Print

Titulli: Shtatë gjëra që fëmijët e mi duhet të dinë për paratë. (Pjesa e parë)

Fshehja e diskutimit rreth parasë nuk shërben për asgjë

Kohë më parë dëgjova historinë e një çifti shumë liberal. Ky çift kishte vendosur se do ti rriste fëmijët në liri të plotë. Pjesë e strategjisë së tyre ishte fakti që do të diskutonin gjithçka në sy të fëmijëve. Nuk do të mënjanonin asnjë temë, edhe pse mund të ishte një çështje delikate, apo një tabu. Mirë pra kështu bënë, i diskutonin gjithçka në praninë e fëmijëve, me përjashtim të diçkaje. Kur vinte puna për paratë dhe buxhetin, diskutimet e tyre zhvendoseshin në dhomën e gjumit, shkonin aty, madje e mbyllnin derën me çelës.

Histori interesante apo jo. Kur e dëgjova për herë të parë u tërhoqa sepse këta prindër nuk janë të vetmit që ecin me një protokoll në shtëpinë e tyre. Shumë çifte të tjera veprojnë njëlloj si ata. Gjithmonë e më shumë prindërit po i rrisin fëmijët pa çështje që quhen tabu. Ata i tregojnë fëmijëve gjithçka në lidhje me besimin, drogën, sigurisht që i flasin edhe për seksin. Por në shumë familje ende mbetet tabu një çështje: paraja.

Po kjo nuk është diçka e mirë. Sepse çështja e parasë bëhet serioze kur vjen puna tek fëmijët tanë. Shumë adoleshentë harxhojnë më shumë nëpër dyqane rrobash se sa për të blerë gjëra që mund ti shërbejnë besimit të tyre.  Sipas sondazheve rreth pesëdhjetë përqind (50%) e adoleshentëve tregojnë se: “të pasurit mjaftueshëm para për të shpenzuar është kthyer tashmë në një ‘shqetësim të madh’ që në moshën e tyre.”

Shqetësimi për paranë nuk i përket më vetëm prindërve. Edhe fëmijët tanë rrinë zgjuar natën duke vrarë mendjen se ku do ti gjejnë paratë për të blerë cd-në e radhës apo videon e filmit të fundit.

Paraja është shumë e rëndësishme për ta.

Dhe nëse nuk u flasim fëmijëve për paratë atëherë asnjëherë nuk do të kuptojmë se ku janë ata.

Por më tragjikja është se nuk arrijmë të kuptojmë se cilët janë ata në të vërtetë! Ata sikurse ne janë mbartës të imazhit të Krijuesit, dhe kujdestarët të krijimit të Perëndisë.

Kujdestarët tregojnë kujdes për gjithçka që Perëndia u ka besuar.

Ne jemi kujdestarë. Po kështu edhe fëmijët tanë. Thirra jonë si prindër të rrisim si duhet fëmijët, tu tregojmë identitetin e tyre si kujdestarë dhe ti mësojmë të jetojnë si të tillë. Kujdestari i mirë di si të përdorë si duhet edhe paranë. Kujdesi për krijimin e Perëndisë përfshin mënyrën si e përdorim kohën, talentin tonë, por edhe si komunikojmë me njerëzit që na rrethojnë. Sigurisht që pjesë e kësaj jete është edhe menaxhimi i mirë i parasë.

Prandaj duhet tu mësojmë fëmijëve vlerën e parasë dhe si ta përdorin atë. Me siguri që ata marrin shumë informacione përmes tv dhe internetit të cilat i tërheqin si me magnet dhe u marrin të gjitha paratë.

Nëse fëmijët tanë duhet  të mësojnë si të përdorin paranë, atëherë vendi më i mirë për këtë është familja.

Të mësojmë prej atyre që kanë qenë para nesh.

Shumë prej nesh kanë mësuar prej prindërve apo gjyshërve që na kanë rritur, se si ta përdorim paranë.  Më kujtohen disa çaste nga e kaluara, Më kujtohet një zarf i bardhë tek dollapi i rrobave, ku mbante gjyshi lekët Më kujtohet një gjyshe në lagjen time që mbante paratë e fshehura nëpër trup, nën bluze a nën çorape. Ose në disa familje kishin një kuti të vjetër me çelës. Disa i mbanin edhe nën dyshek. E plot e plot mënyra të ndryshme.

