Parimi#4: Dëshiroj që fëmijët e mi të dinë se Perëndisë mund ti zësh besë se do të sigurojë për financat e nevojshme për të mbuluar NEVOAJT tona por jo DËSHIRAT TONA.
Fjalët e urta 10:3 ” Zoti nuk do të lejojë që i drejti të vuajë nga uria, por hedh poshtë dëshirën e të pabesëve.”
Dëshiroj që fëmijët e mi të dinë se Perëndia interesohet si për mirëqenien e tyre fizike por edhe shpirtërore. Por dëshiroj që ata të dinë se pavarësisht mesazhit begatues të ungjillit, Perëndia nuk ka për qëllim tu japë atyre çdo lodër që dëshirojnë, vetëm se besojnë shumë fort për këtë. Perëndia është një At i dashur që siguron për nevojat tona, jo një babagjysh i Vitit të Ri që plotëson çdo dëshirë në listën tonë.
Një prej predikuesve më të njohur në historinë e krishterë ishte Xhorxh Muller, i cili kishte shumë dëshirë të kujdesej për fëmijët, veçanërisht për fëmijët e rrugës. Sa herë që takohej me një fëmijë jetim e pyeste se a kishte një strehë ku të kthehej.
Nëse ky fëmijë kishte mbetur rrugëve atëherë ai e merret me vete në shtëpinë me qera ku ai vetë banonte. Në fakt kishte aq shumë fëmijë jetimë sa këshilli i kishës së tij i tha: “Duhet të ndërtojmë një shtëpi fëmijësh.”
Ata shkuan në një vend tjetër dhe ndërtuan një ndërtesë me tre kate. Më vonë ndërtuan edhe një tjetër. Dhe pastaj edhe një tjetër.
Kjo do të thoshte se Xhorxh Muller kishte me qindra fëmijë nën përkujdesje. Pasi fëmijët e mbushën shtëpinë plot ai u dha këto tre gjëra: Së pari, një krevat të rehatshëm ku mund të flinin, rroba të pastra, dhe një vakt në ditë. Një pasdite në shtëpinë e fëmijëve nuk kishte fare ushqim. Edhe pse Mulleri u njoftua se nuk kishte ushqim, ai i mblodhi fëmijët në dhomën e ngrënies dhe u tha:”Fëmijë kur ju erdhët këtu ju premtova tre gjëra: një krevat të rehatshëm, rroba të pastra dhe një vakt në ditë. A e keni ngrënë një vakt sot?” ata thanë: “Jo.”
“epo ja ku po e them”, “në shtëpi nuk ka mbetur më ushqim, por unë besoj se ju nuk do të rrini pa ngrënë ushqimin tuaj sot. Prandaj le të falënderojmë Perëndinë për ushqimin që ai do të sigurojë.”
Dhe kështu Xhorxh Muller uli kokën dhe u lut: “Zot,” tha ai, ne do të besojmë se ti do të sigurosh për ne ushqimin sot. Duam të të falënderojmë për ushqimin e ngrohtë që do të sigurosh për ne.”
Si mbaroi lutjen, dikush trokiti në derë. Ishte një shofer që shpërndante ushqim me makinën e tij. Ai tha: “pastor Muller, disa metra larg prej këtu më është prishur makina dhe brenda kam gjithë ushqimin që do të shpërndaja sot. Është mbushur plot me byrek me mish. Mendova, po sikur të vini dhe ta merrni ju gjithë ushqimin se nuk dëshiroj që të shkojë dëm. A pranoni?”
“Me kënaqësi” tha Mulleri.
“Mirë,” tha shoferi, “nxitoni ti merrni sepse sa ka kanë dalë nga furra dhe janë ende të ngrohtë.
“shumë mirë,” ia ktheu Mulleri, “këtë rast po prisnim edhe ne. Futi brenda!”
Zoti nuk do të lerë të drejtin të vdesë urie. Prandaj dëshiroj që fëmijët e mi të dinë se Perëndisë mund ti zësh besë, se ai do të sigurojë për nevojat tona bazë, por jo për dëshirat dhe lakmitë.
Parimi #5: Dëshiroj që fëmijët e mi të dinë se Perëndia pret që ne të jemi të ZELLSHËM.
Fjalët e Urta 10:4 ” Kush punon me dorë përtace varfërohet, por dora e njerëzve të zellshëm të bën të pasurohesh.”
Unë nuk dua që fëmijët e mi të mos kenë frikë nga puna. Por më kuptoni nuk që fëmijët e mi të bëhen të varur pas punës. Por dua që të kuptojnë se thelbi i asaj që Perëndia pret nga ne është ti shërbejmë atij. Dua tu mësoj atyre se si Perëndia ka për qëllim të mbushë xhepat tanë me para nëpërmjet punës.
Unë besoj në një Perëndi sovran. Por unë besoj se Perëndia ka vendosur në botë disa parime. Mes tyre do të ketë fjalë si ato që gjejmë tek 1 Thesalonikasve 3:10: “ai që nuk punon të mos hajë.”
