Parimi 1: Unë dua që fëmijët e mi të dinë se bekimi financiar është diçka shumë e mirë.
Fjalët e urta 10:15 “Begatia e të pasurit është qyteti i tij i fortë; shkatërrimi i të varfrit është varfëria e tyre.”
Bibla e trajton gjithçka me sinqeritet, kështu bën edhe me financat. E dini, është shumë e lehtë ta gjallërosh jetën por mund të shpërdorësh të mirat materiale që të ka dhënë Perëndia. I kam dëgjuar njerëzit të thonë: “paraja nuk është asgjë! Për mua paraja nuk ka rëndësi. . .”
Libri i fjalëve të urta thotë se kjo e folur është qesharake, atje thuhet: Begatia e të pasurit është qyteti i tij i fortë.” A prisje ta gjeje KËTË në Bibël? Por ja që është aty, dhe bibla thotë të vërtetën. Ata që kanë burime ekonomike të mjaftueshme, kanë të paktën një mjet mbrojtës kundër fatkeqësive.
Ata nuk rrinë zgjuar natën duke vrarë mendjen se ku do të gjejnë paratë për të zëvendësuar transmisionin e makinës që u prish gjatë ditës. Ata nuk qëndrojnë zgjuar me frikën se fatura për riparimin e çatisë do të përmbysë pagesën e hipotekës së shtëpisë.
Unë dëshiroj që fëmijët e mi të kuptojnë se të qenit i varfër nuk është një bekim. Në fakt, varfëria sjell shumë mundime në martesë dhe në jetën familjare. Prandaj dëshiroj që fëmijët e mi të dinë se paratë që paguajmë faturat janë një dhuratë e Perëndisë.
Por jo vetëm kaq, dëshiroj tu mësoj atyre edhe një parim tjetër.
Parimi 2:Unë dëshiroj të di se pasuria e vërtetë nuk janë vetëm kartëmonedhat.
Fjalët e urta 10:20 ” Gjuha e të drejtit është argjend i zgjedhur, por zemra e të pabesëve vlen pak.”
Fjala që përdoret këtu për argjendin do të thotë: ARGJEND I CILËSËSOR, ARGJEND I RAFINUAR NË ZJARR.
Unë dëshiroj që fëmijët e mi të dinë se fjalët që flasin, fjalët me të cilat nxisin të tjerët , fjalët ngushëlluese , fjalët që kanë urtësi janë pasuria e vërtetë që zotërojnë.
Dua që fëmijët e mi të dinë se nuk është nevoja të kenë shumë para ,apo pasuri që ta ndajnë me të tjerët. Ne u japim të tjerëve nga pasuria jonë kur i tregojmë se i duam, se kemi dhembshuri për ta dhe kur i flasim për lajmin e mrekullueshëm se Jezusi i do!
Unë dëshiroj që fëmijët e mi të mendohen gjatë për këtë, njëlloj siç mendohen për pushimet e tyre që i presin me padurim.
Është e trishtueshme por nuk ndodh gjithmonë kështu. shumë njerëz kur zgjedhin karrierën e tyre mendojnë: Sa do të fitoj unë ? A do të jem në gjendje të paguaj faturat me ato para? A do të dal në pension në moshën 55 vjeçare.
Le të shikojmë si duhet. Pasuria e vërtetë nuk është ajo që grumbullojmë në jetë, apo se si e investojmë kohën dhe talentin që kemi në shërbim të Zotit. Mendoj se një jetë që jetohet në bindje është pasuria e vërtetë, ë mbledh thesare për në qiell. Kjo është arsyeja përse dua që fëmijët e mi të dinë se: “Pasuria e vërtetë nuk përcaktohet me kartëmonedha”.
Parimi #3: dua që fëmijët e mi të dinë se më shumë rëndësi ka se si i kanë fituar paratë se sa shuma e parave që kanë fituar.
Fjalët e urta 10:2 ” Thesaret e padrejtësisë nuk japin dobi, por drejtësia të çliron nga vdekja.”
Dua që fëmijët e mi të dinë se më shumë rëndësi ka të jetosh si duhet para Perëndisë se s gjithë pasuria e kësaj bote.
Ose e thënë ndryshe, dua që fëmijët e mi të qeshin me bindjen e zakonshme të shoqërisë sonë se: shuma në llogarinë bankare përcakton suksesin.
Unë si pastor nuk mendoj se është kështu, do t’u them edhe arsyen përse mendoj kështu. kam takuar me qindra njerëz që vajtojnë për të afërmit e tyre që janë larguar nga kjo jetë. Shumë prej të ndjerëve ishin njerëz me të vërtetë të suksesshëm.
Arritjet e tyre, kanë dalë në të gjitha gazetat e famshme. Ata kanë bërë shumë para, por sa herë që kam vizituar familjet e tyre nuk kam dëguar një fjalë të vetme për suksesin apo pasurinë e tyre. nuk kam dëgjuar nga të afërmit të tyre fjalët: “Ah, Astriti i gjorë, sa mirë dinte të bënte biznes. Apo “Ah e dashur Linda, sa para fitoje në dyqan”.
Dua t’u tregoj se çfarë thonë njerëzit kur i vdes një person i dashur. Së pari ata flasin për të dashurin e tyre me admirim për besimin që ai apo ajo ka pasur në Jezusin. Dhe së dyti flasin për dashurinë që kishte i ndjeri për familjen dhe miqtë, për sjelljen e hijshme, që shfaqte hirin e Perëndisë kudo.
Siguria jonë kundër vdekjes është DREJTËSIA DHE JO PASURITË.