Nuk ka rëndësi vendi se ku i mbajmë paratë, nuk ka rëndësi nëse i mbajmë në zarf apo i marrim nëpërmjet kartës në bankë sa herë që na duhej. E rëndësishme është të dimë se sa na duhen për qiranë e shtëpisë, sa duhen për shkallën, për ashensorin, për shpenzimet ushqimore, për faturat e ujit të dritave, për çerdhen e fëmijës e kështu lista duket pa fund. Të jesh kujdestar i mirë i parasë do të thotë ti bësh të gjitha këto llogari mirë në fillim të çdo muaji

Tashmë ikën ato ditë kur gjyshërit i mbanin paratë nëpër sirtarë a dollapë, ka ardhur koha që mund të bëjmë tërheqje të menjëhershme në bankë, vetëm me një nr karte mund të kryejmë blerje nëpërmjet internetit.

Megjithatë përgjegjësi për ti mësuar fëmijëve si të përdornin paratë mbetet brenda në familje.

Por çfarë duhet tu mësojmë? Libri i fjalëve të urta do të na ndihmojë shumë sot, për këtë. Pra sa herë i kthehemi fjalëve të urta, e pranojmë se kemi nevojë për urtësinë e Perëndisë që të përdorim si duhet paratë tona. Sepse libri i Fjalëve të Urta na bën të mençur.

URTËSI NË PËRDRORIMIN E FINANCAVE

Besoj se e dini se shpesh nënvlerësohet rëndësia e urtësisë në jetën e krishterë.  Ne themi: “pse nuk mjafton vetëm besimi”? Nuk mjafton të jemi njerëz të dashur? Por jeta e krishterë në të vërtetë i ngjan një stoli me tre këmbë. Tre këmbët janë: Besimi, Dashuria dhe Urtësia. Nëse mungon ndonjëra prej tyre, atëherë stoli do të lëkundet.

Mendoni për këtë. Ne të gjithë njohim njerëz që kanë dashuri dhe urtësi, por u mungon besimi. Mund të themi se ata janë të mençur sipas botës. Mund të kujdesen me të vërtetë për njerëzit. Por u mungon besimi tek Krishti, që e fuqizon kujdesin e tyre për të tjerët, duke e plotësuar jetën e tyre në dishepullizim dhe bindja ndaj Krishtit.

Njerëz të tjerë kanë besim dhe urtësi, por u mungon dashuria.

Po ata besojnë në Perëndinë, dhe kanë shumë këshilla të vlefshme që tu japin të tjerëve në momentin e duhur. Por shumë shpesh të mërzisin me këshillat e tyre dhe humbasin dëshminë e tyre si të krishterë,  urtësinë e tyre nuk e fshehin madje as kur nuk i kërkohet kjo.

Por është edhe një mundësi tjetër. Ne të gjithë njohim njerëz që besojnë shumë dhe kanë dashuri të madhe, por u mungon urtësia! Këta njerëz besojnë në Jezusin dhe i duan të tjerët me të vërtetë. Por përsëri bëjnë shumë gjëra që duken marrëzi.

Po mund të jenë të jenë të arsimuar dhe me shumë edukatë, por arsimimi ndryshon shumë nga urtësia.

Dishepullizimi i tyre është gjymtuar herë pas herë prej paaftësisë për të vepruar si duhet në rrethana të caktuara.

Dhe një ndër këto rrethana është edhe raporti i tyre me paranë.

Gjatë shërbesës sime si pastor, kam takuar shumë të krishterë dashamirës dëshmia e të cilëve nuk fliste shumë apo jeta e tyre ngjante me një thertore sepse nuk dinin të përdornin paratë që Perëndia u ka besuar.

Një prej dhuratave më të mëdha që mund tu lemë fëmijëve tanë është urtësia, urtësi për menaxhimi ne financave qofshin këto shumë apo pak.

Por çfarë do të thotë të përdorësh me urtësi financat? Tek fjalët e Urta 10 gjejmë të paktën shtatë parime se si të trajtojmë çështjen e financave.

Shtatë parime se si ne dhe fëmijët tanë të bëjmë një ndryshim në botën tonë. Unë dëshiroj që fëmijët e mi ti dinë këto parime rreth parasë. Po kështu shpresoj se edhe ti dëshiron të njëjtën gjë për vete dhe fëmijët e tu.