Ata që kanë mundësi të punojnë por refuzojnë të punojnë, nuk duhet të presin që paratë të bien nga qielli mbi kokat e tyre. Unë dua që fëmijët e mi të jenë të zellshëm. Dëshiroj ti mësoj fëmijëve se të qenit i përgjegjshëm ka shumë rëndësi.
Parimi 6 dëshiroj që fëmijët e mi të dinë se Perëndia pret nga njerëzit e tij të kuptojnë ligjin e mbjelljes dhe të korrjes.
Fjalët e urta 10:5 “Ai që mbledh gjatë verës është një bir i matur, por ai që fle në kohën e korrjeve është një bir që të mbulon me turp.”
Le ta shpjegojmë pak këtë fjalë të urtë. Ndoshta e dini se dikur familjet dilnin të gjithë bashkë si familje për të velur vreshtat jashtë qytetit. Gjatë asaj stine vjeljeje puna ishte shumë e lodhshme. Të gjithë njerëzit përpiqeshin që të siguronin të korrat për vitin pasardhës. Çdo fëmijë i rritur në Palestinë e mësonte këtë mësim duke parë si punonin prindërit e vet. Prandaj ka një kohë për të mbjellë e një kohë për të korrur.
Shumë nga ne nuk kanë jetuar në fshat dhe ndoshta nuk e kanë idenë e vreshtave apo arrave. Sepse nëse na duhet diçka shkojmë e blejmë menjëherë në dyqan, për shembull, nëse shkojmë të blejmë bukën, mund ta zgjedhim si të duam: të bardhë, të zezë, bukë misri, bukë gruri apo me susam. Pra ne nuk e bëjmë dot lidhjen mes mbjelljes së grurit në fushë dhe korrjes apo prodhimit të bukës!
Është e trishtueshme , por shumë njerëz mendojnë të njëjtën gjë për PARANË. Sot shumë të rinj njëzet vjecarë duan tia fillojnë jo nga A-ja por prej aty ku prindërit e tyre kanë arritur pas një pune të gjatë e të loshe. Ata nuk kuptojnë se paratë që ka mbledhur një çift gjashtëdhjetëvjeçar janë rezultati i një punës së tyre dhe kursimit.
Unë duan tu mësoj fëmijëve të mi se shtyrja e kënaqësive për më vonë është një prej parimeve më të mençura për kursimin e parave.
Të dobësosh ekonominë familjare vetëm për të blerë një makinë të bukur, apo për të bërë pushime që nuk ti lejon xhepi është marrëzi, njësoj si të kërkosh të hash në verë atë që nuk ke mbjellë në pranverë.
Ka një kohë për të mbjellë dhe një kohë për të korrur. Respektoje këtë të vërtetë universale.
Dhe së fundi dëshiroj që fëmijët e mi të dinë këtë parim të fundit:
Parimi #7: Dëshiroj që fëmijët e mi të dinë se Perëndia është dhuruesi i gjithçkaje.
Fjalët e Urta 10:22 ” Bekimi i Zotit pasuron dhe ai nuk shton asnjë vuajtje.”
Gjithçka që kemi vjen nga Zoti. Ky proverb tregon se nëse do të kemi më shumë kjo nuk do të thotë që do të jemi më të lumtur. Ka fitime që sjellin shqetësime, por ka fitime që sjellin bekime.
E vërteta është se të pasurit më shumë gjëra nuk do të na bëjë më të lumtur. Por kur ajo që kemi, shoqërohet me praninë e Perëndisë atëherë nuk sjell shqetësime.
Sepse ajo që kemi na është besuar për hir të mbretërisë së Perëndisë.
Ne jemi menaxherë për krijuesin tonë , kujdestarë të krijimit të Tij. Prandaj ne nuk mbahemi fort pas zotërimeve tona sepse gjithçka që kemi vjen prej tij. Por paraja është diçka e mirë, por nuk është ajo që vendos gjithçka në jetën time. Sepse gjithçka është vendosur prej Jezus Krishtit, Shpëtimtarit tim.
Perëndia është dhuruesi i gjithçkaje.
Këtë dëshiroj tu mësoj fëmijëve të mi. Por jo vetëm atyre, TË GJITHË NE, duhet të dimë këto gjëra për paranë. Nëse ne si prindër apo si gjyshër nuk i praktikoj më këto të vërteta vetë, ASNJËHERË nuk do të jemi në gjendje tua shpjegojmë fëmijëve tanë.
Tek e fundit, kujdestaria më shumë mësohet në duke parë sesa duke dhënë mësime. Fëmijët BËJNË atë që na shohin NE DUKE BËRË.
Nëse ne veprojmë si konsumatorë, do tu mësojmë atyre të jenë konsumatorë. Nëse veprojmë si kujdestarë të mirë, edhe fëmijët tanë do të jenë kujdestarë të mirë. Pra jetoni mirë që tu jepni një shembull të mirë fëmijëve.