Pasi kemi folur në ditët e kaluara rreth dyshimit, do të ndalemi tek një temë interesante, mbetemi tek dyshimi, por këtë radhë tek ndryshimi mes dyshimit dhe mosbesimit.
Dyshim do të thotë të kesh dy mendje për të vërtetën.
Nuk është e sigurt për të vërtetën. Mosbesimi ka këtë gjë të sigurt në mendje, sigurinë se diçka është e rreme. Dhe ne kemi vërtetuar ndërprerjet e mendjes sonë për të dalluar nëse dyshimi që kemi është me të vërtetë dyshim apo diçka tjetër si frikë apo pyetje.
Së fundmi ne zbuluam disa dallime të rëndësishme mes llojeve të ndryshme të dyshimit: dyshimi faktik, që i ka rrënjët tek mungesa e njohurisë për të vërtetën; dyshimi emocional, që e ka zanafillën në një traumë të jetës sonë; dhe dyshimi i vullnetshëm, që buron prej rebelimit tonë ndaj Perëndisë.
Teksa kemi eksploruar dyshimin mund të jetë dukur se po endeshe në një tokë të mbuluar prej mjegullës, por qëllimi im ishte t’ju ndihmoja sa më shumë në dallimi ne dyshimeve tuaja. Sot dua të të sfidoj që të bësh diçka në lidhje me këtë. Sot është koha e vendimeve
Çfarë do të bësh me dyshimet e tua? Ka dy mundësi zgjedhjeje: Ju mund ta pranoni ose ta refuzoni dyshimin.
Ta ruani atë në frymën e postmodernizmit, ose ta luftoni me gjithçka që keni. Gjithçka varet nga ky vendim themelor.
A dëshiron të qëndrosh në dyshime? Dyshimi mund të bëhet si artriti. Mamaja ime ka pak artrit. Ajo dhe doktori i saj kanë bërë gjithçka të mundshme për ta hequr qafe dhimbjen, por ka qenë e padobishme.
Por më në fund ka hequr dorë duke u dorëzuar faktit se është një gjendje kronike. Kjo sëmundje është në kocka, ndaj ajo duhet të mësohet të jetojë me të.
Po kështu ti mund të kesh dyshim në kocka, sepse vjen ngja një familje që nuk ka funksionuar si duhet, apo sepse je një person që ke pasur shumë zhgënjime në jetë.
Për pasojë ti e ke të vështirë ti besosh çdo lloj njeriu, përfshi këtu edhe Jezusin.
Pra dyshimi është në kockat e tua shpirtërore, është si një gjendje kronike, e shpirtit tënd me të cilin përballesh gjithë jetën tënde.
Por mos e prano menjëherë si të vërtetë.
Hera herës më dhemb shpina. Por nuk besoj se është diçka serioze. Nuk është dhimbje kockash, Nuk është artrit
Në fakt, doktori më ka thënë se nëse do të bëja ushtrime fizike rregullisht, kurrizi nuk do të më dhembte.
Por a i bëj unë ushtrimet, thoni ju? Nuk i bëj. E di që nuk është mirë. Por ja që nuk i bëj.
Kjo nuk ka kuptim.
Do ta largoja shumë mirë dhimbjen nëse do të ushtrohesha më shumë. Po atëherë përse nuk i bëj ushtrimet?
Për hir të zakonit, mendoj. Jam mësuar me një stil jetese dhe tani me duhet ta ndryshoj. Pra e njëjta gjë është edhe me ne dyshimin. Ai na shkakton dhimbje ose së paku na e vjedh kënaqësinë për të ndjekur Krishtin.
Ndoshta ne mund ta heqim qafe atë, por ne nuk ushtrohemi.
Në njëfarë mënyre ne jemi mësuar me atë dhimbje. Ky është qëndrimi i zemrës sonë. Asgjë na këto që do t’ju them sot do ju hyjë në punë nëse nuk merreni me dhimbjen dhe nuk bëni ushtrimet.
