyre themele solide mbi të cilat të ndërtojnë mendimin e tyre dhe të themelojnë jetët e tyre. Prandaj, ky brez studentësh, që mendohej si më i sofistikuari dhe më shkencori që ka ekzistuar, janë kthyer në supersticiozë. Shumë prej tyre nuk e kanë idenë se çfarë thotë Perëndia në Bibël, por i besojnë çfarëdolloj marrëzie që marrin prej horoskopit, apo kartave të fatit a besimeve të reja të çuditshme.