Unë të kuptoj shumë mirë nëse ti je shumë i lodhur, apo shumë skeptik, apo shumë i zemëruar me Perëndinë, shumë skeptik apo shumë kokëfortë.
Para se të përpiqesh që të heqësh qafe dyshimin, do të duhet forcë dhe shpresë, pendim dhe falje. Dhe ka vetëm një vend ku mund ti marrësh të gjitha këto gjëra. Pikërisht aty ku shkon babai i historisë sonë.
Ai ishte i lodhur. Ai kishte vite që merrej me djalin e tij të sëmurë. Nëse ke qëndruar ndonjëherë zgjuar gjithë natën e fëmija yt është sëmurë e qan pa pushim, ose nëse je kujdestari një personi me aftësi të kufizuar, atëherë mendoj se e kupton shumë mirë rraskapitjen e këtij burri.
Asgjë nuk e kishte ndihmuar këtë djalë. Gjendja e tij ishte e pashpresë. Babai e kishte vendosur shpresën e tij të fundit tek biri i tij Jezusi, por Jezusi nuk ishte atje. Sikurse e zbulon edhe historia e mëparshme tek Marku 9, Jezusi ishte atje, diku larg dhimbjes së jetës, për tu lartësuar në Malin e Përfytyrimit. Madje edhe dishepujt e Jezusit, pra besimtarët e hershëm, kisha e re e krishterë përballë kësaj nuk bënte dot asgjë.
Ndërsa ky burrë e kishte lakun në fyt.
Më në fund Jezusi vjen në jetën e tij, dhe ky burrë i tregon atij gjithçka dhe shfryhet për dishepujt.
Kur Jezusi thotë, “Më sillni këtu djalin”, djali bie në tokë, në një gjende konvulsioni duke shkumuar nga goja. Kjo ishte një skene tmerrshme. Babai thotë: “Ndonjëherë, bëhet edhe më keq. Fryma që e shkakton këtë e çon atë drejt zjarrit dhe ujit me qëllim që ta vrasë.” Pas kësaj ai shpreh një lutje dëshpërimi që e njohim të gjithë shumë mirë.
“nëse mund të bësh diçka, ki mëshirë dhe na ndihmo.”
Jezusi reagon duke përsëritur tre fjalët e para të atij njeriu. ‘nëse unë mundem?’ Gjithçka është e mundur për atë që beson.”
Sa fjalë të vështira për ata njerëz që besojnë dhe nuk shikojnë përgjigje për lutjet e tyre të dëshpëruara.
Në këtë situatë mund të bëjmë dy gjëra. Ne mund të zemërohemi me Jezusin dhe të ndalojmë së luturi e të lejojmë dyshimin dhe mosbesimin të na ngurtësojnë zemrën.
Ose mund të bëjmë atë që bëri ky njeri. “menjëherë babai i djalit pohoi, ‘unë besoj ndihmoje mosbesimin tim.”
Ky burrë kishte besim por njëkohësisht edhe mosbesim. Ai ishte me dy mendje, të cilat mund ti kujtosh nga përkufizimi njohur për dyshimin. Ai kishte dy mendje për Jezusin, dhe asaj që Jezusi mund të bënte. Ai kishte dyshime. Dhe ai bën atë që duhet të bëjmë edhe ne me dyshimin tonë.
Dorëzoje para Jezusit dhe kërkoji atij ndihmë. Kjo duket kaq e thjeshtë sa që ne priremi ta largojmë.
Por kjo është kura kryesore për shërimin e dyshimit. Coje para Jezusit dhe kërkoji atij të kthejë dyshimin në besim.
Pyetja është: “si na ndihmon Jezusi për të hequr qafe dyshimet tona?” Ai mund ta nxjerrë menjëherë atë jashtë, sikurse bëri me frymën e keqe. Por shumë shpesh Jezusi përdor mjete për ta larguar dyshimin tonë.
Me shumë mundësi ti e di se cilat janë këto mjete. Por e vërteta është se ti duhet ti përdorësh këto mjete para se Jezusi ta kthejë dyshimin tënd në besim. Pa më parë unë përmenda tre lloje të ndryshme dyshimi. Jezusi përdor mjete të ndryshme për çdonjërin.
Në rastin e dyshimit faktik, dyshimi i bazuar në mungesën e informacionit, apo në mosmarrëveshjes me faktet e besimit të krishterë, mjeti që Jezusi përdor është e vërteta.
E vetmja gjë, që do të largojë dyshimin intelektual është e vërteta. Përgjatë viteve të shërbesës sime unë kam instruktuar qindra njerëz.
Nuk kam përdorur asgjë më shumë se sa një pasqyrë të Krishterimit bazë, pra Biblën si librin tim.
Shumë njerëz që hynin në klasën time kanë pasur dyshime. Mund ta kuptoja këtë në gjuhën trupore të rezervuar dhe po kështu në sytë e tyre që shmangin sytë e mi.
Dyshimi i tyre vinte si pasojë e ideve të paqarta, dhe ndërsa unë i ofroja një shpjegim të qartë të ungjillit, mund të shihja me sytë e mi se si dyshimi binte para së vërtetës.
Ndoshta ti e ke dëgjuar këtë thënie të mençur: Të ftohtin luftoje të nxehtin mbroje.”
Apo është e kundërta? Unë nuk e di. Por unë e di se nëse dëshiron të kurosh dyshimin, duhet të ushqesh besimin dhe të mos ushqesh dyshimin.
Ne duhet ta ushqejmë mendjen me të vërtetën e Biblës, me qëllim që të mposhtësh dyshimin tonë.
Por për çudi, shumë njerëz në këtë kohë post moderne ushqenin dyshimin e tyre me gjëra që e kundërshtonin besimin dhe po kështu duke u kënaqur në besimet e tjera.
Nuk po them se duhet të jem injorant, rreth asaj që është duke ndodhur në botën e besimit, por një dietë e vazhdueshme e mësimeve jo të krishtera, do ta bëjë dyshimin tënd gjithmonë e më të madh.
Nëse ti lutesh:”më ndihmo të mposht mosbesimin tim,” duhet të bashkëpunosh me frymën e Jezusit dhe të ushqesh besimin tënd me të vërtetën e Biblës.
Ndërsa për dyshimin e vullnetshëm që bazohet në refuzimin tonë ngulmues për të pranuar vullnetin e Perëndisë për jetën tënde, Jezusi për mposhtjen e mosbesimit është një thirrje e fortë për pendim.
Më shumë informacione nuk bëjnë punë, sepse objektivi nuk është informacioni.
Unë kam një mik të vjetër i cili gëzohet me dyshimet e tij. Ai është një i krishterë i kalitur, anëtar i kishës prej një kohe të gjatë, por ai kishte zgjedhur të dyshonte, sepse i pëlqente ndjenja e lirisë, e të ecurit në anën e të papërmbajturve, veç për të qenë ndryshe. Miku im nuk ka nevojë për më shumë informacion. Ai duhet të vendosë se besimi i thjeshtë i një fëmije është më i mirë se sa dyshimi i gëzuar. Ai duhet të pendohet për dyshimin që ka zgjedhur vetë.
Ai nuk do të binte dakord, por çështja për të është mëkati. Pra ai refuzon ta lejojë Jezusin të jetë Zot i jetës së tij, përfshi këtu edhe vullnetin e tij. Nëse miku im do të lutej: “Jezus, ndihmoje mosbesimin tim,” dyshoj se Zoti Jezus do ti përgjigjej, “Dakord, pendohu dhe më bëj mua Zot të mendjes dhe vullnetit tënd.” Dhe bëje këtë tani.
E dini nëse ky person nuk pranon të ndalojë së dyshuari, sepse i pëlqen shumë të jetë rebel, atëherë këtij personi, dyshimi do ti bëhet zakon, dhe për pasojë do të çojë drejt mosbesimit të vërtetë.
